Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka paraqitur të arriturat e Kosoëvs në seancën e Këshillit të Sigurimit dhe duke e quajtur shtetin e ri si model të shtetndërtimit, ka thënë se qeveria e tij është e interesuar për normalizimin e raporteve me Serbinë, por, duke mos e rrezikuar shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e vendit.
“Statusi i Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt të 2008-ës”, ka thënë në fjalimin e tij, kryeministri Thaçi para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Dua të theksoj dhe të jem i qartë se ne jemi të përkushtuar për dialogun, por në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk diskutojmë shtetësinë e Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Ai ka vënë në pah se Serbia vazhdon të pengojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërsa ka theksuar nevojën e tërheqjes së forcave paralele serbe të sigurisë dhe strukturave të tjera nga pjesa veriore e Kosovës./REL
O Thaqi merre bacen me vete edhe Taqi qe tju paguaje faturat kur te shkoni ne bisedime me serbet.
mir e thua ti zoti thaci po hapet,kutine e pandores,ju doni bisedime pa rezikuar shtetesine,ata ne gjeorgji,per shkakun tuaj i copetuan,ke gjithe gjitonet e tu me te tilla probleme,shikon se cbehet ne turqi,fillimi fundit se edhe kurdet duan shtetin e tyre,do vine edhe armenet,do dalin dhe ata nga iraku te kerkojne identitetin e tyre te pavarur,e sa e sa te tjere,kur filluat levizjet kerkuat te drejte humanitare,tani kerkoni,dhe jo vetem kaq,por kerkoni harte te re ne okb,ju te paret dhe gjithe te tjeret,pak a shume nje lufte te re boterore,ju thoni o e gezojme vete o e bejme shkrumb e hi,perse nuk u bete vete kete,te shpetonte bota,dhe bete ate qe profetizoi f.s noli po do ti vesh,botes zjarr(po do ti biesh fundin botes),mer nja dy,tre kosovar,nuk e di si ndjehesh ti zoteri,por kur shikoj cndodh,ne bote kur shikon te ulerine femije ne spitalet e sirise,me pare ne gjeorgji,ne libi,mos haro ne irak e kurdistan,dhe sa miliona te tjere do behen theror,ne idete e tua per pavaresi,mua me vjen keq,nuk e di,mbase bej gabim,por beme fillimin e fundit,eshte turp per shqiptaret nje gje e tille,gjithmone luftuan per barazi,te gezojne te drejta te barabarta me te tjeret,dhe jo molle sheri per tragjedi te tilla,qe vijne dhe si ka pare historia.
enh — 21 Gusht, 2012 në 9:33 pm
@E cka duhet te bejn popujt e roberuar?te nenshtrohen?JO ylli i secilit do te shendris ne qiell.Per ju si duket historia fillon ne vitin 1999,po si u krijuan shtetet qe ishin nen sundimin osman GREQIA,SERBIA,BULLAGARIA,MALI I ZI SHQIPERIA? ME LUFTE,e njejta vlen edhe per shtetet e europes qendrore te cilat u krijuan pas shperberjes se perandorise AUSTRO HUNGAREZE,eshe SHBA me lufte u krijuan,Kosova nuk ka kerku te drejta humanitare brenda serbise,kerkesat e popullit te Kosoves kan qen: bashkimi me Shqiperine dhe si kompromise PAVARESIA.Mos ishte shkak Kosova per luften e Korese,VIETNAMIT,luften e IZEAELIT me ARABET?luften ne AFGANISTAN?intervenimin sovjetik ne HUNGARI,CEKOSLLOVAKI dhe POLONI?luften ne Kroaci e Bosne?Sipas jush po te mos ishte KOSOVA NUK DO TE EKZISTONIN KONFLIKTET NE LINDJEN E MESME,KAUKAZ,AZIN QENDRORE,GADISHULLIN KOREAN,e serbet nuk do te luftonin me kroatet e boshnjaket veq sherri i shqipetareve luftuan,edhe Turqit e Greket luftuan ne QIPRO sherri i Kosoves?Me duket naivE qasja juaj!