Xhabir Zharku planifikoi vrasjen e 2 prokurorëve dhe 1 gjyqtari të EULEX-it

14 Gusht 2012, 12:46Rajoni TEMA

Një ish-polic ka implikuar ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku, në përgatitjen e vrasjes së dy prokurorëve dhe një gjyqtari të EULEX-it.

Ky dëshmitar, i cili me dëshmitë e tij ka arritur ta kthejë përmbys rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça” nuk e ka shfajësuar as veten nga përgjegjësia në organizimin e shpërthimit që kishte ndodhur në shtator të vitit 2007, i cili kishte shkaktuar vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 11 të tjerëve, shkruan Koha.

Ai ka thënë se Zharku ka paguar një person 20 mijë euro për t’i vënë bombën në veturën e prokurores Maria Bamieh.

Dëshmitari ka deklaruar se Zharku kishte planifikuar edhe vrasjen e prokurorit Maurizio Salustro, si dhe kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.

Si rezultat i hetimeve dhe aktakuzës së ngritur nga prokurorja angleze Mariam Bamieh, Zharku është dënuar me 3 vjet e gjysmë për veprën penale të detyrimit dhe pritet që të shkojë në vuajtje të dënimit.

E vetë Xhabir Zharku, ka mohuar se ka përgatitur ndonjë vrasje. Zharku i ka quajtur këto trillime.

1 komente në “Xhabir Zharku planifikoi vrasjen e 2 prokurorëve dhe 1 gjyqtari të EULEX-it”

  1. Shqiptari pa miq says:

    Secili shqiptar e ka kuptuar tani ngadalësimin e qëllimtë të zhvillimit intelektual të shqiptarëve nga Kosova, pas çlirimit nga Serbia. Asgjë nuk është befasi më. Miliona euro janë paguar nga “qeveritë e sëmura” për të vërë në pushtet kriminelët shqiptarë.

    Le të shpresojmë ne si komb, se do të hapen dosjet e këtyre gjakpirësve, në një shoqëri të shëndoshë në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje