Gjendja shëndetësore e Arbën Xhaferit, pa përmirësime

13 Gusht 2012, 11:16Rajoni TEMA

Ish-kryetari i PDSH-së, Arbën Xhaferi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa përmirësime.

Një zyrtar i PDSH-së deklaroi se Xhaferi vazhdon të jetë në gjendje kome dhe se po luten për përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore, pas katër ditëve shtrim në Spitalin e Shkupit.

Xhaferi javën e kaluar pësoi hemoragji cerebrale, ku u gjet në gjendje kome nga një i afërm në banesën e tij në Tetovë.

Arbën Xhaferi së fundi po përballej edhe me sëmundjen e Parkinsonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje