“Gjatë viteve të qëndrimit tim në Selanik dhe duke kërkuar nëpër arkivat greke gjeta gazetën greke ‘Μακεδονικα Νεα’ (Maqedonia e Re) të asaj kohe, që mbetet i vetmi dokument historik që sjell një foto të Hasan Prishtinës i vdekur, si dhe ngjarjen me imtësi”, shkruan Arben Llalla për INA.
Në gazetën e datës 14 gusht 1933, është botuar dhe fotografia e vrasësit Ibrahim Çelos. Gazeta shkruan për jetën, veprimtarinë dhe pasurinë në Selanik të Hasan Prishtinës dhe na sjell një fakt të vërtetë për datën e vrasjes së tij që deri më sot shumë historianë shqiptarë që janë marrë me figurën e tij e kanë gabuar duke shkruar si datë të vrasjes 14 gushtin e 1933, por sipas gazetës së kohës është data 13 gushti 1933.
“Afër vendit ku është qëlluar Hasan Prishtina ndodhej vendi i punës ku unë punoja për disa vitesh në Selanik, ndërsa shtëpia e tij ishte afërsisht një kilometër larg, dhe mund të kaloja disa herë në ditë në atë rrugë. Por, asnjëherë nuk do më shkonte ndërmend se ai vend do të kishte lidhej me një ngjarje tragjike për historinë e kombit tonë. Për fat të keq nga shumë studiues dhe historianë që janë marrë me figurën e Hasan Prishtinës anashkalohet data e vrasjes së tij dhe shtëpia që ndodhet në qytetin e Selanikut.
Disa herë bëra përpjekje se mbase gjendej ndonjë dashamirës për të financuar një film dokumentar rreth viteve të jetës së këtij burri të shquar, por ndesha në vesh të shurdhër”.
Gazeta greke, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, shkruan për ngjarjen që tronditi Selanikut më 13 gusht të vitit 1933. Gazeta e asaj kohe shënonte se Hasan Prishtina është pronar i ndërtesës së sotme “Shkolla e të Verbërve”. Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës. Në faqet e gazetës shkruhej: “Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes ‘IVI’. Shqiptari Ibrahim Çelo, 28 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën”.
Vrasja u krye në orën 2 mbas dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane ’’IVI’’ dhe në largësi, dy hapa nga kinkaleria e invalidit J. Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxori rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurt për përfundimin e aktit të vrasjes.
Fill pas krimit të tij, vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregtores “Beharnae” të cilës ia dëmtoi tendën, por rimori veten, për t’u turrur drejt rrugës “Paleon Patron” ku u rrethua nga turma që e ndiqte me synime të errëta.Vrasësi hyri në banesën e mjekut z. Dukidhis, ku dhe ju dorëzua rojës së policisë. Por, nuk mundi t’i ikte egërsimit të turmës. Kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërsisë që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vije skuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur: “Shqyeni, shqyeni, vrasësin”. Ndërsa, polici më kot përpiqej të shpëtonte atentatorin. Turmat u turrën ndaj tij dhe nisën ta grushtojnë, duke i shkaktuar mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Do ta kishin çarë përgjysmë vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte në një tjetër shtëpi, në rrugën ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtëpisë, i cili nxitoi tu mbyllte derën e jashtme turmave të zemëruara.
Pas pak mbërriti sekretari i policisë, nëntogeri z. Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motoçikletë në Seksionin e tretë të policisë. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia.
Në orën 2.50 minuta pasdite, oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke.
Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq, pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaro-maqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë atentatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara pesëmbëdhjetë ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun.
Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajnë tradhtar.
Ibrahim Çelo jetonte në Nikea të Francës dhe ishte tregtar frutash. Ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish shpërngulur në Nikea për hir të çlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar për rininë, vështirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Shqipëria në Turqi dhe në Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetër dhe bashkëluftëtarë kundër xhonturqve. Morri pjesë në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare. /Telegrafi/
normal qe I PABESI perkrahte Zogun,tek e fundit e sollen ne pushtet ruset e serbet.Fati i patrioteve shqiptare ishte pikerisht te vriten nga bashkekombasit e tyre,te cilet ne lepirje jane kampione bote.Kjo shpjegon dhe perkrahjen qe te pabeset kane per DOKTOR MORTJEN sot.
Te kishim ndonje shqiptar ne krye te qeverise,nuk do zgjaste shume.Do dilte patjeter ndonje Ibrahim,Haxhi apo Myslim.Natyrisht,perhere per hir te interesave serbe,turke apo greke.
Jemi komb ne , jo shaka!
i pa bese,nuk qeka Zogu,por prishtina,or prenge.Ai paska dash me e vra Zogun,por ju komunistet nuk i lexoni shkrimet,,,,ju interson koha e dulles,dhe kaq
Për tu lavdëruar me pasurinë materiale tek familja dhe tek fqinjët, janë shumë pjestarë të kombit tonë të gatshëm të vrasin edhe fëmijët e tyre, vetëm për të siguruar vendin e tyre në krye të oxhakut.
Sa kriminelë që ka lindur kombi ynë! Sa sinjal të qartë që na dërgon perëndia neve!
Po bemat e Sali Katilit, kur do te nisin te tregohen fill e per pe?
Apo ndoshta do te presim edhe nja 50 vjet te tjera ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html
PO EMRIN E ATIJ QE E KA SHKRUAR KETE ARTIKULL PSE NUK E KENI VENE E NDERUARA REDAKSI. AUTORI ESHTE ARBEN LLALLA NJE MIKU IM, I CILI EDHE PSE NE KUSHTE TE VESHTIRA EKONOMIKE DHE NEN TRYSNINE DHE TERRORIN E PUSHTETIT SHOVINIST SLLAVO-MAQEDON, VAZHDON TE PUNOJE E TE KONTRIBUOJE ME PUNEN E VEPREN E TIJ, TE CILEN DISA INJORANTE E PERDORIN SI DEFTER BAKALL. TE PAKTEN SHKRUAJANI EMRIN DHE FALENDEROJENI ME FJALE PER PUNEN QE KA BERE E JO TE NXIRRNI PERFITIME NE KURRIZ TE PUNES SE TE TJEREVE.
@ KRENAR SEVDARI
Citohet ne shkrim emri Arben Llalla (paragrafi i pare) dhe bravo i qofte: “Gjatë viteve të qëndrimit tim në Selanik dhe duke kërkuar nëpër arkivat greke gjeta gazetën greke ‘Μακεδονικα Νεα’ (Maqedonia e Re) të asaj kohe, që mbetet i vetmi dokument historik që sjell një foto të Hasan Prishtinës i vdekur, si dhe ngjarjen me imtësi”, shkruan Arben Llalla për INA.”
Tung!
Dy kellira nga nxjerre shqiperia. Te dy agjente te serbit dhe qe pynojne per serbin dhe qe erdhen ne fuqi me ndigmen e serbit dhe rusit.
Ahmet zogu
Sali berisha.
Lavdi hasan prishtines
Qe vuri gjith psurine e tij per kombin dhe shkollat shqipe
kellire ka qene ati yt shpirteror enver pisi, o hasono
Hasan prishtina ishte shume I pasur dhe e vuri gjith pasurine ne sherbim te kombit dhe shkollave shqipe.
Ahmet zogu dhe sali berisha u pasuruan duke shitur toka dete dhe bregdete.
Cfare ironie.
Dhe per te ardhur keq sa njerez I vine nga mbrapa kesaj kellire.
Turp I madh
kjo eshte vertet e habitshme dhe tregon me se miri qe jemi larg te qenit komb!
si ka mundesi qe nje qe i thote vetes shqiptar te perkrahe pikerisht nje monster antishqiptare si DOKTOR MORTJA?!
Dhe akoma me e habitshme eshte mbeshtetja qe ka nder shqiptaret jashte kufijve shteterore.
Pastaj habitemi qe sbehemi dot shtet! a mund te behet shtet nje komb qe ka nxjerre haxhi qamilin,esat toptanin,ahmet zogun,arid uken,olsi jasexhi,doktor mortja,sinan hoxha,artjola toska?natyrisht qe jo.
vini re lojen e kujt po bejne arabet,turqit me politiken e tyre.Pikerisht te serbeve e te ruseve,dhe paraqitjen e shqiptareve si gogol ne europe.
jam i bindur,qe nese ne vend te doktor mortjes,do te kishim nje kryeminister patriot,nuk do te kishte zgjatur ne pushtet as nje muaj.
Hup se potaqi vorrin e nanes pisss. Ti gjithe kohen me vrasesit je e kinse po kritikon
Hasan PRISHTINA vuri pasurin e tij ne sherbim te çeshtjes kombetare,ndersa Zogu grabiti pasurine shteterore dhe e shiti atdheun tek te huajet. Edhe Sali beu ecen ne gjurmet e Zogut dhe kerkon te lartesoje figuren e tij, por sado te perpiqen e drejta dhe historia do t’i vendose te dy, nen monumentin madheshtor historik te Hasan Prishtines qe eshte ngritur ne ndergjegjen e kombit shqiptar.
Zogu ishte minister I brendshem ne qeverine e hasan prishtines.
Me ndihmen e serbve dhe ruseve I beri grusht shteti dhe vendosi monarkine.
Prandaj kjo kellira sali bisha mos te na e trwgoj ne historine. Serb te ndyre.
Ti dhe ahmet zigu.
Per pushte ju shisni bythen
Eshte e qarte qe shumica e vrasjeve kane qene per shkaqe politike me qellim pushtetin.As kjo nuk eshte perjashtim.Vrit ti Zogun,qe te vij ne pushtet une dhe pastaj gjithe jeten do kesh te ardhura te garantuara.
Ti alban beji nje nder kombit, nderro emrin.
Ishte tradhetari malok ahmet zogu qe I beri grush shteti.
Lexoi komentet e mesiperme
Jane me rradhe gjerat.Njehere u be revolucioni i qershorit kunder Zogut,pastaj Zogu beri kunder-revolucionin,per te rimarre pushtetin qe i’u morr me dhune,nese mund te themi.Kishte ardhur rradha qe pas aq vitesh te kete te tjere qe me ane te dhunes te marrin pushtetin.mendoj qe komenti im i meparshem kishte nje kuptim ne baze te rrjedhes historike te ngjarjeve dhe jo informimit te disa komentuesve qe nuk
dine vetem se sharrje dhe ofendime komuniste.
VERJA SHTATOREN ZOGUT NE MES TE TIRANES SALI QENI, VETEM DUHET TE DISH NJE GJE SE POPULLI KE AJO SHTATORE DO TE VARI PER KEMBESH,O FELLIQSIRA E NJE KOMBI ME NJE POPULL TE VDEKUR, QE NUK TE TREGON VENDIN TY BASHK ME NJE GRUP MALOKESH QE MBAN NGA PAS.
po ca do varesh ti mer zotni,kur dihet boterisht qe ZOGU e boni shqiperine shtet,por ju ka erresu syte ppsh e dulles,dhe ju zbriti nga katunet sic ky tjetri,,,,komuniste gjithanej paska ky shtet idiot,,komuniste dhe saliste,sikur po lu futboll Tirona me Dinamon,,,,,,ngelet tifozet e te kuqve gjithe jeten o mjerane.Lexoni o njerez histori,jo ato me gogolat e enverit,ku ku enveri qellonte me grushta fashistat,se edhe 2 vjecet nuk e hajne me
Lavdi atdhetarite “HASAN PRISHTINA”kurre sdo ta harrojme nje atdhetare siqe eshte HASAN PRISHTINA aj ka linde ne qytetine e E VUSHTRRISE.
Saliserbi po konkuron me A.Zogun te dy te mbeshtetur dhe te ardhur ne pushtet nga serbet,se kush ka vrare me shume patriote shqiptare.
Por me shume s e patriote ka vrare gjithe shqiptaret qe i ka bere hasem me njeri-tjetrin kryesisht me ndarjen veri-jug dhe pjeserisht me “komuniste” dhe “demokrate”.
Eshte per te ardhur keq me popullin e Shkodres qe lejon kete moster serbe te hedhe balte mbi bijte patriote te saj.Ai rehabiliton Zogun ( jo se e ha meraku per te por ne kete menyre perligj veten per tradhetine ndaj vendit dhe shitjen e territoreve shqiptare), i cili vrau mbas shpine-si viçidolas- shume patriote ndermjet te cileve Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinen, Avni Rustemin e shume te tjere.
Do vije nje dite dhe ata dallkauke qe e mbeshtesin kete kriminel, do t’ju vije turp dhe do perpiqen ta mohojne ate qe kane bere.
Bejeni sot sa nuk eshte vone!
Nje Kale Troje e serbit ne Shqiperi- te shkaterohet sa me pare!!
te gjithe e dini o kafshe se Hasan Prishtina beri grusht shteti ne dhjetor te 23shit. anglezet e zbythen nga shqiperia se zgjedhjet kishin qene te lira dhe te parat e njohura boterisht. ai me shokun e tij Qazim Mulleti organizoi atentatin ndaj Mbretit ne Vjene. ai i pagoi pare vrasesit te tij qe te vriste Mbretin dhe ky shkoi e i tha atij se ishte caktuar ta vriste. Mbreti flitet se i dha dyfishin dhe i tha shko e kryej punen. Se jeni komunista e vrastare e dime, dhe pse e urreni Zogun e dime se ai ishte i vetmi qe ua futi plumbin ballit, ndryshe nga ne qe sbeme asgje. Ahmet Zogu ishte burre dhe kishte k…, nuk vritej kollaj. beni qjf deri sa te dal nje Ahmet Beg i ri. hajt me shendet luigjin, bajramin, Hasanin e sidomos Avniun.
Tung nga New York
Or ti, mark lula, kadal o burre se Ahmet Zogu nuk ka vra asnji komunist. Ai ka vra vetem demokrate dhe patriote qe luftonin per Shqipnine Etnike.
o shab keke nji kokerr komunisi se shokun se paske ok qen bir qeni
e keni bo punen lesh fare me keto komentet ketu..pra kush eshte patrioti i vertete shqiptar ketu?princ vidi,noli,hasan prishtina zogu,enver hoxha,ramiz alia ,sali berisha,fatos nano,,se nuk po e marrim vesh>?per te gjithe populli shqiptar ka qare dhe te gjith i shajne,,spo merret vesh
Lexoni librin “Ministrat e Brendshëm 1912-2007”, vol. I, të Hilë Lushakut, dhe gjeni artikullin që pretendoni se shkruhet për herë të parë. Madje aty do gjeni shumë gjera të panjohura për këtë kolos të çështjes shqiptare, eklipsuar pa të drejtë prej hijenave të politikës së mbrapshtë.
Per ket tribun do ti them dy fjal se si nje njeri i ardhur nga vushtrija si qipqi ne token e kocve te polacit i ikur nga gjakmarrja me emrin mehmet aliuka .Tani ky njeri paraqitet si pasarsdhes i hasan prishtines duke e nderruar edhe mbiemrin ne prishtina,i cili nuk ka asgje te perbashket me hasa berishen -prishtina.Ky matrapaz mendon se do ta fitoj shtepin e hasanit ne selanik andaj vrapon ne falsifikimin e historis.Turpte kesh o mehmet ailuka se uji nuk bahet me shosh thot nje fjal e urt shqipe .
ketu jan tuj ba disa pajdretsi ne kosovo. me do emra te do njerzve siqe dalin para popullit dhe bajn mashtrime. nuk e di se qfar ligji ne kosov ekziston diten e sodit ?? por te ishte nje ligj. si ne shtetet e bashkuara te amerikes. aje njeri i cili ban keto ( mashtrime apo rren) the thot un jam nipi hasan prishtines.
per mua eshte nje denim nga populli shqiptare. historia e nje patrioti shqiptare dihet dhe do te jet ne
at vend ku ka lindur te paret e familjes berisha dhe ardhja nga shqipria ne kosov!
ketu fjalt qe jan treguar nga te moshuarit ton se tregoj ardhjen nga shkodra ne drenic pas kesaj kohe te gjat
familja jon ghithmon kan folur per nje trim siq e kemi pas famija berisha eshte fjala per Hasan berishen (prishtina) ketu jan themelet e familjes berisha. pas asaj kohe ne lagjen veliqi jemi 30 shtepi qe sod jetojm ne
lagjen me mbiemrin veliu veliqi. lagja veliqi jetojn 100 shtepi.ketu 30 shtepi qe sod jetojm ne ne lagjen veliu
jemi nje gjak me mangjollt e mikushnices. the veliqt e polluzhes.se nuk e di numrin e sakt e shtepive mangjollt e mikushnices.e veliqt
pollushez.ketu eshte gjaku i familjes berisha. me kujtohen fjalt e plqve ton se thojshin e kemi dhe nje gjak tonin ne mitrovic me emrin hakan berisha. dhe aje eshte i familjes ton. drejtsi vonohet por do del.
kulla hasan berishes. kulla isuf berishe veliu. dihet the jan themelet. aty jetoj me familje aje vend eshte nje histori per popullin e kosoves. zoti e bekoft familjen berisha dhe emrin e madh hasan berisha.
shkoder shkoder gjthmon linde trima. rroft emri hasan berisha veliqi.