Policia Bashkiake e Tiranës vazhdon të “bëjë roje” pranë kazanëve të mbeturinave në qytet, duke ndaluar romët dhe banorë të tjerë të mbledhin mbetje të riciklueshme. Çdo muaj, një “ushtri” prej afro 3 mijë personash mblidhnin dhjetëra tonë materiale plastike, letër dhe ambalazhe metalike (kanoçe etj), të cilat ua shisnin fabrikave të riciklimit, duke siguruar të ardhura të mjaftueshme për një jetesë modeste.
Tani e gjithë kjo sasi mbetjesh të riciklueshme administrohet nga një kompani e vetme, e cila e ka marrë ekskluzivitetin e mbetjeve të Tiranës, në mënyrë shumë misterioze. Gazeta IDEA zbulon landfillin e ri, impiantin ku mblidhen të gjitha mbeturinat e riciklueshme të kryeqytetit, nga një kompani, e cila nuk ka leje mjedisore, e cila është e paregjistruar në organet tatimore të pushtetit vendor dhe mbi të gjitha nuk dihet se si dhe përse iu dha nga bashkia ekskluziviteti i shfrytëzimit të landfillit të Sharrës.
Lufta me romët dhe projektet e vetëpunësimit
Disa projekte donatorësh të huaj nxitën vetëpunësimin e romëve në Tiranë dhe qytete të tjera, si mënyrë për t’i ndihmuar të sigurojnë jetesën. Ata u organizuan për të mbledhur mbeturina të riciklueshme si kanoçe, plastika dhe letër. Kjo u pa si zgjidhje edhe për zbutjen e varfërisë tek kjo shtesë, por edhe si mënyrë për të pastruar kryeqytetin dhe qytete të tjera nga mbeturinat që nuk degradohen dhe që mbushnin rrugët dhe mjediset e tjera publike.
Por, dy muaj më parë Bashkia e Tiranës urdhëroi ndalimin e kësaj veprimtarie. Brenda një javë u prish i gjithë mekanizmi që ishte ndërtuar dhe romëve iu shkatërruan edhe pikat e grumbullimit edhe mjetet e transportit. Reagimit të opozitës dhe organizatave që kishin mbështetur ndërtimin e rrjetit të grumbullimit të mbetjeve, bashkia iu përgjigj, duke thënë se, gjatë mbledhjes së mbeturinave nëpër kazanë, ata ndotin mjedisin. Tani romët nuk sigurojnë më të ardhura, ndërsa biznesi i riciklimit të mbetjeve humbi arterien më të rëndësishme të furnizimit me lëndë të parë.
Ku përfundojnë mbeturinat e riciklueshme?
Ndërsa në Tiranë romët u ndaluan të mblidhnin mbetjet e riciklueshme, të gjitha mbeturinat, si ato të riciklueshme ashtu edhe ato organike, të biodegradueshme, shkarkohen në landfill. Një “brigadë” romësh që kanë ndërtuar një geto barakash fare pranë landfillit, u punësuan dhe punojnë gjatë natës për të seleksionuar nga pirgjet e mbetjeve që shkarkohen nga makinat e mbeturinave pikërisht ato të riciklueshmet. Mbetjet plastike, metalike, letra e kartona ndahen nga kjo skuadër punëtorësh. Por ndryshe nga romët që i mblidhnin ato në Tiranë, këta nuk i shesin këto mbetje, pasi janë të punësuar, paguhen nga pronari i ri i plehrave. E gjithë kjo sasi mbetjesh, pasi seleksionohet në landfillin e Sharrës, dërgohet në një tjetër landfill, rreth 2 kilometra më larg. Vetëm brenda një muaji, në këtë landfill të ri, janë mbledhur dhjetëra e dhjetëra tonelata mbeturina. Një skuadër njerëzish punojnë aty, seleksionojnë, ndajnë veç mbetjet sipas llojit, i paketojnë, i presojnë, duke i lidhur ne dengje 1 metër të lartë. Fusha e përpunimit të këtyre mbetjeve duket të jetë e vogël, pasi sasia e grumbulluar është shumë e madhe, aq sa dengjet e presuara janë vendosur edhe në rrugë (siç tregohet edhe në foto). Ky impiant është vendosur buzë lumit Erzen, dhe ndodhet nën juridiksionin e komunës Vaqarr.
Ky është impianti më i madh i grumbullimit dhe paketimit të mbetjeve të riciklueshme në vend. Ato që mblidhnin romët dhe ua shisnin fabrikave të riciklimit tashmë përfundojnë këtu, por më të ndotura, pasi janë përzierë më parë me mbeturinat organike.
Kush e zotëron këtë biznes?
Ky është një biznes i madh. Ky është një biznes që nuk njeh kurrë krizë, që nuk ka lidhje as me thatësirën, as me përmbytjet, as me rënien e bursave as me rritjen e çmimit të karburanteve. Ai gjeneron produkt pa reshtur. Tashmë tërë këtë produkt në Tiranë e ka në dorë vetëm një sipërmarrës, vetëm një kompani. Ajo është bërë pronarja e mbeturinave të Tiranës dhe komunave që shkarkojnë mbetjet e tyre në landfillin e Sharrës.
Ne iu drejtuam impiantit për të mësuar se kush janë sipërmarrësit. Por aty duhet të sillesh si i interesuar për biznesin e mbetjeje që të mund të afrohesh. Atu punojnë punëtorë natë dhe ditë. Impianti që duket se vazhdon së ndërtuari brenda, nuk ka emër, nuk ka askund një tabelë që të tregojë se kush janë dhe me se merren. Pyesim se si e ka emrin kompania dhe kush është personi përgjegjës, dhe përgjigja e vetme është: “Nuk e dimë, ne jemi punëtorë këtu”. Rojet janë të vëmendshëm ndaj përpjekjeve tona për të fotografuar, ndaj dhe duhet t’i vjedhin këto imazhe që po publikojmë.
Por cila është kompania që ka “fituar” ekskluzivitetin e menaxhimit të mbeturinave të kryeqytetit? Këtë përgjigje nuk e merr dot zyrtarisht.
Në mënyrë jo zyrtare mësojmë një emër kompanie, por atë nuk e gjejmë të regjistruar në QKR. Në mënyrë jo zyrtare mësojmë një emër sipërmarrësi, në emër të të cilët në QKR janë regjistruar 6 kompani, por asnjëra me objekt grumbullim, përpunim dhe tregtim të mbeturinave të riciklueshme.
Por ajo që mësuam zyrtarisht është se Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë asnjë leje mjedisore për ndonjë kompani që të ushtrojë biznesin e grumbullimit, përpunimit dhe tregtimit të mbeturinave të riciklueshme në Vaqarr.
Ajo që mësuam zyrtarisht është se në zyrën e tatimeve në Komunën Vaqarr ky biznes nuk është regjistruar. Zyrtarët lokalë të komunës thonë se kemi shkuar disa herë pranë këtij impianti për të këkruar informacion dhe na kanë thënë se nuk e dimë kush është pronari. Ata pohuan se kemi kërkuar ta regjistrojmë, por askush nuk merr për sipër të jetë administrator. Pra, kompania që ka marrë ekskluzivitetin, që ka privatizuar, mbeturinat e Tiranës nuk ka leje mjedisore dhe nuk është e regjistruar në zyrën e taksave të pushtetit vendor.
Por si e mori nën kontroll këtë biznes kjo kompani?
Bizneset e tjera të riciklimit thonë se për këtë duhej zhvilluar një tender, bashkia duhet ta shesë atë mall dhe duhet tia shesë atij që i jep cmimin më të mirë. Por ata nuk janë informuar dhe thonë se nuk është bërë asnjë tender. Procedura ishte kjo: Bashkia ndaloi romët të mblidhnin mbeturinat dhe ato tashmë i menaxhon vetëm kjo kompani misterioze.
Ku shkojnë mbeturinat?
Mbetjet që janë depozituar aty janë në sasi shumë të mëdha. Madje mund të thuhet se aty përfundon tashmë pjesa më e madhe e mbeturinave që makinat e kompanive të pastrimit tërheqin natën nga rrugët e kryeqytetit. Të mbetur pa lëndë të parë, bizneset e riciklimit i janë drejtuar kompanisë misterioze për t’ia blerë lëndën e parë. Por nuk kanë arritur dot një marrëveshje, pasi administratorët nuk kanë dalë në skenë dhe kanë refuzuar ofertat e drejtpërdrejta. Ata kanë tentuar ta hedhin ne tregun vendas të riciklimit këtë mall përmes sekserëve të tretë. Duke ditur se ata janë tashmë padronët e mbetjeve, kanë rritur çmimin, duke e ofruar më shtrenjtë edhe se mbetjet e riciklueshme që blihen nga jashtë. Edhe pse mbetjet e riciklueshme që vijnë nga importi janë shumë të pastra, pasi ato ndahen që në burim, ndërsa këto mblidhen në landfill pasi janë përzierë më parë me mbeturina të tjera, duke u kontaminuar. Duket se ka qenë pikërisht kjo arsyeja që ka bërë të dështojnë edhe përpjekjet e kompanisë për t’i eksportuar këto mbetje. Ricikluesit jashtë vendit kanë kërkuar standarde pastërtie.
Aktualisht, mbetjet e riciklueshme që prodhon Tirana janë depozituar në këtë fushë mbeturinash. Ato as eksportohen dhe as shiten për industrinë vendase të riciklimit. Ato vetëm depozitohen duke tërhequr jo vetëm kërshërinë e banorëve por duke prodhuar edhe shqetësimin mjedisor të tyre. /Idea/
I forte doli edhe ky!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/plehrave-u-doli-i-zoti.html
Cfare te keqe ka qe te administrohen mbeturinat? Une them asnje! Mendoj se veshja me mister e kesaj ceshtjeje nepermjet shkrimit te mesiperm eshte e sajuar. Jam i bindur qe me mbeturinat merren kompanite qe kane fituar tenderin e pastrimit te Tiranes. Ato kane te drejte ta ruajne bisnesin e tyre, pleherat, edhe pse disa gjoja pergjerohen per romet e u thone atyre: “Ja ne po luftojme qe mos t’ju heqin nga pleherat, qe ju te fitoni buken e gojes!”
Ky qendrim eshte me shume se cinizem! Eshte poshterim! Ne vend te vrasin mendjen e ti ndihmojne romet te jetojne me dinjitet, “shqetesohen” per romet pse po i heqin nga pleherat! Turp! 1000 here turp! Une habitem me Bashkine qe nuk kthen pergjigje!
Njerez, ajo cfare Sinani thote eshte shume e drejte. Personalisht ndjehem shume keq kur shoh romet apo kedo tjeter te lypin apo te germojne neper koshat e plehrave. Duhet te ngreme zerin per politika sociale dhe integrimi dhe jo te kerkojme ti shohim ne koshat e plehrave. Ne mos ajo kompani, nje tjeter do merrte persiper administrimin. E rendesishme eshte ta beje mire.
Jo cdo gje duhet te para gjykohet politikisht. Ne situaten qe po jetojme duhet te jemi racionale ne mendime dhe veprime.
Ne lidhje me Gabelet, Romet, Ciganet te cilet merren neper kazana e plehrave per te mbledhur sendet qe u nevojiten per shitje ato kane te drejte. Me ardhjen ne fuqi te ashtuquajtures demokraci ne Shqiperi, gjithcka u shkaterrua pa i bere analize me perpara. U shkaterruan ndermarrjet, fabrikat dhe kombinatet qe ishin objekte punesimi pa kriter. Qeverite e dalura gjate kesaj periudhe nuk bene asgje, vetem prishen gjithcka me teorine e terapise se shokut dhe ekonomise zero. Siperfundim doli ne skene teoria e re vjedh cfare te mundim, te shkaterrojme cfare t’na dali perpara. Partite politike bene vetem demagogji dhe kane leshuar sllogane pa fund. Sot jemi ne gjendje katastrofike te keqe ekonomike dhe financiare. Qeveria aktuale me ne krye shpellarin, njeriun e pyllit Sali Berisha nuk bejne asgje, vetem fjale dhe brockulla pa hesap. Ne kete rast shtresa qe permenda me siper sipas deklaratave te tyre fitimin nga kjo pune e kane nga 15000-20000 lek te vjetra ne dite. Kurse ne qoftese i grumbullojne tek firma fantazme do te marrin 8000 lek te vjetra ne dite. Pra 3000 veta qe mbledhin mbeturina nga 7000 lek te vjetra qe nuk do te marrin minimalisht nga shuma 15000 lek te vjatra, pra 3000 persona x 7000 lek te vjetra ne dite = 21 000 000 lek te vjetra fitimi minimal ne dite. Kjo eshte aresyja qe punen e tjereve duan ta shfryetzojne per fitimi maksimale disa persona afer pushtetit te mafiozit Sali Berisha dhe te njeriut qe qesh Lulzim Basha. Per te pasur keto fitime fusin ne valle edhe policine bashkiake, policine e shtetit duke ja sekustruar karrocat dhe per ti marre i kerkojne 100000 lek te vjetra. Hajde shtet, kjo eshte qeveria me ne krye debilin dhe hajdutin e tradhetarin e popullit dhe kombit shqiptar Sali Berisha.
C’qellim ka ky artikull?vete administrata e kompanise do ti mbledhe keto mbeturina?perseri ata qe i kan mbledhuer do ti mbledhein e do ia dozojne kompanise me nje far cmimi.Apo,o burra,cdo vendim te qeverise ta kritikojme,se gjoja jemi ne me zgjuarit e keti vendi.
Si eshte e mundur qe kete aktivitet s’e paska marre perseri Kokdhima i Meros,qe ne kohen kur ky kakariste ne krahun tjeter,ay Kokedhima mirrte jo pak por plot 10 miljon dollar ne vit nga bashkija “e tij”per gjoja pastrimin e Tiranes, qe asnjehere nuk u pa e pastruar…
Eduard,
vetem me shprehjen”gjithcka u shkaterrua”qenke mbrapa bote.Ato fabrika nuk mxirrnin as “buken” thate per puntoret e tyre,ore zoteri…
realitet o milet,ato fabrika po nxjerin akoma buken e ca te zgjuarve me pushtet duke shitur kockat qe u kane ngel per skrap,,,
Kjo tregon fundin e kesaj qeverie qe mberriti te mbledh edhe plehrat se si ka mbetur gje tjeter. Mori fund gjithshka. Kur kryetari i bashkise (kryeministri) arriti te marre leke edhe nga plehrat çpret me? Nga rendi po, nga arsimi po se po, nga ushtria as qe behet fjale, ja pra dhe plehrat i kishin mbetur dhe ato me ne fund ia arriti qellimit. Gjithshka per vete, populli trap le te vdesi se keshtu e meriton.
O Besmir nga Lura(jo Luari),
qenke i holle shum,o zoteri.Te vritet barku ty qe mblidhen plehrat dhe riciklohen?Si mendon ti,me mire te lihen rrugeve e te qelbin qytetet?I ke hapur ndonjehere syte atje ku je,nese i mbledhin e i riciklojne plehrat ? Lere mos e pyete,nga s’po marrin leke,zgjat doren e merr..!Kujte si ka rene ne dore ky kompjuteri i shkrete !Edhe nje autotrapi si ky,i cili ka aq mend sa ta quaj trap ter popullin,dhe qe punen me te mire qe mund te bente do te ishte te mirej vete me mbledhje plehrash…
nese nuk shte e regjistruar kjo kompani , a paguan taksa?!
meqe nuk shiten do ti shesin per ti djegur ne ndonje fabrike cimentoje