Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka vendosur që nëpërmjet një udhëzimi të lëshuar në gusht të këtij viti të rrisë nivelin e kuotave të shpenzimeve për ushqime në institucionet publike rezidenciale dhe komunitare të përkujdesit shoqëror. Dhe rritja është befasuese: plot 10 lekë. Lajmin e bën të ditur GSH, që jep edhe disa shifra.
Ndërkohë kjo gazetë raporton edhe se mësuesit akoma nuk e kanë marrë rritjen e pagave, e cila ka hyrë në fuqi prej 15 korrikut. Shkaku është i zakonshmi për Boden: Procedurat administrative. Ç’të bëjë Bode, e ka arkën ‘plot’.
Kurse e përditshmja Panorama raporton se tatimet kanë rritur mbledhjen e të ardhurave me rreth 4 përqind tej planit. Kjo raportohet si një arritje, ndërkohë që periudha e verës ka qenë e tmerrshme për bizneset, që kanë vuajtur nga gjobat dhe kontrollet arbitrare.
Po kemi o plot, mish, qumesht, djath, gjalp, plot kemi o Sillo!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/erdhi-prilli.html
kjo QEFERIA e salise nuk te le te mbledhesh as plerat..kjo QEVERI SHIKON MBRAPA edhe kur DHJE……..
E kam thene disa here,por kot nuk thote populli qe sbie rrufeja ne hale.O zot leket e fukarenjve i befshinm ilace tek onkologjiku.