Presidenti Bujar Nishani, më 21 shtator pritet që të vizitojë SHBA-në, ku do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC). Kjo është konfirmuar nga një deklaratë e lëshuar nga NAAC. Ceremonia pritet që të zhvillohet në Gottham Hall në Neë York.
Nga Shqipëria, përveç presidentit Nishani, të konfirmuar janë edhe dy ambasadorët që punojnë në SHBA – ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Gilbert Galanxhi, dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferid Hoxha.
Përveç Nishanit, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe gjashtë ministra të tjerë kosovarë.
Nga Maqedonia do të marrin pjesë dy zëvendëskryeministra shqiptarë të Qeverisë në Shkup, Teuta Arifi dhe Musa Xhaferri.
Ceremonia vjetore e çmimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan mbahet çdo vit, ndërsa sipas organizatorit çmimet nderojnë liderët e dalluar nga Ballkani dhe mbarë bota.
Vitin e kaluar, çmimi “Hands of Hope” i është dhënë ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, ndërsa ishte nderuar edhe ambasadori i ndjerë amerikan, Richard Holbrooke.
Sipas formës së regjistrimit, çmimi për një person që do të marrë pjesë në ceremoni është 350 dollarë, që siguron vetëm hyrjen dhe vendin në një prej tavolinave të thjeshta për darkë, deri në 1000 dollarë, që siguron vendin në njërën prej tavolinave kryesore të darkës, biletën për VIP, si dhe fotografimin me laureatët e çmimeve.
NAAC është organizatë jofitimprurëse e dedikuar për avokim për shqiptarët dhe promovim të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan, duke nxitur politikat demokratike, promovuar respektimin për të drejtat e njeriut, dhe duke zbatuar programe edukative dhe zhvillimore. NAAC përgjithësisht është konsideruar gjatë viteve si zëri i shqiptarëve në Washington.
Ahahaha, ahahaha! Sa aktiv qe eshte mer jahu?!!!!!!!!!!!!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/is-he-in-valid.html
Po e mban rrugen ky mustaqja apo mos na vdes ne avion? Se na ben hatane si komb ndaj them. Dje e pash ne lajme qe nuk mbante dot as flamurin kombetare mustaqja desh ja leshoi mbi koke atij te paralizuarit te lojrave olimpike.
Po Gruaj e mbuluar me shammi e Ambasadorit te OKB-se, Ferit Hoxha do jete atuy??Patjeter! E mbuluar koke e kembe me shami. Eshte vertet FUNNY&WEIRD, kur dalin te dy burre e grua, Ai Ambasador me pak mjeker ajo e mbuluar me shami!! A e kuptoni tani kush na perfaqeson ne OKB??!!
Bujari me nishan do shkoje te marre medaljen qe do i jepet kryeministrit tone per pune te mire qe ka bere per perçarjen e popullit shqiptar.
I quajturi Keshilli kombetar shqiptar-amerikan eshte vene plotesisht ne sherbim te Saliut duke lobuar fort ne Washington ne favor te tij.Drejtuesit verior te ketij keshilli e kan demtur rend demokracin ne Shqiperi, duke nderhyre disa here nepermjet kongresmenit Engel per mbrojtjen e kriminelit Sali Berisha.Ky far keshilli nuk ka asnje lidhje me shqiptaret e Amerikes,por ka parat per te lobuar per nje kriminel si Saliu.
Jam qytetar amerikan dhe shqiptar njekohesisht.Do te ishte nder te prisje presidentin e vendi ku u lindem dhe u rritem por jo kete komandant toge te politizuar skajshem ne sherbim te PD.Prazndaj shqiptare te Brooklyn dhe Bronx or Coneticut bojkotojeni kete taki,lereni ta presin vetem nje grusht verioresh vecanerisht ata te Malit te Zi
Kyj keshill , nuk dime c’ka bere per Shqiperine . Kyj ka bere gjithcka , per regjimin ne fuqi . Rekurton njerez me influence , per t’i sherbyer nje barbari ordiner . Ae di keshilli se Saliu , per te cilin lobon , zyrtarisht ka me pak se gjysmen e perkrahjes shqiptare ? Po korrupsionin e votes , po vrasjet ne bulevard ? Duhet ta vrasi ndergjegja , ne rrast se pretendon te mbroi interesat e shqiptarve . Lobimi preferencial nuk duhet te ekzistoi as si koncept . Si ka mundesi , qe Berishen e takoi Kryetari i Kongresit dhe e pergezoi per sukset , kur gjemat dhe bemat e tij i dine dhe femijte e djepes ?
Keshilli i di vet punet e veta , por Shqiperija e madhe nuk eshte kaq e vogel sa e koncepton kyj . Illo
Se kuptoj cfar don kukella e Sali Berishes ne USA ?
Te gjithe ata qe e konsiderojne veten shqiptar duhet te shkojne ne kete takim edhe ti ngrejne zerin kunder poshtersive qe te gjitha qeverite po i bejne ketij populli, vecanerisht qeveria e tradhetarit Sali Rame Berisha. E di qe shume aty do shkojne per te shtrenguar duart edhe per te mesuar dicka me shume per pronat e tyre ne Shqiperi apo per te kerkuar nje vend pune. Por te pakten, ne kete moment delikat te historise duhet te dallohet shqiptaret patriot nga sahanlepiresat. Edhe Ahmet Zogu me mustaqe ishte..
Ferid hoxha,ai qe shiti detin aq lehte? a ska ne amerke shqiptare per t’i thane “dégage”!
KY MUNDE TE JETE PRESIDENTI I GABELVE POR JO I SHQIPTAREVE….
KETO KOMITETET SHQIPTARE NE USA .Krijohen nga njerez karirista interesaxhinj dhe pa vlere .mblidhen TRE VETA emerohet vete krytari nje e ben zevendes e nje sekretar .e pastaj dalin ne konferenca ku nuk u vete njeri nga mbrapa ,Si njerez pa vlera qe jane flasin ca fjale te mira per Saliun ,Marin nanje financim nga saliu e aq.95 % E KETYRE LLOJ SHOQATAVE ANONIME KRIJOHEN NGA kOSOVARE APO SHQIPTARE TE MALIT TE ZI.