Reagon Braçe: Fullani, zyrtar i pamoral dhe i paturpë

28 Gusht 2012, 16:32Politika TEMA
Reagon Braçe: Fullani, zyrtar i pamoral dhe i paturpë

Deputeti socialist, Erion Braçe, i është kundërpërgjigjur sqarimit të Guvernatorit Fullani, duke e quajtur atë një zyrtar pa moral dhe të paturpshëm.

Je vërtetë zyrtari më i pacipë i këtij shteti, por i denjë për të dhe luksin e tij”, thotë Braçe në reagimin e tij dhe më poshtë vazhdon sqarimin:

E para, numrat e publikuar dje nga unë janë tërësisht të saktë, nxjerrë nga dokumente zyrtare!Ti shpif, jo unë dhe mediet. Të kërkoj publikisht të tërheqësh shpifjen ndaj meje e medies. Sot! Ndryshe nesër do të bej publike gjithë korrespondencën zyrtare mes meje dhe BSH, ku janë të gjithë numrat e përmendur!

E dyta, shpenzimet për kompensim ushqimi janë mbulimi i një kontrate tërësisht personale, të kërkuar prej teje, në favor të një kompanie, jo prej punonjësve të BSH!

E treta, shpenzimet për sportin janë tërësisht jashtë çdo logjike, edhe pse po të shohësh numrat, janë ulur shumë pas 2009-tës, kur kanë qenë në kulm. Ti duhet të përgjigjesh: paguhen me to përpjekjet e tua për t’u kthyer në elegancën biologjike qe se ke patur kurrë?

E katërta, ti nuk përgjigjesh për shpenzimet e qerasë. Se bën dot! Janë 1 milion dollarë të shpenzuara për qera ne vitin 2011, bëhen gati 3 milion dollarë prej 2009-tës. E gjitha, në një kohe kur ti ke harxhuar para pa hesap për të blerë godina për bankën, restauruar të tjera!

Unë jam i shqetësuar se këto shpenzime do te rriten edhe më, kur kontrata e rindërtimit të godinës së BSH skadon në 4 dhjetor, ndërkohe që godina e Bankës është shume larg nga fundi!!!!

As për këtë nuk përgjigjesh dot. Ata që të sollën kompaninë ACMAR, janë ata që të rivunë Guvernator.

E pesta, ti nuk përgjigjesh as për shpenzimet e transportit, ato që i klasifikon si “bileta avioni, treni, autobusi”, të tjerat që i klasifikon si “shpenzime për udhëtime biznesi, jashtë shteti”, qe arrijnë respektivisht në 400 mijeëe 550 mijë dollarë vetëm për ketë vit!

49 komente në “Reagon Braçe: Fullani, zyrtar i pamoral dhe i paturpë”

  1. Niku says:

    Bravo Erion.Mos i ler kusur….I eshte trashur qafa shume.Nese nuk reagon me fakte…tregon qe eshte dhe genjeshtar,madje i pacipe fare perpara kesaj varferia qe ka plakosur…te lumte Erion !

    1. karabruni says:

      Po Erion!-Je bere vertete simfonia e revoltes
      mbare popullore.
      B.SH. eshte nje Pyll i dendur Korupsioni.
      Ajo eshte kthyer ne nje Xhungel,qe rrethon “Parajsen” e Regjimit.
      Dhe ndarje e ketij regjimi nuk eshte me Mur,por me nje
      xhungel te dendur.Ate vetem Zjarri e shkreton.
      Dhe ky zjarr ka rene realisht.Xhungla po shkrumohet,
      rregjimi po xhvishet lakuriq.Edhe ti ke merite ne kete drejtim.
      Ne jemi tani ne Kor me ty Erion;-
      ” Ja do behet Shqiperia e jona,ja do behemi shkrumb e hi.”
      Po!Ndaj edhe te pergezojme.
      E shohim se Saliu eshte kthyer ne nje Kerem te vertete,
      dhe eshte e vertete se edhe kerrmat kane mizat e tyre nga ku ushqehen,
      por ato jane vetem miza kermash,dhe asnje mize blete nuk
      dallone ne ate zone te flliqur…

    2. Xeni Lilit says:

      Fullani eshte bishti i kavallit, kur i thone fjales. perpara tij jane nje kope ministrash e zv/ministrash me te gjithe tarafin e fisin e tyre ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

      1. Edmond Haxhinasto – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
      2. Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit, Zëdhënëse e Qeverisë
      3. Edmond Panariti – Ministër i Punëve të Jashtme
      4. Flamur Noka – Ministër i Brendshëm
      5. Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes
      6. Ridvan Bode – Ministër i Financave
      7. Eduard Halimi – Ministër i Drejtësisë
      8. Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
      9. Myqerem Tafaj -Ministër i Arsimit dhe Shkencës
      10. Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta
      11. Vangjel Tavo -Ministër i Shëndetësisë
      12. Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
      13. Aldo Bumçi – Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
      14. Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
      15. Genc Pollo – Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit

      1. Selim Belortaja – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme
      2. Edith Harxhi – Zëvendësministre e Punëve te Jashtme
      3. Iva Zajmi – Zëvendësministre e Brendshme
      4. Ferdinand Pone – Zëvendësministër i Brendshëm
      5. Avenir Peka – Zëvendësministër i Brendshëm
      6. Arjan Starova – Zëvendësministër i Mbrojtjes
      7. Ekrem Spahiu – Zëvendësministër i Mbrojtjes
      8. Zana Xhuka – Zëvendësministre e Mbrojtjes
      9. Edmond Hoxha – Zëvendësministër i Integrimit
      10. Grida Duma – Zëvendësministëre e Integrimit
      11. Nezir Haldeda – Zëvendësministër i Financave
      12. Alfred Rushaj – Zëvendësministër i Financave
      13. Ermal Dobi – Zëvendësministër i Drejtësisë
      14. Brikena Kasmi – Zëvendësministër i Drejtësisë
      15. Sokol Dervishaj – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
      16. Neritan Alibali – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
      17. Eno Bozdo – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
      18. Ylli Manjani – Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
      19. Adriatik Alimadhi – Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
      20. Ernest Noka-Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
      21. Nora Malaj – Zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës
      22. Halit Shamata – Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
      23. Ardian Tano – Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
      24. Filloreta Kodra – Zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta
      25. Kastriot Sulka – Zëvendësministër i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta
      26. Albert Gajo – Zëvendësministër i Shëndetësisë
      27. Bardh Spahia – Zëvendësministër i Shëndetësisë -Keshilltar i Presidentit (shen. ImazheShqip)
      28. Ndoc Fasllia – Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
      29. Tokli K.Thomaj – Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
      30. Dashnor Bajaziti – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
      31. Nikollë Lesi – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
      32. Suzana Turku-Zëvendësministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
      33. Abaz Hado – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
      34. Arben Demeti – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
      35. Taulant Bino – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
      36. Auron Meneri – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
      37. Visho Ajazi Lika – Zëvendës Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit

    3. hysni dajaku says:

      mos harroni te pakten kur te vini ne pushtet te xhironi filmin”Krevati Fullanit”

  2. arber says:

    Kur shikon kete popull te ndershem qe ropatet per te mbijetuar dhe

    Fullanin te kenaq te gjitha deshirat qe mund te quhen pa medyshje

    kafsherore te del vetvetiu nga shpirti mallkimi per

    te,familjen,pasardhesit e tij, si dhe te gjithe sahanleperesit e Saliut.

  3. niazi says:

    ESHTE OPOZITA ME E MIRE QE JU ERION,PO BENI.DENONCIMI ME FAKTE ESHTE MENYRA ME ME MIRE QE TI TREGONI POPULLIT SE KUSH JANE NJERZIT QE KANE NE KRYE .VAZHDONI DHE PUBLIKONI PER TU NJOHUR DHE PER TE VENE GISHTIN TEK PLAGE ,TEK KORUPSIONI QE PO BREN DHE PO GRYEN SHTETIN SHQIPETAR, SOT QE NESER POPULLI TE DIJE TE ZGJEDHE PER TE VOTUAR TE ZGJEDHE LILIN E LSI FYTYREN ME TE KEQE DHE ME TE PASKRUPULLT QE KA PASUR DHE MUND TE KETE VENDI YNE. ORE MUND TE ME THONI SE KU NDODHET BABA MONDI NE KETE PERIUDHE TE NXEHTE GUSHTI? APO VERON TEK GJIRI I LALZIT?

  4. Bujari ju degjon says:

    Fullani eshte Gay,mos u habisni,ka nje bisnesmen partner krevati.

    1. allana says:

      nuk cuditem aspak

  5. one says:

    Erjon, te lutem, mos e ler denoncimin vetem ne nivel publik e mediatik. Ju dispononi mundesi qe kete ceshtje ta coni deri ne fund. Si deputet duhet ti drejtoheni Kontrollit te larte te shtetit, zyres antikorrupsion ne kryeministri, te beni denoncim ne Prokurorine e Tiranes, te njoftoni edhe zyrtarisht kuvendin e shqiperise si dhe ti terhiqni vemendjen Ermelinda meksit qe te shfrytezoje autoritetin e saj si anetare e Bordit drejtues per te nxjerre ne pah te verteten.

    nese mbetesh ne nivelin e kercenimeve te tipit : neser te nxjerr shifrat… etj etj, nuk do shkosh me shume se gjatesia jote. Jo per gje, por denoncimet e supershpenzimeve te fullanit duhen prej kohesh…

    1. dumdum says:

      Dmth ti thu te shkojë të ankohet te zyra e antikorrupsionit te kryeministri hahaha….
      Kryeministri është kalbësira më e madhe ktu.
      Erioni mirë e bën që denoncon publikisht dhe vetëm ashtu që ta dijë cdo Shqiptar që merr bukë veresie se kush e qeveris këtë vend.

    2. kusho says:

      Po lere ate muhabet se kjo ceshtje mbaron sapo Erionka te punesoje ne Banke ndonje kusherire…
      Nuk besoj dot tek ky njeri me sy te zgurdulluar, qe kur denjoj levdata nga njerez te LSI, po jo levdata te rastesishme, po te shperndara nga sektori i llafeve…..

  6. prokurori says:

    Bravo Erion!

    e di qe i lexon komentet dhe besoj se do ta lexosh edhe kete reagim timin. uroj qe kete demaskim qe i ben Guvernatorit dhe klikes se korruptuar ne pergjithesi te mos mbetet ne nivelin e retorikes politike por te arzhivohen faktet e bera publike dhe ato qe mund te dalin me vone deri sa te merrni pushtetin pasi ketu prokurori dhe gjykata nuk ka. kjo nuk eshte hakmarrje personale dhe as politike. kjo duhet te jete nje hakmarrje e ligjit per ti treguar ketij dhe sojit te tij se nje dite do te pergjigjen. shpresoj ta mbani fjalen Erion.

  7. Agim says:

    Me pelqejne shkrimet e tua jane shume problematike dhe ka fakte te panumerta per korupsion ne te gjitha nivelet edhe une dikur atje kam jetuar dhe kam pare dhe kam degjuar gjera shume mostruoze por nuk e di se si do te perfundoje ai vend. Jane shume pak njerez intelektuale qe flasin dhe shkruajne nuk e di kane frike ndoshta. Edhe e lehte nuk eshte por po nuk u bete te gjithe bashke nuk mund te shembet e keqja e madhe qe ka mderthyer ate vend. Shpresoj per me te miren

  8. politikani chicago says:

    brace te lutem fol si politikan dhe jo si pijanec, te lutem shume se po na ben qe te mos lecoj artikujt ku permendet emri i jot , je ber i neveritshem, nuk le njerine shqipri pa share. uroj qe te vesh pak mend ke gjithe ato vite deputet, edhe lopcar te kishe qene do kishe mesuar disa gjera.

    1. Mira e Tiranes says:

      Ty Politikan i Cikagos, po nuk te pelqyen mos i lexo. Mbaji syte mbyllur, si ushtar i Sali Berishes. Me dru nuk te ka vene njeri para gazetes TEMA.
      Sa per lopcar, ate pune do jesh duke bere ne Cikago me siguri, prandaj tingellon kaq i irrituar.

    2. albo says:

      Po pse mor politikan leshi prej Çikagoje, çfar ka këtu që neveritesh edhe pse vetë je kulmi i neverisë ?!? Prova, fakte, analizë dhe akuzë për korupsion e abuzim në kurriz të popullit fukara. Sepse ka njerëz si puna tënde, pa vlera, ndaj lulëzojnë Fullani, kompani e plehëra!…

  9. Artur says:

    Ti ”Politikani Chicago” duhet te jesh partneri i fullanit ashtu sic thote njeri me lart. Meqe qenke edhe politikan, atehere dyfish je froccio dhe qelbesire qe mbron nje hajdut dhe rrugac ordiner qe eshte ne krye te sistemit bankar. Ato kursimet e tua te shkofshin ne te s’emes ishalla.

  10. kujtimi says:

    Banka e Shqipërisë, si kazino e Ardian Fullanit dhe klanit të tij

    KM

    Pas krizës globale financiare që filloi në vitin 2008 të gjitha bankat e botës dhe posaçërisht ato publike i ulën shpenzimet e tyre. Nëse krahason buxhetin e këtyre bankave për vitin 2008, të hartuar para krizës, me atë të vitit 2009 dhe aq më tepër të vitit 2010, do të vëresh një ulje të ndjeshme të shpenzimeve për personelin dhe shpenzimeve të tjera administrative. Përjashtimi i vetëm është Banka e Shqipërisë, Banka e Shtetit, me guvernator Ardian Fullanin. Në 2010 është botuar në SHBA-të një libër me titull “Devil’ s Casino: Friendship, Betrayal, and the High Stakes Games Played Inside Lehman Brothers”, i Wicky Ward. Ky libër tregon se si banka më e madhe që falimentoi në SHBA-të gjatë krizës së fundit financiare ishte kthyer në një kazino të djallit ku një grup njerëzish të papërgjegjshëm luanin me paratë e depozituesve, duke siguruar të ardhura abuzive për vete, në dëm të atyre që u kishin besuar paratë.

    Ardian Fullani dhe klani i tij e kanë kthyer Bankën e Shqipërisë pikërisht në një kazino të djallit, ku ata luajnë dhe vetëm fitojnë për veten e tyre, në dëm të gjithë shqiptarëve që ligjërisht janë si të thuash bashkëpronarë të kësaj banke publike. Nëse në Shqipëri media, si gazetat ashtu dhe televizionet do të qenë serioze dhe instrumente sharlatanësh spekulues, buxheti i Bankës së Shqipërisë i vitit 2010, do të ishte diskutuar gjerësisht në media dhe Ardian Fullani dhe Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të qenë thirrur në parlament dhe do të detyroheshin që të jepnin dorëheqjen kolektive. Opozita duhej të ishte e para ajo që do ta ngrinte zërin për shndërrimin e Bankës së Shqipërisë në një kazino të djallit. Prokuroria e Përgjithshme, mjaft që të lexonte buxhetin e vitit 2010, duke e krahasuar edhe me ato paraardhëse dhe do të kishte mjaft material për të marrë të pandehur krejt Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, me Guvernator Fullanin në krye.

    Buxheti i Bankës së Shqipërisë i vitit 2010 stonon me atë të gjithë institucioneve të tjera në Shqipëri të cilat kanë ulur shpenzimet e tyre. Kështu, derisa në buxhetin e vitit 2008, për “Shpenzime personeli” kishte 886 392 000 lekë (këtu dhe në vazhdim bëhet fjalë për lekë të rinj), në 2010, kjo shumë është rritur në 1.159 643 000 lekë. Kjo shumë shpenzohet për 450 punonjësit e Bankës së Shqipërisë, duke i bërë ata komunitetin burokratik për të cilin shpenzohet më shumë në Shqipëri. Këtu duhet pasur parasysh se rritje ka pasur edhe në buxhetin e vitit 2009, por unë po e bëj krahasimin me vitin 2008, se kështu bëhet sot në botë.

    Në 2008, fondi për pagat e personelit ishte në shumën prej 516.000.000 lekë. Në buxhetin e vitit 2010 fondi i pagave të paguara drejtpërdrejt, pa shpërblimet është rritur në shumën 704 539 000 lekë. Skandali është i dyfishtë se punonjësit e Bankës së Shqipërisë janë më të mirëpaguarit në Shqipëri, kështu që kjo rritje prej 20% e fondit të pagave, në krahasim me vitin 2008 është skandal mbi skandal, aq më tepër po të mendojmë dhe rritjen e vitit 2009. Punonjësit e Bankës së Shqipërisë, sikur të mos u mjaftojnë pagat e mëdha, marrin edhe shpërblime të mëdha mbi pagën. Në të gjitha bankat e botës nuk jepen shpërblime që me fillimin e krizës, por në Bankën e Shqipërisë ndodh ndryshe. Në buxhetin e vitit 2008 për shpërblimet e personelit kishte një fond prej 163.000.000 lekë të reja, si dhe shpërblime suplementare në masën 9.600.000 lekë të reja. Në vitin 2010 fondi për shpërblimet u rrit në 218 920 000 lekë, ndërsa ai për shpërblime suplementare është 5 000 000 lekë, pra u rrit me 23%. Një rritje të tillë asnjë bankë në botë nuk do të guxonte që ta bënte në kohë prosperimi ekonomik, jo më në kohë krize.

    Në buxhetin e vitit 2008, për zërin «kompensimet dhe ndihmat financiare», i cili natyrisht se është jashtë fondit të pagave dhe shpërblimeve, u caktuan 23.800.000 lekë. Në 2010 kjo shumë është rritur në 37 000 000 lekë. Në buxhetin e vitit 2008 kishte dhe 8.800.000 lekë për ekskursione! Duhej pritur që në buxhetin e vitit 2010 ky shpenzim luksi të ishte hequr fare. Por jo, në kazinon e djallit të guvernator Fullanit as që bëhet fjalë për privime të tillë. Kështu që në buxhetin e vitit 2010, për ekskursione janë caktuar 10 400 0000 lekë të rinj. Duke konsideruar pagat dhe shpërblimet e mëdha që marrin punonjësit e Bankës së Shqipërisë, duhej pritur që së paku këtë vit të mos figuronte fondi i destinuar për “lindje-martesa-vdekje” të punonjësve të Bankës. Kjo as që i ka shkuar ndërmend Fullanit dhe shokëve të tij të tryezës së kazinos, të quajtur Këshilli Mbikqyrës i Bankës. Kështu që për këtë gjë në 2010 janë caktuar 7 900 000 lekë. Gjithashtu në 2010 janë caktuar edhe 11 000 000 lekë për “kujdes shëndetësor”. Fullani i pëlqen shumë këto lloj shpenzimesh të llojit «kujdes shëndetësor» se me to mund të vjedhë lehtë, me fatura fiktive.

    Në buxhetin e vitit 2008 kishte dhe 6.500.000 lekë, të ndara për «shpenzime të tjera të njëjta, festa». Merret vesh, «shpenzime të njëjta, festa» do të thotë ekskursione e gjëra të tilla. Edhe kjo shumë është rritur paturpësisht në buxhetin e vitit 2010, ku për “shpenzime të tjera të njëjta, festa” janë caktuar 7 700 000 lekë. Sikur të mos të mjaftonin të gjitha këto, në buxhetin e vitit 2010, në zërin “Shpenzime të tjera për personelin” janë caktuar 19 964 000 lekë. Këtu, për “uniforma, veshje pune” janë caktuar 1 113 000 lekë. A thua do t’ i veshin firmato punonjësit me uniformë të Bankës, për të cilët janë shpenzuar çdo vit shuma të mëdha për veshje! Po në rubrikën e shpenzimeve të tjera për personelin, në buxhetin e vitit 2010, për “kompensim ushqimi” janë caktuar 10 900 000 lekë. Kjo do të thotë që punonjësve të Bankës t’ u paguhet diferenca e çmimit për ushqimet që konsumojnë në mjediset e bankës në restorantin e hapur guvernator Fullani, i cili e ka bërë Bankën edhe restorant, madje edhe hotel.

    Derisa punonjësit e Bankës konsumojnë kaq shumë ushqime me çmim të ulët, është e natyrshme që ata të kenë nevojë edhe për ushtrime sportive, prandaj është e logjikshme që në buxhetin e vitit 2010 të figurojnë si “shpenzime sporti” edhe 7 951 000 lekë, gjithmonë për lekë të rinj është fjala. Kjo do të ishte e natyrshme sikur të ishte fjala për një resort turistik dhe jo për një bankë, aq më tepër për një bankë publike. Nëse cilido bankier në Perëndim do të shikonte në vitin 2010 një buxhet ku bëhej fjalë për shpenzime për ekskursione, festa, sport, ushqime me siguri do të mendonte se ishte buxheti i një resort turistik dhe jo i një banke.

    E të mendosh se shpenzimet administrative ende nuk kanë filluar, ato përbëjnë një rubrikë më vete. Në 2008 për “Shpenzime administrative” qenë caktuar 414 086 000 lekë. Në 2010 kjo shumë u rrit në 607 284 000 lekë, duke qenë Banka e Shqipërisë e vetmja bankë publikë në botë që e rriti shumën e këtyre lloj shpenzimeve. Natyrisht arsyeja kryesore për të cilën Fullani e ka bërë këtë gjë është se shpenzimet administrative janë një mënyrë e mirë që ai të vjedhë paratë e bankës. Në shpenzimet administrative ndër të tjera bëjnë pjesë ato për pajisje zyre. Në 2008 për “pajisje zyre” u shpenzuan 10 986 000 lekë. Në 2010 kjo shumë u rrit në 16 687 000 lekë. E të mendosh se çdo vit janë shpenzuar shuma të mëdha për pajisje zyre, kështu që në kohën e krizës ky shpenzim fare mirë mund të evitohej. Në 2008 për telekomunikacion (shpenzime postare e telefonike, pa përfshirë internetin) janë shpenzuar 30 262 000 lekë. Në 2010 për “telekomunikacion” janë ndarë 36 480 000 lekë. Brenda shpenzimeve administrative janë “Trajnime, seminare, konferenca” për të cilat në 2008 janë shpenzuar 34 294 000 lekë. Në 2010 për këtë gjë janë caktuar në buxhet 66, 984 000 lekë.

    Me termin “trajnime” kuptohet pikësëpari marrja e masterave dhe doktoraturave nga ana e punonjësve të Bankës me paratë e paguara nga buxheti i Bankës. Këtu ka një abuzim të drejtpërdrejtë dhe një konflikt të qartë interesi se pjesa më e madhe e kualifikimeve shkencore punonjësit e Bankës i bëjnë në Universitetin Europian të Tiranës, ku dy anëtarë të këshillit mbikqyrës të Bankës, Adrian Civici dhe Ksenofon Krisafi janë rektor dhe dekan. Në UET bëhen edhe seminare dhe konferenca të Bankës së Shqipërisë. Në buxhetin e vitit 2010 për “Studime pasuniversitare” janë caktuar 25 805 000 lekë. Në vend që Banka e Shqipërisë të punësojë njerëz me kualifikime shkencore, të cilët presin në tregun e punës, çon për kualifikim me shpenzimet e veta punonjësit e saj të pakualifikuar! Kjo anomaly ndodh se ata janë njerëz të klanit të Fullanit dhe të afërm të politikanëve të cilëve ai u bën ndere që të sigurojë rizgjedhjen e tij. Nëse në vitin 2008 për “Konferenca” u shpenzuan 22 794 000 lekë, në vitin 2010 kjo shumë është rritur në 27 179 000 lekë.

    Në vitin 2008 shuma për “Shpenzime informacioni” ishte 66 203 000 lekë. Në vitin 2010 kjo shumë u rrit në pothuajse dyfish, duke arritur në 115 794 000 lekë. Nuk është e vështirë të kuptohet se këto lloj shpenzimesh janë ato ku mund të vjedhë lehtësisht shefi i “kazinos”. Në 2008 për “Shpenzime për shërbimet e kryera nga të tretët” pati një shumë prej 71 944 000, së bashku me një fond rezervë prej 1 200 000, shkoi në 73 144 000 lekë. Në vitin 2010 kjo shumë u rrit në 123 210 000 lekë. Edhe shpenzimet e kryera nga të tretët janë një ekspedient i mirë burokratik për të vjedhur para Fullani dhe njerëzit e tij. Kjo gjë mund të hetohet kur në buxhet pretendohet se për “Pastrim, higjenizmi i ambienteve të Bankës” në 2010 janë caktuar 8 000 000 lekë. Apo kur në buxhet figurojnë për vitin 2010 “Shpenzime të tjera të njëjta (paga të tjera)” në shumën 5 130 000 lekë.

    Nëse do të krahasoni kartat e një kazinoje mafioze me ato të bankës që drejton Fullani, dallimin do ta gjeni vetëm në nuanca. Kur bosin e një kazinoje mafioze e braktis fantazia, ai nxjerr pistoletën. Kur Fullanin e braktis fantazia ai shkruan në buxhetin e vitit 2010 “Të tjera shpenzime administrative” dhe për këto shënon shumën 139 244 000 lekë. Në vitin 2008, në rubrikën «bordiishpenzimeimbledhjeihonorare» kishte 21.294.000 lekë të reja. Këtu futen shpërblimet dhe honoraret që marrin shtatë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, që miratojnë buxhetin e bankës, duke filluar nga vetë Fullani, që është ex officio kryetar i Këshillit Mbikqyrës. Në vitin 2010 kjo shumë u rrit në 23 000 000 lekë. Kjo do të thotë se vetëm për shpërblimet dhe honoraret e një anëtari të bordit, i cili merr pjesë në një mbledhje në muaj, Banka shpenzon 3.3 milion lekë të rinj. Këtu natyrisht se nuk futen shpërblimet e tjera që marrin anëtarët e bordit për ekskursione, udhëtime, kualifikime shkencore, sport, ushqim etj.

    Për vitin 2008, në buxhetin e Bankës së Shqipërisë qenë caktuar 40.000.000 lekë të reja për «shpenzime udhëtimi biznesi jashtë vendit». Në vitin 2010 për “Shpenzime udhëtimi, biznesi (shërbimet jashtë shtetit)” u caktuan 65 000 000 lekë. Në buxhetin e vitit 2008 qenë caktuar 10.000.000 lekë të reja për «shpenzime udhëtimi biznesi brenda vendit». Në vitin 2010 kjo shumë është rritur në 16 259 000 lekë. Në 2008 kishte 6.985.000 lekë të reja, të caktuara për shpenzime për pritje (party). Në vitin 2010 kjo shumë është rritur në 11 773 000 lekë. Për këto lloj shpenzimesh, në 2008 qenë caktuar dhe 16.266.000 lekë të reja, me justifikimin: shpenzime të tjera të njëjta (të ndryshme). Në vitin 2010 kjo shumë u rrit në 20 778 000 lekë. Në 2008 shpenzimet për transportin qenë 47 693 000 lekë. Në vitin 2010 “Transporti” kjo shumë u rrit në 60 915 000 lekë. Në vitin 2008 për “Bileta, avioni, treni, autobusi” u shpenzuan 25 000 000 lekë. Në vitin 2010 për “Bileta, avioni, treni, autobusi” u shpenzuan 38 763 000 lekë. Në 2008 për “Viza, taksa, taksa doganore” u shpenzuan 3 205 000. Në vitin 2010 për “Viza, taksa, taksa doganore” janë caktuar dhe po shpenzohen 7 448 000 lekë.

    Në 2008, në rubrikën «shpenzime amortizimi» kishte 366.725.000 lekë. Në vitin 2010, në rubrikën “Shpenzime amortizimi” 623 865 000 lekë. Fullani i pëlqen shumë këto shpenzime, se ato përbëjnë një kënd shumë fitimprurës të kazinos që ai drejton. Në 2008, në kuadrin e kësaj rubrike, janë shpenzuar për “instalimet teknike, makineri e pajisje” 67 405 000 lekë. Në 2010 janë caktuar për të njëjtin qëllim 103 202 000 lekë. Këtu nuk përfshihen pajisjet e zyrave, për të cilat në 2010 janë ndarë 20 450 000 lekë, mjetet e transportit për të cilat janë ndarë 17 969 000 lekë.

    Gjithsej shpenzimet e Bankës së Shqipërisë arrijnë në 4 196 196 000 lekë të rinj. Kjo do të thotë se buxheti vjetor i Bankës së Shqipërisë është sa shuma që kjo bankë i dha qeverisë për blerjen e Hotel “Dajtit” (4 148 400 000 lekë të rinj). Vetëm ky krahasim mjafton për të treguar abuzimin flagrant të Fullanit. Kur opozita e kritikon Fullanin se me blerjen e Hotel “Dajti” ai thjesht i dhuroi para qeverisë në një moment të vështirë, por në të njëjtën kohë opozita nuk e kritikon Fullanin se buxhetin vjetor të Bankës e ka baras me shumën që pagoi për Hotel “Dajtin”, atëherë opozita nuk është asfare e besueshme. Se kështu opozita thjesht i thotë Fullanit që mjaft që të mos i japësh para Berishës dhe për vete mund të vjedhësh sa të duash!

    Më mirë se çdo gjë tjetër, abuzimin flagrant të Fullanit e tregon raporti i të ardhurave të bankës me shpenzimet, do të thotë me buxhetin vjetor të saj. Do të mjaftonte që figurINA, Prokurorja e Përgjithshme, të bënte një kërkim të thjesht në Internet në website-t zyrtare të Bankave qendrore të vendeve të ndryshme për të parë raportin e të ardhurave vjetore të bankave qendrore me shpenzimet e tyre, do të thotë me buxhetin vjetor. Kështu, ajo do të shikonte se nuk asnjë bankë qendrore në botë, përveç në vendet e superkorruptuara afrikane, ku shpenzimet vjetore të bankës të zenë 45% të të ardhurave vjetore të bankës, siç ndodh me Bankën e Shqipërisë.

  11. Treviso says:

    Jepi Braçe,Mos ndalo.Te vlerson populli po ste vlersoi partia.
    Ki kujdes, mos shko per gjueti dhe mos levis shum naten.

  12. nastradini says:

    Ne kohe te Enver Hoxhes te gjithe drejtoret e ndermarjeve kishin nga nje krevat gjumi ne afersi te zyrave te veta. Kete lluks komunist e spjegonin se duhet te punonin shume, nete e dite per Partine e Punes dhe per Popullin. Por ne fakt krevati famoz komunist kishte edhe detyra te tjera me praktike. Kur ndonje goce e re mjerane kerkonte pune tek Drejtori me Potence Mashkullore dhe njekohesisht Besnik i Partise dhe Enverit, kjo goce pa rrugedalje duhej te kalonte proven e Besnikerise ne kete Krevat famoz Komunist. Qe me pas te pranohej ne radhet e Kllases Puntore. Disave u pelqen Brace Djali, disave nuk u pelqen. Vetem se YLLI i Holivudit me papionke ne qafe, zoti Fullani, qe per fatin tone te keq eshte Guvernatori i Bankes se Shtetit duhet me pare t’i pergjigjet pyetjes: “Pse i duhet nje krevat Mbreteror Dopio prane zyres se tij? Qe na kujton Kohen e Qepes te Drejtoreve te Enver Hoxhes?” Me pas le t’i spjegoje miletit, qe paguan LEKAT perralla me mbret TRA-LA-LA per sporte dhe integrimesh bashkekohore te punonjesve te tij. Mire do te ishte te deklaronte para se te justifikohej me llogje kavaje, se cfare do te beje me Hotel Dajtin, qe bleu fi frengu pulen nga Sali Berisha?

  13. Besart says:

    Kush ka sy dhe di sado pak, te lexoje analizen e Kujtimit me siper dhe kaq mjafton per te kuptuar qe kryehajduti i bankave po na rrjep te gjitheve. Eshte shume i pasur ai dhe e shoqja, aq te pasur jane sa dhjami po ju del edhe nga zorra e bythes. Dy debila qe kan kapur pikat kyçe te sistemit financiar dhe gjyqesor.

  14. Sulltanesha Virgjeresh says:

    Degjova per Fullanin, qe ka vene krevat dopjo ne zyre. Nuk ka gje te keqe se edhe Garemi i sulltaneve tone ashtu filloi me nje krevat ne zyre. Me vone u hap oreksi dhe u krijua sektori i haremit qe ju sot i thoni Ministri. Po nuk ka te keqe kjo more Braçe, se te gjitha i do shpirti.Ja:menca po,krevati po,Palestra po, vaskat po e po. Leket i kane nga HAZINEJA ( THESARI PERSONAL). QAFA I ESHTE TRASHUR SI E SULLTANIT TIM .
    DO ME FALNI POR T’U DERGOJ NJE PJESE MBI ORGANIZIMIN E PALLATIT TIM QE TE BESONI SE KU SYNOJNE E KU KANE VAJTUR SULLTANET TUAJ . Mbani se mire i kini .

    Pallati dhe Administrata Qendrore Osmane :
    A. Pjesa e brendshme e Pallatit (Enderuni)
    Ndarjet kryesore:
    Haremi- (SOT I THONI SHTEPI PUBLIKE, KU SHKARKOHEN QAFE DERRAT E QEVERISE )
    Dhoma personale (has oda)
    Dhoma e fushatës (seferli oda)
    Thesari personal (hazine)
    Qilari i ushqimeve (kiler)
    Oborrtarët kryesorë:

    Agai i Portës ( Kapi agasi)
    Agai i vajzave (Kizlar agasi)
    Përgjegjësi i dhomës personale (Has oda bashi) ( krevati dopjo ne zyre
    Kujdestari i Armëve (Silahdar)
    Kujdestari i thesarit personal (Hazinedar) – Udheheqsi i madherishan
    Kujdestari i rrobave (Çuhadar)

    B. Pjesa e jashtme e Pallatit (Biruni)
    Ndarjet kryesore:
    Trupat e Pallatit (kapikulu)
    Kuzhina perandorake- ( Menca e bankes se Fullanit )
    Stallat perandorake
    Oborrtarët kryesorë:
    Agai i jeniçerëve
    Kujdestari i flamurit (Mîr alem)
    Kujdestari i stallave (Mirahur)
    Përgjegjësi i ruajtësve të portave (kapici bashi)

    Kryekopshtari ( Bostanci bashi)
    Kujdestari i fajkonjve (Çakirçi bashi)

    C. Këshilli Perandorak (Divani)

    Anëtarët e përhershëm:
    Veziri i madh (vizir-i azam) UDHEHEQSI TUAJ I PAMPOSHTUR
    Vezirët
    Gjyqtarët ushtarakë (kadi’asker) të Anatolisë dhe Rumelisë
    Kancelari (nishançi)
    Kryetari i Thesarit ( bash defterdar) UDHEGEQSI MADHERISHEM TUAJI
    Admirali (kapudan pasha)
    Kryesekretari (reis-ylqitab)

  15. Bledi says:

    Shpenzimet e BSH zënë 45% te te ardhurave…UAU cfar grykesi qenke ore spiun Fullani, me breza spiune dhe kurva keni qene, orgjite e juaja pa fund ti dhe jot moter o plehre e ndyre. Po kur punoje ne ate ndermarrjen bujqesore besoj e mban mend ate beun e Saukut, ki shume kujdes se po te vjen edhe ty dita e ekzekutimit…o idjot qe ke qen tap topi ne shkolle si te eci ty kaq shume?! Dikur spiun, djali spiunit, martove gocen e spiunit tjeter, hajde klan qe jeni. Do vij dita qe do jua shkerdhejme ate jeten e luksit qe po beni.

    1. Ladi says:

      edhe une keshtu i kam njohur keta njerzit e familjes Fullani.
      Nje familje plot me “historira” dhe spiunlliqe.
      Pa moral dhe ziliqar.
      S’ka nga te dale nje ” i afte” nga ai qeriz.

    2. pyes says:

      pse si e ka motren qe e ja shan?

  16. Berti says:

    O qelbesire Fullani degjo mire: e dime ne ke paguan ti per ate mensen e qelbur qe ke bere, paguan Kostandin Shkurtin qe esht burri i kusherires tende te pare, apo jo? Mohoje nese nuk eshte keshtu! I ndani leket bashke se te dy rrugace ordinere jeni. Keshtu fondet e Bankes xhirojne brenda familjes tuaj te shkerdhyer.

    1. Elona says:

      Nuk e di se ku e gjen Zoti Berti guximin per te nxjerre fakte aspak te verteta. Gjithsesi niveli Juan I te folurit tregon shume dhe per cilesine e informacionit qe mund te keni: aspak I vertete dhe I nje injorance te rendomte thashethemesh.

  17. kujtimi says:

    Tuesday, 22 January 2008
    KM
    Nëse do të krahasojmë në terma
    figurative Bankën Botërore dhe Bankën e Shqipërisë, atëherë
    mund të themi se e para është «ariu» dhe e dyta është
    «miu».Vitin e kaluar, Paul Wolfovietz dha dorëheqjen nga
    posti i drejtorit të Bankës Botërore për shkak se ai kishte
    abuzuar me postin e vet duke i akorduar një rritje page dhe
    shpërblimi të dashurës së tij, Shaha Riza, që ishte
    punonjëse e kësaj banke. Por nëse do të krahasojmë këtë
    abuzim që solli dorëheqjen e Wolfovietz, me ato të Ardian
    Fullanit, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, atëherë
    Wolfovietz del «miu», ndërsa Ardian Fullani del «ariu».
    Ardian Fullani për vitin 2008 i ka rritur 60% shpenzimet
    për personelin, në krahasim me vitin 2005, duke rritur
    brenda këtij zëri me 70% shpenzimet për pagat. Gjithashtu
    janë rritur 400% shpenzimet për ushqim dhe veprimtari
    sportive të punonjësve të Bankës së Shqipërisë, a thua se
    ata nuk i bëjnë dot këto gjëra me pagat e larta që marrin.
    Shpenzimet për udhëtime turistike të punonjësve të Bankës
    së Shqipërisë janë rritur 800% krahasuar me vitin 2005. Për
    të kaluar nga shifrat në përqindje, në shifra më
    domethënëse, për personelin e Bankës së Shqipërisë do të
    shpenzohen në vitin 2008 11 milion dollarë, nga të cilat
    vetëm festa, udhëtime turistike, sporti, do të shpenzohen
    550 mijë dollarë. Dhe përfituesit më të mëdhenj nga të
    gjitha këto këtu kanë qenë njerëzit e kamariljes së
    Fullanit, ata që ai solli në poste kur erdhi në Bankën e
    Shqipërisë, klani i tij nga Banka Italo-Shqiptare, të
    afërmit e tij, të dashurat e shokëve dhe shokët e të
    dashurave.
    Mesatarja e përfitimeve që kanë punonjësit e Bankës së
    Shqipërisë në formë page, shpërblimesh dhe beneficesh të
    tjera, paraqitet kështu: -Shpenzimet gjithsej për çdo
    punonjës të Bankës së Shqipërisë: 170 mijë lekë të reja në
    muaj, ose 2.14 milion lekë të reja në vit;
    Paga mesatare: 120 mijë lekë të reja në muaj, ose 1.5
    milion lekë të reja në vit;
    -Benefice për sport dhe ushqim: 5 mijë lekë të reja në
    muaj, ose 60 mijë lekë të reja në vit;
    -Shpërblime: 30 mijë lekë të reja në muaj, ose 360 mijë
    lekë të reja në vit.
    Nëse do të bëhet një krahasim me pagat që merren në
    sektorët e tjerë shtetërorë, del se mesatarisht çdo
    punonjës i Bankës së Shqipërisë, nga portieri tek
    guvernatori, paguhet më shumë se një deputet, për mos të
    folur për punonjësit e thjeshtë të sektorëve të tjerë të
    shtetit. Pra të punësuarit e Bankës së Shqipërisë kanë
    gjetur «Ishullin e thesarit» të piratëve, që janë paratë e
    shqiptarëve, dhe të cilat ua ndan me bujari Fullani. Por,
    mesatarja e mësipërme nuk është një tregues dhe aq i saktë
    se përfitimet më të mëdha i ka kamarilja e Fullanit, duke
    filluar nga vetë Fullani. Në Shqipëri flitet shumë për
    pagat e larta dhe përfitimet e tjera financiare të
    deputetëve, ministrave etj., për dietat e tyre në udhëtimet
    jashtë vendit, shpërblimet. Publiku e di se sa paguhen
    deputetët, ministrat, kryeministri, presidenti, por nuk di
    asgjë se sa i kushton guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
    Paga e tij zyrtare është më e lartë se ajo e Kryeministrit,
    Presidentit të Republikës, dhe e kryetarit të opozitës, si
    kryetar i bashkisë së kryeqytetit, të marra së bashku.
    Shifrat për vitin 2007 flasin vetë:
    -Paga e guvernatorit Fullani: 6 mijë dollarë në muaj, ose
    72 mijë dollarë në vit;
    -Shpërblime: 2 mijë dollarë në muaj, ose 24 mijë dollarë në
    vit.
    -Shpërblim për pjesmarrjen e tij në mbledhjet e Këshillit
    Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë si anëtar ex officio i
    këtij këshilli: 3500 dollarë në muaj, ose 42 mijë dollarë
    në vit.
    -Dieta për udhëtime: 2500 dollarë në muaj, ose 42 mijë
    dollarë në vit.
    -Bileta avioni: 3 mijë dollarë në muaj, ose 36 mijë dollarë
    në vit.
    Hospitalitet (pritje e përcjellje): 500 dollarë në muaj,
    ose 6 mijë dollarë në vit.
    -Pagesë pensioni suplementar për guvernatorin nga Banka e
    Shqipërisë, që ai ta ketë pensionin shumë të lartë, përveç
    pensionit VIP që i takon: 900 dollarë në muaj, ose 10800
    dollarë në vit.
    -Pagesë për celular, karburant (edhe për familjen) etj: 1
    mijë dollarë në muaj, ose 12 mijë dollarë në vit.
    Kështu në total, guvernatori i Bankës së Shqipërisë,
    Fullani, u kushton taksapaguesve shqiptarë, 20 mijë dollarë
    në muaj, ose 240 mijë dollarë në vit. Dhe këto janë vetëm
    të ardhurat zyrtare të tij, se të ardhurat e tjera abuzive,
    që mund të zbulohen duke përmbysur shprehjen «Unë them ja
    ku është ujku, ti kërkon gjurmët» në «Unë them ja ku janë
    gjurmët, ti thua nuk ka ujk», duke parë veprimet e
    guvernatorit në Bankën e Shqipërisë. Ndoshta do të ishte e
    justifikueshme që taksapaguesit shqiptarë ta përballonin
    këtë kosto për guvernatorin Fullani, sikur ai të ishte një
    kokë e madhe e financës shqiptare. Nëse do të shikoni
    jetëshkrimin zyrtar të Ardian Fullanit, të përpiluar prej
    tij në vetën e tretë, dhe të paraqitur në faqen on-line të
    Bankës së Shqipërisë, do të shikoni se ai nuk ka asnjë
    kualifikim shkencor. Ai nuk ka kryer asnjë master dhe nuk
    është doktor i shkencave, nuk ka qenë për asnjë ditë
    pedagog universitar. Fullani është kryetar i Këshillit
    Mbikqyrës prej tetë vetësh të Bankës së Shqipërisë dhe CV e
    tij, sa i përket kualifikimeve shkencore është me e varfra,
    praktikisht inekzistente, në krahasim me ato të anëtarëve
    të Këshillit Mbikqyrës?! Një guvernator banke qendrore pa
    asnjë kualifikim shkencor, praktikisht është i barabartë me
    krerët e firmave piramidale, Suden dhe Rrapush Xhaferrin.
    Atëherë del se me Fullanin taksapaguesit shqiptarë i
    lejojnë vetes luksin irracional të paguajnë shtrenjtë një
    mediokër, që ka sinqeritetin cinik ta pranojë vetë
    mediokritetin e vet. Pse hesht opozita për këtë gjë? Pse
    kryetari i opozitës që flet ditë e natë lart e poshtë për
    atë që PD në pushtet po largon nga administrata njerëz me
    kualifikime shkencore dhe po emëron mediokër, hesht për
    Fullanin që drejton një institucion shumë të rëndësishëm,
    siç është Banka e Shqipërisë? Apo se Fullani u emërua në
    postin që mban në vitin 2004, me votat e mazhorancës së
    majtë. Sa kohë që Fullani mban postin e tij, gjithë
    shqetësimi i opozitës për largimet e njerëzve me kualifikim
    shkencor nga administrata dhe emërimin e mediokërve
    militantë, është i pabesueshëm. Në rast se kryetari i
    opozitës Rama pretendon se Fullani është një produkt i
    politikës së vjetër të Nanos, atëherë Rama do të bëhet i
    besueshëm se vërtet kërkon ta ndryshojë këtë politikë, duke
    marrë me grupin e tij parlamentar nismën për shkarkimin e
    Fullanit.
    Paul Wolfovietz u vu nën hetim dhe u detyrua të japë
    dorëheqjen, pasi për të dolën të dhëna nga një investigim i
    bërë nga media të mëdha dhe serioze, që nga televizioni Fox
    News, tek gazetat “Financial Times”, “New York Times” etj.
    Gazetarët nuk u ndalën as para asaj që në Shqipëri është
    tabu, jeta private e Wolfovietz. Në rast se ata do të ishin
    ndalur para kësaj tabuje, Wolfovietz do të ishte edhe sot
    në krye të Bankës Botërore. Të gjitha mediat shqiptare e
    dhanë lajmin për shkarkimin e Wolfovietz, por asnjë prej
    tyre nuk u nxit nga kjo ndodhi për të hetuar homologun
    shqiptar të Wolfovietz. Në rast se gazetarët e mediave të
    mëdha shqiptare, televizione dhe gazeta, do të ndiqnin
    shembullin e gazetarëve që investiguan Wolfovietz, dhe do
    të investigonin në raportin e jetës private të Fullanit me
    detyrën e tij si guvernator, do të konstatonin se ai ka
    shumë “lidhje të shkurtra” të llojit të të afërmve dhe
    miqve të tij të emëruar në poste me rëndësi në Bankë ku
    marrin paga dhe shpërblime të larta, dhe do të shikonin se
    rasti Shaha Riza nuk ka ndryshim me rastin “Ina” të Bankës
    së Shqipërisë, madje ky është edhe më i rëndë.

  18. kujtimi says:

    Nga KM
    Gazeta Sot
    24 Nentor 2007

    Sipas Kushtetutës të Shqipërisë ka tre qendra pushteti (shteti), ai legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Të tre këto qendra janë në fokusin e publikut dhe çështjet e tyre të brendshme diskutohen gjerësisht në debatin publik.Por ka një qendër pushteti për të cilën bëhet fjalë shumë pak, e cila është okulte dhe kjo është qendra e pushtetit të parasë, Banka e Shqipërisë. Shumica e njerëzve që kalojnë çdo ditë në rrugët dhe trotuaret përreth ndërtesës së bukur të stilit arkitektonik italian, në Sheshin “Skënderbej” nuk dinë asgjë për atë që ndodh pas mureve të saj dhe dritareve të veshura me hekura të trasha. Në mediat shqiptare diskutohen gjerësisht për CV-të e ministrave, deputetëve, deri edhe kryetarëve të bashkive, por deri më sot nuk është për një gjë e tillë për njeriun i cili që prej tre vitesh është në krye të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin, dhe që do të vazhdojë ta drejtojë bankën qendrore deri në vitin 2011, duke pasur dhe të drejtën që të kërkojë të rizgjidhet për një mandat të dytë shtatëvjeçar. Nëse dikush do të kërkojë që të punësohet në Bankën e Shqipërisë, në një vend vakant, deri edhe një pozicion të mesëm, apo të ulët, do të pyetet nëse ka kualifikime shkencore, dhe nëse nuk fiton do t’ i thuhet se e fitoi dikush tjetër që kishte master, apo edhe doktoraturë.
    Kush është në të vërtetë CV e guvernatorit tonë

    Por nëse do të shikoni CV e guvernatorit Fullani, sipas versionit që ai vetë ka dhënë në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, do të shikoni se ai nuk ka asnjë kualifikim shkencor. Ai nuk ka kryer asnjë master dhe nuk është doktor i shkencave, nuk ka qenë për asnjë ditë pedagog universitar. Fullani është kryetar i Këshillit Mbikëqyrës prej tetë vetësh të Bankës së Shqipërisë dhe CV e tij, sa i përket kualifikimeve shkencore është me e varfra, praktikisht inekzistente, në krahasim me ato të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës?! Kështu anëtari i Këshillit Mbikëqyrës dhe zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë prej vitit 1997, Fatos Ibrahimi, sipas CV të paraqitur në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë është doktor i shkencave ekonomike prej vitit 1995 dhe profesor i asociuar prej vitit 2004. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Ksenofon Krisafi është doktor në jurisprudencë prej vitit 1983 dhe profesor prej vitit 2004. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Ardian Civici është doktor i shkencave ekonomike dhe profesor i asociuar. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Halit Xhafa, ka marrë titullin doktor në 1986 dhe profesor në 1993. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Limoz Malaj, është doktor i shkencave ekonomike. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Arian Kadare është dy herë master në shkencat ekonomike. Ndërsa Guvernatori Fullani nuk ka asnjë kualifikim shkencor, sipas vetë CV-së së tij. Ai nuk ka qenë asnjë ditë pedagog, qoftë edhe i jashtëm në ndonjë universitet. Fullani në CV-në e vet zyrtare thotë se ai është diplomuar në fakultetin ekonomik të Universitetit të Tiranës, në degën e financës, gjë që është e vërtetë. Por po ashtu i vërtetë është dhe fakti që lista e tij e notave është ndër sekretet personale të guvernatorit Fullani, se mesatarja e tij e notave është nën 6, por që mos t’ ia ha hakun, mbi 5.5. Mesatarja e tij e notave në shkollën e mesme ka qenë rreth kësaj shifre dhe Ardian Fullani nuk do të mundte kurrë të shkonte në shkollë të lartë, dhe të bënte karrierë, sikur mos të ishte për babain e tij Jani Fullani, i cili ishte një nga njerëzit e nomenklaturës komuniste dhe për shumë kohë kryetar i komisionit të arbitrazhit. Për ata që nuk e njohin atë kohë, komisioni i arbitrazhit në kushtet e një ekonomie shtetërore, kishte peshë të madhe se zgjidhte mosmarrëveshjet mes ndërmarrjeve. Shpesh deri dhe anëtarë të Byrosë Politike që ishin sekretarë të parë rrethesh ndërhynin pranë Jani Fullanit, që një çështje të zgjidhej në favor të një ndërmarrjeje të rrethit të tyre.
    Fullani pinjoll i nomenklaturës komuniste

    Kështu që Ardian Fullani u rrit në një “Eldorado” të vogël se në shtëpinë e tij zbarkonin të mirat nga gjithë Shqipëria. Ardian Fullani lindi, si i thonë fjalës, “me lugë argjendi në gojë”. Edhe pse kishte qenë një student i dobët, ai me ndërhyrjen e të atit, do të fillonte punë në Bankën qendrore dhe në 1987 do të bëhej zëvendësdrejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë. Në këtë funksion ai do të ishte në ekipin që në vitin 1990 bëri famëkeqin operacion valutor që i solli Bankës së Shqipërisë një borxh ndërkombëtar prej 500 milionë dollarësh. Atëherë regjimi komunist kishte nevojë për valutë, prandaj Banka e Shtetit mori borxh tek disa banka të huaja dhe bëri spekulime pa sukses në tregjet valutore, për të arritur fitime. Borxhi që rezultoi nga këto operacione valutore i solli shumë probleme shtetit shqiptar pas vitit 1992, duke bllokuar deri në vitin 1995 veprimet e kreditit me bankat e huaja. Kur punonte në Bankën e Shtetit, në vitet e regjimit komunist, Ardian Fullani bënte udhëtime jashtë shtetit, me ç’rast një herë pati një episod anekdotik. Në kohën e komunizmit, disa prej atyre që udhëtonin në Perëndim, për të treguar se besonin te gënjeshtrat e propagandës komuniste se në vendet kapitaliste ka mungesa ushqimesh dhe jetesa është e vështirë, merrnin dhe ushqime me vete nga Shqipëria. Kështu Ardian Fullani një herë kishte marrë me vete në valixhe dhe një shishe me vaj ulliri, që iu hap gjatë udhëtimit dhe gjithë rrobat iu përlyen me vaj. Për këtë ai fajësoi avionët imperialistë që kanë tronditje gjatë fluturimit.
    Broçkullat e Fullanit me CV personale

    Në CV e vet të shkruar për vetveten në vetën e tretë, Fullani pretendon se në vitin 1992 ai është bërë zëvendësguvernator i Bankës së Shqipërisë, gjë që nuk është e vërtetë. Në vitin 1993 ai megjithatë u bë Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Bankën e Shqipërisë, detyrë në të cilën ai, sipas CV zyrtare, “koordinator dhe pjesëmarrës në Komitetin e Bisedimit të Borxhit të Jashtëm të Shqipërisë me Klubin e Parisit dhe në Komitetin Këshillues të 40 bankave kreditore, gjatë ristrukturimit dhe zgjidhjes së borxhit të jashtëm të prapambetur të Shqipërisë”. Por Fullani kishte përgjegjësi për krijimin e këtij borxhi në detyrën që kishte pasur në vitet 1987-1992. Duke emëruar Fullanin këtë post qeverisja e PD e kohës tregoi joseriozitetin e saj, në një kohë që bënte zhurmë të madhe për borxhin e madh që i ishte ngarkuar Shqipërisë nëpërmjet Bankës së Shtetit nga regjimi komunist. Fullani mbeti në postin e vet edhe pasi u shkarkua dhe u arrestua miku i vet, Guvernatori Ilir Hoti, i cili ishte emëruar nga Berisha një vit më parë, si njeriu i tij. Për periudhën që ka punuar në Bankën e Shqipërisë, prej vitit 1992 në vitin 1997, Fullani pretendon në CV-në e shkruar për vetveten, në vetën e tretë se: “Gjatë aktivitetit në këtë sektor, ai ka dhënë kontributin e tij me vlerë në krijimin e Bankës Qendrore në Shqipëri, në përgatitjen e kuadrit të saj rregullator, sidomos lidhur me funksionimin e tregut të këmbimeve valutore, me politikat për administrimin e rezervave valutore, sikurse dhe në hartimin dhe bashkërendimin e strategjive të Bankës së Shqipërisë për ndërmjetësimin dhe bashkëpunimin me FMN, me Bankën Botërore, me BERZH dhe me institucionet e tjera financiare ndërkombëtare. Gjithashtu, z.Fullani ka punuar si koordinator i projekteve të investimeve nga financimet e huaja (përfshi FEFAD, Fondacionin për Financimin dhe Zhvillimin e Ndërmarrjeve dhe KfË, Kreditanstalt für Ëiederaufbau); koordinator shqiptar për krijimin dhe licencimin e bankave të para me kapital të përbashkët (Bankës Italo-Shqiptare dhe Bankës Islamike Arabo-Shqiptare)”. Por mbetet mister se si i paska bërë këto gjëra, një i diplomuar me mesataren 5.8, të cilën edhe atë nuk e meritonte, por që ia dhanë pedagogët falë ndërhyrjeve të babait të tij, dhe që nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kualifikim shkencor. Është me të vërtetë e habitshme paturpësia e këtij njeriu, i cili edhe pse nuk është në gjendje të japë në CV-në e vet asnjë kualifikim shkencor, ka megjithatë kurajën të shkruajë se: “Gjatë viteve 1996-1997, përvoja e z. Fullani shtrihet edhe në fushën e konsulencës për projekte zhvillimi kombëtare e ndërkombëtare, ku mund të përmenden projektet gjermano-shqiptare për financimin e biznesit të vogël dhe të mesëm në bujqësi dhe në agroindustri; ristrukturimin dhe institucionalizimin e tregut të këmbimeve valutore dhe zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri; analizën e tregut të kapitaleve në Shqipëri. Z. Fullani është bashkautor i një studimi mbi rreziqet dhe pasojat e zyrtarizimit, ristrukturimit dhe transformimit të skemave piramidale në Shqipëri”. Këtu ka vend ai proverbi: “S’ kam turp, s’ ke ç’ më bën!” Ata të huaj që e kanë pranuar Fullanin për konsulent, tregojnë se angazhimi i tyre në Shqipëri është joserioz. Në vitin 1997 Fullani shkon të punojë tek Banka Italo-Shqiptare. Për këtë ai shkruan në CV-në e vet zyrtare: “Eksperienca me Bankën Italo-Shqiptare i përket periudhës 1997-2004, fillimisht si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Departamentit Financiar (1997-2000) e më vonë si Drejtor i Përgjithshëm i Bankës (2000-2004). Z. Fullani ka mbajtur edhe funksionet e Presidentit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, të Institutit të Studimeve e Asistencës Bankare si dhe të Komisionerit në Komisionin e Letrave me Vlerë”. Ajo që Fullani nuk e thotë është se në atë periudhë aktivitetet e kësaj banke ishin aq të dyshimta, sa shefi i Fullanit, drejtori i përgjithshëm i bankës, që ishte italian, vrau veten, me ç’rast Fullani e zëvendësoi atë duke u bërë drejtor i përgjithshëm. Për Bankën Italo-Shqiptare ekzistonte një raport kontrolli i Bankës së Shqipërisë ku ajo dyshohej për pastrim parash dhe për afera të tjera, që i mori me vete në varr ish-drejtori i saj italian. Me çfarë kredencialesh u bë Fullani nr. 2 dhe më pas nr. 1 i Bankës Italo-Shqiptare, kur të dhënat e tij profesionale dhe intelektuale ishin të tilla që ai nuk duhej pranuar as llogaritar tek sportelet e kësaj banke. Kuptohet se ai kishte kredenciale të një lloji tjetër që kishin të bënin me aferat underground të kësaj banke. Në Bankën Italo-Shqiptare Ardian Fullani ndoqi traditën duke e nxjerrë me humbje, çka do të thoshte se ai ose ishte i paaftë, ose bënte afera të pista.

    Kush e zgjodhi Fullanin guvernator

    E megjithatë çuditërisht, në vitin 2004, Presidenti Alfred Moisiu ia propozoi Kuvendit të Shqipërisë kandidaturën e Ardian Fullanit për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, për një mandat shtatëvjeçar. Për këtë post, kaq të rëndësishëm dhe delikat, supozohej që të zgjidhej një financier me përvojë dhe i verifikuar si i suksesshëm, me kualifikime shkencore, se siç thotë vetë Fullani në CV-në e vet, për guvernatorin e Bankës qendrore, ai “Në mbështetje të nenit 53 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, ‘Për Bankën e Shqipërisë’, Guvernatori vepron si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj dhe si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, i njihen kompetencat për të kryer veprimet e kërkuara ose të gjykuara si të pranueshme prej tij për administrimin ose për operacionet e Bankës së Shqipërisë”. Po përse për të ushtruar këto kompetenca u zgjodh një njeri si Fullani, që i kishte të gjitha të dhënat të këqija, që kishte dështuar dy herë si bankier në mënyrë skandaloze, që ishte një i diplomuar me nota shumë të ulëta dhe pa asnjë kualifikim shkencor? Këtë e kam shpjeguar në një artikull tjetër, të botuar javën e kaluar.

    Si e shkatërroi Fullani rezervën valutore në 2005

    Me të ardhur Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë ai filloi ta trajtojë atë si feudin e vet. Banka e Shqipërisë, që supozohet të jetë kontribuues i rëndësishëm i buxhetit të shtetit, me ardhjen e Fullanit ka përgjysmuar fitimin e saj që derdhet në buxhet. Kjo për arsye se me ardhjen e Fullanit janë rritur shpenzimet administrative, si ato për pritje-përcjellje, udhëtime, dreka, darka, sponsorizim aktivitetesh kulturore-sportive etj. Fullani e bashkëpunëtorët e tij kanë bërë shumë vizita disaditëshe të shtrenjta jashtë vendit, deri në Kinë. Kur Fullani shkon për vizita jashtë vendit ai merr me vete delegacion prej deri 22 vetash kur paraardhësit e tij shkonin me tre e shumta katër vetë. Fullani bleu për zyrën e tij një tavolinë prej 8 mijë eurosh, sikur mos t’i pëlqente ajo që kishte paraardhësi i tij. Me të ardhur Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë, ai bëri deri ndërhyrje në rezervën valutore, për qëllime politike. Në 2005, në kohën e fushatës elektorale, Fullani e preku rezervën valutore me 100 milion USD, pasi qeveria “Nano” donte të bënte shpenzime shtesë për zgjedhjet. Nga këto përfitoi dhe Edi Rama, prandaj nuk e kritikon Nanon për këto gjëra. Prekja e rezervës valutore është një tabu bankare dhe ajo rekomandohet të bëhet vetëm në raste emergjencash shumë serioze, pasi rezerva valutore është garancia e monedhës së një vendi. Para se të vinte Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë, të drejtën e prekjes së rezervës valutore e kishte Këshilli Mbikëqyrës, ndërsa tash e ka guvernatori. Që kur erdhi Fullani në drejtimin e Bankës së Shqipërisë ndryshoi rregullat për ndërhyrje në tregun valutor, duke lënë hapësirë për abuzime. Një nga gjërat e mbrapshta që bëri Fullani me të ardhur në Bankën e Shqipërisë është se ndryshoi procedurat e ankandit të bonove të thesarit, duke u dhënë akses në proces bankave të nivelit të dytë, posaçërisht bankave greke. Fullani pretendoi se kjo gjë u bë për të rritur transparencën, por në fakt kjo u bë që guvernatori të lajë duart si Pilati për kryqëzimin që iu bëhet atyre që duan të blejnë bono thesari, dhe që e shohin veten befas në labirintin e procedurave burokratike të ndërlikuara qëllimisht nga bankat e nivelit të dytë, në mënyrë që ata që janë jashtë rrethit të të paracaktuarve për të blerë bono thesari, të dekurajohen dhe të heqin dorë nga kjo aventurë. Kështu interesi i publikut ka ardhur duke u ulur. Publiku thjesht nuk ka dijeni për dëmet që i sjellin operacionet financiare të Bankës së Shqipërisë, shpesh në sfera që duket sikur nuk kanë asnjë lidhje me këtë bankë. P.sh. shumica e njerëzve as që e dinë se përcaktimi ditor nga Banka e Shqipërisë i kursit të monedhës, influencon drejtpërdrejt në një lloj evazioni legal fiskal, nga njerëz që kanë informata të posaçme. Një klan tregtarësh pranë Fullanit njoftohen nga ky se në cilën ditë duhet t’i bëjnë zhdoganimet, në mënyrë që të kenë fitime nga kursi i këmbimit për atë ditë.

    1. pyes says:

      nje BRAVO e madhe Kujtim. analize fantastike.lutem lexojeni kete .

    2. norga says:

      “Prekja e rezervës valutore është një tabu bankare dhe ajo rekomandohet të bëhet vetëm në raste emergjencash shumë serioze, pasi rezerva valutore është garancia e monedhës së një vendi”

      A je duke thene qe leku eshte pegged to dollars???
      Pastaj duhet ta dish , mire se Gold standards, “dmth qe vlera e parave ne treg te mos i kaloje rezervave ne ar” ka kohe qe nuk praktikohet.
      Kjo qe thua eshte misleading

  19. Tepelena. says:

    Erion,të lumtë!Por,çoje deri në fund betejën me fullanin…!Hiqe këtë plehrë nga këmbët e shqipërisë…Denoncoje..ligjërisht,në KLSH…në Prokurori të Përgjithshme…edhe pse asnjëra nga të dyja institucionet e më lartme,si edhe Kuvendi,e Kryeministria nuk do marrin asnjë masë për të…Por,denoncimi duhet të jetë me fakte dhe prova në Prokurori..le të jetë atje si një dëshmi rrënqethëse…tragjike..si edhe vetë drama e Fullhanit…DHE VJEN NJË DITË…!!!!!!

  20. elda says:

    Per politikanin Cikago. Emrin e par politikan mbaje se e njihke politiken si Gomari muziken, por emrin Cikago nderroje ose do i nderrojm emrin Cikagos dhe do ja vem alla Shqiptare.Hajt tung o politikan alla Shqiptar.

  21. sindikalisti says:

    E pastej shajne kohen e enverit.
    Po keshilli mbikqyres c’fare ben qpo i ben fresk Fullanit qe te mos i nxehen topat ketij njeriu te haremit. turp per njereziq qe jane anetare te keshillit mbikqyres si Arta Dade te pakten kesaj zonje apo ndonje tjeteri mund ta puyesim qe ku je pse ja le radhen Erjonit qe ti beje publike haremin qe behet ne BSH.Sa per ate legenin e BSH Fullanin nuk kemi se c’fare ti themi sepse ai i ka ligjeruar nepermjet keshillit mbikqyres politikisht po kjo tregon fytyren e vertete te qeverisjes ajdute dhe ska se si te ndodhi ndryshe me keta dera. Prokurorja e pergjitheshme te rije rehat se po foli ta beje mire esap se pas nja tre muaj mund te ndodhet ne banken e te akuzuareve dhe do ishte mire te ndodhte keshtu biles edhe disa krere te opozites do ishte mire te ishin ne te njejtin pozite sepse ndryshe nuk vbene mend keta kopuke qe e lene vet E.Bracen qe ti diskreditoje keta hajdute ku jane opozitaret e tjere ,ku u darkua Edi rama kur ishte ne korce.keta hajdute nje dite do ti vjellin te gjitha poe duhen ata 200 petritat e E Hoxhes ndersa ti NASTRADIN mos u bej qesharak kur krahason drejtoret e socializmit me keta maskarenjte e sotem se po te ishte ashtu ku palacua DALA do i kishte futur te gjithe ne burk por ky e ka mendjen ta shese Sgqiperine por mops haroje se ajo kocke ka per ti mbetur ne fyt.

  22. adi says:

    Shumë mirë Erion. Ja nxore tëpalarat. Dërgoje në prokurori. Sot. Nesër do të vijë prokuror tjetër. E në qoftë se i ke shpifje, vetëm ti do të diskreditohesh.

  23. nastradini says:

    Prisni edhe pak ju o milet socialiste, prit edhe pak edhe ti o Brace Hulumtuesi i zullumeve te DEMONEVE te qeverise, sepse PERRALLA e floririt te grabitur nga Zogu do t’ju duket LULE dhe demagogjia enveriste te behet realitet ne kohe demokracie berishiste me floririn qe po grabit si magjyp hindie ne mes te dites Banda e pangopur e Sali Komunistit. Me sekserin e ARKES se familjes berishiste Fullan Guvernatori. Pa qene as Mbret dhe as Sulltan i Shqypnise. Pa patur nevoje qe te transportoje deri ne Korce tonelata flori te Bankes se Shtetit me kerroca gomeresh. Sic tregonte legjenda e Enverit. Sepse me komoditetin qe i ka krijuar Saliu Fullan Sulltani po harxhon LEKAT e sdhqiptareve si t’ja doje kokra e qefit. Me pas del si gjeli maje plehut me papionke ne qafen e nxirre nga dielli dhe deti dhe deklaron se Banka e Shtetit eshte transformuar ne Firme Private Biznesi per Investime ne kohe krize Bopterore. Si ASKUND ne Bote, qe blen hotele te falimentuara nga qeveria dhe i falimenton akoma me keq ato duke i lene ne meshire te fatit. Na ruaj o Zot nga kriminele te tille pa piken e moralit! Ruaji shqiptaret o Zoti Yne ne Qiell nga VAMPIRE te tille me fytyra te dhjamosura nga lakmia dhe tahmaja per te vjedhur cdo gje qe ka mbetur! Mbroji o Zoti Meshirues shqiptaret nga fara komuniste, qe la pas Enver ANTIKRISHTI!

  24. lani says:

    fullani esht nje servil ipaafte vetem fakti qe ka mik te ngushte tanin qe ka sofren e ariut qe kur e fut ne shpi shikon vetem grat e shokve e kupton se ca niveli drejton shqiperin.keta jane vetem bizhozxhi dhe servila.mjer shqiperia

    1. allana says:

      Lani, po ke te shikoj ate grua- balene qe ka ne shpi??????????????
      Ajo eshte si kombinat mishi, dhe Fullanit i shkon mendja sa per grate e shokeve dhe sa grat e bankes.
      Tani po ve krevat ne banke dhe e zgjidh HALLIN qe e ka zene

  25. dumdum says:

    Bravo Erion!
    Je i fortë!
    Me ca Erionë më shumë Saliu do të kishte vajtur për lesh nga kohë!

  26. ona says:

    Erion te lumte je nje opozitare i vertet,nuk di se cbene kryetari juaj me keto te dhenat qe ju nxirni,akoma me teper cfare bene Ermelinda Meksi me gjithe respektin e madhe qe kam per te,vazhdo jep te dhena se do tu vi fundi, ne do njerez me te koruptua eshte cifti FULLANI.

  27. Sindi says:

    E cuditshme , 3 jane njerezit me te neveritshem ne komentet e ketij viti
    Artan Hoxha
    Spartak brahon
    Ardian fuullani

  28. baki labi says:

    More c’po behet ne ate bange? Korupsjoni ketu ja kalon
    edhe qeverise.Po s’ngeli institucjon pa vjedhur miljona
    dollar.Kane kaqe vjet qe vjedhin pse hidhet drit mbi keto
    abuzime me kaqe vones?
    Sali,imuniteti i pengon keta hajdute te futen ne burg?
    Z.I.Rama pse si mer te pandehur keta kriminele? E shkarkuar
    qe e shkarkuar je,fute Fullanin ne burg qe te mbahesh mend
    se denove nje te madh.
    Kejo qeveri eshte turpi me i mathe qe ka patur Shqiperia.
    E kthien 100 vjetorin e pamvarsise te Shqiperis ne 100
    vjetorin me te sukseseshm te hajnise keta faqe zinje.
    Turpi rente mbi ju o Sali malukati.

  29. denis says:

    o milet shqipatr qe e supermeritoni te vidheni: po pse ore krevati prish pune? po a e dini ju qe nje person po te punoje pa pushim ska asnje te keqe te kete edhe shtrat ne zyre qe te qetesohet pak? ju shihni e lexoni kujtimin, qe me shifra ja u ka bere tamam radioskopine e shpenzimeve ..ju spushoni e emerreni me krevatin.a athu se ata qe skane krevat neper zyra rrijne urte…ju e meritoni te vidheni. se kerkushi prej jush nuk ve re shifrat kolosale qe qenkan harxhuar ne kohe krize …

  30. Idriz says:

    Me vjen vertet keq qe po lexojme te tille opinione.
    Si Fullani ka plot,pse cuditeni kaq shume,mos me thene i gjith shteti.Fullani na ka ca drejtore bankash dhe shoqerish financiare me injorante dhe servile se ai. Ja dergojne mjaltin atij dhe te tjereve me lart se ai qe ta hane ne mengjes qe mos i ze ndonje infeksion diten.Jam takuar disa here me Fullanin, vetem ne 2012 jam takuar 4 here per disa probleme qe kane pas lidhje me detyren si drejtor Dogane sikur ste jep kete pershtypje,po mbase stresi dhe mosha bejne te veten dhe ka qejf te marr nje pushim diten se kushedi si i ka hallet.
    Uroj me te miren per te shendet dhe gjume te embel ne dreke.

  31. TROJA says:

    Nuk te shkojne keto peralla Z. Braçe ne ate parti.Te kam thene dhe here tjeter,ajo parti ku je nuk eshte e jotja.Ju jeni per drejtesi,trasparence,ju jeni sot i vetmi zeri i te te vuajturve,i mjerimit,zeri i demaskimit te maskarenjeve qe te ngrene tensionin ne 25 kur degjon,fakte qe shihen,qe po i mesojme hapur,pa u futur ne skutat e ereta te mareveshjeve,te poshtersive qe behen perdite me pasurine,me djersen,e gjakun e popullit.Akumulimi i urejtjes ndaj ketyre te pa ngopurve nje dite do shpertheje,dhe Ju duhet te distancoheni nga format e luftes spozitare te partise tuaj.Ajo po tregon se nuk me fuqi as per te folur e jo me per te protestuar.PS ne gjirin e saj sa njoh une ka militante te cilet presin te fitojne,per te siguarur po keto privilegje qe ju sot demaskoni,PS ka lobin e saj te pasuruarve edhe keta si ministrat e PD,PS,ka ish pushtetaret e dikurshem qe u pasuruan si po pasurohen sot keta ne fuqi.E shihni sa veshtire e keni Z. Braçe ne partine tuaj,ku JU keni jetuar me djersen dhe mundin tuaj,nuk jeni bere milioner duke vjedhur e mashtuar popullin.Revolta Juaj nuk i pershtatet,programit te partise ku Ju jeni deputet.Ajo eshte njelloj si PD,ka qene e tille,u rezua si e tille dhe po pret qe behet e tille. Po ju them sot,mendojeni sepse ato qe thoni e demaskoni,nuk i pergjigjen realitetit te PS.

  32. StudAlbania says:

    ca keni me Adrianin,,krevati dopjo eshte aty se shkoj una4 here ne jave qe i pastro gypat,,krevati eshte i imi jo iadrianit,,,me tako te ngaterrohem kur ma ngacmoni dylberin

  33. ragja says:

    I thon nji llafi-cdelnga macja,gjuan mi-Plaku Fullani ka qene Kryetari iARBITRAZHIT TE LARTE SHTETEROR,ashtu si Saliu mjek i oborrit bllokmen!

  34. beso says:

    bravo Erjon,po thua gjera qe te tjeret”opozitare” me tituj ekonomike i dine me mire se ty,por heshtin se nuk ua ndjen interesi.”Halli”yne si komb nuk eshte se mungojne trimat,porse e mbuluan batakçinjte.

  35. norga says:

    me vjen mire qe Bracja, mundohet me kerku accountability per Institucionin e Bankes, ose edhe te Ministrive te ndryshme, kjo ben qe qeveritaret ose Ministrat, te jene me te kujdesshem ne menyren se si i shpenzojne parate e popullit. Por qe te jemi te sinqerte, duhet te themi se roli I bankes se Shqiperise duhet lavderuar, sepse ne fund te fundit Shqiperia dhe Polonina nuk u preken (shume) nga kriza, por ekonomia u rrit. E kuptoj se kjo ka te beje me ekeonomine tone qe nuk eshte globalizuar te thene shqip e prapambetur, por fati jone ne fund qe nuk u prekem shume. E kuptoj fare mire qe ne do te prekemi, nga kriza dhe fakti qe rritja ekonomike eshte e ulet tregon kete gje.
    Por nje gje me duhte te them , megjithese e pergezoj Bracen, per hulumtimet, nuk mund te mendosh qe Banka e Shqiperise te mos jete ne gjendje per ti ofruar punonjeseve te veta ushqim, ose hospitality. Keto jane gjera te domosdoshme per nje institucio si Banka e Shqiperise. Po ju jap vetem nje fakt, Une punoj per Royal Albert Hall ne Londer, dhe kam ushqim falas , three course meal per cdo dite. E kuptoj se Anglia eshte shume here me e pasur se Shqiperia, por dua te them , se jane disa gjera qe duhet ti pranojme, se ato ndodhin ne tere bote perendimore. Bile edhe harxhimet per sportin, ato hyjne tek entertainment, kompania jone ka nje box, qe kushton 1mil GBP, ne Emirates. Kuptohet qe boset nuk jane te kenaqur per ti harxhuar, por sic thashe me siper eshte domosdoshmeri, ne ate menyre mundesh me i lobu partneret per te bere nje deal..etc etc.Edhe nje gje me ben pershtypje..ne kercejne direkt me kembet e para…i themi gjithkujt ke vjedhe , je hajdut…duhte ndoshta ta moderojme pak gjuhen, dhe te kemi prova para se te hidhemi ne sulm. Megjithese , une nuk perjashtoj mundesine, sic aludon Bracja, se ka mismanaxhime me buxhetin e bankes, por vetem po them se disa gjera ne shpenzimet jane krejtesisht normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje