Ndryshe nga shumë forca të reja politike, debutimi i Aleancës KuqeZi në skenën politike shqiptare, është pritur përgjithësisht mirë, por edhe me një lloj dyshimi dhe pritshmërie për atë se si do të dal në zgjedhjet e ardhshme.
Shumica prononcimeve dhe denoncimeve të saj kanë prekur akordet e zemrave të shqiptarëve , për shkak të përputhshmërisë së ndjesive që kanë shumë prej tyre me ato cka Aleanca formulon në publik.
Zëri i saj është një thyerje dhe shkundje e admirueshme e letargjisë politike të viteve të fundit e shoqëruar me genjeshtra dhe zhgënjime, me inaktivitet dhe adoptim të rrezikshem me status-quo-n frymëmarrëse.
Lindja e kësaj force apo fryme politike të paprovuar, vetvetiu është pritur edhe më këmbët e para nga ata që ajo sfidon dhe fton në duel. Kuqezinjtë pa mbushur muajin u bën faqezinj, sic ndodh shpesh kur dikush shahet, pasi nuk përballohet dot me argument ose kundër-argument.
Risia e një force të tillë agresivisht mjaft artikuluese, ka tërhequr edhe paralelizma me forca të tjera të cilësuara nacionaliste në Ballkan.
Shkaku ndoshta është se pak forca të tjera politike në Shqipëri nuk kanë arritur deri më tani me kaq efektivitet, fuqi dhe argument të prononcohen imponueshëm për shumë prapshtira dhe deformime të identifikuara në politika decisive pastërtisht kombëtare dhe në raport me fqinjët, të cilët mbesin të pandryshuar në objektivat dhe qëllimet e tyre, sesa në mënyra dhe forma me të sofistikuar për finalizimin e strategjive të tyre të kahershme.
Risia e kuqezinjve qëndron edhe në përqafimin evident popullor të misionit të saj, por edhe në disa nga figurat simbol të kësaj Aleance.
Me një PR të admirueshëm dhe ofensive mediatike konstante , Aleanca KZ, ka arritur të bëhet imponuese në debatin politik në vend, sa përmes anatemimit dhe identifikimit të problemeve, shpesh aq edhe dhënies së terapisë kuqezi për sëmundjet e shoqërise dhe anomalite e saj demokratike.
Por më shumë sesa konstatime prapësish, elektorati i dërmuar shqiptar, normalisht është më i vëmendshëm ndaj rrugëzgjidhjeve realiste për shqetësimet dhe proekupimet e jetës së përditshme.
Ka qëlluar që edhe disa nga politikat dhe synimet e saj të tingëllojnë, debatueshëm, paksa utopike dhe infantile në realitetet politike dhe dipllomatike të kohëv moderne.
Shkak mund të jetë edhe kompleksiteti i vetë problematikës, që në retorikë është shumë me më i lehtë kur je në opozite , sesa në përditshmërine e qeverisjes, politik-bërjes dhe dipllomacisë moderne, sic është rasti i cështjes came.
Sakaq, në fusha të tjera, politikat e saj dukshëm janë shumë më realiste se cdo ofertë opozitare në vënd, por edhe të aplikueshme lehtësisht nga cdo qeveri e ndershme dhe e përkushtuar.
Por gjithësi, kjo Aleanca ka arritur të prezantohet me disa figura mjaft popullore dhe të respektuara, sic padyshim është, simboli i shqiptarizmës, i mirënjohuri Myslym Pasha, Pashait shqiptar të limaneve dhe ujrave shqiptare.
Lufta dhe kontributi i tij në cështjen e kufirit detar me Greqinë, personalisht mendoj se e ka ngjitur atë në piedestalin e burrave të nderuar dhe të respektuar, Heronjve të gjallë të kombit.
Energjia dhe aritikulimi padoreza i drejtuesit të saj Kreshnik Spahiut, e kanë bërë atë në sytë e shumë shqiptarëve modelin e politikanit të ri, ndërkohë për kundërshtarët konsiderohet një riciklim i ardhur nga skalionet e vjetra të pushetit të sotëm.
Padyshim ndër figurat e kësaj force spikat edhe Lisien Bashkurti me eksperiencën politike dhe qartësinë në analizat dipllomatike dhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare .
Por aq sa të rëndësishme janë figurat dhe personalitetet e cdo force të re, po aq vendimtare besoj është edhe aftësia për të mbajtur të angazhuar, e motivuar përkrahësit e saj, që kjo force, pretendon se janë nga të papërfaqësuarit e derisotëm në shumicë numerike.
Aleanca ka nevojë për atë që në anglisht quhet ” the benefit of the doubt” , që e perifrazuar, do të thotë mos të paragjykohet apriori ose thënë ndryshe së “ bashku me dyshimin po u japim dhe shansin që të na bindni ose zhgënjeni”.
Të qënit në opozitë, përgjithësisht është shumë më e lehtë, sesa kur vesh këpucët e pushtetit. Por, është edhe më e vështirë, kur je rishtar, e duhet të bindësh me opsionet që parashtron për të marrë votën, se do të jesh në gjëndje të performosh duke realizuar diferencën , nesër në pushtet, qoftë i vetëm, qoftë në aleancë.
Vetkuptohet që Aleanca ka shumë të panjohura. Është shumë herët të gjykosh sot për mbështetjen reale të kësaj force nga demostrimet dhe mitingjet publike, pasi personalisht kurrë nuk besoj se ato tregojnë vërtetësisht forcën reale të ndonjë force politike.
Janë të heshturit, në dukje të painteresuarit, jo-partizanët e paangazhuar publikisht, ata që janë shumica përcaktuese, që edhe pse mund të jenë të papërfaqësuar, janë deciziv dhe kingmaker-sat e vërtetë në balancat e pushteteve të alternueshëm.
Sa do të mundet, Aleanca KZ të aplikojë në praktikë politikat e anoncuara ose jo deri më tani, kjo mbetet të shihet. Mbetet të shihet para së gjithash, nëse do të hynë në parlamentin e ardhshëm dhe a do të jenë ndikues, sic shpresojnë dhe trumbetojnë në politikat e ardhshme qeverisëse në vënd.
Jo rrallë ecet me parimin “më mirë djallin që njohim” kur përzgjidhet në zgjedhje. Por në rastin e Aleancës, mos ndoshta nuk duhet aplikuar ky parim, sic kanë bërë shumë vënde të tjera në zgjedhjet e tyre në vitet e fundit? !
Në fund të fundit, dihet se cfarë ndodh kur mungon kundrapedali, si në dishezë apo dhe në të tatëpjetë.
Në Shqipërinë e sotme, duhet doemos jo vetëm timon i ri , por domosdoshmërisht edhe kundrapedal i ri, si jashtë ashtu edhe brënda qeverive, për tërë prapësitë demokratike potenciale dhe ato të akumuluara në dy dekadat e fundit.
Forca Aleanca, ti hedhim ne det tradhetaret e Kombit Shqiptar!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/is-he-in-valid.html
O Agush(Arben, apo si ta thon emrin) ik e futi ndonje tas me gjiz se te ben esell a derbardh……
Po te kishe dy pare mënt, nuk do ti shkruaje rreshtat e meposhtem:
“Energjia dhe aritikulimi padoreza i drejtuesit të saj Kreshnik Spahiut, e kanë bërë atë në sytë e shumë shqiptarëve modelin e politikanit të ri,…….”
Kreshniki, mor Arben, ka qen kryetari defacto i pushtetit gjyqsor…Ky gjyqsor ka sot edhe surratin e Kreshnikit…Ne Shqiperi nuk ka me drejtesi edhe fale ketij sistemi Gjyqsor te shperfytyryar edhe nga veprimet e Kreshnikit….
Nuk ka patriotizem me te madh se te perpiqesh qe ne vendin tend, ne Shqiperi, te ngresh nje sistem gjyqsor te pavarur te ndershem dhe te drejt…nje sistem ku jepet drejtesi Jo nje sistem ku prodhohet padrejtesi ne cdo ore, ne cdo minute, ne cdo sekonde….
Por Kreshniki i juej, pergjegjes per kete anti patriotizem real, na del e u bie fort daulleve te patriotizmit……Luftë me Greket dhe Sërbët, luft me dreqin dhe te birin….
Por ja qe problemet madhore te Shqiperise, sot per sot, nuk jane “Armiqtë” e jashtem…..
Problemet madhore te Shqiperise jane Mungesa e Shtetit te se Drejtes, Pushtimi/Kapja e Shtetit nga Bandit Tribalo/Krahinore, Korrupsioni Masiv dhe sistem Gjyqsor jasht cdo lloj kontrolli…
Nuk eshte Kreshniki dhe Pasuesit e Tij te “Miredukuar” zgjidhja per keto probleme…Myslym Pasha eshte shum pak per te ber Makiazhin e Spahise….
P.S. Beno, mos mu merzit( Le qe ku pirdhni Ju Arnalistet per ne popullin e thjesht), po s’tu ndodh gjizë aty afer futi ndonje got dhallë…
Te lumte pushka o arben Manaj se e paske qendis mire kete sahkrim. Aleanca Kuq e Zi do jete force e pare politike dhe Kreshniku kryeminister I shqiperise se bashkuar. I vetmi njeri qe pati forcen te jap doreheqje dhe te leshoj karriken per ceshtjen kombetare.
Arben Manaj jeni gjithmon nga me te lexuarit e medias shqipetare. Do ishte mrekulli nese dhe ju do beheshit pjese e ketij orteku Kuq e Zi. Kreshnik Spahiu I perngjan nje gladiatori dhe te gjithe shpresojme qe ai te vrase edhe “Sal Cesarin”. Komplimente per shkrimin
—Personalisht i besoj ndershmerise njerzore e pateriotike te z. PASHAJ , po keshtu inteligjences dhe aftesive politike e diplomatike te z. LISIEN tashme te njohura nga te gjithe me intervistat e tij. Por dyshoj ne deklarata te tilla dhe jo pak qe AKZ. leshon ne publik qe nuk do te behen aleanca me ps.
—–Keshtu qe vetvetiu ne menyre te natyrshme te lindin dyshime se ne se nuk ben aleance me forcen me te madhe opozitare dhe me partine me elektoratin votues me te madh si do te arrish te permbysesh regjimin e SALIUT ——
——-DHE ju komentues jam i bindur se ne rast votimi ne se AKZ. nuk merr ojese ne kualicionin opozitar edhe pse e fetishizoni nuk keni per ta votuar , sepse jeni djegur nga –qulli –i L.S.I
Arben edhe une ndaj te njejtin mendim me ju. Aleanca Kuq e Zi ka qene levizja qe I ka munguar Shqiperise keto dy dekada. Eshte nje nga levizjet te vilat kombi ka nevoje. Kreshniku, Myslymi, Lisieni jane shume te maturuar dhe kane nje eprsi te forte mediatike ne raport me politikanet e tjere. Kreshnik Spahiu ka force dhe energji me shume se 65 deputetet e PS.
Ti e di qe kld eshte nje keshill pra ka me sh se nje person qe e drejton apo jo? vendimet merren me shumice dhe jo se si do kryetari. shpresoj ta kuptosh para se te shkruash budalliqe here tjeter. klm
Te gjykosh te tjeret duke e quajtur veten etaloni i drejtesise dhe i te vertetes eshte nje dindje e gabuar dhe vete dindja ne dicka kur nuk ke njohje apo ke optike te mjergullt te con ne deshtim !
te thuash qe Kreshnik Spahiu ka qene e keqja e ketj sistemi eshte llogjike e nxehte ! nje njeri ne mest te 14 a 15 anetareve te KLD pska aftesine te ndryshoje apo te shkaterroje nej sistem mendoj se eshte e gabuar, sado i forte sado i artikuluar nje njeri nuk ndryshon nje sistem, nje levizje nje parti me nje lider te fuqishem them dhe ehte e verteuar se po . Kreshnik Spahiu ishte ne nje pozicion qe me dy llustra per Berishen sot ishte o minister i Drejtesise ose ne vend te Presidentit dhe do ishte nje nga figurat me te pakontestuera nga populli pasi ka treguar integritet, bBerisha e berishistet nuk kane dhene deri me sot ndonje shembull te doreheqjes sikur Ai qe mund te emeronte veten ku te donte por Ideali Kombetar , gjendja ku pushteti e ka katandisur me vullnet politik dhe ekonomik antikombetar vendin e beri te rreagoje sikur vite perpara me qeverine Nano, Kreshnik Spahiu eshte njeri parimor dhe do te mbetet gjithmone nje format i njeriut te madh .
O Vlora 1912 ti po na permend Sistemin e drejtesis? Mesa kam degjuar une ne deklaratat e Kreshnik Spahiut Ai ka premtuar nje shtet Ligjor dhe nje pushtet te pa Varur gjyqesor, me ardhjen e AK ne pushtet, Ti Vlora ik Lexo njer rregulloren e Funksionimit te KLD pastaj ajde fol ketu, Z. Spahiu ka shkarku 3 Gjyqetaret qe I dhan pafajesi Delijorgjit,Apo se di kete ti. Ik o Cerr I Saliut ha ndonje Kastraveca. Se keshu ju ka mesu Sala Juve.
O xha braho po ate skandalin e arsidit qe i grabiti me avokat Kreshik? Spahine popullit shqiptare mbi 3 mijlon dollare,a te kujtohet?Kreshnik Spahiu as me pak dhe as me shume por nje dobic i palles se diktatures komuniste qe kerkon me cdo cmim te ruaje poltronet e botes se krim-korrupsionit politiko-shteteror ne te tre pushtetet+ate medjan vizive qe i shkon per shtat.
Po pozicioni si sekretarei KQZ-se i Kreshnikut a te kujton gje,apo nje luge supe e prishur e ngrene nga baballaret tuaj dhe ju ju ben te villi tere jete.Marri dhe krim sebashku.
Kreshnik Spahiu nese do te ishte me bythe te forta dhe jo pinjoll i diktatures komuniste,nuk do te priste zgjedhjet e reja,por do te kerkonte te ngrinte popullin ne demostrata te fuqishme dhe te pa ndalshme deri ne rrezimin e Sali Berishes ketij vrasesi e grabitesi serian qe la pa katandi e femije shume familje shqiptare.Per kujtese kujto dhe deklaratat e Berishes,punoni per familjen time,si dhe une do vras po qe nevoja jo 3 po 30,300 dhe tre mije kush sulmon istitucionet e krim-korrupsionit politiko-shteterror dhe se fundi,populli voton kurse une i numeroj voten.
Ne kete konteks veprash e faktesh bindesh katerciperisht se Kreshniku? juaj nuk eshte as me pak dhe as me shume por nje qen rruqesh qe lef aq sa ja kane dhene lejen mostrat e diktatures komuniste dhe bijte e saj.
Drejtesi e vonuar,drejtesi e dhunuar,nje krim qe vazhdon.
VEPRO TANI.
Jane mijra nena dhe gra te veshura ne te zeza e femije jetim qe presin drejtesi dhe jo mashtrime te rradhes se binjakezimit te diktatures komuniste dhe pjellave te saj.
drejt e ke ne shume gjera qe thua, por nuk eshte nje njeri i vetem ne gjendje te ndertoje nje sistem drejtesie, pasi dhe mundesite ligjore Kreshniku si ka patur te pakufishme. Eshte e gjithe klasa politike ne vend e paintersuar qe te ndertoje nje sistem te ndershem te drejtesise. Si mendon ti se eshte i interesuar Ilir Meta qe te kete gjykates te pa-anshme? kesaj i thone qe ai te coje vetveten ne burg. Po Saliu me Mediun beson se jane te interesuar per nje gjykate te ndershme? Sigurisht qe jo se ne te kunderten qe te dy do ishin ne burg me kohe, per te vraret e Gerdecit dhe per ato te 21 Janarit. Po te tjere deputete e ministra qe jane pasuruar nepermjet korrupsionit galopant qe ka kapur cdo cep te administrates shqiptare a do ishin te interesuar per nje gjykate te ndershme? Absolutish jo, se ne te kunderten s’do kishim korrupsion kudo qe hedhim syte. Pra i dashur mik, nuk eshte vetem Kreshniku pergjegjes per kete gjendje. Besoj se ai e ka kuptuar se duke hipur ne maje te pikamides me te tjere njerez te ndershem e atdhetare do te kete mundesi te ndreqe kete humbetire qe quhet qeveri shqiptare. Te tjerat me mbrapa vijne ngadale ngadale. Le ta shohim se sa me gjithemend e ka Kreshniku dhe ata qe i vejne pas. Mua me pelqen menyra se si ato flasin hapur per problemet e brendshme dhe per ato te marrdhenieve me fqinjet. Keta qe jane sot si PD dhe PS na e kane ulur koken jasht e brenda vendit. Ne politiken e jashtme sidomos cdo qeveri shiptare mbas 90-tes ka qene puthadore e te huajve dhe nuk u ka interesuar interesi kombetar.
Dita dites dilni ktu e flsni e derdellisni,shani njeren pale e mbroni tjetren dhe mbi tgjithe kte vrer qe shfryni e beni qe tshfajesoni veten e juaj per gjendjen e mjeruar qe jeni. Kjo histori ska fillu sot se ka qe perpa se te hapte syt Skenderbeu pushoj ca kohe kur ai ishte gjalle e filloj prap kur ai mbylli syte,
Shqiptaret duke ngrene njeri tjetrin me receta gatimi qe vijne nga ata qe na duan tmiren Nderkombtaret e fuqite e mdha qe vijne ktu me lote ne sy e kritika e ikin me buzqeshje e valixhe me lek. E gatuhen nga guzhunjeret tane ktu sa me miri
Pa shku me tej Shqipria jone e vogel esht thjesht nje han pa zote per kto vampire leku te ashtuquajtur ambasadore, senatore, donatore, apo ca emri doni ju ti veni.
Dhe arsya esht e thjeshte i bejne ktu nShqiperi se ti bejn nvenet e tyre qe i q…et nena per 10 dollar ora i varin per gjuhe po vijne ktu gjejne e bejne.
U shkeputa pak nga Tema e po dal prap qe nkohen e Skenderbeut ne ankohemi e ankohemi dhe domosdo te ku te i pari shtetit nket rast Sali berisha. para tij ishin turqit erdhen italiant gjerman, noli, zogu, enveri(nvecanti ktu qe tgjith kto burra sot qe shajne saliun larte e poshte kur ishte ai gjalle kishin frik tbeshin sh..en pa mare leje)ramizi, saliu, fatosi, iliri, fatosi, dhe ne fund prap i lartmadherishmi yne Saliu.
Shifni ne i ndryshim nga ato qe thashe un mesiper me kto qe beni sot! jo sigurisht qe jo prap ankoheni.
Dhe nmenyren me cnjerezore e shfrytezuese perdoreni nga ato qe do vijne neser npushtet e kane per tja q.. nenen ktij vendi me keq se kto tjeret. e ca do beni ju o mjerane qe pellisni ktu. Tnjejten gje prap nga fillimi do filloni tshani prap ato tjeret. Keni me qindra vjet qe e perserisni kte histori.
Mvjen pert vjell kur shof kte kreshk..ven qe mundohet tperfitoj nga ai popull qe sa ka heq e sa po heq me ndjenja nacionalizmi se aty e kemi tkeqen tashi per tregu kush esht me shum shqiptar e kush kinez. kur ato qe drejtojne kte vend e financojne kte pushtin kuq e zi esht george sorosi me shoke.
Nvent se t’hapni syt tshifni jetet e juja e familjet e juja e tvrisni menjen per ne i jet me tmire mos aty mosne i ven tjeter, vizat i keni ikni. po rrini u merni me sali berishen gjith diten. se ai jua ka fajet per cdo gje.
Po pysni njeher them se cdo familje nshqipri e ka nje qe njef qe jeton
Amerike,Angli,Gjermani,Itali,france,) Greqi a ku di une, po nuk ju doli televizori ti shifni vet pysni i her si esht andej.
Tgjith kto njerez qe jetojne te kto vende i ka then obama,elizabeta,merkeli,hollande e ish berlusconi.
Rrini nshpi llapni gjith diten ninternet se i keni tgjitha gati tsigurume me ship me buk me ilace. Apo i shke…et nena gjith diten duke punu per i cop buk e per tpagujt qeran se ca tepron po sja moren me qef ja marin me zor me gjoba e taksa qe tpunosh 70% per shtetin e po teproj ne i lek nxhep vet. Dhe ju mer tmarumet e tmarumeve qe fjalimet e juaja perfekte kerkoni perfektsi ne nje shtet qe esht hane me shtat porta.
Qe pasurite e tcilit perdoren per fushtata elektorale atje ne ato vende qe ju i mendoni tkulluar. te drejte e pa korrupsion qe nfakt nmendim tpare jane nved ntyre se e bejne korrusionin ktu te ne atje rrine urte.
Blidhni mendjen o Shqiptare leni llafet punoni luftoni per fmite e juj jo per ide qe krijoen e jane kriju nga njerez tjere per tju perdor si dele.
E mos u merni me saliun se saliu ka siguru shtatqind breza per vete ju se dini keni buk tavoline ndarke a skeni
Ti o nje mendim ke te drejte per ato qe arrita te kuptoj. Por,do te ishte mire qe, kush nuk di mire skrim e kendim, te mos dale e t’u jape mende te tjereve se kjo eshte pak kontradiktore.
E perseris edhe nje here qe mbeshtes idete e tua pik per pik.Klm!
PASI RREGULLUAN DREJTESINE, TOPI DHE SPAHIU, DO TE RREGULLOJNE SHQIPERINE…………….A KA DERDIMENE QE E BESOJNE KETE?
jam i nje mendimi me ju z,Manaj
te shpresojme per me mire
cdo force politike qe tregon te verteten e diktaturo demokracise te berisheseshte e mirepritur per ata qe duan shqiperine
O Ben Chicago! Do kesh ngrene ndonje dru te mire ti qe ke kthyer pllaken!
AKZ ka thene se nuk do te kete ne rradhet e saj ish zyrtare te nomenklatures komuniste. Por ju zoti Mane shkruani: “Padyshim ndër figurat e kësaj force spikat edhe Lisien Bashkurti me eksperiencën politike dhe qartësinë në analizat dipllomatike dhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare”. Po ju pyes: A e njihni ju dhe AKZ Lisien Bashkurtin? Ju kujtoj se ai ka qene sekretar i pare i KQ te Rinise ne kohen e PP, anetar i PP, anetar i PSD, ambasador i PD , etj etj ndersa ka studiuar per fagot ne ILA.
Z Manaj ne fakt parimi eshte” nga dy djaj preferoj ate qe snjoh” …nejse e verteta eshte se AKZ sot dominon atmosferen opozitare kundrejt letargjise se Twitter Lovers te udhehequr nga Kryetari Mao.
Nga ana tjeter te “te shtydhesh” AKZ ne tre emra te pervecem eshte diversion keqdashes ne favor te “djajve” qe njohim dhe jo te atyre qe shpresojme qe do te njohim seshpejti ne 2013.
Forca e AKZ nuk eshte as Bashkurti i rimodeluar dhe as te tjere … mjafton te shihni me nga afer ate armate rinore, profesionisht, patriotesh, emigrantesh, me nje shtrirje gjeografike te panjohur politikisht deri me sot.
Mjafton te hapni syte te turbulluar nga alkoli politik i Pinokeve apo Twitters
O antenna e ke gabim! Better the devil you know nuk eshte ajo qe thua ti! Ajo qe ti ke dash te thuash eshte mes dy te keqijave zgjedh ate me te voglen! Pershendetje I dashur ! Me I vemendshem ne mesim !
Mendoj se pika me e forte e AKZ jane fondet dhe PR (marredhenia me publikun) apo me llafe te tjera menyra se si e shesin veten. Me kujton nje dokumentar para ca vitesh te LSI-se qe tregonte kompanine e marketingut qe do i bente te suksesshem.
Menyra se si AKZ kane vendosur te jene te dallueshem ne spektrin e dhjetra partive (dhe kane bere zgjedhjen e duhur nga ana komerciale) eshte te jene agresiv, duke kritikuar “klasen e vjeter” politike dhe duke e paraqitur veten si “wind of change”.
Persa i perket programit, te pakten cka eshte ka dale ne media, do isha dakord me autorin kur thote:
“Ka qëlluar që edhe disa nga politikat dhe synimet e saj të tingëllojnë, debatueshëm, paksa utopike dhe infantile në realitetet politike dhe dipllomatike të kohëv moderne.”
Mendoj qe jo disa, por shumica e politikave te tyre jane te tilla: Bashkimi me Kosoven para futjes ne BE, Kerkimi i Camerise vs ceshtjes se kufijve detare, rihapja e burgut te Spacit (qe ti trembim kriminelet) etj.
Gjithashtu mendoj se figurat e tyre publike jane shume te pakta. Kreshnik Spahiu – ish anetar i KLD dhe drejtues OJQ, i cili papritur kthehet ne nacionalist te thekur. Lisien Bashkurti – personalisht kur e kam degjuar (para perfshirjes me AKZ) ka qene nje personalitet e diplomat goxha i balancuar, por qe sipas standardit te AKZ i perket “klases se vjeter”. Si dhe Myslym Pashaj i cili u be i njohur per kontributin e tij per kundershtimin e marreveshjes detare me Greqine. Te tjeret te pakten per mua jane te panjohur mediatikisht.
Ne perfundim te analizes sime modeste mendoj se nese do vija nje bast per sa deputet do fitonin ne parlament do thoja 1 ose 2. Mendoj se AKZ mund te marre me shume vota ne proporcional se sa ne maxhoritar pasi kur njerzit te shkojne per te votuar eshte e veshtire te votosh per nje te panjohur.
E lexova me interes shkrimin Tuaj, zoti Manaj, por bindja ime eshte disi ndryshe nga e Juaja. Zoti Spahija, qe udheheq AKZ, ka qene kryetar i Zyres se Mbrojtjes se Qytetarit. Mori ca miliona nga projektet qe iu dhane dhe beri nje … vrime ne uje! Qe nenkryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Serish beri stuhi ne goten e ujit! Kohet e fundit ka marre ca plakushe ne krye te udheheqjes se partise se Tij dhe po mundohet te thith rinine me ca parrulla populiste me shpresen se kjo e fundit do te mund t’i fut ne sallen e Kuvendit keta plakusher.Shkurt muhabeti, i dashur Arben, AKZ eshte nje flluske sapuni, sikunder do te jete edhe FRD e Bamir Topit. Se edhe FRD del nga “mushkerite” e partise se Berishes. Ne Shqiperi nuk ka disa parti, por ka disa lidere mashtrues. Kush te mashtroje me shume, ai do te fitoje. Heperhe “ligjin” e ben Berisha permes nomenklatures qe ka krijuar. Nuk do te jete e lehte, per te mos thene se do te jete shume e veshtire te mundet Berisha. Se aktualisht i ka zene dhe vazhdon t’i zere te gjitha shtigjet: ministrine e Brendshme, SHIK-un, Drejtesine, Policine etj.
Tropojani,e Arbenat e sales”tymosni mendjet dhe zemrat e SHqipetareve me shkrimet tuaja….Populli eshte sovran, e asnje qeveri ska fituar kunder tij.
Aleanca Kuq e Zi eshte e vetmja shpres per Shqiperin,PD,LSI dhe PS po e coin shqiperin drejt humneres,. Ta mbeshtesim te gjithe se bashku te behemi dhe ne pjes e Istoris.
Bashkohni me ne kunder tradhetarve dhe mashtruseve qe po na nashtrojne dhe genjen plote 21 vjete…duke shitur gjithshka
AK nuk do jete vetem kundrapedal por dhe timon drejtues. jane e vetmja force politike e cila ka ngritur zerin per problematika qe qeverite ne keto 20 vite i kane anashkaluar. Nese doni fytyra te reja ne politke me energji pozitive duhet qe ne 2013 te gjiteh te votojme per AK. Une do ua jap voten me shume kenaqesi.
Me pelqen sh AK. Do ia jap me gjithe qejf voten vitin tjeter. Pse ta marrin perseri pushtetin keta pleqte e zakonshem? Rinia t’a marre posi!
ore ju faqezinjt e berishes po si nuk e kuptoni se AK eshte e vetmja rrug eshte e vetmja mundesi qe ne Shqiperi te vij nje klas e re politike nje politik ndryshe nje politik kuq e zi qe te jet zeri i kombit shqipetar .ju falenderoj per shkrimin zoti Arben sepse eshte nje kryeveper dhe keta faqezinjt e berishes kan per ta marr pergjigjen ne 2013 kur te dalin ne pension bashk me berishen dhe ramen .cdo i ri shqiptar cdo kuq e zi e ndjen veten ke AK dhe shum shpejt kuq e zinjt do te vin ne pushtet dhe nje drit e re do te vij per kombin shqipetar .
Me pelqen shkrimi juaj z. Manaj dhe jane fjale plotesisht te merituara per Aleancen KuqeZi. Vertet ajo eshte nje force politike e pa testuar akoma por ka treguar nje pjekuri ne menyren e trajtimit te problemeve. Nuk eshte nje force politke frikacake. Nuk ve vetem ne dukje problemet por ofron dhe zgjidhje te tyre. Kjo ne fakt eshte ajo cfare duhet te beje opozita por ata e kane mendjen te merren me ceshtje personale.
aleanca kuq e zi eshte per kete shqiperi
Shqiperia behet dhe do behet vetem me AleANCEN kUQ E zi
Kushe eshte dhe ndihet Shqipetar te bashkohet me rinin kuq e zi
frymen e re qe do e bej Shqiperin…
Parti me baze nacionaliste ka ne te gjithe boten. Per mendimin tim linja e ashper duhet. Prandaj i them Kreshnikut, ne se do te fitoje, te mos e ule as tempin as zerin per asnje cast.
Ai duhet te ngreje peshe zemrat e shqiptareve kudo ku jane, ne radhe te para per identitetin e tyre, te ruajtur ne shekuj, ne lufte qofte nga asimilimi i huaj, qofte nga shitja qe tradhetaret shqiptare i kane bere e i bejne ketij kombi.
Nuk duhet te kete frike se mos prishe marredheniet me fqinjet, edhe nese kerkon teritoret qe padrejtesisht Europa ja ka shkeputur dheut meme.
Nuk duhet te kete frike te kerkoje rikthimin e Shen Naumit, kesaj perle te liqenit te Prespes, te cilen Zogu ja fali Serbise. Po keshtu dhe te asaj pjese te Vermoshit, te cilen askush nuk e permend.
Nuk duhet te kete frike ti kerkoje Greqise, rikthimin e camerise, ndryshe se cfare ben laroja genjeshtar Shpetim Idrizi.
Nuk duhet te kete frike ti kerkoje Serbise, Bujanovskin, Medvegjen dhe Presheven, ku jetojne shqiptare te paster.
Nuk duhet te kete frike ti kerkoje Malit te Zi Ulqinin, kete zymbyl eremire te patriotizmit shqiptar.
Nuk duhet te trembet as nga s’meretveshsecfarejane, maqedonasit.
Te kerkoje me force qe kufijte tokesore dhe ujore te Shqiperise, te jene te paprekshem dhe te patjetersueshem sic e ka dhe kushtetuta jone.Kush guxon te beje te kunderten, te kerkoje me rreptesi, qe vetem ne raste te tilla te aplikohet denimi me vdekje, me varje ne litar.
Dil dhe fol zoti Kreshnik dhe do te shohesh se shqiptaret do te mbeshtesin ne mase. PA FRIKE…
Oj shqiperi e mjera Shqiperi,
Deri me Sot ke vuajtur
Nga shoku Sali
Po ti mos Ki frik
Se tani Kemi Z. Kreshnik.
Per ty Shqiperi Vetem Aleanca Kuq E Zi .
Risite jane ato qe duhen vleresuar dhe te mbeten per tu pare…Aleanca KuqeZi e meriton nje shans qe ti tregoje !!!
Zoti Manaj shkrim I Persosur por ke Arruar dicka te Vogel,
Aleanca kuq e Zi ka mbledhur rreth Saj shum Rini plot Energji, qe do e Zhbielloin Shokun Sali.
O kreshnik o Hero gjithe Shqiperia ty te Do.
Une po iki ne Serbi,
Se atje e ka shipin zonja Liri,
Te besh nje analize korekte dhe dinjitoze eshte detyre e cdo analisti te mirefillte ne menyre qe mendimet e tij te mos bien poshte ne ngjarjet e mevoneshme dhe per kete duhet bere kujdes duke pare se kush jane keta njeres dhe a duhet perkrahur kjo levizje qe po shfrytezon ne maksimum dobesite e opozites reale me Edi Ramen ne krye.Dihet qe Sali Berisha eshte nje koske e forte qe di te manovroje ne momentin e duhur duke siguruar fitoren ne cdo situate.Jam i mendimit qe ky politikan i ralle ne llojin e tij per poshtersi ka hedhur ne fushen e lojes kete parti me zotin Kreshnik ne krye i cili po flet me gjuhen e Berishes ne fillimet e tij ne politike apo rrugen e ndjekur nga injoranti Ilir Meta i cili me slloganin Berisha ne pension dhe gjyq per cka bere mashtrovi shume votues duke bashkuar voten me Berishen dhe duke i lene popullit ne kurris kete maskarade qe po jetojme.Ndiqni me kujdes se si disa parti dikur me opoziten tani po zbythen duke i dhene sinjale Berishes qe ne jemi me ty.Pra shkurt keto jane partite tek ne thjesht per interes per sigurim postesh qe te vjedhin kete popull i cili me mendje lehtesi behet pre e populizmit te ndonje partie si Aleanca kuq e zi.Nuk jane me shume se 9 muaj per te vertetuar se cila parti eshte opozitare e vertete dhe jame i bindur se Berisha do fitoje bindshem ne aleance me partite e reja te cilet jane edhe zagaret e tij qe Ai i financon dhe udheheq duke u cliruar plotesisht nga ILIR META dhe duke zhvilluar luften ndaj korupsionit ku partia e ilirit eshte me e diskredituara dhe ne arenen nderkombetare krijohet bindja qe pluralizmi ne shqiperi zhvillohet me sukses.Eshte po e njejta stradegji e bere nga Ramizi ku partia e punes u shperbe ne shume parti edhe tani PARTIA DEMOKRATIKE ka krijuar marionetat e saj si ALEANCA KUQ E ZI apo Partia e Bamir Topit qe jane aleate te tij.Evetmja rruge qe Berisha te bjere eshte vota plebishitare per PARTINE SOCIALISTE si e vetmja force reale opozitare dhe qe do ndeshkoje pa meshire te gjitha poshtersite e Berishes cdo ngutje do lere kete te fundit ne pushtet i cili per kater vjetet e ardheshme do beje qe te mos kete me komb shqipetar.
Une munde te jem i cmendur por ti Vlora 1912 vetem vlonjat nuk je . Te tradheton gjuha a i vrare kur thua Kreshniki o kokrre malokut. Ore s’keni faj ju se ju ka bere me pare sala .Por majmunit jepi pare sa te duash nuk behet njeri jo ac.
Vari leshte, dhe keta nje mmm jane, po populli i shkrete tani nuk di kujt ti drejtohet, PS, jo, PD, jo, AK po del si fryme e re e paster, por Kreshniku i Spahiajve qenka pak i perlyer me parate e Arsidit.
mmmmm..vetem zhurmen kane te madhe dhe pa ndonje koker fare duken.
Pse nuk votojne ne Shqiperi per kandidatet vete njerezit.
Ne kete pike ku ka arritur politika ne Shqiperi eshte bere shume e pabesueshme dhe nuk ka me moral te marri persiper drejtimin e shtetit, qofte dhe kjo AK e re qe eshte krijuar.
Me ngjan shume si nje skenar i viteve 90, kur njerezit ishin teper entuziaste me krijimin e PD, si zgjidhja e vetme e te ardhmes.
Zhgenjimi eshte aq i madh sa eshte kthyer ne hidherim kombetar.
Me duket e njejta gje dhe me AK.
Shqiptare votoni AK neqoftese nuk doni qe serbi e greku tju vej shqelmin ne fyt tju vij e tju behet zot shtepie e tju poshtroj sic ju kan poshtruar deri me sot duhet te mesojm nga historia e jo te mbyllim syte se perndryshe i kemi mbyllur pergjithmon
Me cfare na garantoni ju qe ndodh keshtu se fjale te bukura thone te gjithe.
Nga e thena ne te bere , te ndan nje mal i tere.
Populli
AK asht froce me respket te madh ne Kosove. Jam magjistrue ne shkencat politike e nderkombetare tash tre vjet. Me pelqen Krshniku dhe shpresoj te serioziteti tij. Ani se ka ken ne Drejtesi, kjo pervoje asht e mire. Ambasador Bashkurti ka 22 vjet qe punon fort per Kosove, Maqedoni e Presheve. E kam pas rektor te Universiteti ne Prishtine dhe profesor per marredhanie nderkombetare. Me vjen mire qe asht perfshi me kontrribu ne AK. Koloneli Pashaj asht patriot i njoftun me respket. E krye se gjithash AK ka rini ,cka do me thane energji. Zoti ja prifte mbare
Prej Peje jam, jurist me profesion dhe ndjek me pasion AK ne Shqipni dhe Vetevndosjen ne Kosoven tone. mue me duken njisoj, se nuk e di a punojne bashke..ani kjo sdihet. Jam gzue kur kam pa ambasadorin Lisen ne Aleanca sa mendja kujt sja rroke. Fort i urte me mendje dhe fort i ditun asht. Kahere na prej Kosove e njehim si ambasadorine cashtjes kombetare e orator i mbaruem. Dikush ka thane qe ka ken me rinine regjimin tjeter. Ani bace, pse ka ken i zoti e kan vue. Mandaj njeri qe ndjek kohen asht burre i mencem e ambasadori Lisen asht boll i mecem. Ah ta kishte pas Kosova loke nji si ai. Kreshniku asht Kreshnik bjeshke e hallall ja bafte zoti. Na i thomi ktej pari se arra qe ka kokra gjuhet..Zoti e rujte ket gazete e Meron Baze