Një ish- anëtar i forcave speciale amerikane, që mori pjesë në aksionin për vrasjen e Osama Bin Laden, ka dhënë intervistën e parë pas botimit të librit të tij “Një ditë jo e lehtë”. Kjo është një dëshmi e dorës së parë dhe është bërë bestseller në SHBA.
Sipas BBC, anëtari i Navy Seal, që përdor pseudonimin Mark Owen, u intervistua nga rrjeti amerikan CBS.
Ai ripërsëriti pretendimin se Bin Laden është qëlluar sapo e panë në dhomën e gjumit, ndryshe nga varianti zyrtar i ngjarjeve.
Pentagoni ka dhënë se mund ta padisë Owen për shpërndarje të sekretit ushtarak.
Në intervistë, Owen, që është identifikuar si Matt Bissonnette nga media amerikane, mbrojti variantin e tij.
“Nëse një tip nxjerr kokën në një qoshe, ai mund të ketë krejt kollaj një armë me vete. Ti nuk pret që të marrë armën ose të hedhë granatën. Ne nuk mund t’i shihnim duart. Ai mund të kishte granatë ose diçka poshtë në gjoks”, tha ai.
Owen foli për një takim me presidentin Obama, ku Navy Seals refuzuan të tregojnë se cili e kishte qëlluar Bin Laden.
“Të tërheqësh këmbëzën është e lehtë. Nuk ka lidhje me personin që e bëri, bëhet fjalë për ekipin,” tha ai.
E marrim dot borgj ket burrin?
http://imazheshqip.blogspot.com/
E marim o loku marim po kur tmsosh ti t’thuash borxh jo borgj. Se dhe per ate qe do ti ta maresh dhe ai asho thote
Te terheqesh kebmzen nuk eshte e lehte ?!?!?!
ha ! hajde hajde ne shqiperi te maresh nje “crash course” per te terhequr kembzen. I ri je, si ke pare te gjitha, do mesohesh.
Xen Deledashi, lexoje me kujdes se cfare thote ky tipi.
Keshille. Mos bej komente te nxituara.