Karburantet në vend kapin përsëri çmime rekord

27 Gusht 2012, 19:13Politika TEMA

Karburantet në vend kapin përsëri çmime rekord. Gjatë ditëve të fundit çmimi i një litre naftë ka shkuar rreth 200 lekë, duke pësuar një rritje me rreth 30 lekë brenda disa javëve. Vetëm para një muaji tabelat e pikave të karburanteve e kuotonin një litër naftë me vlerat 165 deri 175 lekë, raporton Ora News. Rritja e çmimeve të naftës u shfaq e dukshme që në muajt e parë të këtij viti, shoqëruar edhe me një rënie të dukshme të nivelit të konsumit të produkteve të naftës prej qytetarëve shqiptare. Çmimi i karburanteve natyrisht ndikon direkt në xhepat e qytetarëve të thjeshtë por edhe në perfomancën e bizneseve.

Sipas specialistëve rritja e çmimit të naftës ul rritjen ekonomike të një vendi. Nga ana e tyre, tregtarët e produkteve të naftës e justifikojnë rritjen e çmimeve me atë që po ndodh sipas tyre në bursat ndërkombëtare, ku kjo e fundit duket se ka lidhje me tensionet e krijuara në rajonin e Lindjes së Mesme, saktësisht mes Iranit dhe Izraelit. E megjithatë, krahasuar me çmimet në tregjet ndërkombëtare, çmimet e karburanteve në vendin tonë nuk reflektohen paralelisht. Vetëm në rastet e rritjes së çmimeve kemi një reflektim të menjëhershëm në tregun vendas ndërsa në rast të uljes kjo gjë nuk ndodh.

Gjithsesi, ekspertet referojnë në rritjen e çmimeve të produkteve të naftës në vendin tonë, edhe ndikimin e kursit ndërkombëtar të dollarit, i njohur ky si një faktor kryesor në përcaktimin e kostos së naftës. Dhe për importuesit shqiptarë, ky faktor nuk mund të anashkalohet, pasi nafta në tregjet ndërkombëtare blihet vetëm me dollarë. Ky i fundit, sipas të dhënave, në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, gjatë javëve të fundit ka njohur vlera deri në 112 lekë.

Që nga fillimi i vitit çmimet e karburantit janë rritur me rreth 15% dhe ky nuk është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare. Po t`i shtosh rritjes së çmimit të naftës në bursë dhe rritjen që pëson çmimi nga tregtarët edhe nën efektin e akcizës së lartë, situate bëhet dhe më serioze. Sipas disa studimeve ekonomike, një rritje e çmimit të naftës me 10%, çon në një rënie të nivelit të rritjes ekonomike vjetore me rreth 0.2%. Gjithsesi, kjo tregon se ekonomia shqiptare do të ketë ditë të vështira në të ardhmen e afërt.

4 komente në “Karburantet në vend kapin përsëri çmime rekord”

  1. flamurtari says:

    ju dalte nafta nga bytha o qurrasher qe e rropet kete popull

    1. Gjelosh Curri says:

      Nuk asht rrit qmimi i nafts, asht shtue ne tallonin e nafts, paketa elektronike qy e don evropa. Jan ka i digjisalizojn te tana, ene Lirin e Sals. Duhet me prit edhe pak!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html

  2. andi says:

    Jemi popull qe durojme edhe kur na rrjepin lekuren bashk me skalpin.
    Turp per ne qe nuk i mbyllim makinat min 1 jave dhe do shikoni si do ta ndjejne bosset e karburanteve . Nuk paska burra qe ta bejne nje gje te tille ? Merni shembul nga rrethet qe levizin me bichikleta ose ne kembe packa se cmimi i karburanteve me i ulet .

  3. elona says:

    a sa mire…me behet qejfi.tua nguli dhe pak sala,thiken ne palce kam deshire.po prape kam frike se ju shqiptareve duhet tu besh ndonje gje qe ti thoni `bab`.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje