PS: Loja e Berishës me referendumin, për të shmangur përballjen me realitetin e hidhur

28 Gusht 2012, 17:41Politika TEMA

Partia Socialiste është shprehur gjatë ditës së sotme me anë të deputetit Ditmar Bushati, se Berisha prej javësh të tërë është duke u marrë me referendumin e imuniteteve, për të shmangur përballjen me realitetin në vend.

Sipas Bushatit, Berisha kërkon të shmanë situatën e krimit dhe vrasjeve, situatës së zjarreve, korrupsionit, nisjes së bisedave fshehtasi për detin etj.

U bënë disa javë që Sali Berisha flet e përbetohet për heqjen e imunitetit dhe për vendosmërinë e tij për të mbajtur një referendum pa kundërshtar për këtë çështje, duke i bishtnuar përballjes me realitetin e përditshëm që përjetojnë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi; me krimin që po bën kërdinë rrugëve duke marrë çdo ditë jetë njerëzish të pafajshëm; me zjarrin që po përhapet në çdo cep të Shqipërisë, me detin që nuk po nxjerr mësime nga marrëveshjet antikombëtare e antikushtetuese; me thellimin e varfërisë e pabarazisë, si pasojë e privatizimeve plaçkitëse dhe sipërmarrjes klienteliste.

Në fakt, çdo shqiptar e ka tanimë të qartë se zelli i Kryeministrit për heqjen e imunitetit dhe referendumin pa kundërshtar është një përpjekje e dëshpëruar për të fajësuar opozitën për korrupsionin e qeverisë e klientëve të saj, e për të darovitur sadopak nga vetja përgjegjësinë historike për dështimet në procesin e integrimit Europian”, ka thënë Bushati.

Sipas tij, thirrja e Berishës për referendum është qesharake, duke qenë se nuk ka palë kundërshtare. Kjo, duke qenë se PS është pro kufizimit të imuniteteve.

Thirrjet për referendum janë absurde. Referendumi s’ka kundërshtar pasi Partia Socialiste e ka deklaruar prerë me fjalë e vepra dhe në mënyrë të përsëritur se është PRO kufizimit të imunitetit, PRO çrrënjosjes së kulturës së pandëshkueshmërisë, PRO ndarjes së shtetit nga pushteti. Madje vetë drafti i ndryshimeve kushtetuese për imunitetin për të cilin diskutohet në thelb është ai i propozuar nga Partia Socialiste.

Për më tepër, kushdo që i njeh sadopak ligjet e këtij vendi dhe ndjen përgjegjësi për fatin Europian të Shqipërisë, e ka të qartë se nuk ekziston asnjë lloj mundësie që ky referendum pa kundërshtar për të cilin flet Sali Berisha të mbahet përpara ditës kur Bashkimi Europian vendos për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”, tha Bushati.

Gjatë fjalës së tij, Bushati është shprehur se PS shpreson ende tek marrja e statusit, por që të arrihet kjo, duhet të plotësohen të gjitha kriteret, jo vetëm kufizimi i imuniteteve.

Për ne socialistët, integrimi Europian përbën një objektiv kombëtar. Marrja e statusit të vendit kandidat – në këtë kontekst – është një stacion i rëndësishëm në rrugëtimin tonë Europian. Ndaj, të gjitha energjitë, brenda muajit shtator, duhet të përqendrohen tek  përmbushja e 12 prioriteteve kryesore të identifikuara nga Opinioni i Komisionit Europian për Shqipërinë, të cilat nuk mund të reduktohen thjesht e vetëm tek kufizimi i imunitetit.

Më konkretisht:

Ne duam të zhvillojmë diskutimet për paketën e propozimeve të opozitës për reformën në drejtësi dhe votimin për imunitetin në Parlament, brenda muajit shtator, sepse duam t’i japim statusit të vendit kandidat një shans në tetor. Ndërsa Sali Berisha do lojën e referendumit pa kundërshtar.

Ne duam të përmbyllim një orë e më parë reformën parlamentare, sepse duam t’i japim statusit të vendit kandidat një shans në tetor. Ndërsa Sali Berisha do lojën e referendumit pa kundërshtar. Pasi vijon të shkelë Kushtetutën dhe rregullat parlamentare, duke mos u ballafaquar me deputetet  e opozitës në Parlament. E duke e kthyer këtë të fundit në një shtojcë të qeverisë së tij.

Ne duam që brenda muajit shtator Parlamenti të njihet me planin e masave të qeverisë për zbatimin e infrastrukturës zgjedhore, sepse duam t’i japim statusit të vendit kandidat një shans në tetor. Ndërsa Sali Berisha do lojën e referendumit pa kundërshtar”, përfundoi Bushati.

8 komente në “PS: Loja e Berishës me referendumin, për të shmangur përballjen me realitetin e hidhur”

  1. fox says:

    Faktori kryesor qe kryeqelbesira berishe eshte akoma gjalle sot eshte impotenca dhe miopia biblike e opozites.
    Edhe me budallai ne Shqiperi e di qe keto FARSAT E IMUNITETIT jane “finte pa top” te zvarranikut te vicidolit per te shtyre kohen dhe per tu tallur barbarisht me opoziten dhe me opinionin shqiptar.
    Ka ardhur koha qe ne Shtator te ngrihen njerzit per te shporrur drakulen berishe bashke keto manekinet e PS (PARTIA E SPURDHJAKEVE QE I KA PSHURRUR BERISHA 21 VJET).
    Po priten shqiptaret qe pinjolli i shul bushatit apo kumbarit te berishes xhelil gjonit te “luftojne” mafjozet dhe tradhetaret e kombit ky vend do marri fund pergjithmone.

    1. shqiptar says:

      Perfekt lol…kaq e thjeshte dhe e qarte eshte zgjidhja dhe verteta e politikes me kurve qe ka pare historia e njerezimit me qesharake me poshteruse me primitive .

    2. bolja says:

      Fox, ta mban bytha te dalesh te sheshi? Apo te dalin te tjeret dhe ti te ngopesh me demokracine e kulluar. Idiot.

      1. Shnet plako says:

        Bole i nderuar, komenti jote duket te justifikoje emrin qe mban plotesishte ,eshte nji kombinim admirues .Megjithate nuk arroj te kuptoj ate perse nuk i pelqen njerezve si ty E VERTETA FOX !!!
        Te lendon ty nji mendim koment qe i vjen ne ndihme shqiptareve te qartesosjne shikimin e mendojne se duhet hequr dore nga brockullat Orale buthatllinjve qesharak qe vec nji tallje me kte popull nuk eshte zgjidhje per shqiperine?!
        Njeriu me pare duhet te ket te qarte ne koke ate se cdo pastaj pasojne edhe veprimet .”Nqs nuk del foxi ke sheshi ,as ti mos dil plako ” pse budall je ti te luftosh per dike tjeter ?
        Secili lufton per veten e tij jo per te tjeret . Shnet plako

    3. Pellumb Piperi says:

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/i-believe-i-can-fly-official-poster.html
      Pas rekordeve të pabesueshme të notit, alpinizmit, Doktorit i është mbushur mendja se mund të fluturojë! Stafi i tij i bindur, familjarët, mediat e oborrit, e mbështesin fuqimisht Doktorin dhe kanë shtuar edhe një zë në buxhetin e shtetit ( u hoq fare zëri i emergjencave civile ) për realizimin e këtij projekti. Fluturimi do të bëhet me rastin e 100 vjetorit të PAVARSISË së Atdheut, me datën 28 nëntor 2012, nga Bulevardi “Zogu i Parë”.
      Ç’na kujtohet për bela ajo loja që luanim kur ishim fëmijë:
      Fluturon, fluturon, fluturon … gomariiii!

  2. LORA says:

    Ai(dr.dhjeramani) ka 22 vjet qe luan me alibite,ju Ditmir djali e ftoni ne lojen e fatit europian te Shqiperise.
    Kush po tallet me shume me jeten e shqiptareve?????E sigurte eshte qe nuk me jepni besim,o Ditmir pavaresisht se kam nevoje shume per te.

  3. andrea says:

    Guxoni te perballeni edhe me karten *referendum*, te nderuar te PS-se!
    Futuni ne lojen e Berishes, por me 1 kusht: Humbja e referendumit ta largoje nga Pushteti, do te shikoni si ka per te perfunduar. Populli ka kohe qe e ka hedhur ne koshin e plehrave, Plehren Berisha dhe Dinastine e tij, juve nuk arritet ta udhehiqnit Ate per ta bere realitet kete fakt qe ka ndodhur ne zemren dhe mendjen e Tij. Me balerina nuk largohen djajte qe kane uzurpuar Pushtetin qe po e shtyp Popullin, qe po tallet me Te.
    Imuniteti hiqet me pas, kur Djajte te futen ne kafazin e Drejtesise imuniteti per ta s,ka vlere. Liria do te mare vlerat e neperkembura.

  4. sali viqidoli says:

    nje dite keni per ta pare partia jone ka me shku si kadafi ne hale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje