Një revistë e njohur gjermane, ‘Brigitte”, e cila u bë e famshme në mbarë botën kur mori vendimin për të zëvendësuar modelet e dobëta me ‘njerëz realë’, ka vendosur që të hedhë poshtë këtë vendim pasi shitjet ranë ndjeshëm.
Revista e kishte marrë vendimin dy vjet më parë, por pësoi një zhgënjim dhe që nga ky edicion ka vendosur t’u kthehet femrave të dobëta e modeleve seksi.
Revista tha se njerëzit normalë nuk janë tërheqës për ta ndaj tani e tutje do të publikojë foto modelesh. Deri më tani mbi 1 mijë femra e meshkuj normal dolën në faqet e revistës, por pa sukses pasi shitjet ranë.
sikur te kishim dhe ne,hallet e gjermaneve””””
Njerëzve u pëlqen të shohin veten si duan të jenë dhe jo si janë në të vërtetë.Nuk është gjë negative,tregon aspiratën.Mbase e kundërta do të ishte shqetësuese.