Një jetë të tërë në burg për një krim që nuk e kishte bërë. Dhe, pas 22 vitesh në burg, drejtësia u vu në vend për Giuseppe Gulotta, i cili u shpall i pafajshëm. Ai ishte dënuar nga drejtësia italiane për vrasjen e dy karabinierëve në vitin 1976. Por, pas 22 vitesh në burg, dolën në dritë fakte që ai nuk kishte marrë pjesë në vrasjet.
Dhe, menjëherë pas lirimit, Giuseppe vendosi të martohet, duke thënë se tashmë i është rikthyer jeta, pavarësisht se ka humbur plot 22 vite nga ajo. I pranishëm në dasëm ka qenë edhe djali i tij 23-vjeçar, që nuk pati mundësinë të rritej me të atin. Tashmë Giuseppe pritet që të marrë një dëmshpërblim të lartë, për shkak të gabimit që u bë me të.
Dha nusja e dyte pa dyshim eshte ne pritje te milioneve qe do marre z.Gulotta!
C’rendesi ka o Artur? Mund ta kishte mbajt edhe dashnor, por eshte martuar!
“Look at the bright side” thote proverbi i mencur!
I djallezuari mendon gjithmone kundra rrymes ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
Si gjithmone shqiptari do ta thote llafin e keq, pa ditur fare se si qendron e verteta…urim e Guiseppe dhe suksese per jeten tende tende re.