I jepet lamtumira Arbën Xhaferrit, të pranishëm Rama, Majko, Meta e Albin Kurti

16 Gusht 2012, 17:01Rajoni TEMA

Është nisur kortezhi i përmortshëm drejt varrezave të qytetit. Shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha cepat e tokave shqiptare kanë zbarkuar në Tetove për t’i dhënë lamtumirën e fundit intelektualit dhe politikanit shqiptar, Arbën Xhaferi.

Kortezhin e përbëninedhe fytyra të njohura të politikës shqiptare, ndër ta Edi Rama, kryetar i PS-së, Ilir Meta, kryetar i LSI-së, Astrit Patozi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Albin Kurti, kryetar i VV-së, Behgjet Pacolli zv/kryeministër i Kosovës si dhe shumë të tjerë nga të gjitha nivelet.

“Dashuria dhe respekti ndaj Arbën Xhaferit do të lënë gjurmë në zemrat tona”, ka thënë sot kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen komemorative në Qendrën e Kulturës në Tetovë.

Thaçi ka folur për rrugëtimin nëpër jetë të Xhaferit dhe veprat e tij, informon reporteri i “Zhurnal”-it nga Tetova.

3 komente në “I jepet lamtumira Arbën Xhaferrit, të pranishëm Rama, Majko, Meta e Albin Kurti”

  1. LAMTUMIRË I DASHUR ARBËN! says:

    LAMTUMIRË I DASHUR ARBËN!
    DO TË NA MUNGOSH!
    U LARGUA NGA JETA KËTU NË TOKËN ARBËNORE ARBËNI MË I MIRË. PUSHOFSH NË PAQË!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/arben-xhaferri.html

  2. Ben Chicago says:

    qofte dheu i lehte

  3. Gushekuqi says:

    Nuk e mbaj mend se kush e cilesoi Menduh Thacin si rilindasi i fundit.Teper e sakte gjetja.Por,ja ka lene stafeten,Albin Kurtit,rilindasi i fundit qe jeton akoma.Ngushellimet e mia per familjen,te afermit dhe shoket e tij.Ju prehte shpirti i tij i bardhe ne paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje