‘Mrekullia ekonomike’, banorët bllokojnë fabrikën e bakrit në Fushë Arrëz: Na punësoni

4 Shtator 2012, 20:35Sociale TEMA
‘Mrekullia ekonomike’, banorët bllokojnë fabrikën e

Fabrika e pasurimit të bakrit në Fushë Arrëz është kthyer në një mollë sherri mes banorëve atje dhe forcave të policisë mesditën e sotme.

Mësohet se gra, fëmijë dhe burra nga Nushaj e Palaj kanë bllokuar hyrjen e fabrikës, pikërisht në ndërrimin e turneve, me pretendimin se duan të punësohen pasi fabrika është në pronën e tyre, raporton Ora News.

Pa kësaj situate kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për largimin e protestuesve, ku janë shënuar edhe përplasje mes tyre.

Banorët hedhin pretendimet se kompania turke që drejton fabrikën e pasurimit të bakrit po abuzon me ta, ndërsa theksojnë se prej 20 vitesh fabrika shkakton ndotje mjedisore.

Më tej ata shprehen të vendosur se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

7 komente në “‘Mrekullia ekonomike’, banorët bllokojnë fabrikën e bakrit në Fushë Arrëz: Na punësoni”

  1. Beni says:

    Kta maloket mos ta kerkojne te keqen tek Turqit por tek SALI se ai i ka lën pa pune. Por kur s kan çi bejn gomarit i bien samarit. Shkoni te zzyra e Salit o njerez te perendise dhe atje kerkoni pune, mos ua hiqni buken atyre te tjereve qe jane te punesuar se keshtu nuk eshte mire.

  2. info says:

    Si ankohen katunaret,kot fare.A i merrni per koke 9000$ ne vit?Cfare kerkoni mo.Nuk ju dalin?Burre e gru ju merrni 18.000$,lene pastaj me pas ndonje femije te rritur,sa pare boni si familje.Qetesohuni,se masanej Sala bje emigranta prej Azie,se Shqipnia o bo vend me ekonomi te forte.E nigjut Salen sot ne Slloveni?I la me goje hap te gjithe per rrogat qe morin albanezet,vend i zhvillum mor jahu.S’ka problem,jemi pak si bicim mesjete,por me rrenat e Sales jemi Norvegji.

  3. Ore te nderuar fshatare po therisni ore ate te Konfederates si e ka ai KOKA Kola i sindikatave(Kol Nikollaj) se ai ja u zgjidh hallin por bejini nje dore te mire me lek se ndryshe ai nuk ju ndihmon dot.Mereni seriozisht kete propozim se e kini edhe nga anet tuaja MIRDITOR nga fisi i Gjon Markagjonit.

  4. turi says:

    O turq po turku. Beni, xha temi.???

  5. ADMIR says:

    ju ka fiksuar xhaxhi enveri me dallimin e malokut o injorante se po i kini me mire ato te skraparit ose katundeve te tepelenes… mos harroni se cdo person ka deshire te jetoje.

  6. Kola says:

    Ta bllokojne deri ne vdekje se nuk kane çfar presin ne po vdesim per buke,shteti nuk ekziston jane mafioz.Shikoni ku qendron e keqja e madhe per popullin tone.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje