AK: 3 vjet burg për zjarrvënësit, prona publike është e shenjtë

27 Gusht 2012, 11:58Politika TEMA

Duke parë situatën e përvitshme gjatë verës, kur digjen hektarë të tërë pyjesh, Aleanca KuqeZi  ka propozuar që zjarrëvënësit e qëlllimshëm, të dënohen minimalisht tre vjet. Sipas AK-së, duhet të bëhet një ligj gjithashtu, që në tokat e djegura të mos ndërtohet për 100 vjet, pasi shumë prej tyre digjen qëllimisht, për t’u kthyer në sheshe ndërtimi.

Aleanca ka akuzuar qeverinë se është treguar e paaftë për të parandaluar situatën, duke thënë se struktura përkatëse, ajo e policisë pyjore, është inekzistente dhe shërben vetëm për të ndarë pagat dhe pensionet.

“Zjarrvënia me qëllim duhet të dënohet minimalisht me 3 vjet burg. Prona publike apo private është e shenjtë dhe për këtë arsye duhet të merren masa. Djegiet e qëllimshme po bëhen shpesh herë për t’i kthyer kullotat në sheshe ndërtimi. Për këtë arsye duhet të bëhet ligj, që në truallin e djegur, për 100 vjet të mos lejohet ndërtimi. Policia pyjore është një strukturë sot shërben vetëm për të ndarë pagat dhe pensionet”, thuhet në një reagim të Aleancës.

17 komente në “AK: 3 vjet burg për zjarrvënësit, prona publike është e shenjtë”

  1. Asgje Nuk o 3 vjet burg, e rendesishme eshte
    pagimi I demit, kjo patjeter!
    Se vetem kjo e parandalon vijimin e ketij krimi kolosal!
    Vo
    Shpellari s’e sheh fare fare fare qe Fshati digjet…
    Fshati digjet- Kurva krihet, lyhet e shkruhet
    dhe dizenjon BORDELlOn e Re,
    Prandaj.

    1. anisa says:

      Eshte mire qe dolet me disa propozime konkrete per ceshtjen e zjerrev se te tjeret vetem kritikonin.

      1. zjerrfikes says:

        Me vjen mire qe Ju te Aleances Kuq e Zi jeni prezent dhe keni fituar maturin per te dhene alternativa per cdo krize. Aman na I hiqni keta plera se na vdiqen 22 vjet

    2. Berisha zjarrvenes says:

      Ju te Aleances kuqeZi nuk merrni me shume se 25 deputet dhe do u duhet koalicion me te tjere. Verini kushte te tjerve ose cojeni ne zgjedhje te parakoshme vendin.

  2. Labi Vlore says:

    Ja e shkruajtem 3 vjet burg per kedo qe ndez zjarre.Po cilet gjykates do e zbatojne ate ligj??Gjykatesit e Saliut??Zgjidhja nuk eshte ligji,por largimi i KM qe pengon zbatimin e ligjeve.Por ju te AK-se nuk e kerkoni sinqerisht largimin e Saliut.C’ligj kerkoni ju te shkruhet kur e dini shume mire qe po ishe me PD-ne edhe mund te vrasesh e s’te kap asnje lloj ligji???Ju jeni LSI-ja e re me duket mua.Me duket se keni dale te mblidhni vota duke share Saliun dhe thesin e votave te e coni perseri tek Bisha.Ne Shqiperi nuk ka rendesi ligji,por Maliqi zoterinj te AK-se.Eshte Maliqi qe pengon zbatimin e ligjit.Ju kerkoni forcimin e ligjit nderkohe qe Maliqi rri me shkop ne dore.Ah,e mjera Shqiperi.

    1. anticensurë says:

      LABUSHO ke ndryshuar shumë!
      çka ndodhur me ty???
      fillove dhe ti ti kuptosh gjërat??
      gjithnjë ta kam thënë,është çështje moshe!
      si duket dhe ti po rritesh!!

      1. Labi Vlore says:

        Po do rritemi dhe ne,por shpresoj qe kur te rritem mos te shkoj dhe une me Saliun.Se mesa duket rritja ne Shqiperi do te thote te harrosh idealin dhe shpresen per nje Shqiperi me te mire dhe ti bashkangjitesh mafjes dhe krimit.Shpresoj mos te te kete ndodhur te pakten ty,e sidomos mos te me ndodhi mua,se do behem gazi botes.

  3. mali says:

    Kete propozim duhej ta ngrinte me kohe opozita ne parlament.
    Ndoshat te gjithe pisat e politikes e duan nje cope pyll te djegur per te ndertuar mikrofshatrat e tyre turistike.

    1. Pse o Mali ka opozite ne Shqiperi.???!!!.. une ka vite qe po e kerkoj dhe nuk po e gjej dot. E vetmja opozite, per fat te keq edhe per pak ndodhet jashte parlamentit, eshte AK … qe te pakten po mundohet te interpretoje ne menyr korrekte mendimin e te gjithe popullit Jo-hajdud.

      Shpresojme qe AK ti jape njehere e pergjithmone priorite ZBATIMIT TE LIGJIT ..

      1. sot says:

        Me vjen keq ta pranoj por AK me keto deklarata po vetedemaskohet se po ben demagogji.
        AK ben propozime sikur eshte sot ligjvenesi ne Parlament.
        Dhe ne fakt sikur te ishte, nese zjarrvenia eshte e qellimshme, atehere ka interesa te tjera me thella, dhe per mua duhet denuar me shume, ama dhenia e ketyre shifrave me duket paksa qesharake.

  4. peco says:

    ata qe e dogjen ne Shqiperine i keni Ne Vjene, ne gjirin e Lalzit e ne Kryeministri

  5. turp says:

    Nje turp i vertete si digjet toka shqiptare!

  6. Gezimi. says:

    Denimi me shembullor ndaj zjarrvenesve per mendimin tim do ishte pagesa e demit, ose 15 vjet burg. Do shohim qe nuk do kemi me flake maleve, ndryshe do kemi cdo vit te njejtin avaz.

  7. al says:

    per nje person qe shkakton nje katastrofe materiale ekologjike dhe psikologjike 3 vjet jane nje denim simbolik veji dhe nje zero mbrapa dhe pastaj do te shohim do ja mbaje ndonjerit ti veje zjarrin pyjeve. dhe problemi me shqetsues eshte se organet kompetente duke ditur terrenin malor ku dora e njeriut nuk ka mundesi te veproje ti kerkoje qeverise te ule shpenzimet per te tjerat dhe te blejne te pakten dy helikopter per te shuajtur zjarret dhe jo te presim kur te vije ndihna eshte djeg gjysma e shqiperise. keto krime qe kreyhen sot do ti vuajne brezat neser.shkoni shihni sot kudo siperfaqe me mijra ha jane prere ose djegur gje qe nuk ja ka bere asnje pushtues shqiuperise.

  8. Shkodrani says:

    Marr shkas nga titulli i artikullit,,,OOOOOOOOOOOOOOOOOO A.K.,Jo vetem prona publike eshte e shenjte,cdo prone eshte e shenjte,por prnat e pronaret e vertete nuk i permendni fare ju nuk i keni ne program fare????E kemi marre vesh qe jeni marionetat e Vucidolit pooooooooooooo.

  9. skifteri says:

    nje replike brenda etikes per labin nga Vlora, nuk pò jep ndonje alternative por vetem hipoteza, opozita e vetme por qe fatkeqesisht derisa ne 2013 pò del dhe jep alternativa nje nga kushtet qe solli ndryshimin e statusit juridik te AK mesa di nga levizje qytetare ne subjekt politik eshte pikerisht pafuqia e te parave per t’ju degjuar zeri ne Shqiperi ne krahesim me te dyten por dhe aty duhet te tregosh integritetjo si deri tani si psh llevizjet e LSI apo dhe te PS qe shume shpejt harroi gjakun e 4 te reneve te 21 janarit per Berishes nuk del faqja per te shkruar te berat e tij ne kurriz te popullit , pra AK per momentin ka ne dore te rreagoje sic pò ben per cdo padrejtesi , dhe te jape alternative, koha dò e testoje dhe mencurine e kesaj force por dhe “mencurine” popullore te shqiptareve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje