Parlament për serbët e veriut

21 Gusht 2012, 10:14Rajoni TEMA

Serbia ka hequr dorë përkohësisht nga ideja e ndarjes së veriut nga Kosova, por ajo vazhdon të mbetet një dëshirë për më vonë. Burime ndërkombëtare të Zërit, përfshirë edhe ato amerikane kanë thënë se pushteti aktual në Serbi po lobon fuqishëm gjatë takimeve që kanë me ta duke shtyrë para idenë e një parlamenti që do vinte si rezultat i zgjedhjeve në veriun e Mitrovicës dhe tri komunave të tjera, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Zyrtari ndërkombëtar që i ka zbuluar “Zërit” detaje nga disa takime të tri vendeve të Quintit, SHBA-ve, Britanisë dhe Gjermanisë me përfaqësues të pushtetit serb, thotë se kjo ide është shfrytëzuar që të bindet faktori vendor në Kosovë që të arrijë konsensus pasi kështu më kollaj kundërshtohet propozimi i Serbisë.

“Ideja është që përpos zgjedhjeve për pushtetin lokal,komunat të zgjedhin edhe deputetë të një asambleje për veriun me të drejta ekzekutive të cilat janë të njëjta me ato që iu ofron serbëve në Kosovë edhe Pako e Ahtisaarit. Sidoqoftë, zgjedhja e deputetëve të një asambleje të veçantë për tërë veriun është ajo për të cilën duhet shqetësuar në Kosovë pasi kjo lë të kuptojë se Serbia nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e ndryshimit të kufijve”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti.

Kjo i është bërë e ditur qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi, një pjesëtar i së cilës i ka thënë Zërit se pushteti në Beograd ka edhe dy sugjerime të tjera që po i shtyn para gjatë takimeve me Quintin….

7 komente në “Parlament për serbët e veriut”

  1. Arber Korabi says:

    O Zot i Madh!
    Perse nuk i ke bere njgitur serbet me greket, por na ke vene ne ne mes te tyre per te vuajtur perjetesisht?!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

    1. vlora says:

      O Korabi, ty Zoti nuk te ndigjon, sepse Serbija dhe Greqija jan shtete te krijuara nga Evropa, dhe per kete nuk mund te jen te ngjitura, po qe se te ishin te ngjitur keto pismilete, e kishin hjek Shqiprin nga harta, k’shtu qe se di cka don me than me kete porosi tande “Perse nuk i ke bere njgitur serbet me greket”???
      Ti duhesh me than o Zot edhe sa duhet te vuaj populli shqiptar nga sllavo-vllaho-Serbo-Greke per tu ngjitur tokat dhe populli Shqiptar njihere per gjithmon e ti zhdukim sebet e greket nga tokat tona!!!

  2. Albann says:

    Mos u anko …dhegreket ashtu thone…o zot pse ns fute mes turqise dhe shqiperise….

  3. himarioti says:

    parlament edhe per Himaren,,,ka qen dhe do te jete e pavarur, step by step.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Hmmm…Someone has lied to you..Valevitet nje flamur aty…Perpiqu te heqesh nje flamur e jo e jo te ngresh nje cet burrash (jo parlament se eshte SHUME) se do ta shohesh..Edhe mustaqet do tu priten me bicakun e Celos…

  4. Serbia boll territor, influence, perkrahje po ka ne Ballkan dhe Europe. Ardhacak jane e kerkesen si shume te fryme ende po e kane. Sidoqofte. Ne rast se shqiptaret do te bashkohen, sa me shpejt te jete e mundur, vetem me dashjen e tyre, me koken e tyre, atehere konflikti ekzistues do te mund qe te pershkallezohet deri ne Lufte. Por bashkimi do te mbetet me siguri. Ne rastin kur fati i Bashkimit tone do te lidhet me fatin e Sirise, Iranit, Lindjes se Mesme ne pergjithesi, atehere Bashkimi me siguri qe do te jete paqesor. Por do te vonoje ne kohe.

  5. Sali Kari says:

    Ne asnje menure , kjo do te sherbeje si gozhda e Nastradinit, me mire ti jepet veriu se sa te realizohet ne kete menyre eshte shum me e rrezikshme per te tashmen dhe per te ardhmen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje