Hetimi i zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit nga Prokuroria, sikurse edhe konfirmimi i aktakuzave në Gjykatën e Qarkut ndaj tre drejtorëve të qeverisë lokale për shpërdorim të detyrës zyrtare, deri më tani nuk kanë mjaftuar për të prodhuar aktin moral të dorëheqjes. Përkundrazi, përfaqësuesit e ekzekutivit komunal konsiderojnë se po bëhet punë e mirë në Prizren, pavarësisht nga “aferat” e shumta me dyshime të bazuara për keqpërdorimin e posteve dhe parave publike, raporton Koha. Mirëpo kjo situatë për partitë opozitare është e papranueshme dhe të njëjtit kërkojnë largimin nga pushteti të koalicionit aktual qeverisës, ndërkohë që shoqëria civile tërheq vërejtjen se “aferat” korruptuese dëmtojnë besueshmërinë e institucioneve vendimmarrëse përballë qytetarëve.
Edhe Prizereni mer model allbanistanin.
Shi rrushi ,rrushin dhe piqu,