Gjykata e Athinës rrëzon ndalimin e linjave të autobusit Shqipëri- Greqi

7 Shtator 2012, 22:45Sociale TEMA

Gjykata e Athinës ka vendosur që të rrëzojë si të paligjshëm vendimin për të ndaluar aktivitetin e 22 linjave të transportit ndërkombëtar që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Zyra e shtypit e kësaj gjykate ka bërë të ditur lajmin. Gjykata thotë se vendimi për heqjen e licencave është arbitrar. Gjykata argumenton se deri më 20 shtator këto kompani duhet të dorëzojnë vërtetimet se kanë zbatuar ligjet greke mbi transportin e udhëtarëve.

Gjithashtu, gjykata urdhëroi dhe doganat të lejojnë menjëherë autobusët e këtyre kompanive të fillojnë punën. Në një pikë tjetër të vendimit, gjykata kërkon hetimin lidhur me denoncimet e bëra publike se mbas vendimit të qeverisë helene, fshihen interesa klienteliste të kompanive të caktuara greke.

Pas presionit mediatik dhe publikimit të fakteve shqetësuese lidhur me të ardhmen e këtij biznesi, kanë qenë vetë krerët e Ministrisë greke të Transportit pranuan se vendimi për pezullimin e licensave ishte ekstrem dhe pa bazuar në legjislacionin vendas.

Përfaqësuesit e kompanive reaguan të shqetësuara pas vendimit.

Drejtori i Osumi travel, Andrea Maramathias, la të kuptohet se pas vendimit fshihen interesa të dyshimta.

“Ne jemi një kompani që filluam të operojmë në treg pas detyrimeve që i vuri kompanisë sonë në Shqipëri, ligji grek. Bëmë investim dhe filluam të punojmë brenda detyrimeve ligjore që ai përmban. Na habit fakti që ministria greke në mënyrë të nxituar dhe të paprecedentë, veproi duke na hequr lejen. U bëjmë thirrje të mos na dëmtojnë bizneset tona, pikërisht në këtë kohë që vendi ynë po kalon krizë. Duhet të hetohet kush përfiton nga ky vendim”, tha Andrea Maramathias, drejtor i “Osumi Travel”.

6 komente në “Gjykata e Athinës rrëzon ndalimin e linjave të autobusit Shqipëri- Greqi”

  1. fl says:

    Besoj se ju ben deri diku pershtypje pavarsia e gjykatave te nje shteti fqinj.

  2. Nadia Shabani says:

    E po nuk varet gjykata nga qeveria atje, eshte e panvarur se nuk fut dot hundet qeveria tek gjykatat se i thyejne.

  3. WTF says:

    Drejtori i OSUMI travel qenka grek?A ka ndonje shqiptar te kete firme transport ne Greqi?Por skeni faj ju, fajin e ka Ministria e Trnasportit qe nen masken e liberalizimit te tregut dhe linjave beri degjenerimin e linjave. Le te dali nje transportues autobusash dhe te deklaroje nese i ploteson kushtet e oara per transport nderkombetar, dhe e dyta ne repekton kushtet e licenses? Te gjithe i kemi pate sesi autobuse te linjave te ndryshme ndalojne vend e pa vend e marrin pasagjere rruges a thua se jane furgon e jo linja te rregullta nderkombetare. Transporti nderkombetar i pasagjereve eshte i bazuar dhe ne reciprocitetin e partnerit te huaj. Pala greke thjesht kerkon zbatimin e ketij reciprociteti qe eshte dhe ne marreveshjen dypaleshe. Cdo transportues duhet te kete nje partner grek nga ana tjeter qe te operoje.Dhe ajo qe te vjen per te qeshur qe nje GREK si drejtori i OSUMIT merr te drejten te operoje si transportues shqiptar ose te “punesohet” nga nje firme shqiptare.Ne Europe linjat kryesore nderkombetare per pasagjere lidhin kyesisht kryeqytetet apo qytete te medha, ndersa ne Shqiperi pothuajse cdo qytet ka nje linje me Greqine, shto ketu dhe autobuse qe transportojne njerez per “turizem”. Bullgaria ka vetem 2 linja me Greqine sepse shteti Bullgar mbron interesat e transportuesit dhe tregun, ndersa ne Shqiperi si plas shume bytha atij te Ministrise, mjafton qe ti paguash leket per license

  4. Loshi says:

    Po pse nuk e dini ju qe Osumi Travel eshte i shokut Ilir Meta.Drejtori grek eshte nje mbulim i kesaj kompanie fantazem.

  5. enea says:

    Duhet marre shembull nga Greqia.

  6. UNE TI says:

    Ja pra … kjo eshte gjykate! jo si keto tonat qe jane gjykatat e saliut e ilir metes edhe ato emrat e tjere qe me vjen per te vjelle kur i kujtoj jo ti them! maskarenj qe hani edhe pini gjakun e popullit! do vije dita qe do ti paguani te gjitha hajdute!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje