Qeveria heq lekët për çerdhet e kopshtet, fëmijët marrin bukën me vete

8 Shtator 2012, 10:43Sociale TEMA

Nuk kanë të sosur ‘sukseset’ ekonomike të kësaj qeverie. Aq shumë ka përparuar politika sociale e kësaj qeverie, sa më shumë se 950 fëmijë të çerdheve e kopshteve në Fier tani e tutje do marrin bukën me vete pasi qeveria ka hequr grantin që paguante për ta.

Drejtoresha Ekonomike për Arsimin në Fier, Mimoza Moçi, ka deklaruar për Shqip se mungesa e fondeve do të sjellë këtë anomali. Ajo ka deklaruar se kjo gjë po ndodh për herë të parë në Bashkinë e Fierit.

Një ditë më parë u raportua se qeveria ka rritur kuotat ushqimore për jetimoret dhe azilet me plot… 10 lekë.

5 komente në “Qeveria heq lekët për çerdhet e kopshtet, fëmijët marrin bukën me vete”

  1. Gjynah e krim shteteror says:

    Ne nji an shtohet luksi, ne anen tjeter shtoher varfnia.
    Ku je o Migjen?! Na shkruej per Lulin e madh!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/childrens-day-erishajt.html

    1. Hajt se rriten ma te fort me vujtje. Ene Lymi ka heq keq po ja sa lart arriti sot fal besnikrise pa kufi per Partine ne Doktorin. Merrni shemull

  2. e verteta says:

    Ilace tek onkoligjiku i befshin per femijet e niperit e tyre.

  3. LIQUID says:

    Mbas lajmit te berishes se shqiptaret kane te ardhura per 9000 dollare ne vit per fryme nuk ka me nevoje per shtetin dhe shpenzimet e tij ,shqiptari e ka zakon qe i del per zot cdo gjendjeje

  4. HORRI bulevardit says:

    So problem, se dhe ne perpara e kemi marr buken me vehte te mbeshtjelle me gazeten Zeri i Popullit, sot edhe kalamajte ta mbeshtjellin buken me gazeten Rilindja Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje