Kryeministri Hashim Thaçi, të premten, i ka lavdëruar dhe kërcënuar anëtarët e kabinetit qeveritar, në një mbledhje të ekzekutivit, ku ka folur për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit dhe për procesin e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian. I ka paralajmëruar se do të jetë i pakompromis për ata që bëhen shkaktarë ngecjesh.
“Unë do të jem i pakompromis me këdo që do të sfidojë këtë proces. Suksesi ynë i përbashkët dhe i secilit veç e veç varet nga përafrimi ynë me BE-në”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se “nuk do të pranohet asnjë justifikim për ngecje nga ana ime”.
Këtë vjeshtë BE-ja do të publikojë Studimin e Fizibilitetit për gatishmërinë e Kosovës të negociojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në. Brukseli ka ftuar autoritetet kosovare që të shtyjnë përpara reformat në pesë fushat kryesore: tregti, reforma zgjedhore, reformë të administratës publike, sundim të ligjit dhe integrim të komuniteteve. Avancimi i mjaftueshëm në këto fusha do t’i hapte rrugë fillimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, që është parakusht para se Kosova të kërkojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim.
Një burim i gazetës ka thënë që secila mangësi që do të evidencohet në Studimin e Fizibilitetit do të jetë e kushtueshme për ministrat. /KD
Ky Thaqi asht ba si saliu i vogel ?
Jo makot kan fije te perbashkta me shkjaun!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
Sa bukur shkruan Hashim Thaçi shqip. Sa mirë do të ishte edhe po të mund të fliste ai kështu (kërkoje atë tek YouTube).
Dikush po gënjen si…
Vetem ne Shqiperi dhe Kosove jepen live mbledhjet e qeverive respektive.Aty shohim dhe degjojme vetem barcaleta te nje niveli te ulet,sipas humorit te kryeministrave zhvillohet dhe tema e barcaletes,dhe ministrat qe nuk bzajne,vetem shohin si bufa udheheqsin e tyre heroik.Injoranca ne Shqiperi eshte kulture.