Serbia do ta pranojë Kosovën pa fusnotë?

15 Gusht 2012, 10:46Rajoni TEMA

Qeveria në Beograd po shqyrton modelin, i cili do t’i mundësonte Serbisë pjesëmarrjen në forumet rajonale, në të cilat Kosova përfaqësohet pa fusnotë, shkruajnë mediet serbe.

Duke cituar burime të afërta brenda qeverisë, gazeta “Blic” shkruan se për këtë çështje janë ngarkuar nënpresidentja e qeverisë për integrim evropian, Suzana Grubjeshiç dhe shefi i Zyrës për Integrim, Milan Pajeviç, raporton REL.

“Konstatimi i të gjithëve në qeveri është se me braktisjen e forumeve, ka humbur vetëm Serbia, sepse zëri i palës tjetër është dëgjuar. Përveç kësaj, janë shpenzuar shuma të mëdha parash për udhëtime dhe njerëzit tanë janë përballur me situata të pakëndshme, pasi është dashur të largohen në mënyrë demonstruese. Andaj, propozimi do të jetë i tillë që pjesëmarrja jonë të mos nënkuptojë pranimin e Kosovës”, citon Blic burimin nga ekzekutivi serb.

Në kuadër të dialogut për çështje teknike, Prishtina dhe Beogradi, në muajin shkurt, kanë arritur marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës me fusnotë.

Kjo e fundit përfshin Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Beogradi disa herë ka braktisur forumet dhe takimet rajonale, duke ka këmbëngulur që në tabelën para delegacioneve të Kosovës, të shkruhet edhe fusnota.

1 komente në “Serbia do ta pranojë Kosovën pa fusnotë?”

  1. Daut Skela, Vlore says:

    Po cbenet keshtu?!
    nga njrea nae greku nga ana tjeter serbi?!!!!!!!
    Serbin tjeter e kemi brenda e na udhe heq!!!
    Po ku je o Avni Rustemi!
    vellezer kosovare, mos prisni gje prej Sali Thaqit e Hashim Berishes!

    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

    Asht në hekë Sali Berisha!!!

    Moj Shqipni, shqipja Evropit
    Nuk po mundesh me flutrue
    Njiqind vite ke çue dam
    Zotat ty t’paskan harrue!

    M’dhimbesh n’kyt njiqindvjetor
    E përvuejtun, e përçarë,
    Por nuk kam kurgja në dor’
    Kangës vajit, ja kam marrë!

    Moj Shqipni të ka myt hasmi
    Të ka ndry, të ka pushtue,
    Moj e pasun, mbete e vorfën
    Djelmt e tu të kan vorfnue!

    Zoj e randë, të shiti shkjau
    S’del kërkush me e ndalue,
    Kamb mbi kamb, e n‘kry të votrës
    Asht’ krenor qy t’ka tradhtue!

    Thyn rekorde kur ban notin
    Thyn rekorde tuj ngjit malin,
    Ky kalors, ka kalërue
    Të tanë jets, veç magjarin!

    Asht i zoti në të tana,
    Asht doktor e profesor
    Penicilin nuk ban ma nana
    Kaq kangtar e orator.

    Ban humor, në mortin tand,
    Veç instiktin e njeh bisha,
    Darsëm kem me pas të tan
    Asht në hekë Sali Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje