Rama: Në 7 vjet nga zjarret kemi humbur sipërfaqe pyjore, sa s`kemi humbur në 100 vjet shtet

27 Gusht 2012, 11:52Sociale TEMA

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar për situatën e rënduar të zjarreve që kanë përfshirë mbarë vendin.

Shqiperia digjet, kryeministri krihet! Zjarret përpijnë përdite pyje të tërë në mungesë të shtetit, qeveria di veç të fajësojë opozitën“-shprehet Rama.

Ai ka vijuar më tej  duke shkruajtur se, “në 7 vjet vendi ka humbur nga zjarret e abuzimet e pafundme aq shumë sipërfaqe pyjore, sa s`ka humbur në 100 vjet shtet të marra së bashku“.

Ai ironizon  kryeministrin duke pohuar se, “Saliu sapo inauguroi për të disatën herë të njëjtën rrugë buzë Dajtit dhe pas kurrizit të tij kishte faqen e malit të djegur para pak javësh”.

20 komente në “Rama: Në 7 vjet nga zjarret kemi humbur sipërfaqe pyjore, sa s`kemi humbur në 100 vjet shtet”

  1. Qup qup says:

    Jepi or “zogu” Ps-se jepi. Ciu ciu ne twiter dhe pastaj crr crrr ne 2013-ten. E mos u qani kur te humbisni zgjedhjet kir tallni by… Me kete popull duke bere opozite nga plazhi me laptop.

    1. Gjelosh Nikcurri says:

      jemi ka shkojm na 100 vjetor me detyra te realizueme!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

  2. Labi Vlore says:

    Prite kur te dale Erla ne konference per mediat e te akuzoje opoziten per djegjen e pyjeve.

  3. likja says:

    E vetmja shprese dhe taktike e PS eshte te ver ne krye nje njeri teknicien te pa perfolur si Pandeli Majko. Edi duhet te dali nga skena se eshte i perfolur dhe shum ekstravagant per elektoratin shqiptar, shum i pasur, shum enigmatik shum ambicioz, shum arrogant. Me pandeliun do shikon cfar rritje do kete. Per momentin e Edi ska ci jep me PS. Dhe duket sikur prezenca e tij ja shton fuqite Berishes.

    1. Labi Vlore says:

      Ke pare ndonje enderr sikur E.Rama iku nga PS-ja??Kjo do ishte endrra me e bukur e Salistaneve.Ikja e Edi Rames nga PS-ja dhe zevendesimi i tij me kedo,mjafton mos te behet ai kryeminister se ju del ne enderr e ju zgjon nga gjumi te tmerruar.

      1. likja says:

        Po mire more le te behet Rama kryeminister, po te perdorin kete taktike ne fushate, sikur gjoja do behet Majko. Edhe Berisha- Meta kshu beri para zgjedhjeve gjoja si opozitar, behuni njecik te zgjuar.

        1. fl says:

          Ne keto kushte kur ne kampin Opozitar ka mjaft parti te tjera dhe te reja, kjo levizje qe thua ti nuk eshte se do ndryshonte gje. Ne disa zona rurale PS mund te kishte nje perfitim minimal kaq.

        2. Labi Vlore says:

          Kjo s’eshte zgjuarsi,por genjeshter z.likja.Mashtrim.Do thuash ti edhe mashtrimi zgjaursi eshte.Jo,zgjuarsi eshte kur te punon mendja per pune te mira.Hap fjalorin.

          1. endrra says:

            Me mire pyesni Monen se ajo eshte mjeshtre e intrigave…

          2. likja says:

            Me rendsishme duket te jete berja e Edit Kryeminister sesa rotacioni pushtetit. Kjo nuk shkon, Edi ka shum ceshtje te dyshimta, shum lidhje me tan lepra, delijorgjera, etj. dhe ka bere gafen me te madhe ne keto 20 vjet tranzicion – ndryshimet kushtetuese- qe sollen kete president, kete kryetar shiku, …prokuror etj. Katastrof, a e kuptoni cfar gabimi ka bere.

            1. Labi Vlore says:

              Likja.Dridhe Like dridhe.Ka lidhje te dyshimta thote Likja.Po edhe une te behem neser kryetar i PS-se(gje qe se besoj,sepse ka te tjere shume me te afte se une ne PS)do me shpikni lloj-lloj lidhjesh te dyshimta dhe mungese totale faktesh.Nje lum dyshimesh dhe nje shkretetire faktesh.Per gafen e ndryshimeve kushtetuese Edi Rama e pranoi qe ka bere gabim,kurse Saliu juaj i Krimit te Mafjes se shpellave(Shemsi Premci)ka nje lume faktesh dhe s’pranon asgje.Edhe per 97-en,per firmat piramidale thote akoma qe qeveria e tij s’kishte asnje faj,por opozita qe e kishte liderin ne burg,organizoi firmat piramidale nderkohe qe qeveria e tij flinte gjume.Asnje gabim s’ka bere Baca juaj i shpellave,lere me pastaj te kerkoje falje per ndonje gabim.Ai edhe per viktimat e 21 Janarit thote qe e ka fajin opozita qe i solli,e jo une qe i vrava.Faktuar me provat shkencore te FBI-se.Megjithate thote Likja qe e dredh si kurvat,ka shume dyshime per Edi Ramen.Per Saliun ka fakte kriminale,por per Edi Ramen eshte akoma me e rende se ka shume dyshime,pavaresisht se s’ka fakte.

            2. Labi Vlore says:

              Shume lidhje te dyshimta e asnje fakt.Dridhe LIKE dridhe.

      2. endrra says:

        Kjo eshte ne fakt endrra e sulltaneshes Monika, dhe Slltaneshes tjeter Xhoanes.

  4. ibrahim says:

    Enveri i ri plak rama vet i ven flaken maleve siq beri me 21 janar.nuk i ndertoj enveri bunkerat po i ndertoj dhe e dini pse per tu fshehur prej shqiptartve se shok kishte miladin popoviqin titon stalinin dhe mugoshen.tani ps ka shoke kriminel qe vejne zjarre si me 21 janare dhe ate para prokurores dhe si gjeti gje.

  5. Cfare gjuhe says:

    Cfare gjuhe flet ti ibrahim. Dua te kuptoj se cfare do te thuash pi ste kuptoj dot. Si ka mundesi nje injorant si ty flet politike. Ti mandon qe cdo njeri eshte ne gjendje ta kuptoje politiken? Besoj je nje nga ata qe I ka dhene saluu pasapirte shqiptare per te votuar. Sera jote eshre bere dhe depytet e minister.
    Fatkeqesi per shqiperine. Yne do thosha qe ti as bere bari nuk ben, se dhe delet duan drejtim.
    Sa owr zjarret jane te qellimshme qe ta kthehen ne toka ndertimore. Do shikoni kur shkelzeni me rrethin e tij do te filloj ndertimet ne keto toka.
    Alekum selom
    Brahimoviq

  6. turp ibrahim says:

    Kam besim tek lideri i PS. Eshte tip luftarak dhe heshtja e perkohshme per mendimin tim paralajmeron stuhi. Ne nje analize me “pa emocion”, Salalulu kishte planifikuar qysh ne fillim (2005) se si do tallej me popullin…Rama ka meritat e veta qe Salalulu eshte demaskuar konsiderueshem dhe luftuar deri ne njefare pike. Ne vitin 2012, lufte civile mund te presim ne cdo vend, por jo ne vendin tone, keshtu qe mendoj se Rama s’ka patur mundesine te beje me shume, megjithese Palaco Sali qe tall popullin e meriton, dhe do marre cfare meriton. Duhet nje ore e mepare qe te behet rrokada dhe ti japim nje shans Edi Rames, pa munguar vleresimet edhe per Opozitaret e tjere (permend Kreshnik Spahine, Spartak Ngjelen dhe per tu pare Bamir Topi, pasi nuk ka vepruar ende) Une personalisht nuk anoj nga asnje krah politik, dhe nuk kam ndermend. Vetem nje gje me shqeteson, kushdo perfshire mua nuk ka pse perfshihet emocionalisht ne politike, deri ne momentin qe politika ndikon ne jeten tone te perditshme. Ekonomikisht vendi yne mund te kishte perfituar duke qene nje vend i rrehtuar nga vende ne krrize. Ne fakt, sado injorante strateget qe kane marre timonin, sado pak po perfitohet, por problemi eshte se perfitimet po shkojne ne vetem 5 xhepa! Krimi i shtuar, rritja e varferise, rikthimi i kanunit dhe deri mentaliteti i mbrapshte banal me bejne te IRRITOHEM,te reagoj dhe te ftoj cdo bashkeatdhetar te bashkohet me nje reagim sado simbolik (kujto voten) per te ndryshuar politiken arrogante duke e ndaluar te na ndikoje jetet dhe duke vazhduar normalisht ato ne indiferentizem nga politika. Ndergjegjesohuni Shqipetar dhe bashkohuni ti leme femijeve tane emrin e mire Shqipetar dhe jo turpin. Ti tregojme Botes se nuk jemi popull/vend aq qesharak sa na ben Saliu. Natyrisht nuk kerkon njeri revolta, por te mendohemi dhe ta vleresojme veten se dicka ne dore e kemi per fatin tone, indiferenca jone eshte ushqimi i Saliut (te mesit) Ilirit (te majtit) dhe Lulit (te djathtit)…Ti presim te majtin si fillim!

  7. Brahimo says:

    Ibrahim
    Urdho pasha
    Te engsha tullen
    Ejvallah

  8. Dursiani says:

    Po mor edo po. Vazhdo me konstatime ti. Mbaj statistika se per kete pune duhet opozita.

  9. realiteti says:

    Laabi Vlore e tj.,
    Sido qe ta mbroni,Likja ka tedrejte.I leme te tjerat qe mund te mos kete fakte sic thoni ju,por ndryshimi i kushtetutes dhe darka me ngjala me turravrap ne gjirin e Lalzit me Ilir Meten,tregojne hapur se cdo veprim i tij eshte ne sherbim te karjeres se tij personale.A nuk u organizua 21 janari nga vete E.Rama per shkak te”bllokut”te Ilir Metes?Mos u genjeni nga fjalori i zgjedhur.E dini si ka thene nje i ditur i vjeter:Me mer frika kur degjoj oratorin.Kuptimi eshte se oratori me fjalet dhe xhestet qe ben ka per borxh qe te bardhen te te beje ta shohesh si te zeze e anasjelltas.Konkretisht,a hahet kjo qe thote se per 100 vjet nuk jane prere pyjet tona me shum se jane djegur gjate ketyre 7 viteve ?Zjarre ne pyje kane rene gjithmone,ju vetem sot,kane rene edhe atahere kur mjetet per ti shuajtur kan qene minimale.Pastaj harroi Rama se gjate 100 viteve shqiptaret nuk kane pasur tjeter mjet energjije pervecse druret qe priteshin pa kriter…Edhe propoganda den llogjiken e vet se po ia fute ashtu kot,sa per fjale te medha, vjen dita e s’te beson me kush,perve militatnteve,si puna juaj,qe besojne edhe qorrazi…

  10. Mehmet Metaj says:

    ZJARET DHE PAPERGJEGJSHMERIA E QEVERISE DOGJEN 50.000 ha PYJE ME VLERE DEMI 20 mln EUR)

    Shqiqëria e parë nga sateliti që prej disa javësh, duket si një lëmsh i madh zjarri që nga Alpet, Shkodra, Malësia e Madhe, Puka, Kukësi, Dibra, Lura, Dajti, Bozdovec, dhe deri në Vlorë e Gjirokastër dhe kudo ka vetem flakë zjarresh që shkrumbojnë pyjet. Dhe është rrenqethëse kur shikon se shkrumbohen pyjet e rinj të pishës plotesisht dhe s’sheh asnjë ndërhyrje serioze dhe ndërkohe sheh përfaqesuesit e shtetit të thonë se “situata është nën kontroll” dhe më në fund kryeministrin më të papërgjegjshëm në Evropë i cili në vend që të tregoj përgjegjësi dhe përgjegjshmëri dhe jap llogari për atë që ndodh, situate e cila ndonëse ka shkak primar ngrohjen e pazakonte ka pasoja në keto përmasa përhapjeje dhe dëmesh që vijne totalisht nga mosmarrja e asnjë mase parandaluese dhe mosngritjen e asnjë kapaciteti zjarrefikës nga Qeveria e papërgjegjëshme e Berishës.

    Zjarret, sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret (European Forest Fire Information System: http://effis.jrc.ec.europa.eu/current-situation), , dogjen rreth 50.000 ha pyje dhe kullota me një vlerë dëmi prej rreth 20 milion euro.

    Dhe megjithese qe nga v. 2007 jane djegur cdo vit siperfaqe te konsiderueshme pyjesh dhe kullotash (mesatarisht 50.000-100.000 ha/vit) asnje mesim i nxjerrë dhe s’ka ende’ asnjë plan vjetor dhe buxhet për rehabilitimin e sipërfaqeve të djeguara nga MMPAU, asnje përmiresim masash zjarrefikëse/shuarëse nga Drejtoria e Emergjencave Civile

    (i) Në strategjinë e Mbrotjes e se Pyjeve dhe Kullotave nga Zjarri, jane propozuar marrja e nje sere masash parandaluese dhe per shuarjen e zjarreve si; vendosja e sistemit te vrojtim-sinjalizimit, blerja e (10) makinave zjarrefikese dhe vendosja e sistemit te nderlidhjes, ngritja e je Qendre Kombetare per Monitorimin e jarreve etj, dhe asnje nga keto objektiva nuk eshte reakizuar ende’;
    (ii) “Asnjë analizë ende’, asnje përgjëgjësi nga Qeveria, dhe pergjegjesine per djegjen e 50.000 ha pyjeve ju la piromaneve (!);
    (iii) Për mbrojtjen nga zjarri” nga ish DPPK (Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave), me mbështetjen e Projektit të Pyjeve me Bankën Botërore dhe asistencen e FAO’s, u krijua infrastruktura e nevojshme: radiondërlidhja për gjithë sistemin pyjor të Shqipërisë, u blënë 60 makina fuoristrada, nga të cilat 10 të pajisura me mjete zjarrfikëse, rezervuare uji dhe me karroceri. Po ashtu janë blerë dhe 150 motorë në dispozicion, për të lëvizur Shërbimi Pyjor në destinacione të tilla, dhe asnjë nga këto paisje nuk ekziston sot (?!).
    (iv) Ne jemi sot vend pa një sistem kombëtar funksional për mbrojtjen nga zjarri (jo vetëm të pyjeve dhe kullotave por nga zjarri ne tërësi), Sherbimi I Emergjencave Civile eshte inefektiv, I paafte, abuziv;
    (v) Sherbimi Pyjor eshte inekzistent, i ç’organizuar dhe per 50 % te pyjeve qe ju jane dhene komunave nuk mban asjush pergjegjesi per mbrojtjen e tyre nga zjarret;
    (vi) Shifra fiktive dhe asnjë vlerësim i vlerës së dëmit raportohen vetëm 1.300 ha të djegur, kur Qendra Evropiane e Informacionit ne Bruksel jep 50.000 ha.
    (vii) Asnje raportim te dhenash pas v. 2004, as ne Qendren rajonale te Monitorimit dhe Infromimit te Zjarreve ne Shkup(http://www.rfmc.mk ), as ne ate Evropine ne Bruksel: (http://effis.jrc.ec.europa.eu/current-situation), as ne ate Globale ne Freiburg/Gjermani (www.fire.uni-freiburg.de)!

    Kjo mund të ndodh vetëm në një vend që s’ka Qeverisje dhe as Shërbim Pyjor ndërsa është kriminale ky indiferentizëm dhe injorimi i masave dhe përgjegjësive institucionale dhe sektoriale. Dhe ky dëm dhe krim ekonomik kaq i madh që ka ardhur kryesisht nga mosmarrja e masave parandaluese nga Qeveria dhe Kryeministri ynë i papërgjegjshem e kalon duke thënë se fajin e kanë pirroman-ët!!!

    Perg. Mehmet Metaj
    23.10.2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje