Banka Botërore: 58% e shqiptarëve jetojë me 5 dollarë në ditë

27 Gusht 2012, 10:14Politika TEMA

Varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, ndërsa institucione të ndryshme raportojnë shifra të ndryshme.

Sipas raportit të Bankës Botërore i cituar tek “Panorama”, rreth 58% e e banorëve të Shqipërisë jetojnë me 5 dollarë për frymë. 11% e popullsisë jeton me 2.5 dollarë në ditë, 4.3% jetojnë në minimum jetik vetëm me 2 dollarë në ditë, ndërsa 0.6% e tyre jeton në varfëri ekstreme.

Këto të dhëna janë matur përpara se kriza të pësonte thellim të saj.

Burime të satistikave të instucioneve shqiptare prodhojnë vazhdimisht kontradikta të shifrave. Sipas Ministrisë së Punës, niveli i varfërisë ekstreme është ulur deri në masën 10%, nga 18.5% që ishte në vitin 2006.

Ndërsa opozita në të dhënat e saj publikon se 1 në 2 shqiptarë është realisht i varfër.

Në një raport të UNICEF publikuar pak muaj më parë, raportohet se 23% e familjeve jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute, ndërsa 10 % e tyre në nivelin e varfërisë ekstreme me vetëm 3.047 lekë për frymë në muaj.

Sido që të luhaten këto shifra, opozita dhe sociologët shprehen se shqiptarët janë të kërcënuar nga varfëria dhe është e domosdoshme të ndërrmerren politika sociale.

12 komente në “Banka Botërore: 58% e shqiptarëve jetojë me 5 dollarë në ditë”

  1. Dean says:

    Mos more,si keshtu? Po sikur ”BACA” i gegve i ka rrit pagat si as1 here tjeter ne historine e shqyperise,apo keta te BB-se duhet te jene te paguar nga Opozita kamuniste e shqyperise.

  2. shefqeti says:

    Pse na ngatrroni me kshu gjera te parensishme, lek lek. Ne kemi gjera te rendsishme 100 vjetori, presidenti,statusi kandidat, integrimi, imuniteti i deputetve opozitar te cilve i eshte bere gati kallzimi.

  3. genusus says:

    Eshte papunsia qe con ne varferi.
    Eshte prapambetja qe sjell varferi.
    Eshte mungesa e vizionit per te ardhmen.
    Shoqerite pa vizion cojne ne shkaterrim.
    GENUSUS
    http://www.youtube.com/watch?v=UCNZvBUoxbs
    http://www.youtube.com/watch?v=lCeHMa4r_VE&feature=youtu.be

    1. Timeo Danos et Dona farentis says:

      Me falni por cfare lidhje kane ish triumviratet e Romes me kete patlixhanin qe po sugjeron te shkateroje me nga Shqiperia ime e dashur genusus?
      Leto Jane qellimet e kujt?
      Roma u ndertua nga skllever apo?
      Tani ik dhe komento tek 55 idete tende pa lidhje.

  4. SHQIPTARI says:

    DUHET TE RINI URTE SE PER NDRYSHE E HENGRET ME KEQ, DO RINI EDHE PA 1 DOLLAR NE DITEEDHE PA GJO FARE.. PO CFAR PRISNI O SHQIPTAR, COHUNI DHE BJERUNI KATUNDAR DHE TE PA PUNE, ATIJ QENI SERBE….

  5. e ardhmja says:

    Ja fusin pordhes kot,Une per vete jam vete i katert ne familje, marr 200 mije leke rroge,paguaj 210 mije qerane e shtepise, drita uje, 57 mije leke ilace per gruan dhe per te ngrene apo veshur me ngelet te ha p..cken e grave te pushtetareve dhe politikaneve

  6. lashi says:

    s’dime ke te besojme tani me mire nga te gjithe e di ai popull qe eshte katandisur si mos me keq vetem vrasjet tregojne te verteten

  7. luan says:

    Banka rren Saliu s rren …ka bese Gaddafi derisa ti le si ai.. a ka mendu se do e marri ne qafe fisin e vet deri ne brez te 7…s do e falin as demokratet e jo populli.Saliu ka krijuar nje rrjet po qe do te pergjigjen edhe ato….

  8. realisti says:

    Gjithecka varet ke vendosim ne timon.

  9. United Kingdom says:

    Mire e kane se pensionistet marin nga 80 deri ne 100 mije lek ne muaj! 13 mije eshte uji, 50 mije jane dritat, 2000 leke vajtje ardhje bileta urbanit qe shkojn marrin pensionin (se abone nuk u japin te terve, vetem kush ka shoqeri)

    Keta duhet tja kishin ven titullin “POLITIKANET SHQIPETR JETOJN ME 5000 DALLARE NE DITE”

  10. kondi uk says:

    Nga vendi me rritje me te madhe ekonomike ne bote tani po na dilni xhepa te shpuar te gjithe .Rini urte o delet e Berishes dhe mos beni beebbbbebe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje