Rita Ora arrin në Prishtinë (FOTO)

8 Shtator 2012, 18:54Lifestyle TEMA
Rita Ora arrin në Prishtinë (FOTO)

Këngëtarja Rita Ora ka arritur në Prishtinë, një ditë pasi ajo u paraqit në natën e ndarjes së çmimeve MTV Awards.

Këngëtarja është akomoduar në hotelin “Emerald”.

Por enigmatik kanë mbetur organizatorët e kësaj ardhjeje të kosovares, e cila është pjesë e kompanisë Roc Nation.

Më parë është thënë se Rita Kosovën do ta vizitojë me ftesë të presidentes Jahjaga, por këtë fakt e ka mohuar zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu duke thënë se presidenca nuk ka dijeni për ardhjen e Ritës në Kosovë.

“Ato çka janë përfolur në media nuk janë të sakta sepse presidentja, me sa kam informata unë, nuk e ka ftuar në Ritën”, tha Vllahiu për Express.

As nga Ministria e Jashtme nuk kanë informacione për Ritën, njësoj sikurse nga Ministria e Kulturës, e cila thuhet se e ka sjellë Ritën në Kosovë, por ajo nuk ka dërguar asnjë komunikatë për shtyp dhe me zyrtarët e saj është e pamundur të flitet në telefon.

Nga ana tjetër mëngjesin e së shtunës lajmin për media e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Kosovapress.

Burime të afërta të kësaj agjencie kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për koncertin e madh që të mbahet të hënën, më 10 shtator, në stadiumin e Prishtinës.

Po sipas burimeve të kësaj agjencie, këngëtarja Rita Ora ka mbërritur në Prishtinë në orën 10 dhe gjatë ditëve që do të qëndrojë në Kosovë, do të akomodohet në hotelin “Emerald”, në periferi të Prishtinës.

Ky koncert do të mbahet në ditën kur edhe përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe prezenca e Rita Orës këtë festë pritet ta bëjë edhe më madhështore.

 

23 komente në “Rita Ora arrin në Prishtinë (FOTO)”

  1. Taulant /Podujevë says:

    Mire se vjen YLL ne vendlindjen tende,
    te dua Rita ♥

    1. raimondi says:

      Rita eshte kengetarja me e madhe e kombit shqiptar

      Absolutisht eshte krenaria jone kombetare

      Ka shtet shume here me te fuqishme se ne, dhe nuk kane kengetare te niveli kaq te larte sac eshte Rita Ora

      We love you Rita !

      1. Bleron Tahiri says:

        Ty ta lumsha Rita Ora!

  2. ks says:

    se pari ti ashkali meso te shkruash mire shqip, e se dyti aq shum na ben se cka mendon ti per riten sa gjumi na eshte prish, magjup.

    1. dyli says:

      Rita Ora Eshte gjys kosovare gjys zezake. Kjo esht e verteta! Kini inat sa te doni ju!

      1. suzana(Kosove) says:

        dyli, neve s’kemi inat, puna eshte, pse ti ke inat???
        Po ti dyli, qfare surrati ke, mos je bjond me sy te kalter???
        Interesant, zakonisht ndodhe qe vajzat (grate) xhelozojne njera-tjetren
        po qe “burrat” te xhelozojne grate, kjo ndodhe vetem ne Forumet shqiptare.
        Qfare te shtyne ty dyli dhe shume te tjere te shani Riten, vetem se eshte kosovare?!!!, shiko njeher gjithe intervistat e saj, nje vajze qe do atedheun e saj, nje vajze qe ska turp ta quan veten shqiptare, nje vajze qe ska turp te vallezoj “kosovarqe” ne TV-ne britanike, qe ska turp te thote se adhuron byrekun me spinaq, qe ska turp te tregoj se me pare ishte shitese kepucash ne nje dyqan te Londres, nje vajze qe vetem qeshet, nje vajze qe nuk din qfare eshte urrejtja e inati ballkanik…
        Po ti, qfare i ofron njerezimit?

      2. rita kosove says:

        o ti dyli

        sinqerisht ju nuk ishit fare normale oooo zot shyqyr qe ju njohem e me mujt me i mbyll keta kufinj e mos me ju pa kurr ….po a ka magjup me te mdhenj se ju ooo fare e poshter qe shiteni per nje mushk e per nje kali per maqedon e per shkije bre zoti ju faroft juve prej atij vendi qe ju mban koti

  3. ballkizi says:

    Uaaaaaaaa Rita!!!!!

  4. rita kosove says:

    ore ti ILIR kokboshi se ju si duket veq enver dhe sale diktatori ju bie ne vete…..shqipetare kosovare e paster gjakovare qe ka emigruar 1 vjeqe dhe ka aq dashuri per vendin e vet e ju shikoni bleonat e juve qe shkarraviten neper bot e pas nje muaji e mohojn prejardhjen

  5. tani says:

    po pse keni inat!!!!! urime dhe suksese goces! ka arritur gjera qe te gjitha kengetaret e tjera ne kosove dhe ne shqiperi bashke skane per ti arritur ndonjehere.

  6. buki says:

    rita eshte mbesa e regjisorit te famshem shqiptar nga kosova besim sahatqiu p.sh filmi era dhe lisi

  7. misionari says:

    Urimet me te perzemerta per yllin e muzikes boterore Rita Ora; ate nuk ka nevoje ta ftoje askush, ajo eshte nje personalitet popullor. Nuk merren personalitetet politike me ftesa ekengetareve por agjencite e profilizuara per kete pune. Rita do te kendoje me 10 shtator, diten e dyte te rendesishme per Pavaresine e Kosoves, bravo, patriote e flakte.
    Prishtina do te jetoje te henen me frymen europiane te Rita Ores; bukur kush do t ekete fatin t’i perjetoje ato caste te paharrueshem.

  8. drini gega says:

    Rita, qe duket se nuk eshte shqiptare, flet shqip. I lumte. Ndersa Bleona-mbeturina jone e ka per turp te flase gjuhen e saj

  9. Drini says:

    Pershendetje Suzi!
    Gezoju Rita sahatciut, ska gje se per vete koken e ke neper pampersat e pleqve.

    1. suzana(Kosove) says:

      jo ore drin-mikrobi, Suzi ska asgje me pleqet, une me pare mendoj se ti ke marre ndonje cope letre europiane duke fute koken tende ne breket e plakave tÉuropes…prandaj je bere te vrasesh veten.

  10. luzi says:

    jemi krenare per riten,po mund te me thote ndonjeri emrin e vertete te kesaj vajze pastaj mund te flasim .sepse p.sh ne rast se ka pasur emrin RUKIJE e ka ndryshuar ne RITA.flet emri vete……..

    1. Eri says:

      Rita ka ikur 1 vjec nga Kosova, nuk eshte ndonje moshe e madhe per ta pasur nje emer te tille si hamendeson ti, emri Rita prerdoret ne Kosove dhe e fundit ne Kosove gjen emra shume me te bukur dhe shqiptare te paster sesa ne Shqiperi.
      Suksese vajzes me tej, boll me keto komente denigruese.

  11. Drini says:

    O Suzi, po sa mire ma di historine. Kur fusja koken neper breke te plakave me kenaqte se ishin edhe te nxehta. Ama ka kohe ajo pune e kam haruar tani se mora letra. Suzi tani vec i nderroj gocat sipas qejfit, per cdo muaj nje te re.
    Pervec pampersaxhikeve, se ato jane te felliqta dhe vijne ere e keqe.

  12. eli says:

    o duhte mu krenu me ket yll kosova qe e ka ma e mira ne bot

  13. elda says:

    Rita…yll i shqiptarise…te duam shume se e promovon per mire emrin tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje