Aleanca KuqeZi ka mbajtur një tubim në stacionin qendror të trenave në Tiranë, për të shpalosur një nga strategjitë e saj për sektorët strategjik të ekonomisë, komunikimit dhe transporteve. Nën sloganin “22 vjet Shqipëria pa shina e binarë”, sekretari për turizmin, urbanistikën dhe transportet, Kristi Andoni deklaroi se: “Shqipëria nën qeverisjen e demokratëve dhe socialistëve këto 22 vjet ka njohur mjerimin dhe dhunimin e sektorëve strategjik publik. Vizioni 22-vjeçar ka qenë dhe është: degrado, përvetëso dhe ripaketo për nevoja klienteliste”.
Ai vijoi më tej duke thënë se në 22 vjet, “demokratët dhe socialistët e katandisën shtetin pa asnjë tren elektrik, pa asnjë tramvaj, pa asnjë avion dhe asnjë traget që të jenë në administrim dhe pronësi të shtetit shqiptar.
22 vjet demokratët dhe socialistët nuk shtruan asnjë metër trase hekurudhore .
22 vjet demokratët dhe socialistët nuk ndërtuan asnjë stacion të ri hekurudhor.
22 vjet demokratët dhe socialistët grabitën shinat e hekurudhave për ti shitur për skrap,
22 vjet demokratët dhe socialistët nuk ndërtuan asnjë sistem hekurudhor elektrik, 22 vjet demokratët dhe socialistët dëmtuan edhe sistemin e ndërtuar me punë vullnetare gjatë sistemin komunist, 22 vjet demokratët dhe socialistët na lanë vendin e vetëm në Evropë pa sistem hekurudhor në gjithë vendin. 22 vjet demokratët dhe socialistët nuk ndërtuan as tren elektrik, as tramvaj, as trena nëntokësor. 22 vjet demokratët dhe socialistët i kanë lënë shqiptarët ende me trena kinez dhe lokomotiva ruse.”
Sipas Aleancës KuqeZi, në këto 22 vite Shqipëria mbeti pa shina e binarë në qeverisjet e demokratëve dhe socialistëve. Ao premtoi se një nga tenderimet e para publike do të jetë forcimi i sistemit hekurudhor duke filluar nga ndërtimi i menjëhershëm i sistemit të trenave elektrik të linjës Tiranë-Durrës-Kavajë-Lushnje-Fier-Vlore.
“Investimi i qeverisjes kuqezi në këto linja synon të rrisë ndjeshëm frekuentimin e zonave turistike por edhe të lehtësoj lëvizjen e qytetarëve apo turistëve. Mijëra studentë apo të punësuar hyjnë dhe dalin çdo ditë në Tiranë për shkak të studimeve apo vendeve të punës. Si në çdo kryeqytet të botës Tiranës i duhet një sistem integral dhe i kombinuar nga të gjithë mjetet dhe rrugët e transportit rrugor apo hekurudhor.
Pas më shumë se dy dekadash kaos dhe shkatërrim të sistemit nga qeverisjet demokrate dhe socialiste Aleanca KuqeZi do të zbatojë me forcë futjen e Shqipërisë në binarët e një sistemi të planifikuar ekonomik mbarë kombëtar të bazuar në nacionalizmin ekonomik”, përfundon deklarata e Aleancës.
Shqiperia jo vetem ka ngel pa shina dhe binare por dhe lokomotiva politike e mbushur plot me krokodila te vjeter. Koha te gjithe ti Bashkohemi Lokomotives Kuq E Zi per te sjell nje model politik te Ri ne te madhen Shqiperi.
Ku kane jetuar keta liderat e AKZ? Ne Mars? Edhe ne qe kemi 22 vjet te emigruar e dime qe 20 vite me pare qe Shqiperia ka 22 vjet pa shina e pa binare. Dime edhe me shume; Pa mashinist! VETEM FATORINO KA, QE MBLEDH LEKET!DHE NIK SPAHIU KA QENE FATORINO PER 20 VJET TE PAKTEN!
Hi syve hidhuni atyre qe jeni mesuar!
Populli nuk e ha me sapunin per djathe!
Meqe karten me te forte keni nacionalizmin;
Ku e keni Ismail Qemalin?
Ku e keni Bajram Currin?
Ku e keni Skenderbeun?
Ku e keni Avni Rustemin?
Ju keni vetem nje Patriot si Myslym pashaj dhe nje hamza si Nik Xhel Spahiu!
Sqaroni suportin financiar, objektivat e luftes suaj, se beteja me mullinjte e eres ka bere Berisha per 22 vjet!
Vetem atehere Do te votojme per AKZ, jo per Nik Xhel Sahiun!
NE NUK DUAM T’JA HEQIM LENES E T’JA VEME PRENES ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Bravo Aleanc a ! shume bukur ,keshtu duhet folur . Hajde Krehnik Spahiu ec aty . Shume mire e keni kete strategjine e sistemit hekurudhor ,por kam nje sugjerim . Ju duhet te ndertoni ne fillim nje linje hekurudhore nga Vlora ne Prishtine ……ne menyre qe gjithe femijet nga Kosova te vijne ne plazzh cdo behar ne bregdetin e bukur te Vlores dhe me tutje . Sistemi hekurudhor elektrik me trena te shpejte me Kosoven e forcon me shume Bashkimin e Madh ….. ……………. Nejse , Kreshnik je ne ruge te mbare ,gjithe Shqiperia te do . Te gjithe jamne me ty ,ndaj kujdes. Orgaanizo njerezit e besuar per qendrat e votimit …….. Tregohu i shpejte ,mos ri i ngathet ……kush eshte i pasur duhet te investoje tek AKZ SE KRYEN NJE SHERBIM PATRIOTIK NDAJ KOMBIT SHQIPTAR. Po te isha i pasur Do investoja vetem AK . Nje pershendetje vellazerore per ata qe ndihmojne financiarisht AKZ
rri pra dhe jeto i lumtur
ESHTE KOHA TE BASHKOHEMI SE BASHKU PERKRAH ALEANCES KUQ E ZI.
Dhe sot duket se AK eshte ne koherence me zhvillimet ,ne balle te Frontit opozitar, denoncimi i abuzinit dhe dhenia e alternatives eshte mesa duket standarti i AK .
Ne te githe perendimin udhetimi me tren eshte nje mundesi komoditeti ndersa tek ne me lenien pas dore dhe abuzimin eshte nje makth i vertete , shpresojme ne nje ndryshimi dhe shpresa duket se ka baze ne seriozitetin e kesaj force .
Une per vete po pres per tramvajin e tiranes
e vetmja rrug per trojet shqiptare eshte aleanca kuq eeeeeeeeeeeeeeeeeee zzzzzzzzzzzzzij
Aleanca kuq e zi eshte e vetmja opozit ne shqiperi,
Sali Berisha bashk me Lulin e tij na premtuan tranvai,
nderko qe gjendia e hekurudhave ne shqiperi eshte katastrofike,
e kan kthyer sistemin hekurudhor ne nje kotec pulash
dhe morrash…
Aleanca kuq e zi eshte evetmja alternativ per zhvillimin e shqiperis…
shina ,trena,binare cjane keto gjona ne nuk dime ku jemi na duhen dhe trenat, zhvillimi i shqiperise nuk vjen nga binari por nga politikanet nga hajdutet nuk flas vetem per sale palloshin por per te gjithe palloshet e politikes dhe ju te AKZ njesoj si sala jeni karrike doni
Nuk ka sot besoj shqiptar qe te mos kete levizur jashte Shqiperise dhe te vereje se si ne jemi katandisur ne kete derexhe,pa kurrfare rrjeti te transportit publik!!! Licensat qe u jane dhene disa kapterreve te djeshem te sigurimit te shtetit per “transport urban” (!) jane turp dhe fyerje qe i behet cdo shqiptari,cdo qytetari shqiptar,cdo taksapaguesi ne kete vend! Te levizesh me mjetet “publike”(!) te transportit eshte nje situate aparteidi,nje skandal,sketerre e vertete! Njerezit transportohen me keq se kafshet,nen dhunen dhe arrogancen e ca shofereve pijanece dhe ca “fatorinove” rrugace qe hapin syte si dac per te mbledhur leket dhe nuk u behet fare vone se duhet te kete standart sherbimi! Prandaj mendoj se nje aksion i goditur do ishte nje levizje denoncuese,proteste duke BOJKOTUAR kete fare sherbimi mizerje,primitiv,mafioz, te tranportit publik!!!…
Shikoj ca komente me vjen dhe te qesh dhe te qaj nga injoranca qe kemi si popull.Dhe kjo eshte arsyja pse tallet Saliu me ne dhe ka 22 vjet qe na vjell dhe na ka rrjepur si pupull,dhe ku grek dhe maqedonas tallin bythen me shqipetaret,ku nuk lejohen te kalojne kufirin gazetare dhe gjyqtare.Ku vine ne mes te Shqiperise me deputet dhe me konsulla grek dhe thone jugu eshte greqi.O njerez te pakten Aleanca Kuq e Zi po e ngre zerin per problemet e Shqiperise,dhe per shitjet qe po i behen tokes dhe detit shqipetar.Prandaj mos u beni militante me pd dhe ps por jepin nje shanc Aleances Kuq e Zi ose na jepni nje alternative me te mire se Aleanca qe mos te jete Saliu dhe Edi Rama ose Ilir Meta se besoj te gjithe e dime qe keto jane shkaterrimi i Shqiperise.
Me cmimet e naftes qe kane shkuar 200 lek,trasporti hekurullor do ishte nje lehtesim per xhepat tone dhe per trafikun.Nuk jane budallenje shtetet e tjera qe investojne aq shume ne sistemin hekurullor,prandaj mos beni komente vetem te dilni kundra kot,se eshte per te miren e te gjitheve.
Po don berisha me ba shqiperine zvicer po ka harru qe zvicra ka hekurudhat dhe trenat me modern ne europe e kurse shqiperia eshte per gjynah.
Transporti ne pergjithesi dhe transporti hekurudhor ne vecanti jane zhvillimi me i madh i nje transporti tokesor i nje vendi ose shteti. Ne vend qe transporti hekurudhor te modernizohej sa me shume duke shtuar edhe shpejtesine ai keto 22 vjet po shikon vetem shkaterrimin e vet ne te gjitha drejtimet. Ka arritur deri ne percemimin e tij nga forca te errta te politikes dhe te pushtetit shqiptar duke shtyre injorantet e vet qe gjate rruges ku kalon te percemohet duke i gjuajtur vagonet e udhetareve me gure. Kulmi arrin kur keto injorant te ketyre partive ne fuqi edhe kur shikojne se po vjen treni hecin mbi shina deri sa i shkel lokomotiva per vdekje. Ato kujtojne se duke qene militant te Sali Berishes as treni nuk i shtyp sepse jane mesuar dhe kujtojne se jane mbi gjithcka. Ne lidhje me stacionin e trenit te Tiranes, ai maksimumi duhet te zhvendoset aty ku ka qene stacioni i vjeter i trenit ne Tirane. Stacionet e trenit zakonisht ne te gjithe Evropen dhe ne shtetet e zhvilluara jane ne qender te qyteteve dhe prane stacioneve te autobuzeve qytetas, nderqytetas dhe me qytetet jashte shtetit. Ky eshte zhvillimi. Por me tipa si Sali Berisha dhe Lulzim Berisha nuk ka zhvillim sepse jane sa maskarenj dhe injorant e te inkriminuar deri ne palc. Me keto lloj tipash, me keto lloj politikanesh, me keto lloj pushtetaresh nuk ka zhvillim sepse jane “horra dhe vagabonda rrugesh”.
Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do behet. Kjo eshte pyetja qe do pergjigje. Le te shpresojme qe Aleanca Koqezi do te na jape pergjigjen e duhur.
Mendoj se eshte gabim parrulla, ku perfshihet edhe logo e PS. Le te gjykojme rreth saj.
Per te rrezuar FASHIZMIN Berishjan dhe LEGENIZMIN Metjan, sot lipset te bashkohen te gjithe ne nje front te vetem opozitar, ku te jete edhe PS edhe AK edhe FRD edhe partia e Ngjeles e parti te tjera PSD, ajo e Milos, PBDNJ e cdo force shoqerore e politike qe i dhimset Shqiperia.
1 vit pas fitores mbi fashizmin keto parti duhet te bien dakort te bejne zgjedhje te reja, te lira dhe te ndershme ku cdo parti te garoje sipas qejfit. Pra aty le te shajne ose me mire do te ishte te garonin ne baze te programeve qe do te paraqesin.
Tani nuk eshte koha te luftosh ate qe lufton kunder S. BISHES FASHISTE. Eshte koha te bashkohen te gjithe, te mire e te keqinj, edhe rrugace ordinere per te luftuar me te keqen, me te shemtuaren, me te shpifuren, me kriminalen, me vrastaren, me antikombetaren, qe po gerryen vendin tone…., FASHIZMIN BERISHIAN.
Me pas populli i lie nga prangat e FASHIZMIT, te zgjedhe ke te doje per ta drejtuar.
PERPJEKJA E KRESHNIK SPAHIUT PER TE FUTUR EDHE PS NE THESIN E ZI DHE TE NDYRE TE BERISHES, ME DUKET JO E DREJTE, PER MOS TE THENE QE DUKET SI LOJA E METES, I CILI PASI E PESHTYU BERISHEN PARA ZGEJDHJEVE, SHKOI NE SHTRATIN E TIJ DHE I LEPINTE KEMBET KU KISHTE HEDHUR KELBAZAT PARAZGJEDHORE, DUKE U KTHYER ZVARRANIKUN DHE PROSTITUTEN POLITIKE TE TIJ.
Nese Spahiu do te rrezoje Berishen, kete e di dhe vete qe nuk e ben dot pa PS. Prandaj lufta e tij edhe ndaj PS duket me hile……
Le ta mbyll duke marre nje shembull. Ne kohen e Luftes se II Boterore, Bashkimi Sovjetik u bashkua me Angline, Francen dhe Ameriken, jo sepse duheshin, as sepse kishin ideologji te njejta, por U BASHKUAN VETEM PER TE RREZUAR FASHIZMIN. Lufta e ftohte me vone e tregon mjaft mire kete.
Treni duhet per te rijt e te vjetrit SHqiptar qe nga KOSOVA e gjeri ne çameri ,por sala ka tanks te merdaçesit .
O njerez pa thirrini pak mendjes, ju qe na beni thirrje te perkrahim AK,per kreshnik spahiun vetem keto tre vjet e fundit u be i keq sala, ku ishte me pare ky, i perkedheluri i sales, i zgjedhuri nga sala, por kur i vuri hune sala ky na doli opozitar i flakte, ndersa partia socialiste ka 7 vjet qe perballet me sali qenin.Je i pabesueshem kreshnik spahiu, se keshtu i bie te kesh kapercyer ylberin, domozdo si i pa pun qe mbete, the pse temos krijoj nje parti timen,e krijove pa transparence se ku i gjen financat, ben ca aksione politike sa per shou se asgje nuk zgjidh, por me e keqja fare eshte se fut dhe PS ne nje thes me PD, ti je tamam si ilir meta, por nuk do ja dalesh dot.Opoziten e bashkuar do ta udheheqe PS ti po nuk e do salen ne pushtet, bashkohu trenit te opzites bashkuar, ndryshe po barazove PS me PD, atehere ti punon per te mbajtur salen ne pushtet.