Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, me anë të një letre publike, ka kërkuar nga ana e presidentit Bujar Nishani, të reagojë në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë kohëve të fundit me Greqinë, duke nisur që nga rasti i gazetarit Marin Mema.
PS shprehet se është për një fqinjësi dhe raport të mirë me Greqinë, por shteti shqiptar duhet të ngrejë zërin për padrejtësitë ndaj shtetasve të saj.
Gjithashtu, PS kërkon nga ana e presidentit që të reagojë në lidhje me negociatat e fshehta që është duke bërë qeveria shqiptare për kufirin detar me Greqinë.
Letra e plotë:
“Edhe pse mënyra e zgjedhjes suaj, por edhe ushtrimi i deritanishëm i detyrës nuk lë asnjë vend për të shpresuar se Ju keni mundësi, aftësi dhe vullnet për të qënë i pavarur nga Kryeministri në ushtrim të detyrës Suaj, po Ju drejtohemi nëpërmjet kësaj letre për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për sa vijon, duke Ju kujtuar njëkohësisht detyrimin tuaj absolut për të respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë pavarësisht preferencës ose diktatit politik.
Aktet tuaja të para në detyrë që filluan me çmontimin e çdo shprese për të rikthyer pavarësinë e gjyqsorit duke emëruar një militant partiak si n/kryetar të KLD dhe vazhduan me kanosjen serioze të pavarësisë së SHISH me emërimin e një militanti të partisë ku Ju e Kryeministri militoni, janë vetëm konfirmimet e para të qasjes Suaj partiake ndaj detyrës, por njëkohësisht, janë edhe barrë që vazhdon e rëndohet me ccmim të pallogaritshëm për vendin dhe qytetarët.
Por në emër të vetëdijes sonë politike dhe qytetare, Ju drejtohemi duke shpresuar se do shmangni bashkëpërgjegjësinë tuaj të rëndë me të gjithë ata që sot po rrezikojnë në mënyrë të pafalshme themelet e demokracisë, shtetit ligjor e të vetë shtetit Shqiptar.
Kemi ndjekur me shqetësim dhe indinjatë incidentin më të fundit, ku një gazetari të mirënjohur shqiptar, iu ndalua hyrja në shtetin grek dhe u shpall persona “non grata” me arsyetimin se përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare” të vendit fqinj.
Ne dhe publiku, jemi tërësisht të ndërgjegjshëm se ky është veç rasti më flagrant e më i bujshëm i një sjelljeje që nuk i përket as kohës kur jetojmë e as vlerave e standardeve të Bashkimit Europian ku fqinji ynë është i anëtarësuar e ku ne dëshirojmë të integrohemi.
Incidente të tilla ka pasur jo pak në harkun e këtyre viteve. Qytetarë të thjeshtë, gazetarë, gjyqtarë por edhe vetë përfaqësuesit politik të shtetit, janë përballur me të njëjtin trajtim aspak dinjitoz në kufirin mes dy vendeve tona, edhe pse faji i tyre i vetëm ka qenë, sipas rastit, shënimi i vendlindjes së tyre në kartat e identitetit, prononcimi në publik për çështje sensitive që meritojnë një zgjidhje bazuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit apo dhënia e vendimeve gjyqësore në përputhje të plotë me ligjet e Kushtetutën e Shqipërisë.
Por ajo që na fyen e indinjon edhe më shumë janë reagimet e dobëta e me gjysmë zëri të autoriteteve shtetërore të vendit tonë ndaj këtyre incidenteve e këtyre veprimeve që shkelin hapur të drejtat themelore të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, e që përbëjnë njëherësh një fyerje të dinjitetit kombëtar të gjithë popullit shqiptar në këtë vit jubilar të pavarësisë së vendit tonë.
Ne çmojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Greqinë e me çdo vend në rajon dhe jemi të përkushtuar ndaj forcimit të këtyre marrëdhënieve të cilat i konsiderojmë të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për mbarë rajonin e mirëqenien e qytetarëve të vendeve tona.
Njëkohësisht refuzojmë prerazi si të papranueshme çdo ide për të reaguar ndaj këtyre incidenteve duke rënë në grackën e inateve e mërive ekstremiste për t’iu përgjigjur me të njëjtën monedhë shkeljeve të drejtave e lirive bazë që gëzojnë qytetarët.
Vendi ynë por dhe qytetarët e kanë vlerësuar tolerancën dhe respektin ndaj fqinjëve si të shenjtë, dhe atëherë kur shtetas, politikanë apo dhe përfaqësues të lartë të shtetit fqinjë, kanë ardhur lirisht në vendin tonë e madje kanë kryer aktivitet intensiv, shpesh herë ekstremist dhe nacionalist duke ringjallur fantazmat e një kohe që duhet lënë pas, por pa u harruar.
Por ne besojmë po ashtu, se incidente të tilla, për më tepër të përsëritura pa asnjë lloj motivi të qenësishëm, ushtrojnë një ndikim tejet negativ në marrëdhëniet mes vendeve tona duke helmuar opinionin publik dhe duke krijuar idenë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk kanë në themel të tyre parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë, trajtimin e njëtrajtshëm dhe reciprok të shtetasve që në çadrën e integrimit europian, detyrimeve ndërkombëtare të ndërsjellta dhe lëvizjes së lirë, përbëjnë parime të patjetërsueshme.
Vlerësojmë se nuk është koha për të pritur por është koha që Ju të përmbushni detyrimin moral e kushtetues duke reaguar diplomatikisht, në mënyrën më energjike, ndaj çdo cënimi të të drejtave e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, çka fatkeqësisht, deri më sot, nuk ka ndodhur nga autoritetet e vendit tonë.
Në këtë kontekst, dëshirojmë t’Ju rikujtojmë një çështje madhore siç është marrëveshja për përcaktimin e kufijve detarë mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë.
Eshtë thuajse e sigurt se këto incidente të përsëritura, nuk përbëjnë klimën e duhur për të zhvilluar negociata për marrëveshjen e detit duke garantuar publikun se do jetë një proces tërësisht transparent, i drejtë dhe i barabartë, larg hijes së nënshtrimit, që do të përmbushë plotësisht e pa asnjë ekuivok detyrimin absolut për të garantuar përtej çdo dyshimi tërësinë territoriale dhe sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë.
Por jemi po kështu të vetëdijshëm se një marrëveshje ndërmjet nesh dhe vendit fqinj për të zgjidhur përfundimisht çështjen e kufirit detar është e nevojshme brenda kushteve për të negociuar dhe përmbushur detyrimet e ndërsjellta në kushte të barabarta, reciproke dhe në përmbushje të parimeve të fqinjësisë së mirë.
Gjithsa theksuam më sipër, përbën një detyrim më shumë për Ju dhe autoritetet e vendit për të ushtruar gjithë pushtetin tuaj me qëllim imponimin e plotë të standardeve të transparencës dhe ekspertizës në çdo hap të negocimit, nënshkrimit, hyrjes në fuqi dhe zbatimit të kësaj marrëveshje.
Çdo tentativë për të arritur një marrëveshje me dyer të mbyllura e mbi të njëjtat parime si ato që hodhi poshtë unanimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do të ishte një shkelje e rëndë, për më tepër e përsëritur, e autoriteteve të shtetit shqiptar në kurriz të interesave kombëtare dhe sovranitetit territorial të vendit.
Përsëritja e të njëjtit skenar, do ju bëjë edhe Ju njëherazi bashkëfajtor me të gjihtë ata, Kryeministrin e Kryetarin e Partisë Suaj në rradhë të parë, që do guxojnë të përsërisin nënshkrimin e një marrëveshje që cënon sovrantetin territorial të Shqipërisë në çdo centimetër katror të saj.
Zoti President,
Partia Socialiste mbështet fuqimisht çdo përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Greqinë, një vend me të cilin na lidh jo vetëm historia por edhe marrëdhëniet e shumëanshme politike, ekonomike e njerëzore. Ne jemi të bindur se forcimi i marrëdhënieve me Greqinë duke gjetur një zgjidhje të pranueshme e të qëndrueshme për çështjet ende të pazgjidhura mes vendeve tona, është jo vetëm një domosdoshmëri për prosperitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë, por edhe dëshira më e sinqertë e dy popujve tanë miq.
Por në pikëpamjen tonë, rruga e vetme për të arritur në këto zgjidhje kalon mes respektit reciprok e të ndërsjelltë, të drejtë e të barabartë, larg frymës së varësisë, në përmbushje të plotë të detyrimit për transparencë ndaj publikut e qytetarëve dhe domosdoshmërisë për qëndrime të qarta të cilat bazohen në aspiratën tonë e të fqinjëve tanë për të respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë.
Ky është një detyrim madhor i yni para qytetarëve dhe të ardhmes së vendit tonë. Historia ka treguar se nuk kursen askënd, veçanërisht ata që harrojnë ose refuzojnë ti shërbejnë vendit të tyre”.
Shumë,shumë mirë.Asnjë koment.
Ore po ky Rama si Ortodoks qe eshte sikur eshte Grekofil sipas ca Komenteve te Kosovareve dhe Malokeve, Ketu ne kete Leter i Kerkoka PRESIDENT NISHANIT TE DEKLAROHET TE POZICIONOHET DHE TE REAGOJE ME RASTET E FUNDIT PROBLEMATIKE NDERMJET SHQIPERISE DHE GREQISE, 1 GJe SKUPTOJ UNE, Oooo keta Kosovaro-Maloket jane Injorante qe e Quajne Ramen FiloGrek, ose Ata dhe Berisha jane FiloGrek dhe keshtu hedhin Balte shajne Ofendojne se ne fund dicka do te mbetet. Sipas Gjasve edhe Ky Berisha Do te shkoj ne Fis si Maloku tjeter A.Zogu do behet, do ta shesi ndonje cop Truall Shqiptar. (Kujdes mos te Keqkuptohen Verioret, Respekt Malesorve, dhe poshte Malokeria)
Epirdhuc pikêrisht ketu êshte qellimi i Ramovicit qe maloket verior t’i bêjê perveti ashtu sikur i ka bere maloket jugorê, pra me genjeshtra te ndyra duke na u hiqurê si patrotê
Epidhuci Satam Ramy, ka Jotam ndonje Epidhuc…. pyte 1 her…
Epirdhuc je njê malok i theksuarê qê nuk dallon dot ngjyrat
ramiz alpinist me fame je.
Ore me jepni nje pergjigje pse Rama eshte ne koalicion me partine greke te Vangjel Dules PBDNJ? A ka ndonje socialist “patriot” te me jap pergjigje?
sa kujtime te bukura!
Ishte koha per spiunllik!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html
E keni parasysh ne ato dyqanet e mobilerise kur ka kondrabufe, vene dhe nje televizor qe ngjan si i vertet por ne fakt nuk esht i tille, eshte nje miniature sa per te krijuar idene. Keshtu me duket dhe ky Mustaqja. Ska president, eshte nje miniatur bukpeshku, vizuale per te dhene idene.
nuk quhet miniature, po butafori
A e ka pare njeri Nishanin? U dashka marre nishan me e gjetë…
Nishani nuk ka bythe te kundershtoje Salen. Megjitheate eshte nje leter qe kerkon edhe pronuncimin dhe angazhimin e pare zyrtar te nishanit. Ketu do te duket nese vertet eshte ai qe premtoi se do te ishte garant i kushtetutes, pra edhe i vendimit te gj kushtetuese, apo do te vazhdoje te beje rolin e vasalit te pazeshem qe vetem miraton ato qe i con kafsha. Ketu do te duket edhe sesa bythe kane ato palo keshilltare qe ka marre dhe qe i paguan sa frengu pulen me leket tona a jane ne gjendje te japin nje pergjigje kushtetuese. Bujari ju degjon dhe ju respekton zoti km
Rurali dhe shpellari Sali nuk pjerdh per kufijt e Shqiperis dhe patriotizmin, ai do vec karriken e kryeministrit,sa per kosovaret ata jan patriota, por kan nje difekt i kuptojn gjerat me shume veshtiresi mbasi jan akoma tribal.Shqiptaret jan nje kudo ndodhen Shqiperi,Kosov,Maqedoni apo Mal te Zi dhe duhet ti gjykojn gjerat si shqiptar jo si verior apo jugor,keto jan koncepte qe i ka futur Sali Vicidoli per te mbajtur pushtetin.
Mustaqe miu eshte thjesht kukulla e Saliut! Kot lodhet PS me kete pleraxhi.
Ptu te dhjeft jevgu mustaqet mor Nishan koqe qeni
Nishani nuk eshte ,,top-i,,qe ta gjuaje Rama si te doje.
Sa mesiper. Me dy fjale. Levizje e bukur.
nuk i kuptoj keta greket e PS?! Prap dun te bajne lojen e shqiptareve?! shqiptare nuk ka ma,kane ngel do ne Epir e ne Itali te jugut,te tjereve ju a shujt rraca.Na,shumica e kombit jena osmane,na dona me jua fal detin Greqise,pikerisht per ti keput krahet nacionalizmit shqiptar.Por ,keshtu ndodh kur harrohen mesimet e sulltanit,dovletit e padishahut.NAVE NA,qe ne kohet e para te perandorise osmane kena bashkepunu me serb,grek ene turq ene paqja ka mbizoteru kudo.
Krejt te keqijat kane fillu me shkollen shqipe,por per fat ,qe me ardhjen ne pushtet te te dergumit te Allahit per Shqipnine,te Sali Berishes gjanat kan fillu me mdryshu.NAVE NA kena bashpenu thelle me grekun ene serbin per te miren e perandorise re se osmane.Po permend disa fakte: thyerjen e bllokades se naftes qe armiqte e perandorise i paten vu Serbise; kundershtimin e firmosjes se marreveshjes se Ramboujet,por ketu ishte faji i UCK,te cilet nuk na degjun; burgosjen dhe pengimin e veprimtarise se organizates terroriste UCK; hapjen e shkollave greke,turke,serbe; hapjen e varrezave greke; faljen e detit; vendosjen e Janullatosit ne krye te kishes shqipe; shkaterrimin e ushtrise nacionaliste shqiptare ; NAVE NA po u falim te gjitha burime tona kryesore firmave greke,turke e serbe,sepse vetem keshtu ndertohet paqja,por shqipet si gjithmone nuk te lejne rehat.Ata jan problemi ketu nder ne.
Ne fushen e kultures,NAVE NA po fshijme perdite nga kujtesa muziken nacionaliste epirote te VACE ZELES,MENTOR XHEMALIT,LAVER BARIUT,POLIFONINE. Ketu tek nave duhet te degjohet vetem muzika e CILJETES,SHEQERES,MIRIT TE XHUBES, SINANIT, HAJDARIT …
HAJT PRA,dita si NAVE NA do te mbillim ene shkollen e fundit shqipe,do te jete dita ma e shenume.
Duhen ndermare aksione konkrete kunder ketij eunuku me mustaqe miu. Nuk eshte president i shqiptareve e si i tille do largohet nga karikja e dhunuar.
Jeni me vonese more perfaqesues te PS,..
Kjo histori po zjen ka kohe, dhe tani na duallet ju me deklarata.
Kete leter derguar nga Grupi Parlamentar i PS drejtuar Presidentit te Republikes Z.Bujar Nishani, efektin e saj une do ta analizoja dhe percaktoja ne disa plane:
Se pari, ne planin politiko-taktik, PS perpiqet thjeshte per te bere “Stuhi ne nje gote uji” duke ngritur probleme qe ne fakt ekzistojne por qe kurresesi nuk paraqesin emergjence adekuate apo prioritet te detyrueshem te qeverise apo te Presidences.
Gjithnje ne kete kendveshtrim, PS perpiqet te largoje vemendjen e opinionit publik ne vend rreth ceshtjes paresore te plotesimit te kushteve per marrjen e statusit te vendit kandidat. Vine re, asnje fjale nuk thuhet rreth ketij problemi madhor per fatet e vendit dhe te shqiptareve.
Se dyti, ne planin e mardhenieve me Greqine, PS perpiqet te rregulloje imazhin e saj te kompromentuar ne syte e oponionit ne vend, duke u hequr si “Patriote e thekur” qe i pikon zemra gjak per “fatet e rrezikuara te vendit”. Kjo e ben me te qarte kete synim, kur ne koordinim me AK, kane ndermarre sulme denigruese ndaj institucioneve qeverisese te vendit perfshire Kryeministrin dhe Presidentin.
Ne fakt, qofte lidershipi i PS qofte ai i AK, e dine por bejne sikur nuk e dine qe cdo mareveshje per percaktimin e kufijve detare me Greqine apo Italine, do te behej brenda kritereve te standarteve nderkombetare te percaktuara tashme qartazi ne Konventat perkatese.
Pra, sigurisht i lidhur me itegritetin e vendit, ky problem mendoj se eshte me teper i karakterit tekniko-administrativ and aspak politik.
Se treti, vihet re nje permiresim i etikes ne gjuhen e perdorur ne kete leter, ku me pare jemi mesuar te shohim mungese te plote te etikes komunikuese apo adresimin ndaj krereve te institucioneve perfshire Kryeministrin, ministrat dhe Presidentin. Por perseri, retorika e perdorur, duke i kujtuar Presidentit menyren e ushtrimit te detyres se Tij, varesine nga Kryeministri apo “Kryetari i Partise se Tij” apo mosbesimin qe Ai, Presidenti do ta marre ne konsiderate kete leter, tregon hipokrizi dhe mungese serioziteti te qarte te lidershipi PS.
Se katerti, lidhur me incidentin me gazetarin permendur ne kete leter: perseri kemi nje egzagjerim e sterhollim te incidentit, kur dihet tashme qe institucioni i Presidences nuk mund te nderhyje ne te tilla praktika dhe procedura, pasi eshte detyra e ekzekutivit, konkretisht e ministrise se puneve te jashtme. Shtuar ketu dhe angazhimin e institucioneve gazetareske profesionale, gjithnje nen rregullimet e masat ndeshkimore te parashikuara ne praktika te tilla.
Se fundi, duke perdorur kete lloj shantazhi lehtesisht te lexueshem per opinionin publik, PS perpiqet te “Vrase 3 zoq” me nje te shtene. Ate te denigrimit dhe injorimit te institucioneve te shtetit dhe funksionit te tyre brenda ligjeve kushtetuese, ate te krijimit te nje perceptimi jo rreal te gjoja te kaosit dhe te anarshise ne vend si dhe injorimin e angazhimeve tashme te njohura te Shtetit Shqiptar ne kuadrin e Aleancave Euroatlantike te Natos, te Keshillint te Europes ku sipas se cileve politikat dhe mardheniet e jashtme te Shqiperise duhet te behen konforme ketyre standarteve dhe aspak sipas deshirave te lobeve pseudo nacionaliste, synimet e te cilave nuk jane aspak te qarta por qe ne fund te fundit cojne uje ne mullinjte e qarqeve ulranacionaliste te fqinjeve. Vini re, po thuaj te njejten politike po vazhdon prej shume kohesh edhe lidershipi te levizjes se Vetvendosjes ndaj Qeverise se Kosoves dhe kryeministrit Thaci.
Shqiptaret e kane kuptuar tashme se bashkeveprimi dhe koordinimi me aleatet si SHBA dhe Europa per ndertimin apo konsolidimin e shtetit jane e vetmja rruge qe siguron progres, prosperitet dhe stabilitet.
po ty zari te coj alpinisti te na besh nje hartim me 200 fjale.
Ik se na cave prosperitetin e stabilitetit te progresit te marresit parabolik nga ku referenca e preferences krijon probabilitietin e aktit kumulativ, o malok.
Nje gje nuk po kuptoj…………c’jane keto negociata,(qofshin ato edhe plotesisht TRANSPARENTE), qe po kerkon PS prej qeverise? Perse kerkohet te negociohet dhe te rishikohet ne menyre transparente per dicka qe eshte absolutisht e vendosur kohe me pare?………. Nuk jane te vendosur kufijte detare ndermjet nesh dhe Greqise?……. D.m.th deri tani ujerat tona kane qene te pakufizuar me Greqine, mund te hynim dhe te dilnim, si ne si greket, sa here te donim ne Korfuz dhe Sarande?????
Kushedi si do ju vij permbare ta perdredhin dhe keta te PS, kur tu vije momenti.
Eshte burim perfitimi per kedo qe do negocioje.
Ngelen si qente ham ham, po ham ham per ndonje kocke, jo per hallet e popullit.
Pse e quani president këtë fekale të Saliut?
ne opinionin tim nje gje skuptoj,perse veni valles rreth e rotull,ne nje vend qe shumica e popullsise eshte me origjine greke,ne rast se u mesuat,u bete moderne dhe ju ha nga mbrapa,kruhuni me serbine,apo aty ju ngeli shara ne gozhde,se ju doli cari dhe de juro ne okb ja u beri te qarte sa te jem une jo kosove,sa vjet keni,qe livadhisni si evgjiti nposhte e larte,sa vjet keni qe i lepini doren perendimit,cfituat,kushte me te keqija nga ato qe jetonit,por cdo pjelle me llogjike kupton,ju nuk jeni njerez,pasi do kishit bere leshime,kishte te drejte titua qe thoshte jemi njerez me bisht,perse per koken tuaj kerkoni maksimumin dhe te tjeret i abuzoni,haritet deri aty te thoni se jeni me te lashte nga greket,pavaresisht se shumica e studiuesve qeshin,dhe ne opinionin tim jeni te ardhur nga gjeorgjia ne periudhen e king hanit,si mercenare te tij,nuk dua te hallakatem,por institutet tuaja mund te bejne analize dna,te pakten per mua 48%,duhet te keni te njejtin gen perbrenda te bastarduar,para se gjithash,nga turqit,serbet,dhe latinet,akuzoni te tjere,por jeni njesh me ta,ata nga karpatet,dhe juve nga jugu i karpateve,negociata perse,duhet populli grk,ne jug te reagoje dhe ti kerkoje,te ndalojne allishverishet,me shtetin meme greqine,o situata jashte kontrollit,ata me ate harte te tjeret me harte njezet e kater milje mbi vlore apo do ju ndihmoje turqia,asaj i ka humbur pordha veren,dhe po shkuat pas avazit te saj,do shuheni bashke me te,do ju katandisim kokposhi nje thele,dhe nuk tallemi,ata qe sot ju lavderojne,do ju kthejne atmet.