Pa kinema, por me festival ndërkombëtar filmi!

30 Gusht 2012, 19:36Sociale TEMA
Pa kinema, por me festival ndërkombëtar filmi!

Në qytetin e Durrësit po zhvillohet këtë fundgushti sezoni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit (Durrës International Film Summerfest), i quajtur ndryshe edhe “Gladiatori i Artë”. Festivali i filmit organizohet në një… teatër.

Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit (Durrës International Film Summerfest) është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri dhe Ballkan.

Në këtë edicion të V-të vihet re se përsëri festivali zhvillohet në mjediset e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, një ambient tejet i papërshtatshëm për shfaqjen e filmave, pasi mungojnë kushtet akustike dhe të vizibilitetit që i ka çdo kinema normale. Këtë gjë e kanë theksuar edhe regjisorë të huaj, si Marco Bellocchio. Në edicionin e I-rë, një regjisor çek tha me ironi se qenkësh vërtet interesante të shohësh filmin tënd në një vend kaq të gjelbëruar (amfiteatri i Durrësit) dhe të mos e dëgjosh atë. Ku qëndron problemi i shfaqjes së një filmi në një teatër? Akustika, vizibiliteti dhe kontrasti i filmit zhbëhen kur ai shfaqet në sallën e një teatri ku nuk ka kushte në këto drejtime, kanë theksuar regjisorët e ardhur në Durrës.

Kthehemi pas në kohë: fushata elektorale e zgjedhjeve lokale të majit 2011. Dy kandidatët për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako dhe Ferndinad Xhaferaj, e vendosnin si primare ndërtimin e një kinemaje në qytetin e dytë për nga madhësia në vend. Ka kaluar një vit e tre muaj qyshkur Dako premtonte se brenda vitit të parë të mandatit të tij të dytë do të ndërtonte kinemanë kaq shumë të pritur nga qytetarët durrsakë. Madje premtimet shkonin deri aty sa në suazën e kulturës e turizmit do të ndërtohej edhe biblioteka e re përballë Muzeumit të dëshmorëve (për shkak të amortizimit biblioteka aktuale përbën rrezik për jetën e lexuesve), kompleksi i pishinave, si edhe do të bëhej mbushja me rërë si në Dubai e plazhit tashmë të shkatërruar të Currilave me anë të projektit “Vija e Kaltër” (?!). Të gjitha këto premtuar publikisht edhe në emisionin Top Story të prillit 2011.

2. Regjisori i filmit “Scialla!”, Francesco Bruni, kandidat i mundshëm për të fituar çmimin “Gladiatori i Artë”, nuk denjoi të vinte në paraqitjen e pelikulës së vet. Siç duket u tremb nga përvoja e paraardhësve të tij, të cilët i paraqitën filmat e tyre në teatër ose në amfiteatrin me bar, nën shoqërinë edhe të ndonjë deleje a shpeze. /Irvi Hyka

http://www.peshkupauje.com/2012/08/album/pa-kinema-por-me-festival-nderkombetar-filmi

6 komente në “Pa kinema, por me festival ndërkombëtar filmi!”

  1. qerramudhi says:

    hahahah kjo eshte per te vene kujen , bashke me kta gazetaret si si me i madhi ne ballkan hahaha edhe e organizon nje qytet pa kinema . Po se kuptone o derbardhe qe te gjitha keto gjasme festivale nderkombtare jan nje mundesi per te ngrene leket e njerzeve te thjeshte taksa pagusve . duhet te jene me shume se tre festivale filmi ne Shqiperi po jo vetem kjo po behen edhe gjasme konkurse fotografie apo pikture a ku di une pa lidhje fare .

    1. Gjelosh Nikcurri says:

      Na duhet ma shum villa e Nishanit, ashensori i Salit, Vila e Salit ne Vlore e te tana keto!

  2. Petro says:

    E pate sa spektatore kishte ne salle? Pra gjithshka formale per te cvatur nja shume te madhe parashe nga organizatoret qe kane konflikt interesi me drejtuesit e Bashkise.Nderkohe, opozita , ne Bashki dhe pozita ne qeveri, hesht.Turp! S ka ku te shkoje me keq.Zot, shpetoje Durresin nga duart e injoranteve dhe te pangopurve!Asnje shprese, opozita e djathte nuk ekziston.Eshte e kote te flasim me tej…

  3. Dean says:

    Hahahahaaaaaaaaa……..a,asht si aj muhabeti ke ajo kanga aq e bukur shqipe:Lakuriq,me duar ne xhepa……

  4. kola says:

    formula eshte shume thjeshte. festivali i filmit ne durres shfrytezohet per te vjedhur fondet e kultires te bashkise durres. Anila Varfi ( qe eshte injorante ne fushen e filmit) ka burre Zhuljenin, nen kryetarin e bashkise durres. ai aplikon per fonde nepermjet gruas ne bashki, manipulon faturat, etj. Do ishte mire te verifikoni a paguhet qera per sallen, paisjet dhe nese paguhet me cfare cmimi. vetem edicionin e pare ky festival eshte financuar 5.000.000 leke te reja nga bashkia durres si dhe lek te tjera gjate edicioneve te tjera nga qkk. gjithashtu shfrytezohen aktoret e vjeter shqiptare si dekor i festivalit duke ii ftuar aponqerasur ne shkembim te prezences se tyre. Me aq lek sa jane harxhuar ne kete festival do ishte ndertuar nje kinema permdurresin apondomishin prodhuar disa dokumentare apomndonjemfilm.

    1. Guri says:

      E njejta situate ndodh edhe me bashkine fier . Qe sle gjasme aktivitete pa financuar nga leket e qytetarve , dhe trotuaret edhe investimet ne te mire te qytetarve nuk ekzistojn .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje