INTERVISTA/ Myslym Pashaj: Poli i Tretë? Për rrëzimin e regjimit kriminal të Berishës duhet një front i gjerë opozitar

28 Gusht 2012, 11:34Politika TEMA

Sekretari i Aleancës KuqeZi, Myslym Pashaj, shprehet se për rrëzimin e regjimit të Berishës, duhet të krijohet një front i gjerë opozitar, ku secila parti mund të ruajë identitetin e vet.

Qarkullon një mendim i sikur AK i takon spektrit të djathtë. Një diskutim tjetër është hapur dhe lidhur me  identitetin e partive të reja: AK dhe FRD. A keni një koment për to?

 

Së pari, secila parti, si fillesë ideore e ka një program i cili në origjinë të tij mund të mos jetë një ngjizje që ta përkojë saktësisht idenë e parë me jetësimin real të saj. Por ama,  në rrjedhë të kohës e të ngjitjes, duket se si vijon të lartohet ngrehina dhe identiteti.  Rrallë ndodh që në një kohë kaq të shkurtër të krijohet një vizion i qartë i partive të sapodukura. Kështu që edhe komentet hamendësimet dhe përfytyrimet  kanë vend që të ndodhin. AK që në ideimin e parë të saj është projektuar  si një Parti e Qëndrës, e  baraslarguar nga të dy partitë kryesore të sotme shqiptare: Partia Demokratike që i takon qëndrës së djathtë dhe Partisë Socialistë që përkon me qëndrën e majtë. Në themel të doktrinës së saj,  Aleanca Kuq e Zi  ka kombëtarizmin në forcimin dhe gjallimin e identitetit kombëtar, në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe integrimet Euroantlantike, duke i dhënë përparësi kapitalizmit vendas, me qëllim në ardhmëri bashkimin kombëtar brenda familjes Europiane, në kundërshtim me politikat denigruese  dhe antikombëtare të klasës politike shqiptare, që  i është shmangur gjithëherë  interesave kombëtare dhe atyre qytetare. Shqipëria e ka pasur  kërkesën e ngutshme për një parti Qëndrore me gravitet kombëtarizmin, si një nevojë që ka kombi në zhvillimet e sotme që janë edhe nevoja të vet popullit.

Në  vështrimin klasor ajo ka si hulli  krijimin e një  klase të mesme të fortë. Prirja qëndrore “as e djathtë”  dhe “as e majtë”  është  një pozicionim që krijon barazvijë e barazpeshë në ndarjen e partive të sotme shqiptare të cilat ( për të thënë të vërtetën)  kanë vetëm emërat “ E djathtë “ dhe e “majtë” Pozicionimi Qëndror   është një risi në spektrin e sotëm politik të  Shqipërisë.

 

Thuhet gjithashtu se AK ka një shtrat populist?

 

Unë mendoj se këto janë përfytyrime dhe përshtypje që krijohen në veprimtaritë e kësaj partije, prej të cilave merret për bazë zjarri dhe duhija emocionale që shoqëron këto manifestime të zëmërimit masiv, ku ka kundërshti antiqeveritare që nuk i has as tek Partia Socialiste. Dhe menjëherë vihet etiketa e “lëvizjes populiste”. Parti populiste ka në disa vende të Europës, por përkufizimi i tyre është i ndryshëm.

Kësilloj në Francë ajo ka natyrën e partive nacionaliste  që janë krijuar pas vitit 2005 e në vende të tjera. Ato edhe pse e kanë emërin populiste janë parti nacionaliste që kryesisht vijnë nga e Djathta.

AK nuk ka këtëfFormat, ajo është tjetër lloj. Drejt  ideologjisë dhe doktrinës e saj vjen një bashkësi të tërë shqiptarësh të të gjithë shtresave klasore dhe intelektuale, prej prirjeve të djathta dhe të  majta, masa të rinjësh, të papunësh, formacione të zhgënjyerish që nuk kanë votuar asnjëherë por që e shohin qartë se si janë shpërfillur interesat kombëtare, dhe si objekt i së keqes është  Regjimi i sotëm i Berishës, i cili ka vënë në rrezik identitetin kombëtar, ka shitur pasuritë kombëtare, shpërfillur deri tek integriteti territorial i Shqipërisë.

 

Cili është dallimi juaj me FRD-në?

 

Nuk mund të bëjmë asnjë cilësim se kush është më e mira dhe kush pak e mirë, as kush e ashpër e kush e butë. Secila ka fytyrën e saj. FRD është një ardhje e re në spektrin politik shqiptar, ku figura të njohura të së djathës e kanë krijuar këtë parti. Ato përfaqësojnë ideologjikisht mbështetësit e tyre. Por një gjë eshtë e dukshme: FRD vjen nga e djathta kurse AK është një format i ri, që për një kohë të shkurtër ka marrë gravitetin e Qëndrës së spektrit politik shqiptar. Kësilloj ato kanë edhe identitete të ndryshme.

 

Cila është e përbashkëta e tyre?

 

Lehtësisht e kuptueshme, që ato janë kundër kësaj gjendje të rrezikshme ku është katandisur një Republika e kapur  nën regjimin e Berishës.

 

Mirpo duhet thënë se që në hapat e parë, por edhe në vijim, AK  u duk se kishte një kahje nacionaliste, apo jo?

 

Dihet tanimë se nisja e parë në ideimin e saj nga Kreshnik Spahiu ka qënë hasja e rrezikut real ndaj identitetit kombëtar, në rastin tanimë të njohur të CENSUS-it famëkeq, kur vet Qeveria nëpërmjet ligjeve të saj i shërbente  shkatërrimit të kauzës kombëtare. Rreth këtij fakti dhe shumë zhvillimeve të tjera që kanë të bëjnë me pasuritë kombëtare, me  emigracionin etj,  AK është ngritur në mbrojtje të këtyre interesave me një theks të spikatur kombëtar. Kjo sërish ngatërrohet me termin “nacionalizëm” duke i shpënë, në mënyrë dashakeqe në konceptimin klasiktë këtij termi. Bashkimi kombëtar nuk është shpikja e AK por është e shkruar në Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë. Ideologjia kombëtare nuk kërcënon askënd nga fqinjët tanë dhe ajo nuk përbën rrezik për të ardhmen. Askund nuk mund të shikosh ndonjë zell për ideale ekstremiste, por për disa të vëerteta të idealit kombëtar që është shpërfillur. Dhe, vijnë etiketimet prej fqinjit tonë jugor, Greqisë, që identifikon AK me ekstremizmin dhe nacionalizmin. Ndërkaq, regjimi i Berishës bën sehir, po edhe duartroket sepse  ai e kërkon spektrin politk shqiptar që ta ketë si instrument në mbrojtje të interesave të oligarkisë së re kriminale, dhe jo të interesit kombëtar.

 

Flitet edhe për krijimin e një Poli të Tretë?

 

Nuk duhet të ngatërrohet AK si Parti e Qëndrës, me mundësinë që ajo mund  të bëhet një shtyllë mbajtëse  e krijimit të një Poli të Tretë. Dallimet ideologjike që nuk përkojnë me identitetet e tyre, mund të vijnë në një moment politik të caktuar ku kauza e përbashkët për rrëzimin e regjimit antikombëtar të Sali Berishës mund të jetësojë  një front të gjerë edhe me parti të tjera, por ama secila ne transhenë dhe identitetin e saj.

40 komente në “INTERVISTA/ Myslym Pashaj: Poli i Tretë? Për rrëzimin e regjimit kriminal të Berishës duhet një front i gjerë opozitar”

  1. Dean says:

    Zoti M.Pasha?Nese me te vertet e beni kete,hallall u’a befte ZOTI,por kam frike se ju po perdorni shprehjen ”mund te krijojme 1 front te gjere” ne ven qe te perdorni shprehjen ”Do te KRIJOJME 1 front te gjere”.Dhe per hir te se vertetes ka 1 ndryshim shume te madh.
    Ka mundesi qe kete menyre te menduari t’a keni te kushtezuar nga Frika(llogjike ndoshta) se AKZ-ja akoma s’e ka kriju profilin e vet si Parti,por une mendoj se ju e keni Gabim,pasi tashme AKZ-ja eshte konfirmuar si forca e 3-te ne politiken Shqiptare.Prandaj misioni juaj Historik kerkon qe te thoni ”DO T’A KRIJOJME 1 FRONT TE PERBASHKET” dhe JO ”MUND T’A KRIJOJME”.

    1. Myslym Pasha Hero Kombetar says:

      Myslym Pasha me prishjen e marveshjes detit dhe Kreshnik Spahiu me bllokimin e ndryshimit te kombesive nga greke ne shqiptar jane dy rilindas qe historia do I mbaj mend shume gjate. E meritojne te jene drejtuesit e ardhshem te shtetit shqiptar.

      1. Tradhetaret says:

        Edhe une mendoj se Kreshniku dhe Myslymi jane lideret me te spikatur te ketij shekulli per shqipetaret. Eshte heroizem te perballesh metradhetar miljarder si Berisha, Rama dhe Topi. Te gjithe duhet ti bashkohemi kesaj aleance per te shpetuar shqiperine

        1. AK + VV = US of Albania says:

          Aleanca Kuq e Zi duhet ta keni te qarte qe nuk fitoni me shume se 30 deputet dhe duhet te pergatiteni qe ne cdo rast te mos i bashkoni ata deputet me keta plehra. luani dort si VV qofte edhe duke qendruar ne opozite. Kreshnik dhe ti Myslym kemi shume besim tek ju

          1. Kosova says:

            Rnoft Aleanca Kuq e Zi. Kreshnikun e don Kosova ma shum se Sali Berishen. Mos u tutni nga agjenti Beogradit. Kuq e Zi per jet Shqipni Kosove

        2. Forca Kuq e Zi says:

          Zoti Myslym e gjithe Kucova do votoj kuq e zi. Jeni padyshim shpresa jone dhe na ke nderuar duke u ven ne krye te Aleances Kuq e Zi se bashku me Gladiatorin e pamposhtur Kreshnik Spahiu.

    2. moni says:

      Ndersa po lexoja intervisten ku z. Pashaj nuk pranon termin populist per partine e tij kerkova ne internet ne lidhje me ate cka eshte populizmi.

      Përkufizimet akademike dhe shkencore e populizmit janë gjerësisht të ndryshme gjatë dekadave të fundit dhe kanë qenë shpesh termi i përdorur në mënyra të lirshme të treguar ankesat të ‘popullit’, ‘demagogji’ dhe politika “gjithëpërfshirëse” ose si një vazo për llojet e reja të partive klasifikimi i të cilave është i paqartë. Një faktor i cili tradicionalisht zvogëlonë vlerën e “populizmit” si një kategori ka qenë se, si Margaret Canovan vëren në studimin e saj Populizmi më 1981, ndryshe nga konservatorët apo socialistët, populistët rrallë here e konsiderojnë veten e tyre si populist dhe zakonisht nuk e pranojnë termin kur përdoret për ta.

      Megjithatë, në vitet e fundit studiues akademikë kanë prodhuar përkufizimet e populizmit të cilat mundësojnë identifikimin populiste dhe krahasim. Daniele Albertazzi dhe Duncan McDonnell përcaktojnë populizmin si një ideologji që “vë njerëzit e virtytshëm dhe homogjene” kundër një grupi elitash të rrezikshëm, ‘të tjerët’ që janë përshkruar sëbashku si privues (ose që përpiqen të privojnë) të sovranitetit të popullit, të të drejtave të tyre, vlerave, prosperitetit, identiteti, dhe zërit”.

    3. Epirioti says:

      Ate RAMY ma keni pare gje, spaska bere asnje koment ky trimi Malesise per ket FiloGrek Jugor Myslym Pashen, eshte Ortodoks i keq Ky RAMY, mos u mashtro nga Emri, dhe cka ai Flet, Deklaron, eshte i Poshter shume ky FiloGrek si Gjith NE Jugoret qe ju vume Kunder Marveshjes se Qeverise Berisha 2 per Faljen e Ujrave Tona Territoriale Greqise, Gjithcka ky M.Pashaj ky FiloGreku e bene per Elektoratin e Veriut tu prishi mendjen Malokeve te Berishes se Malesoret i ka pas NON STOP me vete. Kujdes Ramy mos Bjer Preh e ketij te Poshtri. hahahahahahahahaha

  2. Tironsi"ZZ" says:

    Kam respekt te vecante per kete burre, por sepse me duket se ka hipur ne barken e gabuar!

    1. korcari says:

      do mbahet mend ky miku per punen e madhe qe beri me kufirin

  3. flamur sala says:

    ju jeni patriot i vertet ,ju pershendes dhe ju ftojme per nje kafe ketu ne tirane nr telefonit 0672057008

  4. ajdin says:

    JE i bukur,ke trup te mire,ke makin,ke varse floriri qe te dukesh BOS.thone njerzit;Po cfare djali.Kur te flasesh te kuptojne se je BUDALLA.Parti e djadhte jo,parti emajte jo,parti e qender jo,parti nacjonaliste jo.PSE RRENE SHQIPTART atehere.TREGOHU SHQIPTARVE se ne jemi parti e djallit,duam qe te vjedhim edhe ne nen FLAMURIN KUQ E ZI qe ju keni.PIKE,JU me duket qenkeni kote.Nuk paska faj Sala qe dhote ALEANCA E M……T.Patem shume besim te ju,por ju qenkeni kot.

  5. mira says:

    Edhe une e dyshoj se reputacionin e ketij burri te nderuar duan ta perdorin drejtuesit e AK qe me se paku duhet te benin deklarimin e frontit te gjere opozitar te perbashket si objektiv kryesor per rezimin e regjimit te mostres serbe.
    Vlerat e tyre si parti nqs ato jane reale- nuk ve dyshim se nuk jane- kane kohe per ti treguar dhe populli do ti vleresoje.
    Duke vene ne plan te pare interesat e partise dhe pastaj te kombit kam frike se nuk do marin ate qe pretendojne. Dihet se shqiptaret ne shumice akoma jane tradicionale ne votime pamvaresisht entusiazmit te momentit.
    Ne kete moment shume te veshtire per kombin, kur ke perpara nje satana te gatshem te shkateroje dhe djege vendin pelivanlliqet politike me duken papergjegjshmeri e madhe.
    Ne e duam shqiperine me shume se AK prandaj kerkojme bashkim te te gjithe forcave politike kunder kriminelit dhe cubave te tij.

  6. Margellici perballë says:

    Po cfarë poli mor Muslym!Nese nuk gabove për detin,po gabon rëndë per ardhmerinë e shqiptarëve!Opozita e vrare e prere me 21 janar ti kerkon pol të trete!Turp per ty qe te kane manipuluar për te shpetuar Berishen vrases!Pol te trete bej dhe te katert,pasi te kesh larguar kriminalin!Je shume keq!Viktimat e 21 janarit do te ndeshkojne rëndë nese manipulohesh si ketu!Turp per tu,qe opozita të ka mbeshtetur!Ndahu nga agjentet e Berishes qe duan ta shpetojne me ty duke te bere mburojë!…Si mallakastriot të them gabon rendë!

  7. Berti says:

    Kte burre duhet ta respektoje cdo shqiptar per ate cka beri per kufirin….Shpresojm ne te ardhmet te te kemi deputet z.Pashaj

  8. BARDHI says:

    zoti myslm nqs ju nuk do luftoni per nje opozit te madhe ,ku ne te te jet i gjithe fronti opozitar kunder Berishes,ju sdo beni gje tjeter vetem se jeni nje bisht i berishes dhe do beni qe ai te jete dhe 4 vjet te tjra ne pushtet.kete gje e pam me partin komuniste te H.Milloshit qe pasi mori nje dore te mire parash nga PD beri te mundur marrjen e bashkis se Tiranes.Po nuk bete nje gje te till me von do keni urrejtjen e gjithe popullit SHqiptar
    BARDHI

  9. Hesapi says:

    Te vjeterit nuk kane ide novative nuk jane te vendosur ne idealet e tyre shikojne me teper kolltukun.Nuk eshte ide qe e shpeton popullin o ngre lart vlerat e AKZ.Thjesht nje mendim akut per te marre ndonje post ne qeverine e ardheshme.

  10. me Ju says:

    Te punohet pa humbur kohe per nje super front,te gjate e te gjere per te permbysur djallin antihuman,antishqiptar,me ç’do mjet demokratik,me ne fund nese vazhdon te injeroj te drejtat tona demokratike te rrezohet me force,me lufte derisa te arretiset apo te <> veten, mjafton te zhduket pergjithmon nga shqiperia ai djall pa moral,ai mostro i rralle parahistorik,…

  11. digjet toka says:

    Z. Pashaj eshte njeriu me i ditur i AK! Per sa kohe ai beson te kjo levizje, atehere eshte zgjidhja e duhur per te dhene voten.

  12. sqarim per gjeneralin says:

    Partite e qendres jane ose quhen liberale.
    Duke qene nw qender ju I lini hapsire partise tuaj te beni kialicion me te djathten apo te majten, kushdo qe tju ftoje ne aleance.
    Po te jeni te qendres dmth liberale nuk duhet te beni thirje nacionaliste ekstremiste duje share gjithe fqinjet qe nga turku greku, serbi, maqedonasi.
    Me thirjet tuaja extremiste ne kohe tjeter do e kishit futur vendin ne lufte.
    Si mund te injoroni nje komb si turku duke thene na I beri gjakun uje. Kush ju ka thene ju qe turqit e kane gjakun prej uji.
    Partia juaj eshte nje jorgan I arrnuar dhe ju as vete nuk dini ke perfaqsoni.
    Partia juaj do te luaj kollonen e shtate nese do te arrini te merrni vota mhaft per te marre pjese ne koalicion. Ajo do te jete dora e sali qenit ne qeverine e majte. Saliu nepermjet jush do ti bej pre sion per rrezim sa here ti duhet.
    Turp per ty myslym. Ti ose skupton pilitike ose je I shitur tek sala si bosi yt kreshnik spahia. Ku I gjeni ju parate qe ju kane ivestuar. Jane parate e popullit nga taxat
    Turp

  13. Ideja e frontit te gjere per rrezimin e regjimit antikombetar te Sali Berishes nuk eshte as e re dhe as e papritur. E ka ngritur Gjinushi vite me pare dhe asnjeri nuk e perfilli praktikisht. Mbase edhe per aresyen se Rama dhe PS, ne ate kohe, nuk ndiheshin aq te konsoliduara organizativisht, dhe ne rruge programore, sa per te merituar pa ekuivoke lidershipin e Frontit te Gjere Clirimtar. Ajo qe une kuptoj dhe qe me ligeshton ne intervisten e Pashait te AKZ eshte fakti qe ai nuk prononcohet konkretisht ne lemin e aksionit politik qe duhet ndermare per krijimin e Frontit te gjere Clirimtar. Se Ai nuk percjell mesazhe te prekshme nga te gjithe aktoret politik antiregjimit. Se Ai edhe vete personalisht nuk tingellon besimndjelles. Dhe me e para nga te gjitha. Se Ai nuk ka kurajo qe te deklaroje se ne skenen politike shqiptare tashme ka nje force vendimmarrese dhe vendimzbatuese te pakundershtueshme. E cila eshte Partia Socialiste. Se ka edhe nje figure imponuese dhe te besueshme gjeresisht. Figura e Edi Rames. Jo se Rama eshte Mesia. Por nuk ka tjeter qe ta konkuroje ne te gjitha dimensionet qe Ai shpalos publikisht prej 10-12 vitesh. Per te mos u zgjatur. Zoti Pasha, qe ne turqisht Pasha nenkupton graden e gjeneralit te ushtarise, behuni gjeneral, dilni pak nga vetja, sebashku me te rinjte rretherrotull dhe deklaroni publikisht se: nje ore e me pare duhet te mblidhemi grusht, oraganizativisht. Se me kete grusht do te mbajme lart flamurin kombetar. Ideologjikisht. Boshti i flamurit duhet te jete partia me e madhe ne vend, qe eshte ajo Socialiste. Dhe se lideri i Frontit duhet te jete Edi Rama. Pra duhet, eshte casti, qe AKZ te investohet politikisht pa asnjedyzim. Te fitoje politikisht – me shoke dhe aq sa i takon. Te konsolidoje staturen e vet si Parti e kthjellet nacionaliste-shqiptare. Te rritet numerikisht. Te piqet, deri atje ku mban, ne beteja per mbrojtjen me xhelozi te paepur te ceshtjes kombetare. Dhe, pas plotesimit te ketij cikli historik ajo do te mund qe te gezoje natyrshem, me vota te lira dhe te ndershme, pjesmarjen ne qeverisjen e vendit. Durim, pune dhe largpamesi. E kunderta. AKZ do ti ngjaje nje flamuri te perzhitur nga tymi dhe flaka e kokave te ndezura te cilat historikisht e kane ushqyer politiken shqiptare.

  14. Gallata ka qen e do mbetet e vetmja “ide” mbi te cilen patriotet shqipcare kane menduar te ngrejne flamurin e tyre e ndertojne te ardhmen e ktij populli Gallat.
    Rrofte Gallata e se ardhmes .

  15. sherifi says:

    opozitari i cfilitur, ke dhene komentin me te shkelqyer qe kam lexuar deri me sote, ju pershendese.

  16. lali says:

    Myslym Pashaj. Poli i Tretë? Për rrëzimin e regjimit kriminal të Berishës duhet një front i gjerë opozitar ;)Kte burre duhet ta respektoje çdo SHqiptar brenda e jasht kufive .

  17. Anastasi(jo Angjeli) says:

    z.MYSLIM u bere hero i ketij kombi per luften atdhetare qe tregove ne mbrojtje te kufijve te atdheut,ku pa dyshim te gjithe pane tek ty shpirtin e patriotit dhe atdhetarit te pa mposhtur.Ju jini shpirti real dhe perfaqesuesi ideal i virtyteve te ketij populli per liri e demokraci.Druaj se persona te caktuar ju kane peshkuar duke ju perdorur per djallezite e tyre te felliqura.Kurre nuk do ti besonja Lisien Bashkshkurtit e kommani me qenin me baluke Spahiu qe nuk jane gje tjeter vetem se lolot e Berishes.Shikoni se si kudo po dalin TROPOJANET ne xhdo parti thua se ne tropoje eshte shpikur politika.Nderim per vepren tuaj por mos e perdhos me keta bukeshkale qe shpejt do ju dale kallai.

  18. qako bothri says:

    Me zi po pres te vi ne pushtet ky Pashaj i Aleances Koqezi. Ky mund ta shpetoj Shqypnine. Nuk e di pse kam shume besim te ky njeri. Ky duhet te jete shume i afte. Duket edhe nga pamja qe eshte burre zotni dhe intelligjent. Erdhi me sa duket fundi i kalvarit te shqyptareve. Me zgjedhjen e tij cdo gje do te zgjidhet dhe Shqypnia do te behet edhe njehere kopesht me lule sic ishte dikur.

    1. trak says:

      O kopili i Janulles nuk te rrihet pa ngrene m… ha ha ha ha pirdh pirdh se lirohesh Qako Bothri

  19. Mallakastrioti i Patosit says:

    Revista italiane Sette,ka bere nje faqe koment për perparimet e qytetit te Tiranes keto 10 vjetët e fundit!(e premtja qe kaloi revista)Tirana ka filluar te behet europiane qekur rrezoi e prishi kjoskat bidonwille të shurres,të ngritura me orjentime e letra partiake!Kaluan 10 vjet dhe Tirana i eshte afruar Europes me kete ndryshim!Per cdo te ndodh pas 10 vjetesh të tjere,revista italiane shpreh dyshime!Dhe nuk permend emra kush i beri ndryshimet!Ato dihen tashme,si dihet kush beri shurrtoret dhe nuk ka siguri me cdo te behet 10 vjetët qe vijne!Mbase do kujtohemi atehere të ritherresim ate qe beri ndryshimet e medha!Italianet nuk permendin emra,por ne emrat i dimë!Tema ta gjeje revisten dhe ta ripublikoje fjale per fjale se ka edhe foto….Pasha po’ prish emrin e tij,si dikur me shurrtoret prishen Tirana!Fronti eshte me aks të padiskutueshëm Ramen.Cdo manover tjeter ne perfitim te Berishes!Banda e Veriut ka rrenjet ne Beograd dhe koken në Tirane!Gjithshka per te shpetuar vrasesin Berisha dhe fatkeqsisht Myslym Pasha kete nuk e sheh dhe llogarit si llogariti mire detin!Largohu nga kjo teori ku tribùmfon banda kriminale agjenture serbe ne Tirane e Shkoder qe nga viti 1960 kur u ngjit ne kupole,pasardhesi i spiunit te shpallur Koci Xoxe,kembpaleshi i veriut qe drejtoi e la pasardhes banditin vrases dhe antikombetar!…Te krijosh pol te trete,ne kete situate kur opozita reale eshte vrare dhe do te ndeshkoje vrasesit,do te thote te mbash ne pushtet Qelbesiren kombetare,te tradhetosh te vararet e 21 janarit,te Gerdecit,97;Adem Jasharin,Isuf Gervallen,Haxhi Zeken,Mehmet Shehun,dhe gjithe komunistet nacionaliste qe banda e serbise u preu kokat!Turp per ty,Myslym Pasha!

    1. Shqipetaret kunder Rama dhe Berisha says:

      Ore legen qe guxon shan Myslym Pashajin. po cfare ben socialistet 8 vjet ne pushtet me fatos nanon neper buzuqet e Arhines. O plera socialiste dhe bij te enverit a mund te na thoni tani qe beni patriotin qe pse e mbani partine greke te Vangjel Dules ne koalicion? pergjigju pak per PBDNJ e Athines apo ja u ka len amanet Papandreu? Presim pergjitgje. Te gjithe duhet te behemi kunder Rames dhe Berishes. Ju jeni e keqja e madhe ne kete vend.

  20. politikani chicago says:

    z. pashaj une mendoj se partia juaj deri tani nuk ka nxjer ne pa nje njeri qe te jet truri drejtues tek ju, sa per ty dhe z. spaihia nuk besoj se keni kapacitet per te drejtuar shtetin, spain e kemi pare ne kld atje vetem u pasura dhe nuk beri asgje. mendoj se dy vende ne parlament do ti fitoni dhe do te jeni ne nivelin e braces.

    1. PS edhe 8 vjet ne opozite me PD says:

      Myslym Pashaj du jete drejtues shteti te ardhshem shqiptar sepse ka kapacitetme te madh se Gramoz Ruci apo Jozefina Topalli. Jo vetem Kaq por ai nuk ben ciu ciu ne twiter por eshte njeri aksioni. Njerzit po braktisin PS dhe PD dhe po shkojne te aleanca kuq e zi. Gjithsesi meqe po i qan hallin ne xdo rast do jete me mire se ti qe lan pjata ne Chikago. pastro haleqte diten dhe be blog on line naten. Ah se harrova me te then qe Kur skeni nevoje per AK pse i luteni aq shume qe te jete ne nje front te gjere opozitar. po patet byth merreni vet pushtetin

  21. / says:

    Sa interesant eshte te kuptosh se ku ben pjes ky popull ne cilen kulture njerezore te ksaj Bote ……….kur fjalia nis me fjalet e komentit te tij i nis me ..O LEGEN Shqiptaret kunder Rame Berishes.
    Nga cila Bote or aman nga e ka prejardhjen kjo kulture nga shpellat apo nga cfshat i anadollit

    1. PS ska kellqe te fitoj vetem says:

      harrove ti japesh pergjigje asaj pyetjes qe te eshte bere ne lidhje me Vangjel Dulen dhe moalicionin e majte?

  22. Vangjel says:

    Plepi

    Aleanca Kuq e Zi si detyre kryesore paraqet bashkimin kombetar, por nga sa po shihet edhe kjo parti bashkimin e sheh ne Bruksel. Ja cfare deklaron Z.Myslym Pashaj, sekretar i AKZ: “….me qellim ne ardhmeri bashkimin kombetar brenda familjes europiane”. Kjo do te thote se bashkimi do te behet ne Bruksel. Kete thote edhe qeveria Berisha: “Bashkimi ne Bruksel”. Pse nuk thote fillimisht per bashkimin Shqiperi-Kosove nje ore e me pare? Cili komb europian hyri i coptuar ne BE dhe pastaj u bashkua atje? Sekretar i AKZ eshte Lisien Bashkurti, ish anetar i Komitetit Qendror te PPSH, mik i ngushte i Berishes dhe ambasador i perjetshem i tij. Bashkurti eshte deklaruar ne Presheve kunder bashkimit kombetar. Bashkurti nuk ka qene dhe nuk eshte asnjehere ne opozite me Berishen, perndryshe nuk do te ishte ambasador i tij. Te gjitha partite tek ne jane pjese te nenes parti dhe ne krye te tyre jane komunistet e djeshem te “rinovuar”pseudodemokrate ose pasardhesit e tyre. Sistemin e nderruan vete komunistet dhe qendruan prap po ata ne pushtet. Partite kryesore: PD, PS dhe tani Aleanca Kuq e Zi jane te gjitha te krimbura me ish anetare te Kom. Qendror te PPSH. Keto parti jane kunder bashkimit kombetar, sikurse nena parti, sepse jane filo serbo-sllave. Nuk kam besim tek AKZ. Cfare kaluam gjate 45 vjeteve dhe cfare po kalojme gjate ketyre 22 vjetve eshte veper e te kuqve. Popull, hap syte!!!!

  23. AK Bashkimi Albania + Kosova says:

    Me ke e lexove, me ate me xham apo me ate pa xham? Aleanca Kuq e zi para tre ditesh I kerkoj Ministrise se jashtme qe te njoh pavaresine Camerise. Te thuash qe kemi te ardhme europiane nuk do te thote se bashkim do ndodh ne bruksel. Aleanca kuq e zi ka ndar nje program dhe kontrat per te gjith anetaret ku pika e pare eshte ndryshimi kufijve. Aleanca Kuq e Zi eshte e vetmja force qe mund te bashkoj shqiptaret. Mos u bej malinj nga paaftesia jote nma tregon prrala ne blog. AK eshte force tersisht patriotike pavaresisht se bytha jote pop kerkon gjilperen ne kashte. E ku ke dal shqiptar si kreshnik spahiu qe la pushtetin dhe karriken duke dhen dorheqje per ceshtje kombetare?

  24. Andrea says:

    Eshte me te vertet per tu habitur me komentet e disa zoterinjeve qe mbasi mesuan se si te ecin ne asfalt mundohen te bejne edhe politiken e madhe.Po nuk eshte per tu shqetesuar se keta lloj derrash e kane per nder llucen ku llockaviten si dhe duke ju gezuar atyre dy fjaleve qe hedhin ne kompiuter.Cdo popull ka qeverine qe meriton kjo thenie mbetet mbasi injoranca e ketij populli i kalon kufijte normale te njerezillekut.Nuk mund te presesh shume nga ata qe tere jeten e kane mbajtur koken mbi kercu dhe nuk kane ditur tere jeten se kujt i thone carcaf apo jastek.Keta lloj njerezish mundohen te bejne politiken e madhe te ketij vendi dhe cahen e bertasin per demokraci.E keqia me e madhe e ketij kombi tashti per tashti eshte Sali Berisha si dhe marionetat e tij TROPOJANE si LIsien Bashkurti me Biberajt e kompani,prandaj lerini brockullat e patriotizmit ju lagavirat e kombit.Ne qofte se partite e reja nuk deklarohen qarte per nje aleance gjith perfshirese mbare kombetare per rezimin e kesaj qeverie nga ku pastaj te krijojne nje qeveri dinjitoze ne sherbim te popullit dhe bashkim mbare kombetar,si dhe te vene para ligjit shkaktaret e kesaj tragjedie 22 vjecare.Vetem nje veprim i tille eshte per tu pershendetur pasi jep sinjalin e nje bashkimi mbarekombetar ndaj percaresit dhe shkateruesit te ketij kombi SALI BERISHA.Pa denimin e kesaj monsre cdo deklarate tjeter eshte nje bllof.

  25. Nensi says:

    Mos e diskutoni fare keni te drjte po si do ja bejme se Greku po e mer detin ne a mundemi ta ndalojmë?

  26. tourkofagos says:

    nqs Berisha eshte vdekja e shqiptareve,a mund te besohet qe ky kufoma Pashaj te jete shpresa e tyre……fatale!

  27. cen says:

    Ky diktator vrasetar i shqiptarve te pa fajshem,ka arritur kulmin e cmendurise se tij kriminale,ne perfitime dhe grabitje te pasurive kombetare.CMENDURIA E TIJ KA ARRITUR QE NE SY TE SHQIPTARVE TE BEJE EDHE LIGJE NE EMER TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE PER TE SHITUR TERITORIN TOKSORE TE KOMBIT.CMENDURIA E TIJ PREJ NJE DIKTATORI TE EGER DHE ANTIKOMBETARI NE KETO MOMENTE TE VESHTIRA QE PERJETON KOMBI PARAQET NJE RREZIKSHMERI TE LARTE PER JETEN NJERZORE TE SHQIPTARVE.PARAQET RREZIKSHMERI PER JETEN E TRIMAVE DHE PATRIOTEVE TE NDERSHEM GAZETARE,INTELEKTUALET DHE SHTYLLAVE MBAJTESE TE INTELEGJENCES KOMBETARE,TE CILET KUNDERSHTOJNE KETE MOSTER TE KORRUPTUAR KRIMINALE DHE ANTIKOMBETAR.KY KRIMINEL I PA PARE NDONJE HERE NE DREJTIMIN E SHTETIT SHQIPTAR. KA KRIJUAR NJE GRUP GANGESTERESH MASHTRUESISH NE RRETHIN E NGUSHTE TE TIJ.VRASES TE SHUMTE TE PERDORRUR PREJ TIJ,SOT NDODHEN TE STREHUAR NEPER SHTETET E BOTES, ME SHKRESA TE FALSIFIKUARA NGA KRIMINELET SHERBYES TE KESAJ DIKTATURE KRIMINALE.KJO TREGONE SE RRENJET E TIJ KRIMINALE DHE ANTIKOMBETARE NUK JANE VETEN NE TOKEN E SHQIPTARVE POR JANE SHTRIRE ME GJERE NEPER BOTE.GRUPI GANGESTER KA MASHTRUAR SHUME SHQIPTARE TE PAFAJSHEM NE NEVOJE EKONOMIKE ME SHKRESA TE FALSIFIKUARA,DUKE JU DHENE PER NJE MUAJ NGA 5000 MIJE LEKE DERI 10000MIJE LEKE NE MUAJ.KETO SHQIPTARE HALLEXHINJE SOT ME KETO LEKE NUK MUNDEN ME PAGUAR AS ENERGJINE ELEKTRIKE DHE UJNE QE KONSUMOJNE PER NJE MUAJ.A E KUPTONI O SHQIPTARE TE NDERSHEM SE PERSE E KA BERE RREGJIMI KRIMINAL NJE GJE TE TILL???……NE NJE KOHE QE NDERKOMBETARET KANE DERGUAR FONDE PER TU PERKRAHUR POPULLI SHQIPTARE NE NEVOJE PER CDO MUAJ SIQ KA PERKRAHJEN SOCIALE TE GJITHA SHTETET E EUROPES DHE MBARE BOTES. KY DIKTATOR KRIMINAL I KA VJEDHUR KETO PARA DHE POPULLIT SHQIPTAR. NE MENYRE TE QELLIMSME ME ANEN E GANGESTERVE TE TIJE MASHTRUES ME SHKRESA TE FALSIFIKUARA. JU KA DHENE NGA 5000 (PESE MIJE) DHE 10000 (DHJETE MIJE)LEKE NE MUAJ ME SHKRESA TE FALSIFIKUARA,SI PENSIONE INVALIDI,PENSIONE PLEQERIE,SI ASISTENCE DHE PERFITIME TE TJERA.ATO FAMILJE DHE PERSONA QE NUK KANE PASUR MUNDESI TE PAGUAJ RISHFETE KETYRE GANGESTERVE,SOTE JANE NE RREZIKE PER TE VDEKUR PER COPEN E BUKES.KY DIKTATOR KRIMINAL I GJITHE KOMBI SHQIPTARE DUHET TI THOTE NDAL DHE TE JAPE LLOGARI PER CFARE KABERE PER 22 VITE.

  28. cen says:

    PO qe se doni dekomenta dhe shkresa qe provojne se ky diktator eshte mbeshtetesi dhe mbrojtesi i krimit piramidal mashtrues per popullsine shqiptare dhe shkatrrim te shkresave zyrtare shtetrore.Ne munde tu vendosim ato qe duhen vendosur per gazetarine,kurse jane shume shkresa te rendesishme qe do tu vendosen ne dizpozicion organeve kopetente kur te vije koha dhe momenti.Ju lutemi afishoni komentin tim per tu shikuar.me rrespekt per Z. Mero Baze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje