Mediat italiane i kushtuan vëmendje dje mbylljes së sezonit turistik. Në Shqipëri axhenda e mediave ishte ajo e zakonshmja. Normalisht ka akoma njerëz që vazhdojnë pushimet, por nga sot Shqipëria i kthehet plotësisht punës. Qytetet kanë nisur të ziejnë, ndërkohë që nuk ka akoma një bilanc të një sezoni turistik që duket se nuk ka ndryshuar shumë nga një vit më parë. Megjithatë të paktën dikush ka zbuluar një Shqipëri ndryshe. Ai është gazetari i The Telegraph në Angli, që ka shkruar reportazhin e mëposhtëm.
Nga Edward Reeve
Kjo është e çuditshme. Jam ulur në një bar në Tiranë, Shqipëri, dhe nuk shoh asnjë gangster në horizont. Përpara kam një banak të gjatë me mish, një burrë miqësor që e pret atë sipas kërkesës dhe një birrë që kushton 0.7 paund. Gjithkush flet anglisht dhe të gjithë janë shumë të sjellshëm. Mos ndoshta ka një mospërputhje mes reputacionit të Shqipërisë dhe këtij realiteti modern? Pas një jave udhëtimi bashkë me mamanë time në këtë vend pa asnjë telash mund të them me plot bindjen PO. Për ju që nuk keni ndërmend të lexoni këtë hapësirë, u them: SHKONI.
Por fillimisht një kontekst.
Udhëtimi ynë erdhi kur lexova se operatori Voyages Jules Verne është kthyer në vend pas një mungese 20 vjeçare. Në vitet ’80 VJV ishte e vetmja mënyrë për të vizituar Shqipërinë, që drejtohej nga një diktator paranojak komunist, që lëshonte vetëm disa qindra viza çdo vit. Mamaja ime me prirje majtiste kishte qenë dy herë, në vitin 1986 dhe 1987, duke udhëtuar përmes Podgoricës, duke kaluar kufirin nën dritat e prozhektorëve, ndërkohë që në sfond dukeshin ujq. Të gjithë librat e revistat apo çdo material i printuar sekuestrohej nga roje të ashpër me kallashnikovë në krah. Vizitorët do kalonin përmes një ngushtice për të vrarë mikrobet kapitaliste. Mirëserdhët në Shqipëri.
Sa ndryshojnë kohët. Në fluturojmë direkt për në Tiranë dhe nuk na duhet të kalojmë përmes kontrolleve. Aeroporti është i pastër dhe modern. Pak më tutje na pret një autobus për turin, që është akoma edhe më i pastër dhe modern. Guida jonë, Elton Çaushi, mund të ngatërrohet me një student italian të arteve. Ai thotë se të rinjtë shqiptarë janë të vetëdijshëm për reputacionin e errët të Shqipërisë jashtë vendit. Ai shton se tani ata shmangin atë veshjen e errët që të bënte të dukeshe si vrasës me pagesë, që mendohej se ishte trendi në vitet ’90.
VJV na paralajmëron se rrjeti i varfër rrugor do bëjë që të udhëtojmë shumë me autobus, por edhe të ecim disi në këmbë. Ndalesa e parë është manastiri i Ardenicës, që i përket shekullit të 18-të. Rreth e qark ka bunkerë, mendohet se janë ndërtuar plot 700 mijë të tillë në komunizëm. Mamaja ime nuk e ka vizituar Ardenicën në udhëtimin e mëparshëm pasi atëherë përdorej si depo armësh. Mbijetesa e afreskeve dhe ikonave të vëllezërve Konstandin dhe Athanas Zografi është një mrekulli.
Ne e kalojmë natën në qytetin e Fierit, që për hir të vërtetës bie era naftë (është pranë rafinerisë) dhe nuk ofron asgjë as për turistin më optimist. Është i përshtatshëm megjithatë për të vizituar qytetin e Apolonisë. E vërteta është se edhe banori më i famshëm i tij, Augusti, nuk do e njihte atë.
Por shpresat i kemi tek një tjetër vend historik, Butrinti. Problemi është se Butrinti është në jug, pranë kufirit me Greqinë. Kjo do të thotë edhe një ditë udhëtim në rivierën shqiptare, drejt Sarandës, ku do qëndrojmë dy net. Është një udhëtim i gjatë, rreth tetë orë, por ne ndalojmë për të shijuar panoramën në Llogara dhe fortesën e Ali Pashës (i famshëm nga Bajroni) në Gjirin e Palermos.
Butrinti është një vend magjik. Në Itali do ishte i mbushur plot me vizitorë. Por ne jemi vetëm me disa gjermanë të moshuar. Rrënojat janë këdo në një gadishull të vogël dhe variojnë nga shekulli i katërt Përpara Krishtit deri në fillim të viteve ‘900. Është një vend i mrekullueshëm për të kaluar mëngjesin.
Ditën tjetër udhëtojmë për në brendësi të qytetit të Gjirokastrës. Është një vend i shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO. Rrugët janë të pjerrëta dhe me kalldrëm, ka shtëpi të periudhës otomane dhe një kështjellë të frikshme. Kjo panoramë është më pranë asaj që mban mend mamaja ime nga Shqipëria, shto këto një ekonomi të vogël kapitaliste me njerëz që shesin punime të vogla prej druri dhe me një pronar restoranti ekscentrik, Kujtimi, ku ajo mund të shijojë këmbët e bretkosave.
Duhet theksuar se kuzhina shqiptare në përgjithësi është me cilësi të mirë dhe shumë e lirë. Ushqimi kishte qenë një problem gjatë vizitave të mamasë sime, pasi kishin qëndruar në ‘resortin’ Adriatik në Durrës ku thuajse kishin ngordhur për ushqim.
Pas një nate në Gjirokastër, ne ndalojmë në një qytet tjetër, në Berat. Edhe ky është një vend sharmant i botës së vjetër. Shtëpitë e vjetra otomane janë njëra mbi tjetrën. Ka një kështjellë të ruajtur mirë dhe një kishë të lavdishme, Shën Mëria, me afreske të jashtëzakonshme. Nëse keni ambicie për të hapur një hotel butik, Berati është vendi i duhur. Ndalojmë për në Bylis (shumë mbresëlënës) dhe për një ushqim të shpejtë në Fier (më pak mbresëlënëse).
Ndalesa finale është Tirana, kryeqyteti, që është një vend miqësor dhe i zhurmshëm. Ka shumë gjëra për të parë e për të bërë gjatë një ndalese të shkurtër. Kjo përfshin edhe një udhëtim në Krujë, një qytet i fortifikuar nga ku heroi kombëtar i Shqipërisë, Skënderbeu, udhëhoqi rezistencën në shekullin e 15-të kundër turqve. Vajza e Enver Hoxhës ka restauruar kështjellën dhe e ka kthyer atë në një tempull të nacionalizmit shqiptar. Ndryshimi i madh, thotë mamaja ime, është ky pazar me kalldrëm, që nuk ishte gjatë vizitës së saj të fundit. Pazari është i mbushur edhe me gjëra që përkujtojnë Enver Hoxhën.
Atë natë në Tiranë shëtitëm tek Blloku, ish- zona rezidenciale e nomenklaturës. Deri në rënien e komunizmit ishte i ndaluar për shqiptarët e zakonshëm. Tani është i mbushur me bare e kafene ku të rinjtë gjejnë kënaqësi.
Mamaja ime është befasuar. Tirana në mesin e viteve ’80 ishte një vend i vdekur. I vetmi moment emocionues ishte kur një person mbipeshë e ngacmoi atë në hollin e Hotel Tirana International. Ajo luftoi me të dhe brenda pak minutash ai u arrestua. Nuk ka asnjë dyshim që do ketë përfunduar në burg ose më keq.
Mamaja ime thotë se ajo do të rikthehet për të eksploruar veriun e Shqipërisë, vetëm, për të pasur më shumë kohë. Është e trishtuar se eksperimenti socialist dështoi, por mendon se Shqipëria e shqiptarët kanë ndryshuar tërësisht.
“Mendoja se ata ishin një turmë me njerëz të zymtë dhe të sertë,” thotë ajo. “Por ata janë të gjithë miqësorë”. E fortë kjo.
E lexova me nje fryme, – sic thone!
Shume realist dhe shpresoj qe te mos keqperdoret nga ideologet e turizmit shqiptar!
By the way; Perse nuk e ftojme autorin e shkrimit, bashke me te jemen, per 100 vjetorin e PAVARSISE?! :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/shakira-per-100-vjetorin-e-pavarsise.html
Nje shkrim te tille e bejne edhe femijet e fillorers tek ne!!!
Ky DERDIMEN paska shetitur neper Shqiperi,por nuk paska pare e kuptuar ASGJE!!!
Ne cdo vend te botes edhe ne IRAK apo Afganistan e SIRI,ne se shkon per turizem,do HASH ,PISH E BESH QEJF,por nuk ke marre vesh se si jeton populli,se si SUNDON Sali Berisha,se si i VJEDH VOTAT NE ZGJEDHJE Berisha,se si nderton rruge GJIGANDE Berisha vetem per te GRABITUR BUXHETIN E VARFER TE SHTETIT!!!
Ky DALLKAUK,nuk ka hyre neper SPITALE e te pyese te semuret se ku i blejne ILACET,se sa PARA JAPIN MJEKEVE EDHE TE SEMURET ME KANCER,se sa JAPIN GRATE PER TE LINDUR(rreth 400-500 dollare per cdo lindje nen dore),nuk u jane afruar GJYKATAVE TONA ku te pyesin njerezit ne se ato kane dhene DREJTESI APO PADREJTESI!!!
Ata nuk kane takuar PENSIONISTET,e t’i pyesin se cfare mund te blejne me pensionin mujor( vetem buke e uje blejne)!!!
Vete kryeministri i vendit Berisha i SHAN opozitaret me LIBER SHTEPIJE dhe ky turist derdimen do LLAHTASRISET SE SWI QEVERISET KY VEND I MALLKUASR!!!
Ne se do pyeste ish PORONARET,do te degjonin se 90% e pronave te tyre jane GRABITUR NGA PUSHTETARET E BERISHES,se ish te PERNDJEKURIR jetojne ne KASOLLE pa asnje perkrahje!!Se ish ushtaraket marrin vetem 50% te pensionit,qe ua jep ligji,sepse Berisha nuk zbaton ligjet,por ben sic do vete!!!
Sali Berisha nuk zbaton VENDIMET E GJYKATES KUSHTETUESE DHE NE 30 RASTE KA SHKELUR KUSHTETUTEN!!!
Sali Berisha TENTON PERSERI TE FALE DETIN E JUGUT GREQISE,gje qe ne bote do te ishe perballur me LIGJET,DREJTESINE DHE PROTESTAT E FUQISHME POPULLORE!!!
NDERSA NE SHQIPERI,DEL AMBASADORI I SHBA-se dhe ai i OSBE-se dhe KERCENOJNE OPOZITEN,QE TE MOS BEJE PROTESTA SE DESTABILIZOJNE VENDIN(kupto:regjimin e Berishes)!!!!
JA KJO ESHTE SHQIPERIA TJETER,O DALLKAUK TURIST!!!
E perse duhet t’i kerkojme hesap nje turisti per gjithe zullumet e qeverise ndaj qytetareve shqiptare,kur nga xhepi i turistit nuk del asnje cent-takse per ta mbajtur kete qeveri ne kembe???Te ishte e anasjellta do ta shihnim mire gijotinen angleze te ffinancave, qe nuk te fal asnje cent shperdorimi.
Madje nga xhepi yne mund te kene dale leke, per shkrimin e porositur tek “gazetari turist” anglez.
Keshtu mendoj(jam me se e bindur) une i nderuari Feniks.
Bravo me pelqen si e thjeshtesove
S’keni pa gja hic.Prit kur te shikoni Rrugen e Kombit.S’eshte gja as Gjirokastra as Butrinti e as Berati,Apollonia apo gja tjater.Veriu eshte zemra e Shqiptarise,jo Greket e Jugut te Mero Bazes.
HAHAHAAAAA,Mero Baze mire qe nuk eshte Kristjan se do t’a kishin shpall ”Armik te Popullit”,”Tradhetar”, te ”Shitur” ke greket…e plot budallalleqe te tjera.
Per turistet me xhepat plot, Shqiperia s’ka pse te jete e keqe.Perkundrazi me ligjin e variacionit ne krahasim me pamjet e jashtme te vendit ku keta turiste jetojne,kenaqin edhe syte dhe stomakun me gatimet ndryshe.
Ketyre turisteve jepu pensionin jo te ultin mesatarin, pas kesaj me te te kryejne turizmin e tyre duke paguar c’do gje qe ka ky turizemn e Shqiperi,qe nga autobuzi.
Edhe malet nga lark duken te bukura thote populli.
O ANGLEZO KI I CIK KUJDES ANEJ NA RRUG E KOMBIT SE TE DALIN MASKAT ENE TE RRJEPIN SI KEC AMON T,KEQEN RUJ BYTHEN TATE, LENE SHQIPNIN NE ALL T,VET ME GJITH PISLLIKUN QE E KA MBULU !!! AJT SHNET .
E DINI C,ESHTE POLITIKA SOT KETU TEK NE DMTH PD-PS ISHTE NJE BAJGE E PLOTE E NDARE PERGJYSEM !!! ( PR.DR. SALI BERISHA )
O labi Vlora nga shpia Mir, ej kinda nenen e ok. Idjot lepires berishajne, po njeres pa shkoll si puna jote te bejn me fol kshu o percares I Shqiptareve.
Une percares??Thjesht sa kam shkruar ato qe ju deklaroni c’do dite.
te jetoja larg shqiperise do isha shume entuziast per shkrimin. por jetoj ketu shoh realitetin dhe me vine per te qeshur o sahanlepires. nuk kuptohesh fare qe je paguar nga min kul apo e integrimit. prostitut mediatike ja cfare je.
Duket qe eshte i paguar per te fol dokra ,por shqiperise i duhen ca mashtrues te tille gazetare se ndoshta mund te genjejne qofte e dhe 10 angleze te vizitojne kandaharin dhe te lene lirat e tyre ketej,bereqaves.
Sikur ti themi gjerat me realisht do ishte me mire.
Angleze apo turiste te tille qe ngazellehen me “nje cope kocke” nuk na hyjne ne pune. Se helbete, qytetet i kemi, traditat i kemi edhe pse keto te fundit po i hedhim tutje se kemi “perqafuar” modernizmin e kapur mbrapsht.
Mamaja e ketij zoterise duhet te ishte shokuar nga krahasimi, jo per gje, por ne vitet 80 shqiperia ishte gjelberim, tani eshte beton. Lere menjane bunkeret, se ne ne “demokraci” kemi ndertuar bunkeret e klubeve, kazinove, qebabtoreve, te cilat pervec se pastrojne leket e trafikut te droges, apo korrupsionit, jane edhe pjella e thashethemit.
Le te shikoje anglezi se si nje dite te bukur ne ecje me kembe, rrezikohesh te hidhesh perpjete nga makinat te cilat drejtohen jo nga njerez por nga KAFSHE. Le te qendroje nje dite te tere rrugeve te Tiranes dhe rrobat mbartin me vete 2 kg smog.
Po mbase ky qytetar ka fjetur ne ndonje zone te mire, pa zhurma, sepse sot ne Tirane gjumi behet kur ti doje qejfit pronarit te lokalit poshte pallatit qe ngre muziken aq sa ta degjojne marsianet.
Po e mbyll me kaq, sepse lista e gjerave qe nuk shkojne ne Shqiperi eshte e gjate, teper e gjate.
Ah edhe nje gje. Ne shqiptaret jemi hipokrite. Bejme bujare me te huajt, a thua kjo eshte tradite. Jo or jo, e bejme se jemi inferiore, duam te biem ne sy, se na vlon krenaria ne gjak, vaniteti i semure.
Se me njeri-tjetrin, ne jemi ujqer, vrasim per nje varese, per nje pule, per nje lope, per nje gardh, e per nje fjale goje.
Wert shume drejt…..
Hartim me te bukur ne jeten time as kam pare e as degjuar edhe pse deputetet tane jane te thekur per hartime.Me gjithe ate rrofsh o gazetari
Angles se e paske njohur mire Shqiperine.Me vjen keq qe mamaja juaj e nderuar paska vizituar vendin tim per here te pare ne vitet 1986-1987.
Si duket ka ardhur per ngushullim per vdekjen e Enver Hoxhes e ne te ardheshim per gezime,po kohen e ka gjetur te keqe. Urojme qe nuk ka arritur te shkoi ne spital pasi paska ngelur pa ngrene,po edhe pse pa fuqi, me shume mundime bunkieret i paska numuruar.Ardenica eshte afer fshatit tim ,e jam krenar qe ka ardhur,po fajin e kane ata qe e kane cuar atje,sepse edhe mund te linte jeten nga armet qe ka pare.Po une
zborin e beja ne Kolonje sepse atje i kishim depot e armeve.Ardhja per se dyti here e shoqeruar edhe nga ju eshte me tepr kenaqesi per ne, ,pasi kete here situata eshte me e sigurte,packa se vriten 2-3 veta ne dite.Ju falenderojme per viziten ne Kruje,por me lejo per nje sqarim;
Vajza e Enver Hoxhes quhet Pranvera Hoxha e martuar me Kelmend Kolonecin te cilet e kane projektuar ata muze.Per pazarin e Krujes nuk je i sakt,jo vetem qe ka egzistuar edhe ne kohen kur mamaja jote erdhi per here te pare,po shume kohe me pare.Po te kishe shikuar me kujdes aty ka dhe gjera me te bukura se ato te Enverit.Mund te gjeje
bustet e kryeministrit te sotem ,o vetem ne allci,por edhe ne brinx,
qelq.Fotografia e tij eshte e stamposur edhe ne gota uji ,vere ,rakie(ma merr mendja se kete te flamosur raki nuk e perdor) ku jep shembullin se si luftohet kulti i individit,te cilin e ka trashegim nga
babaj i shokut te ngushte te tij ,Sokol Hoxha e quajne. Me qenese nuk
paskerki harruar viziten ne bllok nuk e di a hyre te ish -vila e Enver
Hoxhes.Po te kesh hyre ,patjeter qe e ke pare ate oxhakun aty.Pran atij oxhaku ne dimer ,piqnin geshtenja kryeministri i tanishem me te shoqen,Lirine nen shoqerine e djalit te Enverit,Sokolit edhe ky se bashku me te shoqen.Si gazetar te ka shpetuar nje pamje mahnitese
Sigurisht mamaje nuk ka vuajtur per te ngrene si radhen e pare,pasi edhe pershkrimin qe ke bere per vendin tim duket qe e ke shkruar me shume kenaqesi per ndryshimet e medha e sidomos qe burrat mbi peshe nuk jane me agresive,pasi mesuan nga ai i viteve 80-te qe e futen ne burg,po me sa di une ,”sigurimi i shtetit e perpunipoi dhe e hodhi ne
Angli. Me mish te pjekur dhe me raki perpara shkrimet gjithmon dalin te bukura.E gezofsh testeren e PD. ISHALLA NDIKON PER HEQEN E IMUNITETIT QE FUKARENJTE TE SIGUROJNE KAFSHATEN.
po lypsaret rruges nuk i pa ky, po shoferat qe te egzekutojne ne vend nese i parakalon. po adoleshentet qe therin grate per tu vjedhur floririn, po te papunet, prostitutat, LAZARATIN, ZJARRET qe po i ben sehir qeveria?
eshte injorance te bazohesh vetem ne siperfaqe ose je paguar nga ndonje lobus edhe ti or mik mikut.
O Gazeta ci keni kta more qe nxirrni ktu , ky mos kete merak se ne Shqiptaret nuk vrasim te huaj vrasim njeri tjetrin , edhe i vrasim mbas krave te fshefur neper shkurre . Ai Shoqerusi qe e paska shoqeruar kete ja paska mbyll perdet e xhamave e ska pare se cbehet ja ka hap vetem kur ka vajte ne pikat turistike .
C’a, Labi Vlore, thote nje budallallek (provokues, apo injorant,me realisht)dhe 100 te tjere e ndjekin pas…. Lerni njerezit qe vijne ketu vetem per te ndjelle perçarje e urrejtje se keta jane greker(t’them te verteten, greker s’ka, por ta zeme se jane), nganjeheèr edhe e nderrojne ate(emrin) por ne pergjithesi jane 2 veta; Turkofagos & Akili. I gjeni gjithkund neper medjat elektronike. Injoroni keta te 2 p*rdhacè te ashtuquajtur (dikur) “grekofone”. Pshn!
Me vjen shume keq qe megjithese jeni shqiptar dhe banore te Shqiperise, nuk shifni asgje te mire ne ate vend, asgje fare. Kam vizituar Shqiperine me shume se 10 vjet me pare, nuk kam pare cdo qytet, por nga autobusi Tirane-Vlore, kam pare shume, une pashe nje vend jashtezakonisht te bukur, nje natyre perrallore, gjerat e shemtuara qe me rane ne sy ishin se pergjate rruges pashe shume kurora lulesh (per te vdekurit, sigurisht ishin te vraret qe rane gjate cmendurise se Vitit 1997, nuk e besoj qe ishin varrosur ne skaj te rruges, ma merr mendja se ato kurora lulesh ishin vene ne vendin ku kishin rene viktimat).
Me nuk kam qene ne Shqiperi, por ca familjare te mij vizitojne per cdo Vit Shqiperine dhe ndjehen shume entuziast, vitin e kaluar ishin ne Sarande, kete vit ne Velipoje, ishin shume te kenaqur nga mikepritja e vendasve dhe shume krenare per ato qe kishin pare ne Shqiperi.
E keqja eshte se juve u jane “verbuar syte” nga Politika, nese me besoni, une do te gezohem shume kur te ike Saliu, dhe nje dite do te ike, ne nje menyre apo tjetren, temat dhe komentet qe servohen ketu, e bejne njeriun normal shume pesimist, ju nxirrni vendin tuaj si te ishte nje xhungel barbaresh, une pashe atje njerez shume te mire, te zgjuar, te edukuar, me ata qe kisha kontakt. Dhe u ndjeva krenare qe Shqiperia
(natyra e saj) ishte fantastike, edhe Kosova eshte shume e bukur, por Shqiperia vertete me ka befasuar. Kam pare shume vende te Europes, me e bukura eshte Shqiperia.
Te pershendes Suzana dhe te lus te vizitosh sherbimin publik ne cdo fush te tij,arsim,mjexi,gjyqsor etj,per te perforcuar ate”mrekulli shqiptare”!!!!!madje nje ikone me te qarte mund te marresh edhe ne ambjentet private…….!
Shqiperia Suzana eshte vend i bekuar,por me njerez te mallkuar…..dhe kjo eshte fatale!
Suzana,a ke qene ndonjehere ne Greqi,sidomos neper ishuj greke????
Nqs jo,je teper e vonuar.
Tgf, nuk kam qene ne Greqi, kam qene ne Spanje, Gjermani, Belgjike, France, Luxemburg, Turqi, Kroaci, te gjitha e kishin bukurine e tyre, sidomos Franca, por te them sinqerisht si natyra e Shqiperise nuk ka, Kroacia mund ti ofrohet. Ndoshta kjo vjen nga shkaku se Shqiperine e konsideroj si vend timin…
E dij qe sherbimet shteterore jane mos me keq, primitive mund te them, korrupsioni e gjera te tilla, po as Greqia nuk meriton ndonje lavdate sa i perket ketyre gjerave, popujt ballkanik jane jo te mallkuar, por te korruptuar deri ne palce, pa perjashtim…
te pershendes,
Ke te drejte. Ai qe shkruan ndyre eshte evgjiti turkofagos qe ka filluar te perdore 2_3 emra te tjere dhe prap I vjen era evgjit. Ai tjetri eshte ai qe shkruan vlora, dukati, alpidhi a altini, qe eshte nip ballisti I dukatit qe kane vrare femij, pleq, burra e