Shpresa tek gjermanët

3 Shtator 2012, 17:53Sociale TEMA

Kompani gjermane kanë shprehur interes për të investuar në fushën e turizmit në zonën e Himarës, në Rivierën e Shqipërisë. Problematike mbetet gjendja e infrastrukturës në këtë zonë.

 

Nga Ani Ruci

Deutsche Welle

 

Në tryezën e punës së kryetarit të Bashkisë së Himarës, Gjergj Goro, është një suvenir: një fragment nga Muri i Berlinit. Pa arritur ta pyes nëse ka qenë në Berlin dhe të shuaj kureshtjen se si ka mbërritur në zyrën e tij ajo copë betoni me peshë historike epokale, z. Goro e hap bisedën pikërisht me suvenirin gjerman. “Ma kanë dërguar nga Berlini një grup investitorësh gjermanë. Ata erdhën këtu në Himarë për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe të investimit në fushën e turizmit. U pëlqyen shumë bukuritë natyrore të gjithë zonës, që nga Llogaraja e deri në Qeparo, fshati i fundit i bashkisë së Himarës. Treguan interes për të investuar në fushën e energjisë, kanalizimin ujësjellsave, dhe përpunimin e ujërave të zeza. Më pas më dërguan nga Berlini këtë suvenir”, tregon kryebashkiaku i Himarës, Gjergj Goro.

 

Për 20 vjet asnjë investim në sektorin e energjisë

Ardhja në Himarë e investitorëve nga Berlini vjen pas një projekti lokal, të ndërmarrë nga vetë Këshilli Bashkiak i qytezës së Himarës, për të zhvilluar turizmin në këtë zonë me bukuri të rralla natyrore, ku vërtet mali përqafon ujërat blu dhe të kulluara të Jonit. “Projekti ynë lokal fton investitorë vendas dhe të huaj të vijnë të investojnë në fushën e turizmit dhe atë të infrastrukturës në zonën e Himarës”, thotë ai.

Projekti në fjalë synon të zgjerojë zonën urbane në 7 fshatrat e Himarës, të realizojë një zhvillim më të organizuar të turizmit familiar dhe atij elitar. Kjo deri më sot ka qenë e vështirë për shkak të mungesës së një sistemi lokal të energjisë elektrike të integruar me rrjetin kombëtar, të kanalizim ujësjellsave, përpunimit të ujërave të zeza dhe për shkak të plehrave.

“Turizmi ka dy komponentë kryesorë: energjinë dhe infrastrukturën. Për 20 vjet nuk është bërë asnjë investim në sektorin e energjisë. Operatorë privatë kanë ndërtuar vetë linja të energjisë elektrike, por energjia është e pamjaftueshme, vjen me tension të ulët dhe dëmton elektro- shtëpiaket si të bizneseve edhe të banorëve. Nuk ka një rrjet transmetimi të energjisë elektrike, projekti për ta ndërtuar është, por nuk është zbatuar. Pa rrjet transmetimi 220 volt nuk mund të pretendohet të kesh turizëm elitar apo të vijnë investitorë të fuqishëm , vendas apo të huaj,” thotë Gjergj Goro.

 

Ujërat e zeza në gropa septike ose…. në det!

Turistët e huaj dhe pushuesit vendas që mahniten me bukuritë e bregdetit të Jonit nuk e dinë që në këtë zonë mungon tërësisht përpunimi i ujërave të zeza. Kjo në vështrim të parë të duket e pamundur por është realitet. Në rastin më të mirë operatorët vendas përdorin gropa septike, në rastin më të keq ato derdhen në det. Operatorët turistikë që përdorin rrugë ekologjike për përpunimin e ujërave të zeza, në zonën e Himarës numërohen vetëm me gishtat e njërës dorë. Kryebashkiaku Goro shpreson se kësaj situate do t’ i vijë fundi nga interesi që kanë shfaqur investitorët e huaj, në radhë të parë ata gjermanë.

 

Mbeturinat – situatë alarmante në rritje

Por nuk është vetëm mungesa e rrjetit 220 voltësh të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe e përpunimit të ujërave të zeza, problem për turizimin në jugun. Ajo që të trondit është mali me shishe plastike apo gjithë llojet e mbeturinave të hedhura buzë përrenjsh dhe rrëpirash buzë rrugës automobilistike. Ndërsa në shëtitoret e asfaltuara që investitorët vendas kanë ndërtuar në zona të reja turistike si në Drimades, lopa është një “turiste krejt e veçantë” që viziton pirgun e mbeturinave, që rrëshqasin nga kazanët plot e përplot të plehrave. Mrekullimi i turistëve nga ujërat blu dhe të kulluara të Jonit ia lë vendin revoltës së përzier me habi për këtë ndotje galopante të mjedisit.

Kryetari i Bashkisë së Himarës shpreson tek ndryshim i situatës në vitin 2013. “Do të shtojmë pikat e hedhjes së plehrave nga banorët në fshatrat e Himarës, do të shtojmë numrin e kazanëve dhe të automjeteve që i mbledhin ato,” thotë ai.

 

Dy standarte të TASK- FORCE – ligji nuk mbërrin në Himarë

Në Rivierën e Shqipërisë ndotjes alarmantetë mjedisit i shtohet një ndotje tjetër: ndotja akustike. Edhe pse qeveria e Tiranës në fillim të sezonit turistik të verës, që sapo lamë pas, lëshoi një direktive të posaçme për ndalimin e muzikes ne lokalet e qendrave turitike, pas ores 24.00, si edhe krijoi madje edhe një TASK FORCE për zbatimin e saj, kjo direktivë nuk mbërriti në plazhet e Himarës.

Ajo që përjetova vetë ishte një kakofoni me volum të lartë të muzikës tekno me kaba përmetare që fillonte në orën 23.00 të mbrëmjes dhe përfundonte në orën 7.30 të mëngjesit. Turistë të shumtë u larguan për të gjetur vende më pak të bukura por më të qeta.

Pavarësisht një TASK- FORCE të ngritur nga qeveria ka probleme dhe defekte në zbatimin e ligjit. Sipas Gjergj Goros janë interesat e pronarëve të klubeve të natës, të diskove përgjatë plazheve dhe të mosfunksionimit të strukturës së ngritur nga qeveria.

 

Gjysma e gotës plot…

Bashkia e Himarës nuk ka shifra për numrin e turistëve që erdhën në plazhet e 7 fshatrave të Himarës. Por për kryebashkiakun Goro numri mbetet në rastin më të mirë i njëjtë me një vit më parë. Pa shënuar rritje. Në shtator fillon realizimi i projektit të bashkisë. Gjergj Goro hedh shikimin tek suveniri i investitorëve nga Berlini. Ai shpreson se ata do të rivijnë në Himarë me projekte konkrete që bashkë me investitorë të tjerë të huaj të sjellin elementët e domosdoshëm në infrastrukture që do ta bëjnë Himarën vërtet një zonë të turizmit elitar.

13 komente në “Shpresa tek gjermanët”

  1. Labi Vlore says:

    Pse i beni te ditura projektet e Gjermanve??Ne rastin me te pare Sali Vicidoli do beje cmos qe keto investime mos te realizohen perderisa Bashkia Himare drejtohet nga PS-ja.Pa largimin e tij nga karrigja e KM,mos pretendoni investime Gjermanesh dhe as Amerikanesh apo nga ndonje vend tjeter.Ai do beje c’mos per mos realizimin e investimeve me hakmarrjen e tij Primitive prej Shpellari.Bllokoi projektin spektakolar te Sheshit Skenderbej,projektuar nga nje studio Belge,nga me te famshmet ne bote,vetem e vetem sepse ishte projekt i Bashkise Tirane nen drejtimin e Edi Rames.Akoma nuk e keni kuptuar psikologjine e urrejtjes qe ka ky njeri ndaj kundershtarit dhe sidomos Jugut te Shqiperise??A e keni pare sa shume ka investuar ne Jug te Shqiperise ne 7 vjet qeverisje,ne krahasim me Veriun??Asgje.Dhe te mendosh qe Jugu i Shqiperise pa Tiranen dhe Durresin perben pothuajse gjysmen e popullsise ne Shqiperi.Mjafton te shikosh numrin e deputeteve.Jugu i Shqiperise ne perpjestim me banoret zgjedh 55 deputete.Elbasani,Durresi dhe Tirana,perkatesisht qendra e Shqiperise zgjedh 59 deputete,ndersa Veriu i Shqiperise zgjedh perkatesisht 26 deputete.

    Veriu 26 deputete
    Qendra 59 deputete
    Jugu 55 depuetet

    Jugu i Shqiperise ka dyfish banoret e Veriut,ndersa investimet nga kjo qeveri nuk jane as sa gjysma e Veriut.Ka investuar Sali Berisha me teper ne Veri sesa ne qender te Shqiperise,qe eshte njekohesisht edhe me e banuara.Investimet ne Vlore jane me te pakta se ne Kukes,qytet i cili per nga rendesia nuk eshte as sa cereku i Vlores,perfshi ketu numrin e banoreve,interesin strategjik gjeopolitik,numrin e turisteve etj.Me vjen keq ta them,por kjo eshte qeveri e Gegev,dhe per kete arsye Geget kane per ta votuar edhe vitin tjeter.

    1. rroku says:

      He mo labush, trap i teri je.
      Ditke te besh llogari zotrote me ato deputete gege e toske.
      Por harron qe gegu Berisha qe praktikisht duhet te marre vetem 26 deputete merr 71 te tille, pra i bie qe i gjithe jugu te votoje per te.
      Kesaj cfare i thua mo labush me gjysem opinge.
      Llogjika me e thjeshte te con ne ate qe shqiptaret nuk votojne veri jug e jug-veri por votojne partine, programin dhe liderin.
      Mesoje tani se lepuri fle gjetke dhe jo atje ku mendon ti laro-labi.

  2. 1 says:

    cfare ti besh bollanos,per 8 vjet,ne vend qe te punonte per qytetin punonte per grekun duke shkulur tabela,fytyrmuti!
    Por Himaren do ta bejme,pavaresisht bashibozukeve greke,qe e duan cope cope…

  3. tourkofagos says:

    Xeimara,eshte greke dhe do te mbetet nje e tille,pavaresisht se turkoshaket kerkojne qe ta bejne si Lapraka e shallvareve apo bregu i Diraxios[Durresit] ku muti dhe korat e shalqinit te marrin frymen…..

    1. Papa Jani says:

      qenke kthyer nga pushimet nga alvania more kromoskilo. Kishe tere gushtin qe nuk ke thene nje fjale apo s’kishe internetika ne kasollen tende qe vjen era kakerdhi dhie.

      1. tourkofagos says:

        arapi mou,ne jete ka gjera me te shtrenjta sesa te merresh me gyzele kokecepa si puna juaj…..kshq pushime te rehatshme ne brigjet e bekuara nga Zoti ne Santorini jo te gjithe kane fat te bejne.
        sa per ”kasollen” time,qe nuk bie era turkoshak mendoj se ka nje kosto 350000 evro….meraba cok gyzel i Davoutoglou-t.

    2. skelari says:

      KALOSONE TO PALIKARI TURKOFAGOS…..ESHTE GREKE (POR E PAVARUR HIMARA DO TE QENDROJE SI MIJERA VJET) FILE. PSE QE TA MARIN VESH EDHE KETA ALBANOSTANET MUSLUMANE. ZOTERIA QE ESHTE INTERVISTUAR, KA CUAR NE 200% TAKSAT VENDORE,,,PAS DO TI VIJE SIRAJA, SE KA PREMTUAR SE DO TI ULTE PO TE FITONTE ZGJEDHJET. FLET PER LLOZHRA DHE ENERGJITIKEN KUR TOKA NUK ESHTE REGJISTRUAR ENDE DHE KERCENOHET DITA DITES NGA NACIONALISTO POLITIKO ALBANISTANO MAFIA. FLET PER TURIZEM ELITAR, KUR VETE I KA DHENE LEJE TE SHKATEROHET PLAZHI NGA VENDIMET E KESHILLIT BASHKIAK, SI RASTI SAMIR MANE QE I KANE DHENE TE MENAZHOJE PLAZHET PER 25 VJET.(POPULLI FLE GJUME, SHPEJT DO TI MESOJE SE CFAR VENDIME KANE ARRITUR TE MARIN KESHILLTARET E BASHKISE NE KURIZ TE SE ARDHMES TE FEMIJEVE TE TYRE).

  4. Ilir says:

    Ky labi vlore me mire do ti shkonte, lepi verren se do te gjesh te saateme. Ore karrabush haxhi qmilist, po ti ke futur ne llogari edhe motrat tuaja qe i keni cuar me gomone ne itali? Ato mos i numero, po numeroi pompat qe kane bere.

  5. qerramudhi says:

    Pse ju mendoni se do ndodhin kto gjerat qe shkruhen ktu ???? Bregu pos pati aeroporte nuk ka per te pase as turizem . Gjitha te tjerat jan perralla me mbrete . Qe mos te lodheni shume shifni Greqine shumica eshte me dete po jo gjitha zonat e greqis kan turizem . Turizem kan vetem zonat me aeroporte .

  6. Bujari ju degjon says:

    Pse akoma nuk paska kabina 220 volt-she ne Himare?O njerez te gjithe qeveritaret nga 92 deri me sot duhet te futen ne burg,me nga 25 vjet secili.Si nuk kane turp qe dalin neper tv,gazeta dhe flasin per zhvillim,integrim,lere pastaj kur del super maloku mashtrues qe flet per rekorde ekonomike dhe idiotesira te tjera,O bo bo,aty ska drita,ose vjen tensioni si qiri,dhe flasin edhe per turista dhe turizem.Akoma mesjete.

  7. genc says:

    S’ma ha mendja se i bije rradha himares per investime nga gjermani, kur ka ishuj greke qe i japin per nje cope buke.

  8. Dike Mullai thote- says:

    Keqardhje per disa Komente! Qe nga Jugu ne Veri Shqiperia eshte NJI! Ne kete ‘Demokraci’ZEZE jemi ndare jo vetem ne Jug-Qender-Veri, por dhe brenda Qarqeve,Rretheve,Bashkive,Komunave- pse jo dhe brenda familjeve! Synimi Perca e Sundo eshte bere realitet. UJKU e ka me te lehte te shqyeje edhe Demat kur rrijne vec e vec! Te ndare:-Te Djathte,te Majte dhe Asnjanes. Por ka edhe Bastarde! Nuk eshte CUDI kur hidhen si Pleshti nga e Majta ne te Djathte,ose anasjelltas, si te ‘fryje Era’.Sot kemi qindra familje te krijuara nga martesat Veri-Juge; martesa me Fe te ndryshme. C’na NDAN(?!) Pashko Vasa:-“Leni Shqiptare Kisha e Xhamija, Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria!” (Mos ka qene Komunist ?!) Rilindasit Shqiptare nga Jugu-Qendra e Veriu kan dhene nje kontribut te cmueshem per forcimin e Unitetit te Kombit Shqiptar. Edhe sot ka Mendje te Ndritura,por Sehirxhij. Eshte Fatkeqesi qe ne keto 22 vjet “UNITETI” eshte zevendesuar me “PERCARJE”, duke i lehtesuar punen “UJKUT”. Qe te mbijetoje ky Komb Zgjimi i Shqiptareve ne Prag te 100 VJETORIT te Pavaresise Eshte Nevoje URGJENTE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje