Sikur të mos kisha lindur në Shqipëri

6 Shtator 2012, 10:24Sociale TEMA

Lotaria e lindjes është përgjegjëse për shumëçka nga ajo se cilët ne jemi sot. Nëse nuk do të kishim lindur në Shqipëri, si do të kishte qenë vallë jeta jonë? Një faqe interneti e krijuar pak kohë më parë (www.ifitweremyhome.com), sjell shifra konkrete që krahasojnë me përqindje të sakta, se si do të ndryshonte jeta jonë nëse do të kishim lindur në çdo shtet tjetër anekënd botës. Të dhënat që pasqyrojnë indekset krahasuese janë marrë nga botimet e CIA-s, të quajtur World Factbook. Klikoni dhe ëndërroni, por mos harroni se ka edhe më keq…

 

Nga Gladiola Bendaj

 

Të mos e fshehim. Sado patriotë të jemi, – dhe jemi, – cilido prej nesh e ka shpënë të paktën njëherë nëpërmend se si do të kishte qenë jeta jonë nëse do të kishim lindur diku tjetër. Ca më shumë duhet ta kenë menduar, vjedhurazi e frikur, nën zë, prindërit tanë vite më parë. Ca më pak e mendojnë emigrantët e sotëm, të ikurit e djeshëm të gati 20 vjetëve më parë, që prej kohësh përpiqen t’i sistemojnë diku tjetër rrënjët e tyre, e vendlindja i ngjan më shumë një mirazhi në gusht, të cilit çdo ditë e më shumë i arratisen pa bëzajtur.

Më e mirë? Shumë më e mirë? Më e keqe, apo thjesht ndryshe…? A do të ishim më i njëjti person? Eh, kur nuk iu arratisesh dot halleve, atëherë nis e ëndërron…

Një faqe interneti e krijuar pak kohë më parë (www.ifitweremyhome.com), na vjen në ndihmë edhe me shifra konkrete që krahasojnë me përqindje të sakta, se si do të ndryshonte jeta jonë nëse do të kishim lindur në çdo shtet tjetër anekënd botës. Të dhënat që pasqyrojnë indekset krahasuese janë marrë nga botimet e CIA-s, të quajtur World Factbook, ku gjenden informacionet për të gjitha shtetet e botës. Në këtë faqe interneti mund të klikosh, të ëndërrosh dhe të shuash gjithë kureshtjet që mund të kesh lidhur me nivelin e jetesës, të ardhurat, konsumin e energjisë, lindshmërinë, vdekshmërinë…

Brenda kësaj dritareje, mbështetur në këto shifra, vërtet që mund të thuash me plot gojën, ah sikur të kisha lindur këtu apo atje! sepse fundja është vetëm çështje fati, apo sepse kështu e vendosi Zoti, që ne të lindnim në Shqipëri dhe jo në mes të Amerikës, Francës, Australisë, Iralndës, Maldiveve, Japonisë, Zvicrës… E megjithatë, mos harroni se po aty mund të zbuloni se po i njëjti fat, apo Zoti, mund të kishte bërë që vendlindja jonë të projektohej në  Afganistan, Azerbajxhan, Indi, Burkina Faso, Kenia, Zimbabve apo Sri Lanka…

 

Nëse do kishim lindur në SHBA, në vend të Shqipërisë…

Do përdornim 12.7 herë më shumë energji elektrike

Do shpenzonim 17.6 herë më shumë para për kujdesin shëndetësor

Do fitonim 7.4 herë më shumë para

Do konsumonim 6.8 herë më shumë karburant

Do përjetonim 68.54% më shumë një ndarje klasash

Do kishim 65.81% më pak rrezik të vdekshmërisë foshnjore

Do kishim 22.5% më shumë mundësi punësimi

Do kishim 10.14% më pak fëmijë

Do jetonim 0.11 vjet më gjatë

 

Nëse do kishim lindur në Britaninë e Madhe dhe jo në Shqipëri…

Do përdornim 5.7 herë më shumë energji elektrike

Do fitonim 5.6 herë më shumë para

Do shpenzonim 7.4 herë më shumë për shëndetin

Do harxhonim 3 herë më shumë karburant

Do kishim 73.39% më pak rrezik për të vdekur foshnjë

Do kishim 33.33% më shanse për tu punësuar

Do kishim 30.67% më pak fëmijë

Do përjetonim 27.34% më shumë ndarjen e klasave

Do jetonim 1.03 vite më gjatë

 

Nëse Franca do të ishte vendlindja jonë…

Do përdornim 7.1 herë më shumë energji elektrike

Do fitonim 5.2 herë më shumë para

Do shpenzonim 9 herë më shumë për shëndetin

Do harxhonim 3.3 herë më shumë karburant

Do ishim 81.57% më pak të rrezikuar ndaj vdekshmërisë foshnjore

Do kishim 19.23% më pak fëmijë

Do përjetonim 22.47% më shumë ndarjen klasore

Do jetonim 2.96 vite më gjatë

 

Sikur të kishim lindur në Zvicër dhe jo në Shqipëri…

Do përdornim 8.3 herë më shumë energji elektrike

Do fitonim 6.6 herë më shumë para

Do shpenzonim 11 herë më shumë për kujdesin ndaj shëndetit

Do konsumonim 3.9 herë më shumë karburant

Do kishim 77.06% më pak shanse të vdisnim në foshnjëri

Do kishim 63.33% më shumë mundësi punësimi

Do kishim 37.88% më pak fëmijë

Do të përjetonim 26.22% më shumë ndarjen e klasave

Do të jetonim 2.84 vite më shumë

 

Nëse ne do të kishim lindur në Australi…

Do përdornim 10.5 herë më shumë energji elektrike

Do kishim të ardhura 6.2 herë më të mëdha

Do shpenzonim 8.2 herë më shumë para për shëndetin

Do harxhonim 4.8 herë më shumë karburant

Do kishim 74% më pak rrezik të vdisnim foshnje

Do kishim 52.2% më shumë shanse punësimi

Do kishim 19.49% më pak fëmijë

Do përjetonim 3.59 herë më shumë ndarjen e klasave

Do jetonim 1.03 vite më gjatë

 

Nëse vendlindja jonë do kishte qenë Japonia…

Do përdornim 7.4 herë më shumë energjinë elektrike

Do kishim të ardhura 5.2 herë më të larta

Do shpenzonim 6.8 herë më shumë para për shëndetin

Do konsumonim 4.1 herë më shumë karburant

Do kishim 84.47% më pak rrezik të vdisnim që në foshnjëri

Do kishim 53.33% më shumë shanse për tu punësuar

Do kishim 51.85% më pak fëmijë

Do përjetonim 42.7% më shumë ndarjen e klasave

Do jetonim 4.04 vite më gjatë

 

Nëse në vend të Shqipërisë, vendlindja jonë do të kishte

qenë Kina…

Do të përdornim 2.6 herë më shumë energji elektrike

Do të kishim 64.17% më shumë shanse punësimi

Do të përjetonim 55.43% më shumë ndarjen e klasave

Do të konsumonim 35.27% më pak karburant

Do të shpenzonim 43.31% më pak para për kujdesin e shëndetit

Do të kishim 20.92% më pak fëmijë

Do të vdisnim 3.62 vjet më herët

Do të kishim 8.07% më pak shanse të vdekshmërisë foshnjore

Do të fitonim 4.76 më shumë para

 

Nëse do ishte shkruar të lindnim në Emiratet e

Bashkuara Arabe…

Konsumi i energjisë elektrike do ishte 13.5 herë më i lartë

Po ashtu, do konsumonim 10 herë më shumë karburant

Por, do fitonim 6.7 herë më shumë para

Do shpenzonim 3.7 herë më shumë për kujdesin shëndetësor

Do kishim 80% më shumë shanse punësimi

Risku për të vdekur foshnja do ishte 31.51% më i ulët

Do vdisnim 1.81 vjeç më të rinj

Do kishim 3.835 më shumë fëmijë

 

Nëse do të kishim lindur në Indi dhe jo në Shqipëri…

Do të kishim një rrezik 2.7 herë më të madh për të vdekur që foshnjë

Do të konsumonim 75.5% më pak karburant

Do të vdisnim 11.67 vjeç më të rinj

Do të përdornim 50.82% më pak energji elektrike

Do të fitonim 50.79% më pak para

Do të harxhonim 77.43% më pak para për kujdesin e shëndetit

Do të kishim 38.66% më shumë fëmijë

Do të provonim 37.83% më shumë ndarjen e klasave

Do të kishim 10.83% më shumë shanse punësimi

 

Po sikur të kishim lindur në Nigeri në vend të Shqipërisë…?

Do të kishim rrezik 5.2 herë më të lartë të vdisnim foshnjë

Por edhe nëse do kishim pasur fat, përsëri do vdisnim 30.89 vite më të rinj

Do kishim 2.3 herë më shumë fëmijë

Do përdornim 87.18% më pak energji elektrike

Do konsumonim 79.78% më pak karburant

Do provonim 63.67% më shumë ndarjen e klasave

Do fitonim 61.9% më pak para

Do kishim 59.17% më shumë shanse për tu punësuar

Do shpenzonim 84.51% më pak para për kujdesin shëndetësor

 

Nëse vendlindja jonë, në vend të Shqipërisë, do kishte

qenë Afganistani…

Shanset për të vdekur që në fëmijëri do të ishin 8.4 herë më të mëdha

Do të kishit 2.9 herë më shumë mundësi për të qenë të papunë

Do të vdisnit 33.48 vjet më të rinj

Do të kishit 2.5 herë më shumë fëmijë

Do të përdornit 99.19% më pak energji elektrike

Do të konsumonit 98.15% më pak karburant

Do të fitonit 87.3% më pak para

Do të shpenzonit 76.12% më pak para për kujdesin shëndetësor

 

Nëse do kishim lindur në Burkina Faso…

Shanset për të qenë të papunë do të ishin 6.4 herë më të mëdha

Rreziku për të vdekur që foshnjë do të ishte 4.6 herë më i lartë

Do kishim 2.9 herë më shumë fëmijë

Do të vdisnim 24.81 vjet më të rinj

Do përdornim 96.44% më pak energji elektrike

Do të harxhonim 94.04% mpak karburant

Do fitonim 80.95 më pak para

Do përjetonim 47.94% më shumë ndarjen e klasave

Do shpenzonim 80.84% më pak para për kujdesin shëndetësor

 

Maldivet mund të jenë një vend përrallash, por, nëse

do kishim lindur aty…

Do kishim 58.52% më shumë shanse të vdisnim që foshnja

Do konsumonim 49.35% më shumë karburant

Do përdornim 39.14% më shumë energji elektrike

Do fitonim 33.33% më pak para

Do vdisnim 3.92 vjeç më të rinj

Do kishim 20% më shumë shanse të mbeteshim të papunë

Do kishim 5.78% më pak fëmijë

Do shpenzonim 10.76% më shumë para për kujdesin shëndetësor

 

Nëse vendlindja jonë do të ishte Mali…

Rreziku për të vdekur që foshnjë do të ishte 6.3 herë më i lartë

Do kishim 3 herë më shumë fëmijë

Shanset për të mbetur të papunë do të ishin 2.5 herë më të mëdha

Do vdisnim 25.96 vjeç më të rinj

Do përdornim 96.47% më pak energji elektrike

Do konsumonim 96.1% më pak karburant

Do fitonim 80.95% më pak para

Do përjetonim 50.19% më shumë ndarjen e klasave

Do shpenzonim 82.41% më pak para për kujdesin shëndetësor

 

Sikur të kishim lindur…te fqinji ngjitur, Maqedonia…

Do shpenzonim 3.8 herë më shumë energji elektrike

shanset për të qenë të papunë do të ishin 2.6 herë më të mëdha

Do kishim 51.22% më pak shanse të vdisnim foshnjë

Do përjetonim 46.07% më shumë ndarjen e klasave

Do fitonim 42.86% më shumë para

Do shpenzonim 65.35% më shumë para për kujdesin shëndetësor

Do konsumonim 26.24% më pak karburant

Do kishim 22.55% më pak fëmijë

Do vdisnim 3.21 vjeç më të rinj

 

Nëse vendlindja jonë do ishte Italia, fqinji matanë detit…

Konsumi i energjisë elektrike do ishte 5.5 herë më i lartë

Do fitonim 4.8 herë më shumë para

Do shpenzonim 6.9 herë më shumë para për kujdesin shëndetësor

Konsumi i karburantit do ishte 3 herë më i madh

Do kishim 69.88% më pak shanse të vdisnim foshnjë

Do kishim 47.95% më pak fëmijë

Shanset e punësimit do ishin 37.5% më të mëdha

Do përjetonim 19.85% më shumë ndarjen e klasave

Do jetonim 2.2 vjet më shumë

 

15 komente në “Sikur të mos kisha lindur në Shqipëri”

  1. AK says:

    LINDJA ESHTE SHORT DHE ZOTI NA BERI NE SHQIPERI. ASHTU SIC MUND TE NA KISHTE BERE NE SOMALI APO KU DI UNE. KRENAR QE JAM SHQIPTAR….

    1. Epirioti says:

      Jeta dhe cdo gje eshte RELATIVE, Varet nga kendi veshtrimit. Une kam Lind ne Shqiperi dhe Fitoj 10 here me shume se 1 Italian apo Europian, mbase po te Lindja ne Itali mund te behesha ndonje pijanec Drogaxhi apo tjeter. Keshtuqe keto Stistika jane thjesht 1 Hamendje 1 Fantazi pa lidhje, po te ishe ketu e po te ishe atje dhe 1 Asgje ne fund……..

      1. patrioti says:

        kjo statistike eshte per mesataret e popullsise..ka para sa eshte mesatarja e konsumit te x gjeje ne shq per te gjiteh popullsine dhe normalisht kur mesatarja eshte e larte atehere ai vend ben jete normale ne te kundert ka varferi..ti shyqyr je i pasur por ka familje qe ksan buke te hane dhe kompensohen me bythen tende.

  2. loni says:

    statistika leshi,,vecoj vetem britanine dhe japonine,,per vendet e tjera jane mashtrime,,ne amerike po nuk pate librez shendetesie nuk te shikon njeri me sy,,cfare jane keto budalliqe qe na ncejrr kjo cia e famshe….

  3. S says:

    ka dhe me keq mendo sikur te lindesh ne kosove me pantallona trecerkshe dhe mjekrren si cjap
    ..

  4. misionari says:

    Te dhenat e pergjithshme mbi Shqiperine jane fiktive; ne vecanti Jetegjatesia.

  5. Zigur Qarri says:

    Kur u ndan kto na rane.
    Nëse…Nëse Halla do te kishte koqe do i thonim Xhaxha.

    1. tourkofagos says:

      ja dhe Zike poutana…..mendja i rri gjithmone te koqet!!!!!
      pune korrakesh…………..

  6. Zeni says:

    Eshte nje ceshtje shume absurde,sepse secili vend ka vecorite e tij. Njeriu ka intelektin e tij,si rrjedhoje ai e rregullon vete jeten sipas aftesise se trurit.Ai qe eshte mencur sigurisht se di ta rregulloje me mire,kurse budallai nuk di dhe jeton si mos me keq.Nje fjale e urte thote”me mire te dishe sesa te keshe”/ Ka nga ata qe kane por bejne nje jete te crregullte,jepen pas veseve dhe kumarit,i bejne parate rrush e kumbulla.Ne te gjitha vendet ka te pasur dhe shume te pasur dhe shume te varfer qe jetojne me lemosha sepse e kane nenvlersuar qe ne fillim jeten ,nuk kane ditur se si ta fillojne ate.Ndryshon puna me veshtiresite e shkaktuara nga qeverisja e keqe.Ketu fajin e kane qeveritaret se nuk dine te bejne programe,qe te lehtesojne jetesen,qe nuk dine te hapin vende pune,qe nuk dine te dallojne te miren nga e keqja,por edhe nga vete njerezit.Sot po te shikosh qytetet shqiptare ato jane mbushur me katundare te zbritur nga malet ,qe nuk e kuptojne se toka eshte burimi i te gjitha te mirave dhe jo bulevardi,Sikur te behej gjithe bota qytet,atehere njerezit do te hanin njeri tjetrin si kafshet e pyllit.Te bragtisesh fshatin eshte nje krim qe duhet ndeshkuar,por fshataret kete nuk e kuptojne,dhe me mire preferojne te pastrojne rruget dhe nevojtoret e qytetit sesa te mjelin lopen,te rrisin vicat,delet dhe dhite,te cilat jane nga ana e tyre nje thesar.NJeriu duhet te dije ta rregulloje jeten atje ku lind dhe pastaj ne qofte se ai ka aftesi te ece perpara mund ta mdryshoje ate sipas aftesive te tij,duke pare duke bere. Jeten asnjeri nuk ta jep ne tabaka,ate duhet ta krijosh vete,gjithmone duke nxjerre mesime nga gabimet dhe duke mos i perseritur me.Vetem kjo e con perpara njeriun dhe soqerine njerezore ne teresi.

  7. combat18 says:

    ne shqiperi jetohet mire edhe pse politika na vjedh dhe na len mbrapa,jemi popull mesdhetar dhe jetojme me pak por te shendetshem.shume vende do te kishin zili te kishin klimen dhe guzhinen shqiptare.pak me shume pune dhe para do te ishte me mire por te gjitha bashke nuk behen.kam shume vite ne bote dhe kam pare shume vende,cdo vend ka te mirat dhe te keqijat e veta.pa patriotizem fare kam krenari nga jam dhe sa jetojme dhe si gatuajme apo sa inteligjente jemi.mos ta shikojme bardh e zi shqiperia ka dhe ane te mire.pervec kanadase disa qytete ne australi bota pak a shume nje mut fallco eshte,i huaji gjen rehati aty ku i flitet gjuha e nenes.sa per ameriken aty eshte nje fllucke kot po nuk ke nuk je as nuk jeton po vdes.

  8. Ligor Luarasi says:

    S’KA SHQIPERI PA DREJTESI.
    Shqiptaret eshte fakt qe brenda vatanit jane o s’jane 3 milion,jashte tij 16 milion gjate gjithe historise shqiptare.Z.Besi Bekteshi shkroi nje permbledhje shume domethenese per 100 vite Shqiperi qe prej 1912 kush u shpall pavaresia.Ai shkrim spjegon qarte pse ne shqipot kemi gjithe ato mekate midis nesh,ku seicilit i duket vetja Mbret ndaj tjetrit,per pasoje fillojme percarjet.Ketu qendron mjerimi me i math i joni,pastaj vijne te tjerat jo sa energji,sa femije,etj,etj.
    Gjithemon me ka shqetesuar pse ne shqipot jemi keshtu,te tille? Vetem shkrimet e shumta,ne liri,me kompjuter ne Ameriken e begate pas 20 vite jete me dhane mundesite dhe pergjigjet e kesaj pyetje qe mundon c’do shqiptar.
    Beme me fat e hithme ne trat,thote populli,me fatin s’haesh dot.Ky eshte fati i c’do shqiptari,tjeter pune qe vatanin nuk e shajme.Vendi ku linden,trualli,mjedisi,te dhimset sikur edhe ne shkretetire te kesh lindur.Ajo qe me largoi nga Korca o Shqiperia,jane dy thikat ngulur popullit tone:Skllaverimi prej turqise sa mbylli shkollat me percarjen e saj fetare,dhe burgu Shqiperi prej komunizmit idiot alladikatorial.
    C’kishte komunizmi qe i grabiti atit tim prej shtepise gjithe veglat e punishtes se embelsirave,kazane bakri,kacek,etj,etj,me tej i shtetezoi dyqanet,na beri shtepine han per qiraxhinj te lloit spiun,45 vite riparo shtepine fut qiraxhinj.Isha ne listen e Korcareve qe duheshin debuar nga qyteti sepse xhaxhai u denua politikisht,sepse gjyshi vinte nga kurbeti i Amerikes dhe quheshim kapitalista Amerikane.
    Tani 20 vite jetoj ne SHBA dhe plaget e komunizmit me te tranzicionit s’me ndahen sate kem jete.Ku jane demshperblimet ndaj meje per 50 vite grabitje te pasurise te nje familje qe jetonte me djersen e punes,pa vjedhur o grabitur asnje qindarke? Pse shtepia ime eshte e ronitur pas perdhunimit te saj sistematik sikur ishte pa zot?
    Qe mos e zgjat,konkluzioni im eshte:S’ka Shqiperi pa drejtesi.Pas kesaj vijne ato shifrat jo kaq drite jo kaq femije,etj,etj.Kur ka drejtesi nje popull,egziston shteti normal per te gjithe,sikur edhe me varferi po te sundoje mbi gjithecka Ligji,Barazia mes shqiptareve,Drejtesia e pa varur nga politika,Ndershmeria vecan per politikanet e c’do ngjyre,me keto kushte themeltare te jetes,s’ke pse te thuash te kisha lindur ne Amerike apo ne Austri.Gjithe brezat e derisotem te atdheut me duken breza te zhuritur nga historia 100 vjecare e Shqiperise,nje histori ku dominojne tmeret dhe mekatet se sa harmonia midis shqiptareve.S’ka dite mos lexoj katraura te reja te atdheut tim fatkeq Shqiperi me qytetin e saj Korce.Eshte tjeter pune se Korces vetem serenaten i kujtojme dhe plaget nen te, ala s’ka dale pene ti pershkruaje sakte,realisht dhe te plota.Shume shqiptare nuk e duan nje shtet tjeter te jetojne,kjo ka ndodhur sepse qeverite e Shqiperise s’kane qene te afta,tu krijojne shqiptareve kushte jete qe edhe te lire mos e braktisin dheun e atit atdheun apo dheun e memes memedheun.Amerika eshte atheu im i dyte,aqsa kur shkoi ne vatan,mjerohem ngaqe ringjallen jo pak e ca rudimente te nje jete qe me largoi.Kemi vojtur,vuajme dhe mos qofte keshtu ngaqe ulet ne fron jo me i afti,me i drejti,me i ndershmi midis te ndershmeve,por me dredharaku.Si te jete “bariu”,jane edhe “delet” e tij thote populli.Falinderoj Nene Terezen ishte e para qe cau burgun e diktatures dhe solli ne atdhe shkendijat e paqes,harmonise,midis shqiptareve me fjalet e thjeshta:Ta doni njeri tjterin me shume se deri me sot.Jemi brez i djegur dhe nuk do shohim dot nje Shqiperi,qe s’te lejon te mendosh ndonje toke o shtet tjeter per jeten qe na mbetet.Kjo sepse ende atdheu im ende jeton me c’drejtesine.

  9. enver hoxha says:

    lexoheni pak pershkrimin qe i ben kjo faqe per shqiperin ….http://www.ifitweremyhome.com/compare/AL/AL

  10. SOT "TURP" SE JAM SHQIPETAR says:

    VERTETE, “SOT” ESHTE FATKEQESI TE LINDESH NE SHQIPERI.
    TE VJEN TURP TE THUASH SE “JAM SHQIPETAR”.
    SHQIPERIA ME NJE RACE E PAPPARE NE BOTE “MALOKE”.
    O ZOT SHPETO SHQIPERINE NGA KJO FARE E KEQE “SHPELLASH”.

  11. malcori says:

    fati i zi i joni eshte viti 1944,ku pati fillimin ferri i cili vazhdon deri me sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje