Jacobson: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

24 Gusht 2012, 17:53Rajoni TEMA

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Jacobson është shprehur e inkurajuar nga fakti se edhe Kosova, edhe Serbia kanë thënë që janë të gatshme që të angazhohen seriozisht në dialog.

“Ky dialog, nëse në të hyhet me qëllime të mira, mund të sjellë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gjë që është e rëndësishme për stabilitetin rajonal; është e rëndësishme për të forcuar përparimin që është arritur deri tash dhe është e rëndësishme për të vënë bazën e vazhdimit të zhvillimit ekonomik, si dhe për përpjekjet e të dy vendeve për të lëvizur në rrugën e tyre evropiane. Prandaj, po ashtu është e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët”, ka thënë ajo për Televizionin Publik të Kosovës.

Ambasadorja Jacobson ka folur është për veriun, të cilin e ka vizatuar dje. “Mendoj se zgjidhja e vërtetë për veriun do të përfshijë edhe Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Ahtisaarit, i cili me të vërtetë garanton shumë të drejta për serbët në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën për ulëse në Kuvend dhe të drejtën për edukim në gjuhën serbe me kurrikulë serbe; të drejtën për të marrë pjesë në përzgjedhjen e policisë dhe këto të drejta nuk janë vetëm në Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit, por edhe në ligjet kosovare. Pra, kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, Serbisë do t’i duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur që ka sovranitet mbi tërë territorin e saj.

Ambasadorja amerikane ka folur edhe për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë. Sipas saj, përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë është e arritur e rëndësishme historike për Kosovën dhe Kosova duhet përgëzuar për të gjitha të arriturat e saj.

“Prandaj, është diçka që duhet kremtuar, por po ashtu kjo është edhe shenjë e nivelit të ri të përgjegjësisë për Qeverinë e Kosovës, e cila do të duhet të vazhdojë të zhvillojë institucionet e saj për të ofruar një mjedis që garanton tolerancë dhe demokraci shumetnike për tërë popullin e saj”, ka theksuar ambasadorja Jacobson.

Ambasadorja ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, punën e EULEX-it dhe luftimin e korrupsionit.

2 komente në “Jacobson: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur”

  1. Shkupi says:

    Jam dakort moter e dashur.

  2. enh says:

    te bukura fjalet e tua zonje,por ata nga ana tjeter e sinorit,degjojne mosken me ane te telit,ti thua po ata jo,ti thua kosova e pavarur,ata thone kure,ti thua kosova eshte ndene mbykqyrjen e natos,ata thone po u ndez gjithe rajoni,ka mesymje te pergjithshme ne cdo drejtim,keshtu me lajka r mirnit edhe ate avokatin e gjeorgjise por kur ata i vane ne shtepi i terhoqen dy krahina,i ziu hante kullaron e tij ne ekran te tv,se as ngushellime si jepte njeri,dhe ata ate prisnin politikisht,nje ndihme nga i trete qe me mire qe siu dha se do e kishin bere hi,duan nje shembull,te tille,por me duket se ai e shpetoi,por dikush nga gjitonet e tij,se shpejti do mare dramen e tij dhe do i kthehet ne tragjedi te plote,dhe as ne do e shpetojme,i bejme hesapet pa hanxhine,marim te trete te na rregullojne,dhe harojme se jane te tjere,te forte afer neve,qe do na trokasin ne dere se shpejti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje