Meta i jep zonën industriale të Durrësit personazhit të video-përgjimit. Humbet Kurumi me ofertë më të mirë

26 Gusht 2012, 12:03Politika TEMA
Meta i jep zonën industriale të Durrësit personazhit të

Ilir Meta ka diktuar fituesin e garës koncesionare të zhvilluar për ndërtimin e një zone industriale në Durrës. Njeriu që ka fituar të drejtën për të zhvilluar zonën industriale në Durrës është një tjetër protagonist kryesor i videoskandalit Meta-Prifti, me inicialet B.H.

Miku i ngushtë i Metës me iniciale B.H, fshihet pas kompanive që janë shpallur fituese të garës koncesioneve për zonën industriale në Durrës. Ai do të marrë për 35 vjet disa hektarë tokë në Durrës, tokë të cilën qeveria do t‘ia lërë në dispozicion.

Shpallja e fituesit nga Ministria e Ekonomisë është bërë menjëherë pasi Meta shkarkoi Nasip Naçon, duke e zëvendësuar me Edmond Haxhinasto. Burime në METE bëjnë me dije se ish-ministri Nasip Naço nuk ka pranuar urdhërin e Metës për të favorizuar një kompaninë e mikut të tij në garën koncesionare, çka ka sjell edhe zemërimin e kreut të LSI, i quajtur ndryshe “babai i korrupsionit”.

Në këto kushte, Meta ka planifikuar shkarkimin e Naços dhe zëvendësimin e tij me një besnik, që i zbaton porositë pa bërë rezistencë, siç është Haxhinasto
Pas largimit të Naços, fituese është shpallur kompania e diktuara nga Meta.

“Ministria Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës lajmëron bashkimin e përkohshëm të shoqërive.

Oferta e paraqitur më datë 6.04.2012 për marrjen me koncesion të statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike me statusin “Park industrial” në Rrashbull, Durrës, është pranuar. Ofertuesi, kërkohet të paraqesë pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, brenda 30 ditëve, dokumentet e mëposhtme; Kopjen e vënies në dijeni për formularin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të kontratës koncensionare të nënshkruar. Sigurimin e kontratës sipas formës kërkuar në aneksin VII-4 të DSPK.

Dokumentin bankar që vërteton pagesën e kryer për shpenzimet e publikimit në shumë e përcaktuar sipas shkresës bashkëlidhur. Kjo pagesë do të kryhet para fillimit të negociatave. Në rast se tërhiqeni nga lidhja e kontratës duhet të njoftoni me shkrim”, thuhet në njoftim.

Në garë kanë marrë pjesë edhe kompania “Ylberi sh.p.k” dhe “Kurum”, të cilat janë ankuar tek Avokati i Prokurimeve për skualifikim të paligjshëm. Kompania “Kurum”, i cili kishte dhënë edhe ofertën më të mirë, ishte planifikuar të shpallej fituese, por gjithçka është përmbysur me ndërhyrjen e Metës.

Historia e 6 parqeve industrial

Qeveria vendosi të ndërtojë gjashtë parqe industriale, të cilat do të shërbejnë për ngritjen e industrive të mëdha përpunuese dhe aktivitete të tjera të biznesit. Miratimi për ngritjen e tyre i hap rrugë rritjes së investimeve dhe numrit të të punësuarve, ecuria e të cilave varet nga strategjia që do të ndjekin shoqëritë e mëdha tregtare. Këto të fundit, nëpërmjet tenderit të hapur ndërkombëtar, do të marrin me koncesion për 35 vjet sipërfaqet e lira që qeveria do t‘u lërë në dispozicion. Me vendimin e fundit qeveria i ka hapur rrugë zhvillimit industrial të vendit, pasi ndërtimi i këtyre parqeve kërkon qindra milionë lekë investime, të cilat duhen kryer fillimisht nga pala jonë. Kështu ndërtimi i parqeve industriale po kthehet në një burim korrupsioni, pasi fituesit nuk diktohen nga oferta dhe ligji.

Roli i ministrit

Ministria e Ekonomisë, në rolin e mbikëqyrëses së zhvillimit të zonave ekonomike, bën përzgjedhjet e zhvilluesit të zonave industriale përmes procedurave të përcaktuara me afate kohore dhe me procedurat e garës. Kriteret kryesore lidhen me rëndësinë, prioritetin ekonomik, vlerën e investimit, futjen e teknologjisë së përparuar, nivelin e punësimit, shpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe kapitaleve dhe të tjerë tregues specifikë etj. Çdo propozim shqyrtohej nga një komision për vlerësimin e ofertave, që miratohet nga ministri i Ekonomisë, i cili ka në përbërje, përfaqësues të ministrisë së Ekonomisë, të Financave, nga ministri të tjera të linjës etj. Zhvilluesi i zonës ekonomike pajiset me licencë nga Ministria e Ekonomisë dhe ndjek procedurat për miratimin e projektit të ndërtimit sipas legjislacionit në fuqi.

19 komente në “Meta i jep zonën industriale të Durrësit personazhit të video-përgjimit. Humbet Kurumi me ofertë më të mirë”

  1. Drini says:

    Po detyrimisht do tja jepte meta i monikes. Ajo video nuk ishte loje ciliminjsh, behej fjale per 700.000 euro. Hallall o bythmadh i monika rruspise. Edhe Muc Nano rekomandon koalicion me cdo qelbesire te mundeshme. Po a behet koalicion me mutin, me falni meten?

  2. fl says:

    Po Ilir Meten qe s’ka imunitet a do ta “kap” drejtesia e Sal anti-korrupsionit? Ca mendimi kane katnaret e Sals ketu :)?

  3. lina says:

    I ka ardhur ngordhja ketij thu – thuqit ?! ska turp qe rri ne nje qyp me Meten me K/ hajdutin – le te dal hapur te flas per te vertetat e shkaterruan kete vend nuk pastrohet me kjo e keqe qe kan mbjelle keta te mallkuar.

  4. malcori says:

    shume mire e bejne se sjane as te paret as te fundit,asnje pale ska moral,e ska per te pasur, moral kane vetem artikullshkruesit dhe nuk e kuptojme se ne funksion te kujt e kane ,sepse realiteti eshte imoral koke e kembe

  5. arrori says:

    mire,momire,i zbuloni dhe denonconi gjithe keto poshtersira te ketyre langove.por cfare po i gjen ata vec?ata vetem zgerdhihen me ne,se avazi i tyre vazhdon,biles me me force.

  6. L&M shpk says:

    Ky eshte prioriteti dhe kjo eshte moto e partise tone:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-eshte-lsi.html

  7. Interpoli ne kerkim says:

    More po Prifti mos eshte bere Hoxhe, se i ka humbur figura dhe zeri!

  8. Argita_B says:

    Shqiperia ka nevoje urgjente te zhvilloje industrine pasi qe prej 1990 ajo eshte ne gjendje te mjerushme.
    Sektori i industrise mund te hape shume vende te reja pune, te kontriboje ne rregullimin e balances tregtare qe ka Shqiperia, te nxise brezat e ardheshem te studiojne ne deget teknike e mos harxhojne jeten e tyre duke u “dipllomuar” si juriste apo ekonomiste me shpresen qe te gjejne nje vend pune ne administraten shteterore.
    Pra perpara se sa te na flisni per korrupsion, analizoni ne menyre globale problemin.
    Fakti qe kete koncesion e ka mare miku i Ilir Metes nuk perben shkelje te ligjit, nese keni fakte per kushtet financiare qe eshte mare, atehere analizoni ato duke i sjelle ketu e jo te shkruani vetem thashetheme kafaneshe.

    1. merkuri says:

      ku ti sjellesh???? ta kapesh hajdudun ta cosh tek hajdudi, kush ka me besim pas pafajsise se ilir metes… pastaj palet e interesuara kane vajtur tek avokati i popullit thote artikulli…..

  9. mirand says:

    Ky bisnesmeni me inicialet BH mos e ka emrin Bekim(Bekimi i famshem i viteve 96-97 qe mashtroi nje popull te tere ne Durres)Po qe se eshte ky perplasjani Ilirit ne surat cdo fakt qe dispononi se e shkaterun fare kete vend

  10. karabruni says:

    Ortakeria e Metes me Berishen,sa vjen dhe
    forcohet edhe me shume.
    Ne fakt Berisha Celsat e “Kashtes” mban,
    ne krahasim me Meten,qe mban te famshmin bllok,
    me te cilin kurdis gjithcka qe i shkone neper mend.
    Ai i ka futur Cengelin ne Hunde Saliut dhe e terheq kur ti doje bytha.
    4 Vota,kane zaptuar Shqiperine,dhe ne kete mesele,
    “Merita”pa medyshje i shkon Metes,qe tashme eshte bere
    Profesor i Integrimit te Korupsionit ne Shqiperi.
    Tani ka vetem nje shprese;-eshte ajo qe Camet ta detyrojne Idrizin
    te dale nga ky treg,ku po luan vetem rolin e Pastruesit.
    Ta detyrojne pra kete manikin qe te kthehet ne realitet.
    Dhe kjo te behet mundesisht sa me shpejte qe te jete e mundur,
    pasi me tej do te jete shume vone.
    Ortakeria sot po vepron.
    Ata jane cfaqur me fenomenin e Meta-Morfozes Berishjane.
    Fenomen ky qe per momentin po punone mjafte mire e per faqe te zeze.
    Ky ka perfshire krejt vendin,dhe ky eshte nje problem i madh!
    Si fenomen punon ne saj te ushtrimit te presioneve maximale.
    ku njerezimit po i Meta-Morfizohen enderat,madje duke ju a bere
    te pamundur jo vetem qe te mos ngrejne krye,por as edhe ta levizin
    ate majtas apo djathtas.
    Ky eshte fundi,dhe qe per fatin e keq,fajeson edhe Idrizin
    po qe se do te veproje ne bashkepunim me ortakerine,qofte edhe si
    aksesore.
    Vellezer!Jemi nje shekull ne avance nga shteti i pare Shqiptar
    dhe per ironi te fatit,ne pamjet moderne urbane,ende bejme
    nje jete sociale primitive,Kjo eshte vertete nje fatkeqesi!
    qe kesaj here na e prune peshqesh,Ortakeria me e flliqur
    qe mund te jete shfaqur ndonjehere quajtur Meta-Berisha.

  11. mali says:

    Koqja Edi Rama duhet te deklarohet shume hapur dhe ne detaje rast pas rasti per çvleresimin ( MBAS ZGJEDHJEVE TE 2013)e te gjithA konçensioneve te dhena kunder ligjit dhe ne dem te kombit shqiptar.

  12. ajdin says:

    Une dua 2 metra vende VARRE.Ju lutem oooooozoti Meta mi jep,se te kam xhane.Te flej ne boten tjeter rehat ,pa ty e salen.Ju vafshi ne ferre se atje jeni rehat-rehat,.Gjume te embel qifti Meta-Berisha,ju pafsha ne m………t.te fala rroku nga parajsa.Na………..tobet.

  13. prisni se ka kohë says:

    Po more të dashur vëllezër!
    -Rrimë dhe numërojmë se sa nga pasuria e këtij populli kanë vjedhur dhe sa do të vjedhin deri sa të largohen nga pushteti këta të babëzitur.
    -Mendoj se do të ishte më mirë të thuhet se çfarë aksioni duhet të bëjë ky popull,që të paktën të shpëtojë këto që kanë mbetur,ndryshe kësaj i thonë nënshtrim ose skllavërim i përhershëm ndaj qelbësirave pushtetmbajtëse.
    Çdo ditë vetëm shkrime për vjedhje dhe vrasje.
    -Asgjë nuk thuhet se çfarë dhe nga kush do të udhëhiqet ky popull që të shpëtojë nga vargonjtë e rinj që ka në trupin e tij.

  14. organizata hakmarrja per drejtesi says:

    popull i Shqiperise ne takimin e radhes qe kjo organizate ka kryer ka arritur ne konkluzionin se per te eleminuar perfundimishte kete qeveri vjedhese dhe te korruptuar eshte e nevojshme qe te gjithe ne si popull te organizohemi dhe te kryejme nje krengritje te armatosur per tu ofruar me se fundi nje te ardhme te sigurte ketij populli qe ne shekuj ka pasur gjithmon qeveri hajdutesh dhe pseudopatriotesh.kjo organizate edhe pse ne te kaluaren ka pasur metoda jo te bindshme , per masat e gjera tani ka aerritur ne konkluzionin se historia e popullit tone ka trguar se ne jemi ne gjendje te reagojme kur durimi ka marre fund.edhe pse ne nuk ndajme disa konkluzione me partin allaeanza kuqezi mendojme se ne.qe.se. junk jeni dakorte me linjen tone , atehere ju kerkojme per te miren e kombit qe ne zgjedhjet e ardhshme te votoni per kete parti , pasi eshte alternativa me e besueshme per te ndryshuar rrugen e ketijkombi .Itali sote me 26 gushte 2012. Zyra e re e kesaj organizate qe mund te kontaktohet ne adresen e email qe kjo gazete ka te rregistruar.ne bejme thirrje ne te drejten e lirise te shtypit nderkombetare dhe ne segretin professionalm per te mos informuar organet e drejtesi dhe te polizis te korruptuar ketij shteti.jemi te hapur per çdo dialog dhe polemik me shqiptaret qe me te vertet duan ndryshimin e ketij kombi.ju lutemi , ne kete raste gazetes tema qe te publikoj ne versionin printe kete deklarate pasi eshte jetike per kete popull dhe per kete vende te grabitur nga nje klase politike e korruptuar.Zoti ju bekofte dhe dora jone e armatosur ju ndihmofte

  15. Hajni says:

    T’tana kena me i perla. Jena tu mendu e tu kujtu, mos ka mbet gja, qe kur t’vini ju n’pushtet, jo se nuk doni me vjedh, por nuk ka mbet gja per me e vjedh…

  16. Ben Chicago says:

    ky haxhiu sikur e ka mbiemrin pordha

  17. mergim tari says:

    CFARE KOKE KA XHKJA, PER MARSHALLAH !!!!!!!!

  18. Durim says:

    Bekim Halilaj eshte ky B.H. qe paskeni frike ta thoni edhe ju. Kokrra e katunarit mashtrues, qe perdoret nga katunari Meta si “Presta nome”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje