Kompanitë e ndërtimit, në krizë të thellë

13 Gusht 2012, 09:53Rajoni TEMA

Kompanitë e ndërtimit janë në krizë të thellë financiare. Ato kanë nisur të konkurrojnë nëpër tenderë qeveritarë me çmime përgjysmë më të lira se dy vjet më parë, vetëm për të qarkulluar pak para dhe për të marrë kredi nëpër banka. Kjo situatë konsiderohet se është shkaktuar nga ndërtimi i autostradës “Ibrahim Rugova”, për të cilin harxhohet çdo vit 50-përqindëshi i buxhetit për investime kapitale.

 

Nëse një kompani ndërtimi ka konkurruar para dy vitesh me një çmim prej një mijë eurosh për një metër katror të asfaltit, sivjet konkurron me çmim përgjysmë më të lirë.

Kjo ofertë vjen në kohën kur çmimet e asfaltit, metaleve dhe karburanteve janë shtrenjtuar shumë apo dyfishuar.

Kjo situatë i ka habitur ekonomistët.

Ata rendisin një sërë faktorësh që kanë ndikuar në këtë krizë të bizneseve të ndërtimit, por si shkaktar kryesor konsiderojnë ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”. Për këtë projekt harxhohet 50-përqindëshi i buxhetit të ndarë për investime kapitale, që do të thotë se nga këto mjete privohen biznesmenët lokalë.

Kriza në biznesin e ndërtimit konfirmohet nga vetë ndërtuesit.

Ata thonë se kriza i ka degdisur keq dhe që të gjitha janë në gjendje që edhe të mos fitojnë, vetëm të qarkullojnë pak para në kompani.

Qëllimi i ndërtuesve për të marrë edhe kontrata që s’fitojnë me to, është që të qarkullojnë apo t’i bindin bankat që t’u japin ndonjë kredi./EXPRESS

2 komente në “Kompanitë e ndërtimit, në krizë të thellë”

  1. G.K. Sh says:

    Po ju perse mesoni nga na?!!
    Mesoni ma mir nga Serbia qysh keni mesu tan jeten!
    A e keni kalue ju nji 97″?
    Nrast se jo, jeni ka e kaloni fill ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

  2. TROJA says:

    Çudi e madhe,po habiten ekonomistet.Kjo gjoja, se ekonomistete e dine me mire se kushdo,si punohet,sa shpenzohet,sa paguhen puntoret,sa del kostua e asfaltit,sa mbetet per ryshfet, e sa fiton kompania.Mos na çudisni,se nuk jemi ne sistemin e kaluar,por ne sistemin kapitalist qe po deshton.Qellimi final,i kapitalizmit si ne kohe te mire e si ne kohe krize,nuk eshte te humbasi,kete po e shohim kudo ne bote,ai o fiton o falimenton.Qellimi final i kapitalizmit eshte sigurimi i fitimeve maksimale,me te gjitha format,menyrat,me vjedhje,mashtrime,vrasje deri ne luftera,kete e ka treguar historia,e kete po e tregon sot kriza ekonomike.Mos shkruani kot gjera qe nuk bindin as edhe barinjte e malit te Tomorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje