Reeker erdhi në Shkup për veriun e Kosovës?!

22 Gusht 2012, 18:13Rajoni TEMA

Arsyeja e vetme e vizitës së zëvendësndihmës sekretarit amerikan Philip Reeker në Shkup janë bisedimet e ardhshme për veriun e Kosovës dhe reagimi eventual i shqiptarëve të Maqedonisë, mëson jo zyrtarisht “Zhurnal” nga burime diplomatike.

Mu për këtë takimi kyç ka qenë me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, ku siç dihet bashkëbiseduesit diskutuan rreth përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës si dhe për nevojën e instalimit të dialogut të mirëfilltë edhe me Qeverinë e re të Serbisë si dhe procesit të reformave në Shqipëri përballë pritjeve të BE-së.

Siç dihet, Reeker ishte pjesëmarrës i takimeve të deritanishme (bashkë me Robert Cooper të BE-së) të Edita Tahirit me Stefanoviqin në Bruksel dhe do të jetë edhe në bisedimet e reja.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deri më tash ka qenë më i zëshmi nga shqiptarët e Maqedonisë në tërheqjen e vërejtjeve se opsionet sikur copëtimi i Kosovës, shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe ndonjë opsion tjetër sikur ai i autonomisë serbe në Kosovë, mund të kenë efekte të dëmshme për gjendjen politike të sigurisë edhe në Maqedoni.

“Në rast se pretendohet ndryshimi i kufijve, për një rend të ri, për një konfiguracion të ri në Ballkan, atëherë askush nuk mundet të marrë përgjegjësi dhe të garantojë paqen në Maqedoni, sepse shqiptarët e kësaj ane mund të organizohen vet, në një front, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare”, pat thënë zëshëm Ali Ahmeti.

Shqetësime të njëjta sikur edhe BDI pati shprehur edhe partia maqedonase opozitare Lidhja social-demokrate (LSDM) duke thënë se kriza në veri të Kosovës mund të ketë pasoja negative për stabilitetin e Maqedonisë.

1 komente në “Reeker erdhi në Shkup për veriun e Kosovës?!”

  1. soni says:

    hajt ju shtofte inati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje