Nxjerrja në tender e katër hidrocentraleve të Ulzës,Shkopetit dhe dy HEC-eve të Bistricës përbën një rast të paprecedentë, kur qeveria shet tek privatët vepra ekzistuese energjetike të ndërtuara gjatë kohës së regjimit komunist.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka nënshkruar qindra kontrata që parashikojnë ndërtimin e hidrocentraleve të reja nga privatët me koncesion, por në asnjë rast deri më tani nuk është shitur asnjë vepër ekzistuese.
Por cila është pasaporta e katër hidrocentraleve të nxjerra në shitje? Të dhënat zyrtare të vetë qeverisë dhe KESH tregojnë se në total Ulza, Shkopeti dhe dy hidrocentralet e Bistricës kanë një fuqi të instaluar prej rreth 77 megavat, e barabartë kjo me 5.3 për qind të fuqisë totale të KESH-it.
Sipas të dhënave, të katra këto hidrocentrale prodhojnë rreth 406 milionë kilovat orë energji në vit ose gati 5.5 për qind e të gjithë energjisë që prodhon Shqipëria. Mesatarisht prodhimi i energjisë elektrike në vend përllogaritet se gjeneron rreth 200 milionë euro në vit që do të thotë se me këto katër hidrocentrale, Qeveria po shet në treg një biznes, i cili ka të ardhurat vjetore mbi 10 milionë euro.
HEC-et e nxjerra në shitje, rezultojnë me fitimprurëset
Në vitin 2011, kur qeveria bëri për herë të parë publik planin për t’i shkëputur katër hidrocentralet nga Korporata Energjetike me qëllimin për t’i shitur tek privatët, projekti shkaktoi debate të fortë, jo vetëm politike por edhe mes ekspertëve. Kjo për disa arsye.
Së pari të dhënat zyrtare tregojnë se katër hidrocentralet e nxjerra në shitje janë ato që kanë dhe normat më të larta të fitimit. Së bashku me HEC-in e Lanabregasit, që iu shit Drejtorisë së Ujësjellësit në vitin 2010 këto hidrocentrale dhanë rreth 6 për qind të të ardhurave totale te KESH, por ndërkohë për të njëjtin vit zunë vetëm 2.9 për qind të shpenzimeve. Ky tregues dëshmon se normat e fitimit tek HEC-et që Qeveria po ja u shet privatëve janë të paktën dy herë më të larta nga mesatarja e KESH, duke konfirmuar leverdishmërinë e tyre të lartë.
Së dyti të paktën Shkopeti dhe Bistrica janë vepra që vitet e fundit kanë marrë investime të mëdha nga fondet e buxhetit dhe ndihmave nga qeveria gjermane. Kjo do të thotë se privatët që do i blejnë ato nuk kanë nevojë të shpenzojnë para për investime, por do të kenë një fitim të garantuar. Së fundi biznesi i hidrocentraleve në vetvete është specifik pasi menaxhimi i tyre është thellësisht teknik, ndaj dhe kalimi i tyre tek privatët nuk sjell përmirësime të mëdha ne menaxhim, eficence apo ulje korrupsioni, siç mund të ishte rasti i një ndërmarrje tjetër publike.
Të tre këto argumente janë përdorur nga kritikët për të ngritur pyetjen nëse a është privatizimi i këtyre HEC-eve një hap në drejtimin e duhur, apo thjesht po diktohet nga nevojat urgjente te buxhetit dhe qeverisë për para, dhe jo rastësisht vetëm dhjetë muaj para se vendi të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme./TCH
Ky maskaralek po behet nga Sala per te lene specialistet rrugeve dhe per te futur Sala ca pare ne xhep ,e shite Shqiperine vellezer.HEC -et jane shume fitimprurese edhe per faktin qe lenda e pare qe perdoret per prodhimin e energjise uje ,pra eshte lende e pare pa kosto .
Shite o malok mut pasurine e shqiptareve sikur e ke sjelle nga Vicidoli shite ,derisa ne fleme ti mere na e ben
Ne koke te sales, familjarisht!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/stop-vjedhjes.html
Gjate sistemit kaluar 1945-1990 u investua fuqimisht ne fushen e mbrojtjes,naftes,hidrocentraleve dhe mineraleve.
Keto u ngriten me gjakun dhe djersen e nje populli pa dallim feje krahine dhe besimi fetar ose politik.
Per gjysem shekulli nje popull i tere u pagua pothuaj me gjysem rroge qe te investohej ne progresion gjeometrik per vepra qe te siguronin pamvaresine dhe forcimin e shtetit shqiptar.
Eshte puna e papaguar gjysemshekullore e mijra te burgosurve politike dhe ordinere .
Nqs e falet per te zezen tuaj vrasesin Berishe per 21 janarin mos e lejoni dhe mos e falni per shitjen h/c qe jane shtylla vertebrore qe po e mban gjalle ate vend per 20 vjet pa ekonomi dhe pa shtet.
Mire bete qe hodhet si burracake bronxin e enverit qe ja ngriti ramizi me zagaret e tij si berisha,thanas nano,rexhep meta,xhelal basha.taqi rama
e deri te monstra teodor kareco.
Keto qe po shiten jane monumentet e verteta te EHH dhe mos lejoni te
qe pas greqise te falimetoje dhe Shqiperia.
Eshte kriminale te sheses keto resurse strategjike qe prodhojne arin e bardhe dhe vetem hap thesin se futet valuta vete.
Ky eshte dhe krimi i rradhes i PS AK dhe e partise se BAM TOPIT TE LESHIT.
Do te doje t’ja falja shtetit amerikan keto vepra por ne asnje menyre mafjozeve qe vodhen gjysem milioni dollare ne rrugen e kombit dhe dogjen 26 veta ne gerdec.
Dhe lipe kikiriku qe po vjen verdalle eshte i derguari i lobit te podestave ne periferite e washingtonit qe e mbrojten drakulen e tropojes nga hakmarrja popullore dhe tani duan shperblimin.
Mallkimi i fisnikut “pensionist” John Whidhers do na ndjeke brez pas brezi
si popull pa dinjitet dhe pa identitet me gjak turku..
Lufterat ne bote jane bere dhe do behen me te pergjakeshme per brezat qe do vine pas per energjine ,banda mafioze qe drejton Shqiperine po e fundos ekonomine ne zero prona publike , Shqiperine kush mund ta marre me pas si skelet i nje te vdekuri te kontinentit afrikan se per Evrope as behet fjale ,bejleret otomane qe gllaberuan pasurine e ketij populli fatkeq e pa mend ne kohen moderne . Paris
PER PROBLEMIN E SHITJES SE PASURISE SE PERBASHKET,DJE DHASH MENDIM SE CILI EKONOMISTE DO ME JEPTE PERGJIGJE SE CFAR FITON SHTETI E POPULLI SHQIPTAR NGA SHITJA E CDO GJEJE NE SHQIPERI,KU PO IVJEN RADHA EDHE TOKES
E……TJERA. PO NUK EDI PSE MENDIMET NUK U SHFAQEN.MOS KINI FRIKE NGA KRAHASIMI ME TE KALUAREN SE I BEN MIRA KESAJ QEVERIA TREGETARE.
Per komentusit.
Me vjen keq por nuk keni kuptuar nje gje kryesore qe eshte trhene qe ne 1990 qe ne shqiperi duhen reforma te medhe ekonomike pas asaj politike dhe keshtu po veprohet.
Keta po mbajne fjelen e dhene qe do te vjedhim gjithcka une keshtu e kuptoj sepse te privatizosh cdo gje kete emer di ti ve,dhe fajtore jane te dy palet ky maskaraj i shet ai tjetri ri e ben sehir.
Ku gabon qeveria.
1.qeveria eshte e afte te shesi dhe jo te bleje
2.qeveria shet punen e djersen e te tjereve pa pike pergjegjesie
3.qeveria per cdo shitje eshte e detyruar te therase ne referendum popullin te cili do ti shese pasurite
4.qeveria pas miratimit me referendum duhet tia shese pasurite domosdoshmerisht se pari shqiptareve
5.dhe ne se pranojme qe ne ndermarrjet shteterore ka abuzim me financat ky eshte argument se qeveria s’di te drejtoje dhe normalisht jep doreheqien.
6.qeveria gabon duke i konsideruar te huajt budallenj
O zoterij,
mes merni s’koti te flisni per probleme qe nuk ia keni idene.Superjoriteti i ekonomise private ne krahasim me ekonomine e centralizuar shtetrore tashme eshte vertetuar botrisht.Kete e provoi me se miri eksperienca e bllokut social,i cili falimentoi ne gjithe boten,saqe pas dekadash qe i detyruar te kthehet ne ekonomine kapitaliste private:B.Sovjetik,Europa lindore,Kina e kudo…Edhe disa vende kapitaliste,te cilet disa dege te ekonomise i kishin shtetrore,si Angli,France e tj.,menjere pas lufte i kthyen ne private.Shihni ekonomine kineze,ruse e tj.,si po zhvillohen sot e si ishin katandisur me pare…Per ekonomine shterore mbetet ne fuqi thenja:”Mall i askujte dhe i gjithkujte” ose”Behet sikur punohet dhe behet sikur paguhet…”