Njeriu më i pasur në Francë, por edhe në Europë, Bernard Arnault, ka aplikuar për të marrë shtetësinë belge. Vendimi i tij erdhi pasi qeveria socialiste në Francë vendosi të rrisë taksat me 75 përqind.
Arnault vlen plot 41 miliard dollarë dhe është personi i katërt më i pasur në botë, sipas Forbes.
Deklarata e Arnault ka shkaktuar një krizë në vend, pasi qeveria socialiste akuzohet se është vënë në gjueti të të pasurve. Ish- ministri Jean Pierre Chevenement tha se shumica e elitës franceze nuk beson tek Franca më.
Arnault është shef ekzekutiv i grupit të mallrave të luksit Louis-Vuitton-Moet-Hennessy. Ai ka qenë një kritik i ashpër i politikës fiskale të presidentit Hollande.
Ai ka pranuar sot se tani do të kalojë më shumë kohë në vilën e tij në Belgjikë.
Arnaut është një mbështetës i zjarrtë i politikanëve konservatorë në Europë.
Po vije ne Zvicer mor zoteri.Apo harrova pune gjeografie…
Mire ka bere, ceshtje preferencash!
Shume persona VIP, perpara tij kane hequr dore nga vendet e tyre, si p.sh. Michael Schumacher, qe si rezidence te tijen kishte Montecarlon, sepse taksat ne Gjermani jane shume te larta!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/lorik-canaj-apel-per-tradhetaret.html
safi shkodron
E drejte per cka thua vetem se Schumacher ka vite qe jeton ne Zvicer e jo ne Monaco.
pershendetje
Ooops!
Di qe rreth 12 vite me pare jetonte ne Monaco ose san Marino. Ideja eshte qe i eshte shmangur taksave.
Di qe 2 kompani gjigande amerikane nga me te medhate ne llojin e vet (kam punuar me to vite me pare), jane zhvendosur ne Gjeneve me zyra, vetem prej taksave. Magazinat e mallrave i kane ne Prais, Franksurt etj…
Pra, nuk dyshoj ne saktesine e informacionit tend, perkundrazi:
Faleminderit!