Banka e Shqipërisë, si kazino e Ardian Fullanit dhe klanit të tij

29 Gusht 2012, 09:03Politika TEMA
Banka e Shqipërisë, si kazino e Ardian Fullanit dhe klanit të tij

Pas krizës globale financiare që filloi në vitin 2008 të gjitha bankat e botës dhe posaçërisht ato publike i ulën shpenzimet e tyre. Nëse krahason buxhetin e këtyre bankave për vitin 2008, të hartuar para krizës, me atë të vitit 2009 dhe aq më tepër të vitit 2010, do të vëresh një ulje të ndjeshme të shpenzimeve për personelin dhe shpenzimeve të tjera administrative. Përjashtimi i vetëm është Banka e Shqipërisë, Banka e Shtetit, me guvernator Ardian Fullanin. Në 2010 është botuar në SHBA-të një libër me titull “Devil’ s Casino: Friendship, Betrayal, and the High Stakes Games Played Inside Lehman Brothers”, i Wicky Ward. Ky libër tregon se si banka më e madhe që falimentoi në SHBA-të gjatë krizës së fundit financiare ishte kthyer në një kazino të djallit ku një grup njerëzish të papërgjegjshëm luanin me paratë e depozituesve, duke siguruar të ardhura abuzive për vete, në dëm të atyre që u kishin besuar paratë.

Ardian Fullani dhe klani i tij e kanë kthyer Bankën e Shqipërisë pikërisht në një kazino të djallit, ku ata luajnë dhe vetëm fitojnë për veten e tyre, në dëm të gjithë shqiptarëve që ligjërisht janë si të thuash bashkëpronarë të kësaj banke publike. Nëse në Shqipëri media, si gazetat ashtu dhe televizionet do të qenë serioze dhe instrumente sharlatanësh spekulues, buxheti i Bankës së Shqipërisë i vitit 2010, do të ishte diskutuar gjerësisht në media dhe Ardian Fullani dhe Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të qenë thirrur në parlament dhe do të detyroheshin që të jepnin dorëheqjen kolektive. Opozita duhej të ishte e para ajo që do ta ngrinte zërin për shndërrimin e Bankës së Shqipërisë në një kazino të djallit. Prokuroria e Përgjithshme, mjaft që të lexonte buxhetin e vitit 2010, duke e krahasuar edhe me ato paraardhëse dhe do të kishte mjaft material për të marrë të pandehur krejt Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, me Guvernator Fullanin në krye.

Buxheti i Bankës së Shqipërisë i vitit 2010 stonon me atë të gjithë institucioneve të tjera në Shqipëri të cilat kanë ulur shpenzimet e tyre. Kështu, derisa në buxhetin e vitit 2008, për “Shpenzime personeli” kishte 886 392 000 lekë (këtu dhe në vazhdim bëhet fjalë për lekë të rinj), në 2010, kjo shumë është rritur në 1.159 643 000 lekë. Kjo shumë shpenzohet për 450 punonjësit e Bankës së Shqipërisë, duke i bërë ata komunitetin burokratik për të cilin shpenzohet më shumë në Shqipëri. Këtu duhet pasur parasysh se rritje ka pasur edhe në buxhetin e vitit 2009, por unë po e bëj krahasimin me vitin 2008, se kështu bëhet sot në botë.

Në 2008, fondi për pagat e personelit ishte në shumën prej 516.000.000 lekë. Në buxhetin e vitit 2010 fondi i pagave të paguara drejtpërdrejt, pa shpërblimet është rritur në shumën 704 539 000 lekë. Skandali është i dyfishtë se punonjësit e Bankës së Shqipërisë janë më të mirëpaguarit në Shqipëri, kështu që kjo rritje prej 20% e fondit të pagave, në krahasim me vitin 2008 është skandal mbi skandal, aq më tepër po të mendojmë dhe rritjen e vitit 2009. Punonjësit e Bankës së Shqipërisë, sikur të mos u mjaftojnë pagat e mëdha, marrin edhe shpërblime të mëdha mbi pagën. Në të gjitha bankat e botës nuk jepen shpërblime që me fillimin e krizës, por në Bankën e Shqipërisë ndodh ndryshe. Në buxhetin e vitit 2008 për shpërblimet e personelit kishte një fond prej 163.000.000 lekë të reja, si dhe shpërblime suplementare në masën 9.600.000 lekë të reja. Në vitin 2010 fondi për shpërblimet u rrit në 218 920 000 lekë, ndërsa ai për shpërblime suplementare është 5 000 000 lekë, pra u rrit me 23%. Një rritje të tillë asnjë bankë në botë nuk do të guxonte që ta bënte në kohë prosperimi ekonomik, jo më në kohë krize.

Në buxhetin e vitit 2008, për zërin «kompensimet dhe ndihmat financiare», i cili natyrisht se është jashtë fondit të pagave dhe shpërblimeve, u caktuan 23.800.000 lekë. Në 2010 kjo shumë është rritur në 37 000 000 lekë. Në buxhetin e vitit 2008 kishte dhe 8.800.000 lekë për ekskursione! Duhej pritur që në buxhetin e vitit 2010 ky shpenzim luksi të ishte hequr fare. Por jo, në kazinon e djallit të guvernator Fullanit as që bëhet fjalë për privime të tillë. Kështu që në buxhetin e vitit 2010, për ekskursione janë caktuar 10 400 0000 lekë të rinj. Duke konsideruar pagat dhe shpërblimet e mëdha që marrin punonjësit e Bankës së Shqipërisë, duhej pritur që së paku këtë vit të mos figuronte fondi i destinuar për “lindje-martesa-vdekje” të punonjësve të Bankës. Kjo as që i ka shkuar ndërmend Fullanit dhe shokëve të tij të tryezës së kazinos, të quajtur Këshilli Mbikqyrës i Bankës. Kështu që për këtë gjë në 2010 janë caktuar 7 900 000 lekë. Gjithashtu në 2010 janë caktuar edhe 11 000 000 lekë për “kujdes shëndetësor”. Fullani i pëlqen shumë këto lloj shpenzimesh të llojit «kujdes shëndetësor» se me to mund të vjedhë lehtë, me fatura fiktive.

Në buxhetin e vitit 2008 kishte dhe 6.500.000 lekë, të ndara për «shpenzime të tjera të njëjta, festa». Merret vesh, «shpenzime të njëjta, festa» do të thotë ekskursione e gjëra të tilla. Edhe kjo shumë është rritur paturpësisht në buxhetin e vitit 2010, ku për “shpenzime të tjera të njëjta, festa” janë caktuar 7 700 000 lekë. Sikur të mos të mjaftonin të gjitha këto, në buxhetin e vitit 2010, në zërin “Shpenzime të tjera për personelin” janë caktuar 19 964 000 lekë. Këtu, për “uniforma, veshje pune” janë caktuar 1 113 000 lekë. A thua do t’ i veshin firmato punonjësit me uniformë të Bankës, për të cilët janë shpenzuar çdo vit shuma të mëdha për veshje! Po në rubrikën e shpenzimeve të tjera për personelin, në buxhetin e vitit 2010, për “kompensim ushqimi” janë caktuar 10 900 000 lekë. Kjo do të thotë që punonjësve të Bankës t’ u paguhet diferenca e çmimit për ushqimet që konsumojnë në mjediset e bankës në restorantin e hapur guvernator Fullani, i cili e ka bërë Bankën edhe restorant, madje edhe hotel.

Derisa punonjësit e Bankës konsumojnë kaq shumë ushqime me çmim të ulët, është e natyrshme që ata të kenë nevojë edhe për ushtrime sportive, prandaj është e logjikshme që në buxhetin e vitit 2010 të figurojnë si “shpenzime sporti” edhe 7 951 000 lekë, gjithmonë për lekë të rinj është fjala. Kjo do të ishte e natyrshme sikur të ishte fjala për një resort turistik dhe jo për një bankë, aq më tepër për një bankë publike. Nëse cilido bankier në Perëndim do të shikonte në vitin 2010 një buxhet ku bëhej fjalë për shpenzime për ekskursione, festa, sport, ushqime me siguri do të mendonte se ishte buxheti i një resort turistik dhe jo i një banke.

E të mendosh se shpenzimet administrative ende nuk kanë filluar, ato përbëjnë një rubrikë më vete. Në 2008 për “Shpenzime administrative” qenë caktuar 414 086 000 lekë. Në 2010 kjo shumë u rrit në 607 284 000 lekë, duke qenë Banka e Shqipërisë e vetmja bankë publikë në botë që e rriti shumën e këtyre lloj shpenzimeve. Natyrisht arsyeja kryesore për të cilën Fullani e ka bërë këtë gjë është se shpenzimet administrative janë një mënyrë e mirë që ai të vjedhë paratë e bankës. Në shpenzimet administrative ndër të tjera bëjnë pjesë ato për pajisje zyre. Në 2008 për “pajisje zyre” u shpenzuan 10 986 000 lekë. Në 2010 kjo shumë u rrit në 16 687 000 lekë. E të mendosh se çdo vit janë shpenzuar shuma të mëdha për pajisje zyre, kështu që në kohën e krizës ky shpenzim fare mirë mund të evitohej. Në 2008 për telekomunikacion (shpenzime postare e telefonike, pa përfshirë internetin) janë shpenzuar 30 262 000 lekë. Në 2010 për “telekomunikacion” janë ndarë 36 480 000 lekë. Brenda shpenzimeve administrative janë “Trajnime, seminare, konferenca” për të cilat në 2008 janë shpenzuar 34 294 000 lekë. Në 2010 për këtë gjë janë caktuar në buxhet 66, 984 000 lekë.

Në vitin 2008 shuma për “Shpenzime informacioni” ishte 66 203 000 lekë. Në vitin 2010 kjo shumë u rrit në pothuajse dyfish, duke arritur në 115 794 000 lekë. Nuk është e vështirë të kuptohet se këto lloj shpenzimesh janë ato ku mund të vjedhë lehtësisht shefi i “kazinos”. Në 2008 për “Shpenzime për shërbimet e kryera nga të tretët” pati një shumë prej 71 944 000, së bashku me një fond rezervë prej 1 200 000, shkoi në 73 144 000 lekë. Në vitin 2010 kjo shumë u rrit në 123 210 000 lekë. Edhe shpenzimet e kryera nga të tretët janë një ekspedient i mirë burokratik për të vjedhur para Fullani dhe njerëzit e tij. Kjo gjë mund të hetohet kur në buxhet pretendohet se për “Pastrim, higjenizmi i ambienteve të Bankës” në 2010 janë caktuar 8 000 000 lekë. Apo kur në buxhet figurojnë për vitin 2010 “Shpenzime të tjera të njëjta (paga të tjera)” në shumën 5 130 000 lekë.

Nëse do të krahasoni kartat e një kazinoje mafioze me ato të bankës që drejton Fullani, dallimin do ta gjeni vetëm në nuanca. Kur bosin e një kazinoje mafioze e braktis fantazia, ai nxjerr pistoletën. Kur Fullanin e braktis fantazia ai shkruan në buxhetin e vitit 2010 “Të tjera shpenzime administrative” dhe për këto shënon shumën 139 244 000 lekë. Në vitin 2008, në rubrikën «bordiishpenzimeimbledhjeihonorare» kishte 21.294.000 lekë të reja. Këtu futen shpërblimet dhe honoraret që marrin shtatë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, që miratojnë buxhetin e bankës, duke filluar nga vetë Fullani, që është ex officio kryetar i Këshillit Mbikqyrës. Në vitin 2010 kjo shumë u rrit në 23 000 000 lekë. Kjo do të thotë se vetëm për shpërblimet dhe honoraret e një anëtari të bordit, i cili merr pjesë në një mbledhje në muaj, Banka shpenzon 3.3 milion lekë të rinj. Këtu natyrisht se nuk futen shpërblimet e tjera që marrin anëtarët e bordit për ekskursione, udhëtime, kualifikime shkencore, sport, ushqim etj.

Për vitin 2008, në buxhetin e Bankës së Shqipërisë qenë caktuar 40.000.000 lekë të reja për «shpenzime udhëtimi biznesi jashtë vendit». Në vitin 2010 për “Shpenzime udhëtimi, biznesi (shërbimet jashtë shtetit)” u caktuan 65 000 000 lekë. Në buxhetin e vitit 2008 qenë caktuar 10.000.000 lekë të reja për «shpenzime udhëtimi biznesi brenda vendit». Në vitin 2010 kjo shumë është rritur në 16 259 000 lekë. Në 2008 kishte 6.985.000 lekë të reja, të caktuara për shpenzime për pritje (party). Në vitin 2010 kjo shumë është rritur në 11 773 000 lekë. Për këto lloj shpenzimesh, në 2008 qenë caktuar dhe 16.266.000 lekë të reja, me justifikimin: shpenzime të tjera të njëjta (të ndryshme). Në vitin 2010 kjo shumë u rrit në 20 778 000 lekë. Në 2008 shpenzimet për transportin qenë 47 693 000 lekë. Në vitin 2010 “Transporti” kjo shumë u rrit në 60 915 000 lekë. Në vitin 2008 për “Bileta, avioni, treni, autobusi” u shpenzuan 25 000 000 lekë. Në vitin 2010 për “Bileta, avioni, treni, autobusi” u shpenzuan 38 763 000 lekë. Në 2008 për “Viza, taksa, taksa doganore” u shpenzuan 3 205 000. Në vitin 2010 për “Viza, taksa, taksa doganore” janë caktuar dhe po shpenzohen 7 448 000 lekë.

Në 2008, në rubrikën «shpenzime amortizimi» kishte 366.725.000 lekë. Në vitin 2010, në rubrikën “Shpenzime amortizimi” 623 865 000 lekë. Fullani i pëlqen shumë këto shpenzime, se ato përbëjnë një kënd shumë fitimprurës të kazinos që ai drejton. Në 2008, në kuadrin e kësaj rubrike, janë shpenzuar për “instalimet teknike, makineri e pajisje” 67 405 000 lekë. Në 2010 janë caktuar për të njëjtin qëllim 103 202 000 lekë. Këtu nuk përfshihen pajisjet e zyrave, për të cilat në 2010 janë ndarë 20 450 000 lekë, mjetet e transportit për të cilat janë ndarë 17 969 000 lekë.

Gjithsej shpenzimet e Bankës së Shqipërisë arrijnë në 4 196 196 000 lekë të rinj. Kjo do të thotë se buxheti vjetor i Bankës së Shqipërisë është sa shuma që kjo bankë i dha qeverisë për blerjen e Hotel “Dajtit” (4 148 400 000 lekë të rinj). Vetëm ky krahasim mjafton për të treguar abuzimin flagrant të Fullanit. Kur opozita e kritikon Fullanin se me blerjen e Hotel “Dajti” ai thjesht i dhuroi para qeverisë në një moment të vështirë, por në të njëjtën kohë opozita nuk e kritikon Fullanin se buxhetin vjetor të Bankës e ka baras me shumën që pagoi për Hotel “Dajtin”, atëherë opozita nuk është asfare e besueshme. Se kështu opozita thjesht i thotë Fullanit që mjaft që të mos i japësh para Berishës. dhe për vete mund të vjedhësh sa të duash!

Më mirë se çdo gjë tjetër, abuzimin flagrant të Fullanit e tregon raporti i të ardhurave të bankës me shpenzimet, do të thotë me buxhetin vjetor të saj. Do të mjaftonte që figurINA, Prokurorja e Përgjithshme, të bënte një kërkim të thjesht në Internet në website-t zyrtare të Bankave qendrore të vendeve të ndryshme për të parë raportin e të ardhurave vjetore të bankave qendrore me shpenzimet e tyre, do të thotë me buxhetin vjetor. Kështu, ajo do të shikonte se nuk asnjë bankë qendrore në botë, përveç në vendet e superkorruptuara afrikane, ku shpenzimet vjetore të bankës të zenë 45% të të ardhurave vjetore të bankës, siç ndodh me Bankën e Shqipërisë.

Autori eshte nje zyrtar i Bankes Qendrore ne Tirane

26 komente në “Banka e Shqipërisë, si kazino e Ardian Fullanit dhe klanit të tij”

  1. dumdum says:

    Shumë saktë. Vetëm një vërejtje: banka e Shqipërisë nuk është “si të thuash pronë e gjithë Shqiptarëve” por është pasuri e të gjithë Shqiptarëve dhe asnjë nuk ka të drejtë ta trajtojë si kazino e plaçkë të vetën.

    1. Turp I gjall per ne! says:

      Me vjen per te vjelle nga keto mostra!
      Me vjen te therras POSHTE TRADHETARI EDI RAMA!
      NE LITAR PA MESHIR
      SALI RAM BERISHA DHE
      GJITH KRIMINELET E TIJ
      REVOLUCION!
      Ose me zhdukja e fares se nje kombi qe u be turpi botes !

  2. kolal.com says:

    se ceshte Fillani kjo dihet. Nje injorant. Por ketu del se cfare hajdutesh jane dhe Adrian Civici me Kistoforin, te cilet bejne si “expertet” duke kopjuar punet ete tjereve. UET prej BAnkes ka perfituar shume. Ky “unibversitet” pa keto perfitime nga abuzimet falimentonte.
    Po me ben pershtypje dhe punonjesit qe punojne ne banken e shqiperise. A kane ndergjegje ata qe kane marre keto leke qe nuk jane te tyret? Cfare lloj mostrash jane? Si mund te pranojne te bejne Sport keta injoramte qe para 10 viteve skishin carcaf te mbuloheshin.

    1. Tironci says:

      Jam kurjoz te di pse mendon se UET ka perfituar nga Banka Kombetare. Qe Naim Cili eshte qen dhe katundar i lidh me politiken qe ka vjedh dhe vazhdon te shese diplomat dhe Civici kopjac, kjo dihet. Po per lidhjen me banken nuk e dija.

  3. fl says:

    Shpenzime Sporti? Shpenzime per Masterat e UET? wtf

  4. Entela says:

    Do ishte shume i besueshem shkrimi kur autori te shkruante emrin dhe mbiemrin e tij. Fakti qe ka shkruar vetem qe eshte punonjes i bankes qendrore ben te kuptoje nje mllef personal qe mund te kete me banken.

    1. andi says:

      Llogjika e do te mos kapesh pas detajeve teknike se kush e nxorri informacionin, por pas thelbit qe eshte denoncimi per abuzime ne detyre ne dem te qytetareve shqiptare.

    2. marku says:

      deficiente!!!!!qepe te pakten!!!!

    3. eni says:

      Autori e ka shkruar kete artikull ne fillim si nje pergjigje nder komentet qe i beheshin artikullit te denoncimit te Erjon Braces. Dhe ka pat nje emer ne ate koment… Fakti i anonimatit nuk e ben me pak te besueshem artikullin, por pershkruhet nga nje llogjike, e cila ploteson ate te denoncimit te bere prej z. Brace… eshte e guximshme dhe mos e merrni ne prizmin e inateve por arsyetoni, keto jane vjedhjet dhe abuzimet ne kurrizin e popuillit te thjeshte.. kjo eshte klasa e re drejtuese jo vetem ne Shqiperi, por ne gjithe boten, ajo e Bankierve…

    4. Entela_Mos_Ja_Fut_Kot says:

      Entela,

      Ti ske ansje baze qe te mendosh ashtu. Kushdo qe te do te fliste hapur, qofte edhe me te drejte, do te pushohej nga puna dhe ansje nuk do ta mbronte. Ky eshte minimumi por mund ti kercenohej edhe jeta. Ti mund te thuash qe pse nuk largohet nga banka, te bej gjene e ndershme e te jape dorehqejne nha nje banke qe drejtohet nga nje drejtues i tille. Por mundet qe ai/ajo ta kete te vetmen burim te ardhurash, plsus, lufte me mullinjte e eres do te beje? Kjo do te ishte e vetmja akuze qe ne mudn ti benim shkryesit te artikullit dhe asgje tjeter, qe do te thote se komentet e tua jane te pandershme, Entela, apo kushdo qe fshihet pas ketij emri.

  5. sabri says:

    thjesht e tmerrshme, turp i madh shume!!!

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kjo eshte ajo qe ne insistojme per largimin e OSBE nga Shqiperia !!!
    Vjedhja dhe manipulimi i votes ne Parlament ka sjellur nje klase te tere hajdutesh ne majat e posteve drejtuese te Shtetit Shqiptare.
    OSBE po mbron nje lriminel i cili ka vendosur ne krye te Bankes se Shqiperise nje hajdut z. Fullani. Ne presidence nje nje te semure mendore qe se ka problem perdorimin e armeve. Ne krye te Parlamentit nje ish spijune te Sigurimit te Shtetit etj, etj ….
    OSBE duhet te paditet ne Hage si nje organizate terroriste qe punon per destabilizimin e Europes !!!

    1. Jimi pe Fieri says:

      Ore po ngelem duke nxjerr armiq, nga Serbia ne GREQI tani na dalkan edhe OSBE, pastaj edhe ambasadori imperialist amerikan. Po ne qenkemi kerthiza e Europes, shkemb graniti buze Adriatikut. Po miro a derbardhe si e quake njalat e Rames ne Lalez, bashkpunim per te mire te kombit è? Po bashkpunimin RAMA-BERISHA per kodin zgjedhor front i perbashket kundra armikut? Po lerini keto pallavra jane te zhytur ne gryke e s’na e ka fajin as Amerika as Gerrqia e as OSB-ja

    2. pisja says:

      Si te ike OSBE aty kemi djalin e Natashes asambleistes se PS ish drejtoresha e MInistrise se Punes mikesha e Bule Cecos, Tosit me mjeker te ngjyer me boje ngjyre dhelpre etj…mos harroni se cuni i Tashes ka qene ne grupin e punes qe ka bere ligjin per SHISH…edhe Natasha per te arritur ate piken qe e ve atje larte e arrin prrrr, mbau Tasha mos u merzit se shume ke arritur po te kthesh koken pas….

  7. Rilind says:

    Sa jane shpenzimet e Bankes? 45% e te ardhurave vjetore? Skandaloze. S’ka ku te shkoje me shume skandali. Po ti z. Entela, nuk te mjaftojne shifrat por do dhe emrin e autorit qe ti japin ndonje tulle mbas koke. Shifrat flasin vete e nuk mund te mbulohen me gjethe fiku apo te zhduken. Aty jane e nje dite do analizohen. Po me e lezetshmja eshte edhe ai krevati dopjo ne zyre. Dmth sa te shkoje hoteleve, Fullani me shoke mbarojne pune aty. Palle ariu i thone kesaj.

  8. Lex Rex says:

    Kot nuk e punesoi Bamir Topi vajzen ne banke tek Fullani, dhe me pas e ndihmoi per mandatin e dyte. Ironike eshte se disa shqiptare shpresojne qe keto gjera te zgjidhen nga FRD (Partia e Topit). Ne Shqiperi te gjithe ”te medhenjte” i bejne ndere njeri-tjetrit dhe te gjitha keto ndere behen me parate e popullit dhe me postet e institucioneve te ”pavarura”.

  9. A do ti bente keto shpenzime Fullani nese do te ishte banka private e tij? Pra nese ai desheron te beje “sheikun” te zbythet nga Banka e Shqiperise dhe te provoje pjeset nobile te tij, se sa i vlejne, duke krijuar nje banke private. (nese eshte aq i zoti)
    Hetim ndershteteror, prokuroria e pergjithshme, kontrolli i larte i shtetit, dhe konsulente auditimi te menjehershem. Do te shohim si do firojne kg dhjamore te Full(boardit)anit, si do shbehen testikujt artificiale te tij, .. paralelisht nje hetim diskret i pasurive imobiliare ( qe nga vila ne Akacia Hill deri llogarite bankare (hidden)
    Per Entelen qe eshte e fiksuar pas emrave, emrin qe kerkon e gjen poshte krevatit king size te Fullanit ne zyren e tij
    Perkulu pak perpara, me ngritje te vitheve lart dhe …. e gjete

  10. luli says:

    Po mire more ju te PS perse e cuat Ermelinda Meksin ne bordin e bankes, per te marre edhe ajo ca para e te rrije rehat apo t’i sherbeni popullit. Po ju te gjithe jeni plehra more, vetem te mbushni xhepat tuaja dhe qani per popullin. Del vetem Bracja e thote ndonje gje se ju te tjeret jeni te gjithe te perlyer deri ne gryke, beni sikur qani per popullin, po nuk meritoni asnje vote. Ti moj Ermelinda te te vije turp qe ha ne nje canak me keta qe ke share kur ishe jashte. Turp e faqe e zeze moj profesoreshe, te dhjefsha titullin se edhe ti hajdute si keta te tjeret je.
    Rama te mbledhi mendjen ose ta lere partine po s’e beri dot punen e opozitarit.

  11. shqiptari i zhgenjyer says:

    FSHESE HEKURI
    Ngrihuni or shqiptare
    tu veme tu ndezim zjarre
    c’jane pasuri mbi roge
    mos ju ngelet asnje dhoge

    fullanit dhe kopese
    tu futim prej hekuri fshese
    kodoshet ti spastrojme
    ja te vdesim ja te rojme

    c’do gje ka kufi
    moj e mjera Shqiperi
    po te rjepin me lekure
    ngrihu popull beju burre.

  12. Fullani me deficensen e tij se kupton qe keto ja kane nxjerre njerezit e Sales brenda Bankes se Shqiperise.
    Mesazhi eshte i qarte .. O me jep leket sa here me duhen dhe sa me duhen ose as Ariana ste pranon ne shtrat..
    Kaq deficent eshte valle Full(board)ani?! qe skupton mesazhin

  13. Zekthi says:

    Qeveria e Berishes ka kapur edhe Banken Shqiptare. Kjo eshte bere burimi i vjedhjes dhe lumi i gllaberimit te pareve te thata te shqiptareve. Ka filluar pergatitja per boshatisje. Do te fluturojne edhe depozitat e shqiptareve te mjere. Bankat Jane kthyer ne firma piramidale te Fullanit e Saliut . Eshte kapitalizmi shqiptar i Berishes.Kujdes ! Dhe sa do te vazhdojne te rjepin me thiken e kasapit ?

  14. Teta says:

    Po shikoja komentin e Rrokut ku jep emrat e anetareve te bordit drejtues te BSH.Po nuk e shikoni qe jane nje tufe hajdutesh.

    1 Prej 2 muajsh u mor shtypi me tenderat e Dhori Kules ju kujtohet besoj.

    2.Petraq Milo keshilletar ekonomik i Saliu dhe drejtues i bordit te INSIG sh.a.nje kryehajdut injorant qe e ka cuar ne fund INSIG aq sa nuk ja u blen njeri.

    3. Elisabeta Gjoni ish drejtore e AMF , ku pasi i voli kompanite e sigurimit, hapi se fundmi vete nje kompani.Kunata e Suzana Panaritit keshilletare e Saliu qe nuk deklaron dhe fsheh pasurine, edhe per kete u shkruajt nja 1 jave neper gazeta.

    4.Ardian Civici nje kokoroc qe e shet veten shtrenjte,shume “kompetent”per ekonomine.
    Ermelind meksi nuk di pse vazhdon te jete pjese e kesaj lukunie ujqerish?
    Turp kur degjon dhe shikon cfare shperdorimesh po bejne, po mbase keto para me siguri Fullani diku i con dhe me dike i ndan.

    1. amf says:

      elisabeta ka hapur kompani ? ma thuaj pak emrin e kompanise ?

  15. Sulo says:

    autori i ketij shkrimi denoncon bema te viteve te kaluara.per te patur informacion per ate qe po ndodh ne banke.kuvendi duhet te kerkoje shpjegime per buxhetin e banke nga keshilli i ri i sajs.Ata duhet te pyesin si kane votuar dhe cqendrim kane patur anetaret e keshillit .jam i bindur s ezjMeksi per te cilen gezoj respekte nuk eshte pjese e kesaj lukunie.Ashtu si nuk ka qene kur votohej buxheti i PD ne parlament.Kur futen te gjithe me nje thes qellimi eshte te fshihet e verteta.Bordi i bankes eshte organ serioz dhe i pergjigjet vetem para kuvendit

  16. maks says:

    Elisabeta Semini-Gjoni, pasi bleu 2 shtepi ne Maryland, nje per vete ku qendrojne vajzat e saj dhe nje per motren me te vogel Iris, beri nje ulje te bute nga AMF tek Banka Qendrore. Pas disa vitesh ciao Albania dhe ndonje post ne ambasaden tone ne Washington, ku gjate Saliut te pare (1992-1997) dergoi motren e madhe Zhani, qe normalisht nuk u kthye me ne atdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje