Rama, Gruevski dhe Samaras, ndryshe nga Berisha...

26 Gusht 2012, 18:25Politika TEMA

Nga Arben Manaj

Retorikisht në këtë shekull kur etiketohesh “nacionalist”, të marrin për démodé dhe diplomatikisht të trajtojnë si leproz. Aq më tepër në një rajon si Ballkani.

Por nuk po flas për nacionalizm në kuptimin klasik të përkufizimit. Fjala është për mbrojtjen e interesave kombëtare pa i hyrë në hak askujt, as fqinjve, e as dinjitetit tënd personal e mbi të gjitha as atij kombëtar, të sotëm e të ardhshëm.

Pronocimet e udhëheqësit të opozitës shqiptare në lidhje me një kaleidoskop problematiksh me Greqinë, të vjetra apo edhe të kohëve të fundit, përbejnë një risi të pritshme në jetën politike, që duhen vleresuar.

Ato jo vetëm nuk duhen keqkuptuar, por duhen mbështetur nga të gjithë ata, që u ngjethet mishi sa herë këndojnë hymin kombëtar shqiptar.

Mosnjohja e asnjë lloj forme marrëveshjeje me Greqinë për kufirin detar që nuk do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, fqinjesia e mire vetëm përmes reciprocitetit, e në asnjë mënyrë jo përmes koncesioneve të papranueshme ndaj qeverisë greke, denimi i koncesionit te heshtjes se pafalshme te qeverisë shqiptare për ndalimin në kufi të gazetarit Marin Mema e deri tek koncesionet e patolerueshme territoriale siç ishte marrëveshja e turpshme e detit, kishte dhe ka vetëm një emër sipas Rames:Tradhti kombëtare e kësaj qeverie.

Jam i sigurt që pas këtij rikthimi në identitet dhe rilindje te dinjitet kombëtar, do vërsulen ndaj Ramës, taborët politik dhe dipllomatik të qeverisë, që në mënyrë perverse në emër të integrimit evropian do i përmendin atij mungesën e vizionit, të qënit pengues i endrrës evropiane të shqiptarëve, si dhe faktin e të qënit një politikan që nuk duhet të vij në pushtet si i rrezikshëm për fqinjësinë e mirë me Greqinë si vënd i BE-së, ende!

Unë vetëm shpresoj që Rama dhe opozita e sotme, si qeveri e nesërme në pritje, ti përmbahet këtyre qëndrimeve deri në fund dhe të rektifikoj cdo defekt në marrëdhëniet fqinjësore me Greqinë.

Është fatkeqësi që një qeveri e djathtë, të cilat përgjithësisht janë ato që janë më të ashprat në politikat nacionaliste në përgjithësi, në rastin e Shqipërisë, ndjek politika zogolljane.

Është fatkeqësi që në emër të mbajtjes së pushtetit, (ndryshe nga Zogu, në emër të ardhjes në pushtet), të jepen pjesë nga territori shtetëror i vëndit, sic po kërkohet ti jepet një pjesë e detit.

Do jetë fatkeqësi nëse do thyehet rekordi i Shqipërisë së pas Luftes së Dytë Botërore në mosdhënie më territori fqinjëve tanë.

Është fatkeqësi nëse edhe ata që janë mbështetës të flakët të së djathtës, që në retorike janë disi më të spikatur si nacionalist romantik se të tjerët, nuk do të turfullojnë në vetvete të paktën, kur shihet që kërkohet me cdo kusht ti jepet grekut një pjesë e Shqipërisë ujore, shume pranë vëndit të thyerjes maceduniane të rekordëve të vetme të notit.

Kjo nuk do të ishte konsistente as me anatemimet që ata mund ti kenë bërë me të drejtë ndonjë deklaratë apo perceptimi për ndonjë ish-Kryeministri shqiptar në relatat me fqinjët, nën influëncë alkoholi dhe jo esëll.

Nuk do të doja që këto formulime apo qëndrime në politikën e jashtme të opozitës në relacion me fqinjin jugor, të jenë të shtyra dhe të inicuara, nga dhe për shkak të presionit që vjen nga qëndrime akoma më të ashpra nga Aleanca Kuqezi dhe të jenë vetëm, një “kapje territori” në polemikën për këto cështja të nxehta, që kur janë thënë nga Aleanca KZ, janë cilësuar, për mendimin tim, padrejtësisht nacionaliste.

Shqipëria ka nevojë të mësoj paksa nga fqinjët në këtë fushë. Ka nevojë të mësoj pak nga dinjiteti i tyre kombëtar dhe politik, të cilët për cështjet e interesit të tyre kombëtar jane “më PAK katolik se Papa”.

Personalisht, do të preferoja një Kryeministër të ardhshëm të ishte pak më shumë si Gruveski i Maqedonisë, që ka këllqet të mos i lëshoj pe Athinës për cështjen e emrit, e jo më për terrritor fizik. Dhe sic dihet, këtë e ka bërë edhe duke pranuar një kosto të madhe dipllomatike për vendin, duke mos e futur Maqedoninë në NATO.

Madje, duke mos avancuar ndër të tjera shumë, edhe në cështjen e integrimit evropian edhe pse e kanë prej afro dhjetë vjetësh statusin e vëndit kandidat në BE, pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve dhe presionit nga Greqia e padiagnostikuar.

Personalisht, do të preferoja që Kryeministri i ardhshëm i vëndit tim të ishte paksa edhe si kryeministri grek Samaras dhe si grekët e tjetër, që desh bën revolucion edhe pse “pa brekë në mendere”, kur iu sugjerua marrja e ishujve grek si kompensim për borxhet galopante të vëndit.

E kur këta kryeministra fqinjë janë kaq atdhetar në mbrotjen e terrësisë së tyre territoriale dhe simboleve kombëtare, përse u dashka që Kryeministri i Shqipërisë të demostroj se është më kozmopolit dhe më “cool”-er i pahonepsshëm dhe pa ja kërkuar kush të jetë i tillë?!!!

Askush nuk të respekton në botë po nuk respektove veten në rradhë të parë. Kjo vlen sa në aspektin personal aq edhe në atë shtëtoror.

Askush nuk të do në Evropë, edhe pse nuk ta kërkon kush, e përsërisë, duke bërë hovardarin me territorin e vëndit tënd. Por padyshim, të respektojnë akoma më shumë, edhe pa ta shprehur haptazi, kur je reciprokisht luajaj kur mbron interesat e vëndit tënd në cdo betejë, sic bën Kameruni i Britanisë dhe paraardhësit e tij, edhe pse kundër të gjithë të tjerëve, kur nuk lejon cënimin e interesave të vëndit të vet përballë terapive të sugjeruara nga nje Evropë e sëmurë ekonomikisht.

Shqipëria nuk duhet të lejoj më nëpërkëmbje, fyerje apo poshtërime nga Greqia, aq më tepër të jetë e kompleksuar prej saj, jo se ajo është aty ku është sot dhe pritet të shkoj aty ku thuhet se do të shkoj nesërpasnesër, por në rradhë të parë, se vetëm me dinjitet dhe mbi të gjitha dinjitet kombëtar dhe politik, je më mirëpritur dhe më i respektuar si partner, si në Athinë ashtu edhe në Bruksel, edhe pse mund të jesh nga fundi i listës së të varfërve të Ervopës.

 

29 komente në “Rama, Gruevski dhe Samaras, ndryshe nga Berisha…”

  1. homeri says:

    —-Si komentues me ne fund lexoj me kenaqesi artikullin e zotit MANAJ ku ka pasqyruar vlerat e tij si analist – gazetar , si qytetar pateriat etdhedashes i ketij vendi

    1. Mbreti Gent says:

      Pas Shen Naumit te Zogut, edhe ky do fali ndonje pjese te Shqiprise, vetem qe te qendroje ne pushtet.
      Greqia ne krize totale, miliarda borxhe Gjermanise, por mezallah se falndonje ishull te laje borxhet!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

    2. Dean says:

      ”…E kur këta kryeministra fqinjë janë kaq atdhetar në mbrotjen e terrësisë së tyre territoriale dhe simboleve kombëtare, përse u dashka që Kryeministri i Shqipërisë të demostroj se është më kozmopolit dhe më “cool”-er i pahonepsshëm dhe pa ja kërkuar kush të jetë i tillë?!!!…..”

      Pergjigja eshte se eshte Malok INFERIOR dhe FRIKACAK.

  2. bjondi says:

    nuk eshte vetem sali berisha qe po shet shqiperin , a nuk u shit shen naumi,ka nje pervoj te pasur sala nga paraardhesit e tij,pastaj kur nje popull fle gjume, eshte e vertet qe qeveritaret do bejne c’te duan.

  3. Vlora says:

    analize e sakte.

    problemi eshte se qofte gruevski qofte samaras jane ne vendin e kryeministrit, se i ka zgjedhur populli ,,,ndersa berisha ne ate vend e di mire qe nga populli nuk do te ishte kurre,,,,prandaj i duhet mbeshtetja e grekut ne vjedhjet e radhes.

    po kush eshte berisha qe luan me te drejtat tona?!

    ato jane pjese shqiptare dhe jane te te gjitheve.

    le te futet edhe per kete ne referendum, ne duam apo sduam tja japim grekut.

    na takon me kushtetute neve dhe duhet te vendosim po ne.

    dhe kjo gje behet e qarte duke dale te tere ne mbeshtetje te atdheut tone.

    1. Pena says:

      Mor zotni “Vlora”,kij parasysh qe referendumi eshte votim.Por,……..problemi me i madh qe ka Shqiperia sot,eshte se ne Shqiperi nuk votohet,nuk numerohen votat,por vidhen,shiten e blihen si ne pazar te derrave komisioneret.Vetem ne dy qendra votimi : ne Rushdije dhe diku ne Shkoder u duk qarte se si i ka “fituar” zgjedhjet Sali Berisha.Ti,me sa duket jeton jashte,dhe,kur ke kohe,i hedh ndonje sy gazetave,bile ben dhe ndonje koment,me te cilat me shume na ben dem.
      Po te mos qe keshtu,rruga me drejte do te ishte referendumi.Kete e dine dhe femijet,e jo ti,qe duhet te jesh i rritur.

      1. Vlora says:

        O PENA, shum u rrotullove reth vetes dhe ne fund s`na the asgje.

        lexoi komentet qarte, qe te arish ti kuptosh edhe vete ,,dhe te shkruash per te te kuptuar edhe te tjeret.

        flm.

  4. sillo says:

    Analize e sakte dhe mbrese lense ,vetem do te shtoja per zotin Manaj ndryshimi midis kryeministrit tone dhe ketyre eshte se ata e ndjejne pergjegjesine e votes qe i ka besuar populli,kurse ky joni e din tere diten qe e ka pushtetin e vjedhur te votave dhe eshte i papergjegjshem per tu perballur me voten popullore.

  5. Hesapi says:

    Se Rama eshte burre me i mire se Berisha.Va kakare.

    1. shqipja says:

      me fal por kush e hodhi ne gjyq Berishen per detin apo Marika…?Futja gjumit futja ,tjeki e noi t’dredhme e futja kot !

  6. eleYΘeriskepsi says:

    Nje pyetje te thjeshte kam.
    Obama deri Merkel, turkoshaku faqezi ,tashme Rama….!!!!!
    Deri kur shoqeria shqiptare dhe sistemi i tere politik nepermjet propagandes dhe teorive konspirative do investoj per konsum te brendshem ne kurriz te greqis? !!!!

    1. eleftheriqi says:

      Ca muti ke qe vjen dhe lexon ketu moj putane greke, ik moj se na cave trapin. o Mero na cmendi kjo, ketu eshte gazete shqitpare, ne nuk shkojme kurre te dhjesim tek gazetat greke, se nuk na intereson, por tek gazetat tona do themi ca te duam kur ka lidhje me greqine. Kjo greke evgjite bythpalare vjen dhe na derdellit ketu.

  7. Tepelena. says:

    Saktë,Berisha as që krahasohet me dy të lartpërmendurit…as për nacionalizëm dhe as për luajalizëm…diplomatik…Ai,është vënë nën shërbim…(Maqedonia…nuk ka dhjetë vjet kandidate për vend anëtar në BE…ka diçka tek 3-4 vjet…por me politikën që ndjek,nuk do të jetë e afërt dita që do anëtarësohet…)Edhe një saktësim zoti Mane:Kamerun e mbron vërtet interesin britanik,se prandaj është zgjedhur…por,ajo që nuk kuptojmë ne,është se si mund të funksionojë një Europë me dy standarte…Një standart i Eurozonës..dhe tjetri,(standarti Kamerun…) ai i vendeve anëtare të BE,por jashtë zonës së Euros…!Si mund të mos ketë probleme kjo europë…?!

  8. ELISA says:

    Bravo z..Manaj ! Fiks !

  9. pelivan says:

    Ndjehem mire fare,sa here e lexoj Arbenin,per mua(Mbase dhe per shume te tjere) eshte nder me te spikaturit,fshikullon me nje dhembje te mjaltosur…Tani,jam duke pritur nje opinjon te tije per keta aleancistet. A do te mbeten deri ne fund keta qe duken?!

  10. Mentari says:

    Po ashtu eshte more Mano,ai djali i papandreut Edvini eshte “Nacionalisti me i madh Grek(me falni shqiptar>Shko ore fshi bythen me artikullin tend,na e benka te nipin e grekerve(Edvin Ramen) nacionalist shqiptar qe kerkonka te mbroje kufinjte e shtetit shqiptar.Ore kujt ja shet keto teorina qe sjane gje tjeter por gelbaze kunder shqiptarve.Kufiri detar duhet ndare me drejtesi dhe jo me retorike apo mbaje tepandare sepse ai qe ka fuqine me te madhe ushtarake ta e merr dhe e perdor me force kurse ti pastaj vajto breza humbjen.hajt te na rroj i nipi i Papandreut Edvin Rama.

    1. tefta says:

      ME FJALORIN QE PERDOR NE KOMENT ;TI NUK E JUSTIFIKON PSEUDONIMIN MENTARI

    2. Doni ALBO says:

      Shume mire e the po ky eshte nje socialist i perbetuar por harron ose nuk don ta dij se Rama KURRE nuk ka reaguar per faljen e detit Shqiptare te greku, po na lodhi me 21 janarin dhe me zgjedhjet se shihet qarte vetem pushteti i intereson e nuk i rruhet per komb e shqiperi ngase edhe prejardhja e tij jo-shqiptare e bene jo te interesuar per ceshtjen kombetare.

      1. mentali says:

        Ti qenke vertet me pyke se Mentali. Po kush e ndaloi marrveshjen e pare qe e coi ne Gjykatetn Kushtetute more derdimen, a nuk ishte PS me Ramen dhe partite opozitare te vogla qe firmosen peticionin? Ku ne cfare muti shpelle paske qene qe nuk paske degjuar e pare. Dhe sa per Mentalin, te shkerdhefshin Vonjocit, qe jane shqiptaret me pateriot ne cdo kohe, kane dhene gjak per kete vend. Shko fshiji qurret Saliut tani qe te hodhi ndonje kocke bashke me kete Donin prej bidoni.

        1. Doni ALBO says:

          Kete skandal e beri te ditur AK me ne krye myslym pashen kurse PS e ka pas DETYRIM kushtetues e moral ta gjoje ne gjykaten kushtetuese se se paku eshte ne opozite paramendo ta refuzonte do te bente tradhti dhe do te ishte bashkepjesmarres ne krim si berisha.

    3. ILIRET says:

      Trap-tari (tradhetari) ! Ka ikur koha e fjaleve, eshte koha e veprave
      konkrete. Dhe me vepra, Edi Rames mund ti thuash k.r derr, byth jashte , lakuriqs, por kurre nuk mund ti thuash se ka kryer nje veper ne interes te serbeve apo grekeve.
      Tani o i pamend, une po te permend veprat dhe ti do me thuash, cfare eshte babai yt shpirteror SRB-i.
      1- Ne vitin 1992, vuri Janullatosin, spiunin e asfalise Greke, ne krye te kishes ortodokse shqiptare.(Ne se nuk e di pyet)
      2-Ne vitet 1994-1995-1996, kur gjithe bota, bashke me SHBA, i vuri bllokade per naften dhe armet Sllobodanit, SRB-i jot, e furnizoi me nafte dhe armatime, makinerine serbe te luftes, per te vrare e zhdukur kosovaret dhe popujt e tjere te ish- jugosllavise
      3-Ne vitin 1996, shpalli, se bashku me Gazideden, imperializmin amerikan si armikun me te rrezikshem te popujve.(Ne se nuk e di pyet)
      4-Ne vitin 1997, hapi depot e armeve.Ju dha arme militantave te PD, nga komisariatet e policise, gje e cila u be shkak qe populli te vershoj mbi depot e armatimit.(Ne se nuk e di pyet)
      5-Ne vitin 1996 arrestoi heroin e kosoves, komamnadantin legjendar te UCK, Adem Jasharin.
      6-Ne vitin 1996 vrau dhe zhduku aktivistin dhe mbeshtetesin e luftes te popullit Kosovar dhe te shqiptareve ne Maqedoni, Remzi Hoxhen.
      7-Ne vitin 1998 e quajti luften clirimtare te popullit te Kosoves , lufte terroriste dhe fondamentaliste ( lexo shtypin e kohes-RD).
      8-Ne vitin 1998 e quajti UCK, bande terroriste dhe Hashim Thacin, marksist-leninist , tamam sic e quante Sllobodani.( Lexo RD)
      9-Ne vitin 1999 ishte kunder konferences te Rambujese, ku do te diskutohej per fatet dhe pavaresine e kosoves. (Lexo RD)
      10-Ne vitin 1999, ishte kunder nderhyrjes te NATO-s ne Kosove, dhe kunder bombardimeve te saj,se vritej populli liridashes serb.(Lexo RD)
      11-Lejoi greket qe te ndertonin varreza ushteresh ne token shqiptare dhe nuk e ve ujin ne zjarr per mijra cam te masakruar nga greket.
      12-Sot po i fal detin Greqise, per te ruajtur pushtetin si dikur idhulli i tij Zogolli qe u fali serbvet Shen Naunin dhe Vermoshin.
      Leri pastaj, vrasjet si ne Gerdec dhe me 21 Janar e plot te tjera qe mua nuk me kujtohen.
      He mor i pamend! Nje dyzine krimesh ndaj kombit shqiptar ka bere ky spiun i UDB. Ndersa Rama, vetem ju ka tundur palloshin nga plazhet nudo te Frances, me te cilin beri per vete te gjitha grate e forumit te PD-se.
      Kush eshte tradhetari dhe i shituri dhe kush eshte patrioti nbe kete mes?
      Po c’ta bej ty kete pytje! Dhe ti nje spiun e bir spiuni do te jesh!

  11. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kjo lloj analize e ngjarjerve qe kapercen kufirin Shqiptare, cuditrisht eshte nje fushe krejt e pashkelur per gazetarine Shqiptare. Kemi 22 vite qe kane rene fizikisht kufijte e diktatures, por per mendjet e gazetarve Shqiptare kufiri ka ngelur ai qe ishte me pare …
    Rasti tipik i kesaj qe po them eshte rasti i gazetarit Marin Mema. Provoi te kaloje kufirin dhe ndodhi ajo qe ndodhi ….
    Mustafa Nano ishte gazetari i pare qe theu akullin per te shkruar nje artikull kunder nje diplomati hajdut te OSBE z. Woolsprapth …
    Eshte ndoshta hera e pare qe behen parelizma ndermjet politikaneve Shqiptare dhe atyre te pertej ” kufirit “.
    Fatkeqesisht keto lloj analizash me krahasime e parelizma nuk ekzistojne fare ne gazetarine Shqiptare. Nuk ka asnje xite qe gazetat Italiane te medha dhe ato rajonale te mos bejne analiza te hollesishme situates politike dhe ekonomike te Greqise. Shkruajne gjera qe per median Shqiptare as qe mund te mendohet te shprehen per Shtetin Grek. Provoni qe te perktheni nje artikull te Corriere della Sera per greqine dhe do filloni ta kuptoni diferencen !!!
    Asnje artikull nuk gjen per jeten dhe veprimtarine e Ianullatosit. Doris Pack, woosprapthit, krizen e vertete te Greqise dhe ate cfare po kerkon Brukseli dhe Berlini nga Greqia. Z. Etore Sekui perfaqsuesit te BE.
    Shpresojme qe gazetaret e media Shqiptare ta kaloje sa me pare kufirin per te miren e ketij vendi.

  12. Remziu says:

    Analisti ja ka fut kot. Do kapem vetem me Gruevskin qe do zoti kurre mos kthehet nje katil i tille ne vendin tone. Po shkruajte keshtu kunder tij 100/ perfundon ne burg. Maqedonine e ka zene halli si ne me Enverin. Te gjithe jane te stresuar dhe kane frike te flasin. Per emrin nuk eshte Gruevski i pari qe e kundershton. Ai thjesht vazhdon politiken e paraardhersve te tij. Zoteria nuk di gje fare cfare ben ky Milloshevici i vogel ne vendin e tij. Enveri beri bunkere ky ben monumente. Ne jetojme ne demokraci kurse maqedonasit me te vertete ne diktature.

    1. Tosi says:

      O Remzi! Po analisti nuk po shkruan qe Gruevski ne politikes e Brendshme eshte i more. A I keq! Ai po shkruan per politiken e tij per ceshtjen e emrit! E kundershton dot argumentin e tij ne kete pike! Nese po shkruaj pse per kete qe po shkruan z Manaj nuk ka te drejte! Kur lexoni perqendrohuni ne teme dhe mo shkruani kodra pas bregut! Po pres te shkruash ose budallallekun e rradhes ose te mos kesh se cfare te shkruash ! Arben e ke qare analizen! Urime!

  13. Nadia Shabani says:

    Sakte nje analize e perkryer. Nuk mund te krahasohet Saliu me lideret europiane, ky eshte diktator dhe nuk do t’ja dije per interesat kombetare. Ka bere pazare me Greqine se ja ka kerkuar Serbija prandaj kerkon ti fale territore shqiptare Greqise sikur ja ka lene i jati trashegim. Eshte e llogaritur shume mire nga fuqite e huaja si ne 1913 pikerisht ishin po keta qe pervetesuan territore shqiptare deri ne Perveze dhe meqe nuk u ngopen me kaq kerkojne te vine deri ne Korce, Sarande e tere bregdetin e jugut dhe me e keqja eshte se ata nuk duan te kete marreveshje tjeter pervec se ate te 2009-tes se aty eshte copa e majme qe permmban naften. Shume mire zoti Mane, shkrimet tuaja jane shume terheqese dhe te bejne pervete, nuk te merzisin duke i lexuar.

  14. Dukati! says:

    Mentar Sërbo-Greku, antar i bandës berishiane veriore. Tradhëtar permanentë. Kufijt e Jugut u fituan me luftë legjendare nga populli i Jugut, i cili në pjesën dërrmuese ka qënë i besimit orthodhoks. Patriotët e mëdhej si Papa Kristo Negovani, Naum Veqilharxhi, Mihal Grameno, Fan Noli i math, Çajupi dhe qindra të tjerëp jaë shpirti i kombit more injorant Sërb. Në këta patriot është dhe Edi Shqipëtari, nip i kapedanëve shqipëtarë Koleka të cilët shndrisin si drita e Vunoit, në Patriotizmë, kulturë, shtëpiake, pastërtin fizike dhe bukurinë more shëllirë maloku që të vjen era derr dhe shurrë që don shekuj tu zhduket. Laj gojën mizerje kur flet për një familje me breza intelektuale. more thi i fëlliqur dhe mos e hiq veten si verias, sepsa ata shndrisin si bora e thethit dhe jo nmortje Sërba si ti me bandën tënde.

  15. kreshnik says:

    Analize e mire, hiq ate per Gruevskin e Maqedonise…

  16. Nikol says:

    Zoti Mano po perse flet kunder Berishes, babaj juaj ka qene antar i PKSH me gjith Berishen.Ali Mano babaj nuaj sot ka mare strehim politik ne Angli.

  17. Remziu says:

    O Toso nuk po shkruaj sa budallalleqe sa kodra pas bregut. Nuk e pranoj kurre leshimin qe ju be Greqise per ujrat. Dhe nuk duhet ti lihet asnje cm por per kete ka ligje nderkombetare dhe ashtu duhet te zgjidhet. Une e thashe dhe me lart per ceshtjen e emrit te Maqedonise nuk eshte vetem merite e Gruevskit por kjo gje ka filluar qe mbas ndarjes se Jugosllavise kur ky neodiktator ishte femije. Une personalisht kurre nuk do ja deshirroja popullit tim te drejtohej nga nje person itille. Ky eshte nje patriot tamam si Enveri per te gjithe ata qe e dine se cben ai me popullin e vet. Dhe analisti qe pranon me mire Gruevskin duhet ta kete parsysh gjithe figuren e liderit dhe jo nje aspekt. Nuk me duhet patriotizmi kur mbi popull ushtrohet diktature. Une jetoj ne kufi me Maqedonine dhe takohem shpesh me qytetare nga ky vend. Kur tregojne per politiken qe ai ndjek me popullin e vet me kujtohet e shkuarra jone dhe me te vertete te vjen keq. Keto qe ne shkruajme e nuk kemi frike ti themi me goje ne Maqedoni kane frike njerezit ti mendojne. E pra ky nuk duhet marre per shembull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje