“Teodor Kekon po e lëndojnë me lëvdata”, thosh Arben Bllaci qysh në titullin e shkrimit të vet të publikuar në Panorama. Kuptohet është me idenë që Kekon po e pompojnë më tepër se sa ai meritonte e se sa ai vetë do donte, dhe për të bërë këtë shkrim është cytur edhe nga dekorata presidenciale ‘Mjeshtër i Madh’, edhe nga një program i tërë dedikuar Kekos, në të cilin janë dëgjuar dhe fraza të llojit “me Dorin kena qenë çuna lagjeje” (duhet ta ketë fjalën për Opinionin e Fevziut ca kohë më parë). Dhe shkrimin e mbyll duke premtuar një vizitë te varri i Kekos, me të cilin fantazon këtë dialog:
– Na e bëj kabull, i dashur ….
– E mo varja, sa seriozisht i merr ca gjëra dhe ti – është përgjigja që do t’i japë Dori.
Në të njëjtat ujëra noton dhe Vehbiu me shkrimin e tij të publikuar në Peizazhe të Fjalës. I ka rënë në sy një ‘patos nekrologjik’, që ka pasuar vdekjen e Ali Podrimjes dhe të Arbën Xhaferit. Dhe afërmendsh nuk është dakord, ndonëse lë të kuptohet se i ka çmuar që të dy (për Podrimjen ka shkruar menjëherë pas vdekjes së tij).
Fillimisht nuk ka mundur të gëlltisë një krahasim të Podrimjes me Homerin (“Ali Podrimja – Homeri shqiptar”, ka thënë Natasha Lako), e më pas një krahasim që i është bërë Arbën Xhaferit me Sokratin.
http://respublica.al/artikuj/2012/09/07/patosi-yne-nekrologjik
Ky tipi mundet te quhet poet sipas kendeveshtrimit te vet apo dikujt tjeter ,por per ate koncept qe kane rrumpallat aty.Ali Podrimja ndoshta mundet te jet Homeri apo omeri ,per trut e personave te vecante ,kjo eshte e drejta e te shprehurit ne botene lire .
Sa korrekt eshte pastaj ,pao sa lajthites duket ky tru qe i ben te tilla thenje Who cares ?! pfff ne ate vend gjithcka sipas nji truri rrumpallesh rrotullohet .Si mundet te jeze ndryshe edhe kjo shkarje.
E mbaj mend Dorin qe nga vitet 93′-94′-95′! ka folur disa here me te.
Ishte ndryshe nga te tjeret; Si shkrimtar e si njeri!
Dori ishte njeri mjaft i nderuar dhe mbetet ne kujtesen e atyre qe e kane njohur si njeri i letrave i nderuar i thjeshte njerzor e mbi te gjitha nji qytetr e vertet.
Komenti larte ska te beje me te nderuarin Dori zoterinj te nderuar .
Por me injorancen ne letersi ne primitivitetin e kombit me rrumpalle
Sinqerisht, pa e lexuar kete shkrim, dite me pare, pata po kete ndjesi. Jam i sigurt se Dori nuk do ti pranonte keto elozhe te shtira. I mire , i dashur, e i sinqerte,sic ishte Ai, do te skuqej kur ti jepej dekorata “Mjeshter i Madh”, kur nje rruge te merrte emerin e tij, kur te lexonte cfare shkruanin per te ne media.”E mo varja…”, drejte e ka Bllaci, keshtu do te shprehej. Dhe kete mund ta pohojne te gjithe ata qe e kane njohur…Lereni Dorin te qete ne thjeshtesine e tij…
Psikopati yne i do njerzit te vdekur.Ne ngrehinen e tij duhen ose te vdekur per se gjalli,si Bujar Nishani,ose te vdekur te vdekur si Deodori,Azemi,Arbeni(broci) apo Kosta Trebicka.Te gjalle ai do vetem veten e vet.Ta gezoni o demokratet e Shqiperise kete lloj pushteti e pushtetari.Po çfaj kemi ne pjesa tjeter e popullit,se ju ju jane zene syte dhe veshet e ju eshte fshire aresyeja,pra keni vdekur siç e kerkon vullneti i doktor psikopatit?Do te vdesim dhe ne si ju ne menyren adhamudhiane apo do te ngriheni dhe ju me ne per tu ringjallur?
Gruan ja paskan vene ne ambasade ne Hollande. Kurse me 1997 hiqeshin si antiberishiane te terbuar, kur ja vune gruan ne Insig…Ja kush eshte Shqiperia(?!)
Qendrimi i gruas se T. Kekos perben skandal ne Hollande, por jo ne ate kuptim qe permendni ju. Ne fakt atje nuk eshte emeruar nga Berisha, por qe ne vitin 2002 nga qeveria socialiste (ndonese nuk kishte punuar asnje dite ne diplomaci, shkoi atje per te qendruar me femijet pra tip konvikti). Skandali qendron ne faktin qe Xhuli Keko ka 10 vjet ne Ambasaden shqiptare ne Hollande, nderkohe qe si legjislacioni shqiptar ashtu edhe praktika e marredhenieve diplomatike detyrojne rotacion, dmth nje qendrim maksimal prej 4 vitesh ne nje vend te caktuar.
I njoh mire ata si familje si komshinj qe i kam pasur. Sahanlepires kane qene, me cdo pushtet kane ngrene. Por nqs e kane lene per sevap per te mbikqyrur femijet, mire kane bere.
Pompimi i Kekos eshte nje nga cudirat qe na solli llumi i Shqiperise keto 20 vjetet e fundit bashke me cudirat e tjera qe i dime shume mire.Dori nuk ishte i atij niveli.Me vjen keq por…eshte pune tarafi. Edhe miku i tij Meksi nuk i plotesonte permasat e te qenit njeri.Jam befasuar kur u be kryeminister.Mjer Shqiperia!
Me sa duket edhe ketu, ka hyre virusi i “çeshtjes se te gjitheve”, si gjithcka ne keta mbi 20 vjet ne Shqiperine tone te dashur.
Edhe para rastit te Teodor Kekos, autore apo dhe njerez te zakonshem kane cekur pathosin nekrologjik, pra e kane çtabutizuar ate, jane shtyre mandej ose jo.
Po mua me ben pershtypje dicka tjeter, qe vertet eshte alarmante: turren turravrap hierarkia e larte shteterore, partiake, e te tjere te vethierarkizuar ne fushat e tyre dhe flasin e flasin, perkujtojne ate qe, per fat te keq shkoi,po per te gjallet e pranishem ne ceremonite, per ate qe i degjojne permes ekranit kujtohen ndopak dhe jane flakur rrugeve pa pune, pa mjete jetese, te denigruar dhe, qe nuk jane kurre me poshte Dorit me shoke, perkundrazi?
Vec pathosit nekrologjik i shemtuar eshte krediliteti nekrologjik i tentuar, shperdorimi i skajshem. Ky turp i vertete nuk do te shumefishohej disa dhjetra e qindra here, sikur ata te mos iu drejtoheshin kamerave apo mikrofoneve si te ishin banane te qeruara…
Ne monizem Teodor Keko ka ardhur ne Berat dhe ka ndejtur disa ditë në Hotel Turizëm,mbase dhe disa jave dhe aty ka shkruar nje novel a tregim,pasi nuk e mbaj mend mirë nga vitet…Ishte redaktor ne “Drita” ose revista Nentori.Njiheshim si emra bashkë,por asnjeherë nga afër.Bashkë me poetin LL.Gj. për respekt miku krijues,e kërkojme një mbremje dhe ai zbret dhe na takon.Pasi bëm një xhiro në rrugën buze lumit ku shetiste shpesh me poetet e qytetit Hysni Milloshi,kryetar i deges se lidhjes se shkrimtareve,u rikthyem dhe i dhamë një darkë turizmi,mikut.Natyrisht folem per artin,poezinë e prozen,i dhamë kritikat tona se pak gazetat letrare botonin nga Berati.Duhet partishmeri,tha Teodori,ti filozofon ne poezi,me tha mua;partishmerine e shperndan keq,here duket herë nuk ka fare…ti,je romantik me vargjet për fshatin,ju drejtua LL Gj…mungon jeta kooperativiste(poeti ishte veteriner,perhere fshatrave)si te ka qortuar dhe Kadare,poesite here janë mesatare,here nuk vlejne,duhet njohur jeta!Mbase dhe kish pire se i dhame edhe nje dopie te dyte raki skrapari qe e pelqente si tha me kukurec a romstek Berati.Nuk e fyem mikun,paguam natyrshem për të dhe u kthyem vonë në shtepi me merzi njerzore,per oret e humbura…Vite me pas,ishte deputet,rastesisht takohemi tek Sahati.Kishte lene dhe mustaqe.E ndaloj,se ishte vetëm.Natyrisht me njohu,ndaloi me pyeti per veterinerin poet dhe me kë parti ishte.I thash qe ishte me PD.Po ti?Me PS,thash une shkujdesur!Ika,tha…beji të fala veterinerit!Keni parlament?Jo,c’ne!Sot është e shtunë…jam i lirë do pi një kafe këtu(klubi ishte pas krahëve tanë)dhe do lexoj gazeten!…Nuk më ftoi as,për kafe.I kishim dhënë darkë të mirë në Berat!Une punoja në uzinë,atëherë,poeti e thash…veteriner!E ndoqa me sy,porositi kafe,mori një gazetë dhe me ktheu shpinën!…Nuk ishte me redaktor ne Lidhje,ishte bërë deputet!Mbase e lendoj kur ka ikur përjetë,por atëherë m’u duk një burrec me mustaqe!Ja tregova mikut tim në Berat!Shau më rëndë!Megjithatë,si letrar me mundesi ndihmuese prej sistemit atëherë,dicka ka shkruar.Unë ja kisha lexuar,pëlqyer,deridiku,ndaj dhe e kerkova ta takoj,në Berat.Me pas nuk lexova asgje prej tij dhe pse ca tituj librash ja pash nëpër vitrina.S’duhej të shkruaja kështu,për një krijesë që ka vdekur,fatkeqsisht,por unë sinqerisht,nuk e njoha për mirë “Dorin”.Jo se kisha nevojë për një kafe,por për një kafe unë shumfishova mërzinë!Mbase ky rast eshtë extremus,mbase “e lëndoj”,kur nuk është,por nënndërgjegja ma tha,ta shkruaj!Më ka mbetur peng…ajo kafe,kur kafe più,ne sytë e mi!…
Ne ate kohe qe ti ben fjale ka qene redaktor i poezise tek Drita.per ne ate kohe nuk meriton ndonje levdate.I kam qene ne zyre atehere e vetem se nuk u rrahem.Per me vone nuk di gje per te.Di qe ishte deputet.Sa per ”mjeshter i madh”e di aji qe ja ka dhene.
Duke qene nje nga ata qe e kane njohur Dorin, qysh ne fillimet e viteve 80-ta, mund te them se ka qene nje djale flori, ne biseda ka patur humor dhe shume i cilter, ne poezi ka qene pak i veshtire per tu kuptuar, por si redaktor ne Drita, ka lene hapsire edhe per mendimin ndryshe, nje me lart thote se kane qene si familje, sahanlepires, mendimi atij, por Xhanfizeja, ka qene nje nga regjizoret e rralla, per filmat me femije, filma qe shifen edhe sot me shume deshire.
Megjithate Dori do te mbetet ai djale i dahsur dhe i rralle per shoqerine qe e rrethonte.
Je plotesisht i Sakte __Me vjen keq se ai ka nderruar jete , por Teodori i ishte nje rjeri I ULET me moral rembythje ne maredhenie me njerezit , dhe me nivel medioker
Keta qe e mburin ,jane tiransa te cilet kalojne ne orgazem kur ti shan ndonje dicka nga relaiteti shqiptar, se keta keshtu jane si popull –Nje gelbaze te ben pis cdo gje
Teodori si tip ishte nje tip halabaku i cili nuk dinte c’eshte respekti per meritat e tjetrit, por shikon vetem interesin e tij
Ne poezi, pozite e tij jane ca vargje te sforcuara me figura te percudnuara
per ta bere poezine interesante, por qe ne fakt eshte nje poezi karnaval, te cilen natyrisht e pelqejne vetem
Me kujtohet e kam takaur njehere ne 1996 ne Vlore, dhe Teodori shante Salen atehre , por e shante per gjera koti ….
.Kishte urejtje te paju stifikuar , dhe natyrisht ketyre lloj njerezish nuk duhet tu japesh kafe, se ta marin per dobesi…
Njerez te ndyre qe ju mungon cdo rrespekt e princip ,jeni qe pergojoni nji njeri qe nuk eshte me ne kte Jete.
Jeni kombi me shkerdhate qe nundet te ket pare njerezimi .
Ju jeni krimba te njerezimit jeni plera ashtu sdihe e keni shndruar ket vend.
Kadare vdis ne Franc por mos njofto kombin tend shklerdhate se do te mbuloj me plera .Ptu
Teodor Keko, Dori, ka qene njeri i mire per shoket qe e rrethonin dhe shume i shkueshem me ta. Ashtu si jane te gjitha ata qe e kane pak qejf rakine… bekri- i thone ata nga korca
Si poet? Dicka mbi mesataren, por le ta zeme se ishte i mire ne poezi. dhe ne proze po ashtu. Them le ta quajme apo le ta zeme se ishte i mir ne to.
Po a mund ta quajme mjeshter i madh? Ta nderojme si njeri te letrave dhe si shok i mire, por eshte e pamundur ose me sakte eshte tejkalim i skajshem i vleresimit qe ai te titullohet “Mjeshter i Madh”!Dhenia e ketij titulli eshte zhvleresim i vete titullit! I ndritete shpirti atje ku eshte, por ky vleresimn dhe dhenia e ketij titulli eshte skandaloz. Per cfar veprash i jepet ky titull? Cfar vepra te tij do te futen ne librat e letrersise shqipe ne shkollat e mesme apo te larta te Shqiperise?
Nuk i u ka dhene nje kafe ne Tirane? Po pune e madhe. Kush e di se si e ka pasur hallin ate dite qe i u ka takuar. Ose, ose,Teodori levizte me sherbim ne gjith Shqiperine dhe mund te takonte apo te pinte kafe me dhjetra apo me disa qindra njere Mendoni ai duhet t’ju jepte kafe te gjithe kertyre vetave. Cmenduri, keshtu ati do ti duhej qe te rinte 24 ore ne 24 ore kafeneve te Tiranes. Lerini keto opinione. ne po flasim ne se i takon apo jo te vleresohet me nje titull madhor si “Mjeshter i Madh”!
Je shume i sakte
do heshtja,fryme sdo merrja,me mire do ndihesha,se sa mes te vdekurve menderisht te rrija.
ke shpetuar,miku im i shtrenjte DORI,vdekja eshte me emire ne kete vend ku te kujtojne kafe e dreka.ndoshta i miri dori e ka kuptuar dreke farmakun e beratit dhe si ka dhene kafen e mortit.e ka meshiruar.le xojeni DORIN dhe do ndjeheni vetvetja do kuptoni te fshetat qe i ruani kot
Me mire qe ka vdekur dhe nuk i degjon keto qe shkruajne per te, do te vuante shume sikur te ishte gjalle, po shume ama.