“Është fat për Kosovën që në Serbi qeverisin fytyra jo simpatike për Perëndimin, njerëz të cilët kanë ngjallur dyshime serioze lidhur me të ardhmen e shtetit serb në strukturat euroatlantike”. Kështu ka vlerësuar në një intervistë për “Radio Dukagjinin”, ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputet i PS, Pandeli Majko, transmeton Telegrafi.
Majko vlerëson se nuk sheh asgjë të keqe nga dialogu me Serbinë, por thotë se varet se çfarë interesash ka pala që e ke përballë. Ai nuk pret që brenda një afati të shkurtër, apo siç thotë, brenda një mandati qeveritar do të zgjidhet gjithçka që nuk funksionon mes Serbisë e Kosovës. Me serbët, sipas tij, duhet të ketë negociata shumë të kujdesshme dhe aspak të shpejtuara.
Majko në këtë dialog e sheh të domosdoshëm parimin e paritetit. Nëse bisedohet për statusin e serbëve në veri, duhet bisedohet edhe për atë të shqiptarëve në Luginë. “Nëse lihet një anë çështja e shqiptarëve në Luginë, atëherë sigurisht se pala serbe do të vijë në tryezë me një lloj subvencionimi që sigurisht do ta vinte Prishtinën zyrtare në një lloj vështirësie të natyrshme. Për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, e drejta e Prishtinës për të negociuar prevalon, vendoset mbi të drejtën e Tiranës zyrtare. Nuk ka të drejtë Tirana zyrtare të hyjë në negociata me Beogradin zyrtar për çështjen e shqiptarëve të Preshevës. Kjo është çështje që ka të bëjë me kufirin midis Kosovës dhe Serbisë”.
Duke komentuar kërkesat serbe që për çështjen shqiptaro-serbe Beogradi të diskutojë me Tiranën, Majko tha se në këtë mënyrë Beogradi dëshiron ta anashkalojë Kosovën, që në thelb shkon në mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Për Majkon është e rëndësishme të thuhet se me kërkesën e Serbisë çështja e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka shkuar në GJND dhe është marrë përgjigja. “Dhe çështjet e humbura në gjykatë nuk mund të negociohen në tavolina kafenesh”, u shpreh Majko.
Sa i përket nevojës së unifikimit të spektrit politik kosovar në këto bisedime, Majko nuk sheh ndarje thelbësore mes qeverisë dhe opozitës. Ajo që vërehet si ndarje është ana procedurale. Ai tha se nuk ka nevojë për një koncensus të jashtëzakonshëm, meqë dialogu nuk është diçka e jashtëzakonshme.
“Kosova nuk merr frymë me oksigjenin e Beogradit. Kosova nuk ekziston sepse dikush e lejon apo nuk e lejon këtë në Beograd. Kosova është njohur nga fuqitë më të mëdha dhe kuptohet si realitet edhe nga të tjerët që ende nuk e kanë njohur. Kosova ka marrë zgjidhjen historike me shpalljen e pavarësisë dhe mendimin e GJND-së”, tha ndër të tjera Majko.
Lerjani baca Saliut dhe vllaut te tij, hashimit kyt pun dhe asht e kryme.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
meru more me shqiperine se jemi per ibret nje neo diktature
Majko vllahu(jo shqiptar) po na del nacionalisti me i madh I Ballkanit Perendimor. What a joke???
O Qako Bothri mjaft mer klloun me emer xhepisti mos fol per gjera qe nuk ta pret radakja hej zot i modh
Fol bre Majku fol se ti je kapak florini. Flet veq gjona tsquta.