Kryebashkiakët e PS: Të mos votohet lirimi i banesave, të gjendet zgjidhje edhe për pronarët, edhe për të pastrehët

11 Shtator 2012, 13:40Sociale TEMA
Kryebashkiakët e PS: Të mos votohet lirimi i banesave, të gjendet

Vangjush Dako: Ne nuk jemi kundra ish pronarëve, t’i marrin ato shtëpi, sepse janë pronarë legjitimë, por kërkojmë që të ketë një zgjidhje për të dyja palët

Akti normativ i përgatitur nga qeveria për të zgjidhur problemin e qytetarëve që jetojnë në banesat e ish-pronarëve është kundërshtuar nga të zgjedhurit vendorë, përfaqësues të Partisë Socialiste. Në mbledhjen e grupit kuvendor të socialistëve, kanë marrë pjesë edhe kryebashkiakët e Durrësit dhe Korçës, të cilët u kanë kërkuar deputetëve që të mos e votojnë aktin normativ të qeverisë, pasi ai nuk i jep zgjidhje problemit, por përkundrazi thellon një plagë sociale duke hedhur në rrugë mijëra familje, që nuk kanë mundësi të sigurojnë strehimin e tyre.

“Akti normativ për të gjithë ata banorë të cilët jetojnë në shtëpitë e ish pronarëve, na ka detyruar që të vijmë sot këtu dhe t’ju kërkojmë juve që të mbani një qëndrim të fortë, të ashpër, por njëkohësisht edhe të mos ta votoni këtë akt normativ që kërkon qeveria ta miratojë në parlament. E kërkojmë këtë jo thjesht për kredo politike, por e kërkojmë këtë si një detyrim ndaj atyre qytetarëve që na kanë votuar e na kanë zgjedhur, sepse kanë një të drejtë me vete, kanë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2005 dhe 2007, që e rrëzojnë këtë akt normativ. E ka rrëzuar në 2007 ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, konkretisht nenin 9 të këtij ligji dhe sot kjo qeveri sjell po të njëjtin nen, por me një akt normativ. T’i paraqesësh parlamentit një akt normativ të tillë që gjykata e ka rrëzuar kjo përbën një shkelje të rëndë. Ne kërkojmë që grupi parlamentar i Partisë Socialiste jo vetëm të mos e votojë, por të mbajë një qëndrim sa më të ashpër, për t’i ardhur në krah dhe në ndihmë të gjithë këtyre banorëve, por njëkohësisht edhe për të vendosur një drejtësi”, është shprehur kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Sipas tij pjesa më e madhe e familjeve që do të dalin në rrugë të madhe nga ky vendim i qeverisë, nuk kanë mundësi për të përballuar shpenzimet e ditës dhe jo më të marrin shtëpi me qera apo të paguajnë kredi. “Unë mendoj që sot kërkohet edhe nga ju dhe nga kryetari i Partisë Socialiste që me ardhjen në pushtet t’i japin një zgjidhje përfundimtare këtij problemi. Një nga zgjidhjet që ne kërkojmë është që këto shtëpi t’i jepen falas të gjithë banorëve që jetojnë në shtëpitë e ish pronarëve, duke bashkëpunuar me pushtetin lokal, duke ndërtuar apartamente të reja, të cilët këta t’i përfitojnë falas, njësoj siç i përfituan 220 mijë familje në vitin ’92. Ne kemi bërë llogaritjet tona, qeveria socialiste është në gjendje që ta realizojë këtë projekt, sepse kërkohet vetëm vullnet. Fatura financiare është totalisht e përballueshme për një qeveri që për 4 vite të zgjidhi këtë problem. Ne nuk jemi kundra ish pronarëve, t’i marrin ato shtëpi, sepse janë pronarë legjitimë, por kërkojmë që të ketë një zgjidhje për të dyja palët. Është një zgjidhje që duhej të ishte dhënë prej 20 vjetësh dhe jo të jepet për 20 ditë”, ka nënvizuar Dako.

Nga ana e tij kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi e ka vënë theksin te problemet e strehimit që kanë njësitë vendore, probleme të cilat akti normativ i qeverisë do të thellojë edhe më shumë. “Më lejoni t’ju jap vetëm një shifër nga Korça. Ne jemi duke përgatitur tani shpërndarjen e 96 apartamenteve për të pastrehët për të cilat ka 2500 aplikime. E thashë këtë shifër për të treguar se sa e thellë është kjo plagë. A ka mekanizma? Padyshim që ka! Por për mendimin tim ka munguar deri tani vullneti dhe dëshira. Si shumë punë të tjera në Shqipëri nga kjo qeveri edhe çështja kaq delikate e strehimit të të pastrehëve, veçanërisht e atyre që banojnë në shtëpitë e ish pronarëve synohet të zgjidhet me fushata”, është shprehur Peleshi.

Kryebashkiaku i Korçës e ka konsideruar si krejtësisht të padrejtë nxjerrjen në qiell të hapur të një kategorie sociale kaq shumë në nevojë. “Nga studimi që ne kemi bërë shumë prej këtyre familjeve jetojnë akoma me ndihmë ekonomike dhe t’u propozosh marrje kredie për strehim është të luash me këtë kategori si dhelpra me lejlekun. Pra, është tërësisht e pamundur dhe shumë demagogjike të pretendosh që brenda 20 ditëve të ndodhë ajo çka nuk ndodhi në 20 vjet. Zerimi i interesit nuk është zgjidhja, sepse nuk mjafton për të bërë të mundur blerjen e një shtëpie në treg.

Kemi ardhur t’ju themi me shumë përgjegjësi bazuar në studimet tona profesionale që zerimi i interesit të kredisë nuk është zgjidhje për këtë kategori sociale, por është një gënjeshtër. Dhe unë mbështes mendimin e Vangjushit, zgjidhja do të ishte një formulë e cila bazohet në një nga vlerat që Partia Socialiste ka dhe ne ndaj kemi ardhur ta ndajmë këtu këtë shqetësim që është drejtësia sociale. Drejtësi sociale do të thotë që edhe këto mijëra familje që sot akoma nuk kanë zgjidhur problemin e strehimit të trajtohen njëlloj siç u trajtuan mbi 200 mijë familje në vitet ‘90.

Bashkitë tona sot kanë asete, kanë troje publike i kanë të gjitha mundësitë që edhe me mbështetjen e linjave të kredisë të cilat nga një anë me ligj na lejohen, pra huamarrja vendore është e lejuar me ligj, por nga ana tjetër është e bllokuar me disa urdhra të ministrit përkatës. Nëse të gjitha këto zhbllokohen, nëse pushteti lokal do të ketë pjesën e vet të borxhit publik dhe nuk do të mbetet i fundit në radhë. Që ta dini ne na është mbyllur dera pasi qeveria thotë borxhi publik ka arritur limitin e vet ligjor ndaj dhe për ju nuk ka më hapësirë.

Ne duam hapësirë për zbatimin e ligjit të huamarrjes vendore. I kemi mekanizmat, i kemi studimet, i kemi formulat se si në një kohë rekord shumë të shpejtë brenda vitit të parë të qeverisjes socialiste ta fusim në rrugën e zgjidhjes këtë problem duke u bazuar siç thashë tek vlera që ne e ndajmë të gjithë së bashku e drejtësisë sociale”, ka argumentuar qëndrimin e tij kreu i bashkisë juglindore.

Qëndrimi i kryebashkiakëve Dako e Peleshi është mbështetur edhe nga kryesocialisti Rama, i cili është shprehur: “E mbështes plotësisht shqetësimin e kryetarëve të bashkive që sot jetojnë me këtë zhvillim dramatik për një grup shoqëror, që ne në asnjë mënyrë nuk mund ta shohim me përbuzjen që e sheh qeveria dhe duke garantuar po ashtu të gjithë pronarët se PS është e qartë dhe e prerë në vizionin dhe në programin e saj për njohjen dhe vënien në vend të së drejtave të tyre të mohuara për 20 vjet. Është një çështje e mijëra e mijëra njerëzve dhe për ne vlen më shumë se çdo temë tjetër që ne sot mund të diskutojmë”.

35 komente në “Kryebashkiakët e PS: Të mos votohet lirimi i banesave, të gjendet zgjidhje edhe për pronarët, edhe për të pastrehët”

  1. HORRI bulevardit says:

    Banesat e ish pronareve duhen liruar dhe duhet ta votoni ate ligj ne kuvend, por ju duhet urgjentisht te filloni me strehimin e tyre dhe te jepni nje afat, te pranueshem nga te dyja palet.
    Keshtu do te beheni te besueshem dhe per premtimin qe keni dhene, per rehabilitimin e ish pronareve.

  2. Pronari me ish says:

    E shohim shume mire se sa te qarte e te prere jeni ju te ps per ne, pronaret e shtetezuar ne vitet 49-50 nga komunizmi. Shtepite i ngritem me djersen e gjakun tone, te baballareve, gjysherve tane e me larg akoma.
    Keto shtepi u morren me nje dekret ligj komunist ndersa ju fusni ne valle gjykaten kushtetuese si te ishte gjykata e kushtetutes komuniste ne kohen e RPSSH-se.

    1. Dean says:

      Shume keq me vjen per fatin tuaj dhe nuk jam kunder kthimit te pronave.Vete nuk kam perfituar asgje nga regjimi i kaluar dhe asgje nga ky regjim sot.Por,sipas llogjikes time,ky problem duhet zgjidhur nga shteti nepermjet kompensimeve,pasi ne rruge Ligjore eshte Shteti Shqiptar qe u grabiti pasurite dhe JO individi shqiptar.Hedhja ne rruge,e 1 grupimi te madh njerezish me qellim Korrigjimin e 1 Padrejtesie historike,nuk perben zgjidhje,por me teper krijon 1 grupim tjeter te Pakenaqurish,te cilet ne heshtjen e tyre do t’a bejne Hakmarrjen ndaj jush 1 motiv te egzistences se tyre.Ne fund te fundit,1 femije qe ka lind pas 90-es,nuk ka konsumu as1 Krim dhe nuk ka as1 arsye pse duhet te mbetet i Pastreh dhe aq me teper kur paraardhesit e tij/saj kane pagu detyrimet,ne forme qeraje,ndaj Shtetit te dhjere Shqiptar per gati 4-5 dekada.Leni pordhet me PS e PD,se askujt nuk po i plas ketu per keto 2 ”parti”,por gjej rrugen ligjore ,pasi supozohet se jemi shtet ”Ligjor”,se si te hedhesh ne GJYQ shtetin Shqiptar,sepse ke te drejt.Boll u qave,ke TEMA,se nuk t’i zgjidh dot kush problemet ketu dhe shume djem e vajza te cilet komentojne ketu jetojne jashte shtetit. dhe nuk jane socialist,sikur ti aludon.Hajde,”vllacko”,mos humb kohen kot, por futju punes………….

      1. Pronari me ish says:

        Ah mor Dean qe s’Dean asgje
        Komenti ishte per qendrimin e PS sipas informacionit qe lexuam ne artikulli e mesiperm.
        Sesi do e rregulloi shteti ceshtjen e strehimit eshte pune per te!
        Te them vetem (meqe po na tregon t’i futemi punes) se keto shtepi nuk rrjedhin as nga trafiku i droges as nga vrasjet dhe as nga trafikimi i vajzave apo motrave rrugeve te botes.
        Jane ndertuar me djerse, na u kthyen me vendime komisioni ne vitet 1993-1994 dhe keto 20 vjete, s’kemi pare asnje koker leku si pagese qeraje.
        Po sikur te pretendojme dhe qerate qe morri 45 vjet shteti nga keto shtepi c’do behet pastaj

        1. Dean says:

          Po t’a ndjekesh ceshtjen der ne Strasburg,jam i sigurt qe do e fitosh ceshtjenNe keto raste Strasburgu eshte,ne menyre te heshtur,shume i predispozuar te ndihmoje Individin,me teper sesa Shtetin.Kam pa raste kur shtete shume te fuqishme kan humb Ceshtje perkundrejt individesh te dobet e te pambrojt.Por kjo qe po ndodh ne Shqiperi eshte vetem 1 Genjeshter e rradhes dhe demagogji dhe vetem pas shume vitesh keni per te mbet po njesoj,pa pronat tuaja. Me vjen sinqeirisht shume keq per problemet qe ti dhe familja jote keni perjetu,por kam pershtypjen se thjesht po u genjene prape me kete ”formulen” e re.Ty personalisht te uroj gjith te mirat se me dukesh njeri shume Paqesor.Do Zoti dhe i merr ato qe te takojne.

  3. Alfred says:

    Ju lumte te dy bashkiakeve, qe preken nje shqetesim te nje kategorie te caktuar ( te pastrehet) qe kane më shume se 20 vjet qe presin te barazohen me pjesen tjeter te popullsise ( te strehuarit). Nxjerrja e nje vendimi nga qeveria per leshimin e apartamenteve ku aktualisht ata jetojne pa ju siguruar nje apartament, do te cilesoja edhe me te njejten siperfaqe ne m2, do thoja eshte shkelja flagrante e te drejtave te cdo individi krahasuar ketu me pjesen tjeter te popullsise qe u bene pronar te banesave te tyre me 200$. Ka shume zgjidhje qe kenaqin te dyja palet per kete ceshtje dhe une do sugjeroja me te miren per opinionin tim.
    Fondin per kredi te qytetareve prej 30 million lekesh, dergojani Entit te Banesave dhe te filloje punen per ndertimin e apartamente ne baze te numrit te familjeve qe jetojne te shtepite e pronareve. Mos perdorni rrugen kriminale per tu kerkuar njerezeve qe mezi po mbijetojne te blejne shtepia me 30 mil. Nje pjese e tyre jane te papune,nje pjese jane pensioniste qe mezi paguajne ilacet……….

    1. Shume bukur flet ti ti ne teori. Po lere te shohim njehere deri ne fund te tetorit sa nga keta ”te pastrehe” jane vertet te pastrehe qe te dime sa personave tju qajme hallin, dhe sa te tjere mbajne shtepite mbyllur te ishpronareve duke qene ne itali apo amerike, sa te tjere i kane dhene me qera dhe sa te tjere kane shtepi tjeter te tyren dhe ate te pronareve nuk e leshojne. T e dalin keto statistika pastaj mund te vini te shisni teori sa te doni. Popull kacak. Kur s ka karvane do gjeje dicka per te plackitur.

      Edhe dicka esenciale per personat qe nuk dine baziket.
      Prona ne demokraci eshte e shenjte.
      Shteti po perballet me gjoba marramendese nga gjykata e Strasbourgut qe eshte mbrojtesi me i madh i te drejtave te njeriut. Nqs ajo gjykate ju jep te drejte kesaj klase fisnike atehere rreckamanet jane shume larg nivelit per te bere replike.

      1. me respekt Marku says:

        Edhe ti “what is mine” ne teori keke mire.Te pa strehet qe permenden siper jemi ne “reckamanet” qe jetonim (jo per deshire tonen)ne shtepite e “klases fisnike”, jemi njelloj si ato 220 mije familje qe Sala ,kjofte levdu, ne 92 ia fali shtepite,e qe tani i shesin i japin me qera kthehen te bejne pushimet nder to,drejtesisht sepse jane prone e tyre.Kurse une “rreckamani” i pa strehe ,qorr e me bashkeshorte te sakatosur (pa kembe) duhet me e ble 30 milion leke ose siq tha ministri para disa ditesh “te shkojne ne azil te pleqve”??!!Mu nuk me plas by…per pronarin (sepse ky i yni e ka shit me kohe pronen me qeragji brenda)po per vete, se kur te vdes nuk kam nji dhome ku te vijne njerezit te me takojne per here te fundit ,si e kemi zakon na Shqiptaret ?

  4. pronar leshi says:

    jo mor jeni pronar te medhenj ju i doni te gjitha tokat e shqiperise.gjoja i keni fituar me djerse e me gjak.genjeshtra.para 40 te gjithe pronaret kane bashkepunuar me turkun ialianin dihet qe te kishe tok atehere duhej ta kishe mire me ta.para 40 ua keni marre token njerezve per nje thes me miell qe te kalonin dimrin se nuk kishin te hanin ja keshtu i keni fituar tokat sidmos ne veri po edhe ne jug.mos i kerkoni se nuk keni per ti marr kurre.

    1. kolin says:

      Komunist e rrace komunisti qen biri qeni, sigurisht qe je sigurims e i ke duart me gjak o ndyresire ,pronaret e trasheguar jane pjesa me emire e aristokrate e ketij vendi te udhehequr e vazhdon te udhehiqet nga BIJ COBANESH KENI QENE. O pronar leshi — 11 Shtator, 2012 në 2:37 pm

      1. Dean says:

        Po ti o kolin sikur te ishe kaq trim me sali berishe do t’i kishe fitu pronat me kohe.Por,ti shko e grindesh me 1 njeri,qe per ty eshte virtual,pa emer,pa mbiemer,pa pamje,thjesht 1 neri qe nuk egzisto.Shko e boje Trimin,me sali berishen,se ai i ka celsat per zgjdhjen e problemit tat.Por,shqiptar hesapi,marrim ne shenjester ate qe e di e qe nuk na bo keq.Frikacak hesapi. Relax,”bro”.

        1. Pa Dean e Iman says:

          Po ja ku tu dha nje zgjidhje qe teorizon zotrote. Pse se pranon. Problemi eshte qe s ke patur asgje nga sistemi dje dhe asgje nga ky sot. Prandaj s ja ke idene c behet dhe si ndihen njerezit. Duhet te hysh ne det te mesosh notin jo te flasesh duke mbeshtetur hunden tek akuaariumi. Sa per pronaret ata duhet te marrin ate qe ju takon. Te tjeret qe rrine ne shtepite e tyre s kerkuan ndonjehere zgjidhje sepse nuk duan te levizin. Nuk duan zgjidhje duan te jene nje problem me shume ne kete vend. Nuk duan kredi me interes zero per 30 vjet. Le te paguajne edhe ata dicka nga xhepi i tyre per 30 vjet ashtu si dhe ish-pronaret priten 22 vjet duke paguar edhe ata qera vete diku tjeter, Ne ggjykaten e strasburgut duhet te kerkojne jo vetem kthimin e prones por edhe fitimin e humbur nga mosperdorimi per 22 vjet.
          Te gjithe kemi humbur s mund te kerkojme idealen tani me. Thjesht duhet te jemi realiste dhe racionale.
          Edhe ai qe mban shtepine qe kam trasheguar une duhet ti nxjerre ata qe ka futur dhe jetojne atje me qera dhe per vete jeton jashte shqiperise. Te ti listoj sa te drejta me jane shkelur mua?
          Po keto fjale s jane per veshet e tua.
          Ti je lloji i njeriut qe ke opinion per gjithshka. Gjysem injoranca eshte me e keqe se injoranca totale. ploteso ndonje fjalekryq me mire dhe mos jep mend per gjera qe s ja u ke idene.

          1. Dean says:

            Une c’a kam fituar i kam fituar VET ne ket jete dhe pervec nenes e babes nuk i jam qurravitur njeriu tjeter.Por le t’i kthehemi Temes sone.Ne Gjermani probleme te kesaj natyre jane zgjidh nga vet shteti dhe llogjika eshte mese e drejte,pasi ishte shteti ne DGR/GDR qe e shkaktoj problemin.Pak rendesi ka se c’a lloj ideologjie e udheheq 1 shtet ne 1 moment te caktuar.A eshte Komunizem,Fashizem,Anarki apo Demokraci Rregullatori dhe Shkaktari i problemit/ve eshte vet shteti dhe eshte ai qe duhet te PAGUAJ.Kjo eshte llogjika sipas mendimit tim.Per dramat e tua dhe shume te tjereve me vjen Keq,por vetem kaq,pasi si individ nuk kam fuqi te ndryshoj asgje.Ajo qe mua me hap barkun,jane tipa si puna jote,qe kur nuk kane byth me Kriminelet e vertet qe u kan degdisur dhe persekutuar gjithe jeten,e megjithate shkojne e merren me thashetheme ne 1 realitet virtual,sikur eshte Tema-online.Njerin prej tyre e ke akoma sot e kesaj dite ne Fuqi.Eshte K/ ministri i Shqiperise,ish-Sekretatri i Partise.Shkoji atij e tregoji dhembet,dhe leni tangerlliqet ne internet.Ndersa ,sa per injorancen,injoranca eshte Bashkudhetare e cdokujt prej nesh,por te pakten une jam i vetdijshem,i afte te artikuloj vetveten dhe i ndergjegjshem se kur duhet te terhiqem.Tani boll u zure me mua dhe shko e ngri 1 padi kunder shtetit qe te ka Vjedh dhe te ka Poshteru.Boll ”luftove” me mu,si Don Kishoti me mullinjte e eres. Suksese plako dhe hiq dore nga sulmet personale.

            1. Pa Dean e Iman says:

              Mos mer reference Gjermanine kur flet per realitetin shqiptar.
              Qe shteti te jete zgjidhja e nje problemi ai pike se pari duhet te egzistoje ne ate lloj modeli qe egziston ne Gjermani dhe ne europen perendimore dhe Amerike/Kanada. Duhet te egzistoje ai lloj shteti me parimet demo-kristiane, me monopolet e zbatimit te ligjit dhe ushtrimit te forces sic e kane predikuar Carl Schmitt, Max Weber dhe pioniere te tjere gjermane te filozofi-sociologjise se shtetit. Une nuk kam si ti kerkoj zgjidhje te problemit nje personi qe ka gjeneruar problemin me 17501, tok e xanun, kioskat etc. As te bej nje ‘internet hero’. Thjesht me acaron fakti qe lexoj komente pa lidhje sikur njerezit kane nje norme dhe duhet te shkruajne pavarasisht se cfare. Dicka fare te thjeshte edhe te kapshme
              1945-46 marrja e prones.
              1992-1993 (46 VJET ME VONE)kthimi i saj tek ai qe i ka patur( ne rastin me te mire pronari 80 vjec, dhe femijet e tij 40-50. e ndare ne pjese ne po aq femije te ish -pronarit) 5 pjese-6 ose me shume.
              2012-2013 (20 vjet pas” kthimit” dhe 70 vjet pas shtetezimit) kjo prone ju ngelet niperve sterniperve ne pjese pronesie ne varesi te shkalles se pjesetimit). ne rastin me te mire ne sa pjese ndahet ajo cope prone?
              Keta trashegimtare problemin me te madh nuk e kane me ata qe ju kane zene shtepite por me njeri tjetrin sepse kane sherre te tipit qe une ndoqa gjyqet, une kam mbajtur pleqte, ju jeni vajza s ju takon te merrni etc. Midis vllezerish kusherinjsh etc. Kjo eshte kriza e vertete sociale. Sa me shume personat e pastrehe rrine ne shtepite e ish pronareve aq me shume fragmentezohet prona, ne ndarje dhe ne probleme pervec shpenzimeve. Atehere ky shtet nqs e quajme shtet kete mentalitet mesjetaro-otoman cfare ka thene per kete? cfare zgjidhje i ka shene?. Per mua sinqerisht duke pare si shkojne gjerat do ishte me e drejte te thoshte qe duke parapare c krize sociale do krijoje nuk e kthejme pronen tek i zoti(jurisikisht e pamundur per nje vend demokrat). Por te pakten do ishte nje parashikim i problemit i cili do trajtohej dhe do i jepej nje zgjidhje e duhur ne vite mgjs asnje zgjidhje nuk do ishte ideale. dikush do ngelej me koke menjane. Problemi nuk eshte vetem monetar( ata qe e marin pronen tani s kane ndonje lidhje shpirterore se jane brezi i 2-te, 3-te, 4-ert, problemi eshte social. Po ky popull s ka kohe te shikoje anen e tij sociale. S ngrihet ndonjehere ne demostrata kur i rritet mosha e pensionit, kur i rriten taksat, etc sic bejne gjermanet as qe bere rruget qe po ndertohen jane pa asnje mase sigurie dhe makinat prishen e jetet humbasin cdo dite paralelizem. Dhe ku nuk ka kerkese llogarie s ka zhvillim. Edhe kur behet dicka e mire si ky akt normativ ( qe do kthehet te enjte ne ligj te shpresojme) te gjithe si kasandra cirren per gjysmen bosh te gotes dhe nuk thone qe PO— DUHET TE ECIM mgjs me vonese dhe gjithe skepticizem.
              Nuk kam asgje personale, thjesht nuk me pelqejne recetat qe nuk shohin shohin te sherojne por vetem si te zgjasin agonite.

              1. Dean says:

                ”…Une nuk kam si ti kerkoj zgjidhje te problemit nje personi qe ka gjeneruar problemin me 17501, tok e xanun, kioskat etc…”

                Pikerisht,ky ishte edhe thelbi i komentit tim,por ti e kalove ne personale duke tregu nivelin e injorances time.Thelbi i kesaj levizjeje nga BARBARI i Vicidolit eshte qe t’u tregoje Ish-Pronareve se nuk eshte faji im,pasi une e hodha ne tavolinen e bisedimeve aktin normativ,por eshte faji i PS-se qe nuk e miratoj ate.Problemi ketu qendron ne faktin se,BARBARI i Vicidolit,e di shume mire se PS-ja ne ket forme nuk e voton dhe si perfundim ajo KAFSHE shpellash del e ”palare” duke i’a len dobicin ne dere PS-se,por JO se me te vertet do qe t’a zgjidh kete pune.Po te donte t’a zgjidhte,ajo Monster malesh,e zgjidhte prej kohesh,ashtu sikur i ka bo malok,berbera dhe bojaxhinj me Prona dhe Biznese.Komplet levizja e tij eshte thjesht Demagogji dhe e vetmja gje qe i intereson eshte vota e ish-Pronareve,me teper se sa t’a zgjidh kete problem.
                Nuk ka as1 arsye pse duhet te acarohesh me komentin tim te mesiperm.Ne as1 menyre une nuk injorova te drejten tuaj per te rrimar pronat,por nga ana Ligjore,Etike,Morale lind 1 problem i natyres:A mund te zgjidhesh 1 problem duke krijuar 1 problem tjeter???????????Dhe probleme te kesaj natyre jane teper Delikate pasi shkaktojne Precedent per te ardhmen.Por une jam i mendimit se Shteti i Shkerdhym Shqiptar e ka per detyre t’u Paguaj deri me nje,pasi ishte pikerisht ky shtet qe e shkaktoj te gjithe kete rremuje.Pak rendesi ka nese ishin Komunist,apo Jo.Ideologjite vene e vijne,Shteti mbetet.Ajo qe eshte e rendesishme eshte se ishte shteti qe u konfiskoj pasurite dhe JO individi shqiptar.

                1. Pa Dean e Iman says:

                  Jo, une mendoj qe ai e ka detyre shtepie dhe po nxiton qe ta zbatoje. Ndryshe nuk shpjegohet ky nxitim me keto afate. Ajo qe eshte e papranueshme nga PS eshte qe nuk del dhe nuk ka dale kurre me nje platforme te sajen. Nuk ka vizion te qarte. Nuk egzistojne politikat afatshkurtra dhe oportuniste, afatmesme dhe te menduara mire, afatgjata qe mund te kene me shume doze idealizem. Nuk perfaqesohet e majta ne kete menyre. Nuk eshte vetem prona, jane 1000 gjera te tjera. Shiko ke ke ne parlament. Gruaja e Cezarit thone qe jo vetem duhet te jete e ndershme por edhe te duket si e tille. Me milionere ne parlament dhe me emra te tille si mund te mbrosh ngjyrat e socializmit. Kur dilte Rama me deputetet dhe benin roje tek pallati pa leje qe donin t ja prishnin njeriut te tij dhe nuk e pame kurre te shkonte me te tijet tek komuniteti rom dhe shume gjera te tjera qe s ja vlen ti listosh. Atehere ke nje pushtet qe rri ne kembe jo se eshte i mire vete por sepse jane te pazote dhe pa moral te tjeret. Doli nje Kreshnik Kuq e zi qe pas nje testimi tregu pa c mund te nxirte te shiste dhe me duket si Cekja kur luante doktorin popullor, Nje Fryme te re qe s jane ndjen afshin sepse ”flet me heshtje” dhe une Me 70 % fshataresi votohet djathtas. Nje e djathte qe s ka asnje politike tradicionale te se djathtes (prona, atdheu, familja, ekonomia). Qe te mos dalim nga tema. Une nuk shoh kush mund t ja jape zgjidhjen ketij problemi, as ide nuk kam sepse eshte kompleks dhe sa me shume kalon koha aq me shume veshtiresohet. Di qe demshperblimet ne lek do jepen kur leku mos jete me ne qarkullim si menyre transaksionesh,Ajo qe eshte me shume vlere nga ky vendim dhe e theksoj fort eshte qe me ne fund do dime qe cila eshte kostoja sociale reale e ketij kthimi dhe heqjes te -ISH-it nga Pronaret. Nga keto 3800 familje pak a shume, sa nga ato kane vertet nevoje per nje mbeshtetje te nje forme tjeter nga ato qe jane parashikuar ne aktin normativ dhe cilat mund te jene rruget qe duhet te ndiqen. Vetem keshtu mund te kemi nje data base te sakte dhe qe atje do te mund te flasim me shifra dhe realisht. Te flasim ne menyre specifike dhe jo ne menyre te pergjithshme. Dhe nqs kostoja eshte vertete e madhe per keta njerez dhe per kete shtet atehere une do pres sa te gjendet vertet nje zgjidhje sa me afer ideales. Por me duhet te di per sa kohe dhe cila do jete kjo zgjidhje. Sa familje kane nevoje dhe cilat jane nevojat reale te ketyre familjeve. Te nenshkruen kontrata normale me qeramaresit. Te kene detyrimet te mirembajne pronen dhe te japin qera me te larte. Dhe te dalin nje here nga periferite e qyteteve te shohin si jetojne dhe nje pjese shume e madhe e popullsise rome apo egjiptjane qe jane te shumte ne numer dhe te behen nje ”sindikate” ne kerkimin e te drejtes se strehimit. Dhe sa per fjalimet e kryeministrit?! Me mire lexoj perrallat e Andersenit, pa arrore dhe superfuqira. Fisnik lindesh nuk behesh. Dikur s te pyesnin si e ke emrin por te pyesnin i kujt je. Nga kjo kuptonin shume………

                  1. Dean says:

                    Nuk e ka fare per detyre.Thjesht po Spekullon me problemin.Eshte njesoj sikur ceshtja e ashtuquajtur ”imuniteti” qe gjoja eshte kerkuar nga Evropa.Jo,ai thjesht hedh ne ”tavolinen e bisedimeve” ceshtje me qellim final Diskretitimin e opozites dhe keshtu del vete i ”palagur” dhe ”shpetimtar”,por qe ne rrugen e tij e pengojne opozitaret.Here tjeter,kur te flasesh me mua,hiqe nga mendja se je duke fol me 1 simpatizant te PS-se,pasi nuk jam 1 i tille.Kam votu,te gjitha,vetem 1 here ne 1991-shin,dhe atehere kam votu per PD-ne.Edhe sot e kesaj dite e mbaj mend emrin e kandidatit dhe te babes se tij,megjithese nuk i njfsha fare.Per rrjedhoje,nuk kam as1 interes perkundrejt PS-se,por sikur e thashe me siper kam ndjesine se PS-ja nuk ka me e pranu ket hile te rradhes nga BARBARI i Vucidolit.

            2. alban says:

              o deano” o fux i ndyre

  5. Beni says:

    Kur u bene kaq trima keta pronaret xhanem?
    Po ne kohen e Enverit keta e kishin futur koken nder shale,bile shume prej tyre ishin spiunet me te rrezikshem te lagjes.

  6. antikomunisti says:

    Qeveritaret e pa afte te cporen nga froni.
    Beni nje koqe kandari,duket qe ka qene spiun i enver satrapit,te rente kolera ne tru or kafshe me fytyre njeriu.
    Ala kerkoni te mjeroni pronarin e ndershem, c’lloj muti ini,le te vime ne shtepite tuaja e tu grabitim shtepine jo me shume se 1 vit, c’do thoni ju kodoshet e diktatures.
    Edhe ata qveritare qe nuk mbrojne tani pronarin jane palaco,te zbohen nga puna jane te pa afte.
    S’ka lindje pa emoragji,ky eshte ligji or lapangjoze.

  7. BJORN says:

    Ju qe jeni me PS jeni koqe sepse me mire ti marrin pronaret e te keni atdhe,apo doni tju a marre maloku Sali ete te shihni ate te plakes bashke me trapin qe ju prin

  8. Gjergji says:

    … me lejoni te kujtoj gjendjen dhe origjinen e problemit (qe te gjithe e dime):

    1. Ish-qeveria komuniste shtetezoj pronat e atyreve qe sot quhen “ish-pronare”, dhe strehoi ne ato shtepi (jo me zgjedhjen ose deshiren e tyre) familje, qe sot quhen “familje te pa-streha ne ish-prone private”.

    2. Ish-qeveria komuniste (gjate kohes qe ishte ne pushtet) beri ndertime (duke perdurur taksat e gjithe shqipetareve) per strehimin e popullates, te cilat i administoi ajo vete, ashtu sic administroi edhe shtepite e shtetezuara. Ne te dyja raste te ardhurat nga qerate i kaluan qeverise se asaj kohe. Edhe nje here, te mos harrojme, qe shumica e familjeve shqiptare, pavarsisht nga statusi qe kane sot nje pjese e tyre, jetonin ne shtepi te administruara nga qeveria e asaj kohe.

    3. Pas viteve ’90, qeveria e pare demokratike shqiptare ia ktheu shtepite e adminstura nga qeveria shumices se familjeve shqiptare, me perjashtim te atyreve qe sot quhen “familje te pa-streha ne ish-prone private”.
    Familjet, qe perfituan nga ai process privatizimi, paguan rreth 200 USD dhe u bene pronare apartamentesh; ndersa pjesa qe mbeti pa u bere pronare nga ajo reforme perfitoj statusin “familje te pa-streha ne ish-prone private”. Pra, jo te gjithe shqiparet perfituan njelloj, pavarsisht se taksat dhe qerate e apartamenteve ku jetonin i kishin paguar njelloj.

    Gjendja e krijuar ku si “ish-pronaret” ashtu edhe “familjet e pa-streha ne ish-prone private” jane perballe tyre nuk eshte si pasoje e zgjdhjes ose deshires se tyre. “Ish-pronaret” kane te drejte te kerkojne pronen qe kane patur; ndersa “familjet e pa-streha ne ish-prone private” kane te drejte te trajtohen nga qeveria shqiptare njelloj si shumica e shqiptareve qe perfituar nga ligji i privatizimit te banesave. Ky eshte problem qe duhet zgjudhur!

    Nga ana tjeter (nese do te vazhdohet qe te zbatohet ajo qe eshte ofruar si zgjidhje), nuk eshte e dreje qe nje pjese e shqiptareve te behen pronare apartamentesh me 200 USD, ndersa nje pjese tjeter duhet te paguaje principalin e kredise (rreth 25,000 EUR) me interes 0%, si edhe te shtoj para te tjera per te plotesuar vleren e apartamenteve ne treg (qe eshte shume me e larte sesa kredia qe ofrohet). Mendoj se problemet nuk zgjidhen duke krijuar problem.

    Ndoshta eshte momenti qe shqiptaret, d.m.th. ne taksa-paguesit e gjitheve qeverive shqiptare te 60 viteve te fundit, “t’a furnizojne” qeverine tone me ide se si mund t’a zgjidhi kete problem te madh social.
    Ndoshta (nje ide mund te jete qe) qeveria te perdori fondin qe grumbulloi nga ekzekutimi i ligjit te privatizimit per te kompesuar “ish-pronaret”, ose per te beje pronare “familje e pa-streha ne ish-prone private” duke iu dhene atyreve apartamente me cmim te tille, qe te jete po aq i perballueshem per buxhitin e atyre familjeve, sa ishte 200 USD per buxhetin e familjeve shqiptare ne vitet ’90.

  9. Programe sociale says:

    Apartamentet e reja,per te pa strehet,te shperndahen me qira minimale.Nuk ka pse te jepen falas.
    Ne kete menyre shteti do kete ne administrim te perhershem banesat per qellime sociale.
    Shume shpejt do te formohen shtresat sociale qe sot jetojne me qira,te cilat kur te dalin ne pension nuk do kene fuqi per te paguar qirane tek pronaret e pallateve.
    Pensionistet nuk mund te paguajme qirane e banimit neper apartamente private,gjithe jeten nuk do mundin te blejne shtepi.Kush do kujdeset per banimin e tyre?
    Shtepite e pronarve duhet te lirohen ose shteti te detyrohet te paguaje qirane si poseduese e tyre.

  10. malcori says:

    pse si fusin ne burg ish pronaret dhe odiseja e vjedhjes se prones ne kapitalizemkomunizmin shqiptar te vazhdoje edhe 50 vjet te tjera,

  11. kol tivari says:

    Rama me te tijet para pak ditesh tha se kishi program per kthimin e pronave.Program te mire paskan sigurisht.Ne ato prona jane strehue te gjithe komunistett e pare ne ato vite nuk ka si Ps te nxjerr bijte e atyre qe themeluen Partine meme te tyre.

  12. Bardhyli says:

    Banesat i perkasin te zotit qe i ka dhe jo te pastreheve, krietari i bashkise ne Durres ben mire qe te ndertoje banesa sociale ose tek e shumta parafabrikate dhe te sistemohen njerzit qe jane te pastrehe, romet dhe ata qe kane humbur leket ne 97. Por ai e ka mendjen te betonizoj bregun e detit dhe te vjedh me duar e kembe, durrsaket e ndershem e njohin kush eshte. Tek nje lokal akullore ”Cela” qe eshte me e njohura ne Durres dhe qe e njohin te gjithe durrsaket, perpara saj, brenda ne det eshte ndertuar nje mega ndertim per lokal e restorant. E kam degjuar me veshet e mi sepse e kisha ne tavolinen ngjitur ne lokal kur i thoshte Blendi Klosit, te ma japin dhe 4 vjet pa e di une si e bej bregun e detit, te gjithe beton.

  13. abc says:

    Bravo te qofte Gjyshi e ty leshi .
    Nese do tju mernin pronen juve si do te ndjeheshit !!?
    Klosi ta dha kte mendje o gjysh ?
    Ec o kara mos dilni me kto mendesi komuniste ! Nese doni te fitoni punoni me ndershmeri e mos vidhni se populli ju a jep vete voten e ska nevoje per mashtrime.

  14. pronar pa prona says:

    E dergjova rastesisht sot prononcimin e dy perfaqesuesve vendore, te Durresit dhe te Korces dhe me beri pershtypje ai Dako i Durresit qe fliste per nje zgjidhje qe do te kenaqte te dy palet. Se pari, ai theksoi se ne pronareve na takojne shtepite e pronat tona. Dhe me vjen mire qe e degjoj kete gje ne nje forum te larte te sosialisteve. Nga ana tjeter Dako ben mire qe, ndersa flet me realizem per ne, nuk ngurron te jete i vemendshem edhe per kategorine e te pastreheve qe sot jane vertete ne pike te hallit teksa thote se “ashtu si ne vitin 1992, kur mese 220.000 familje moren falas shtepite e tyre ashtu dhe ky pushtet duhet te mendoje t’u jape te njejten zgjidhje atyre”.
    Ne fakt une e shoh te pamundur aktualisht zgjidhjen e ketij problemi por neser nuk do te ngurroj qe t’ia kujtoj krereve te Partise Socialiste kete premtim qe sot mberriti tek ne permes fjales
    se kryebashkiakut te Durresit.

  15. HORRI bulevardit says:

    Dua te nderhyj edhe njehere ketu se problemi i pronave, eshte zgjidhja dhe fillimi i standarteve demokratike.
    Qe prona duhet te shkoi tek i zoti, kjo nuk diskutohet, ne qofte se duam te bejme shtet te se drejtes.
    Por qe te lesh te pastrehe edhe ata mijra, qe nuk u strehuan vete me deshiren e tyre aty, por moren nje autorizim nga lagja me shume mundime edhe kjo nuk eshte e pranueshme.
    Zgjidhja eshte strehimi i tyre ne banesa sociale, falas apo me qira te ulet.
    Por shqiptaret ne fakt ish pronaret, nuk kane arritur te kuptojne nje gje, se qeverite e PD-se, te mbushur me spiune dhe ato te PS-se, nuk jane te interesuar te japin zgjidhje, se zgjidhja e problemeve te shqiptareve, do te thote, zgjim i shqiptareve dhe skerbythje e politikaneve.
    Varferia dhe sherret, jane mjeti me efikas, qe keta politikane kane zgjedhur, per ti mbajtur shqiptaret nen zgjedhen e tyre, ku sic dihet, ai qe ka probleme ekonomike dhe sherre kanunore, ska vakt te merret me politikanet qe ferkojne barkun me rrenimin tone.
    Cdo familje ka te drejte te strehohet dhe cdo pronar ka te drejte mbi pronen e tij.

  16. saliheqenefi says:

    keshtu eshte kur demokratokomunistet nuk denojne krimet e komunizmit

  17. drejtesia e munguar says:

    Qeverite e tiranes jane tallur me banesat e pronareve 70 vite,sepse ne to u futen komunistet si barbare,duke debuar pronarin.
    Tani asnje leshim barbareve qe jetojne si parazite 70 vjet,boll jetuan me djersen e tjetrit,jepuini cadra atje e meritojne te jetojne keta kodoshe,derisa te blejne hyrjen e tyre.

  18. Pallati 7. says:

    Emri im eshte vendi ku kalova femijerine. Sot aty jetojne ish komshinjte e mi. Eshte nje pallat Italian, keshtu e quanim atehere. Ndodhet mu mbrapa Bar Shakesbeer, te ish blloku. Asaj ndertese para 20 vjeteve I doli pronari. Ka vazhduar gjyqi per 15 vjet dhe ne fund nga 11 gjyjtare 6 votuan per pronaret, te tjeret kishin frike nga faktet, dokumentat qe tregonin se ajo ndertese eshte ndertuar nga italianet me 1939 dhe eshte shfrytezuar si zyra dhe burgje. Kati I pare eshte komplet frigiriferik ku dikur rreth 70′ jetonin disa familje qe u larguan me vrap se I zuri tartakuti. Ne katin e dyte ka pasur dy familje qe ndanin kater dhoma, asnje me lidhje me njera-tjetren, por me korridor te perbashket dhe me nje banjo te perbashket. Kati trete ishte me tre zyra, ku secila kishte kalorifer dhe banjo me mermer dhe vaske. Kati fundit I ka penxheret 30cm me 120cm dhe tavanin 1.90cm bere per te vendosur mitrolozat qe te mbrohej ndertese. Ne pjesen brenda pallatit eshte vendi ku te burgosurit shetisnin, ajroseshin duke pare vetem qiellin. Kjo ndertese e ndertuar nga Italia per qellimet e tyre perballe ka pasur nje rifuxhio me dy dalje, sistem ajrosje per rast bombardimi dhe kjo eshte tamam ne bacen e Shakesbeer dhe eshte privatizuar. Etj etj etj ….
    Sot, kjo ndertese ka pronarin e saj. Une dua tu drejtoje vetem nje pyetje qe me mundon. ” Me cfare ideje e ndertuan kete pallat pronaret, stergjysherit e tyre!?!?!”
    Ju tregova kete qe cdo njeri te flase vetem per vete Jo ne shumes, dhe per sa kohe qe fshiheni si minjte me pseudonime te shpifura, dhe shani njeri-tjetrin se kujtoni se shfryheni nga masturbimi qe politika kriminale e post komunizmit e ka realizuar ne mendjen tuaj, me duhet tiu them ” ju mbafte e juaja, o popull kot”…..Kerkoje ndjese te te gjithe ata qe kane bere koment mbi artikullin qe boton Tema.

  19. Agron Luka says:

    Me lejoni te hyj me pak koment sa me te sintetizuar. Ende pa dale te viti 1945, socializmi enverhoxhian i kazermes aplikoi me ligje dhe gjykata ushtarake, nje sekuestrim te shoqeruar me nje konfiskim qe thyen e tejkalon cfaredo rekordi ne Evrope! Deri edhe krevatet, batanijet, qylymat etj dhe nxjerrje perjashta nga shtepia, etj, etj, etj! Pra 1944-1991. Ky lloj socializmi-komunizmi e ka emrin socializem enverhoxhian!U zune banesa me qindra-mijra. Pronaret ne Wc publike, ushtaraket e jugut etj, ne shtepite medemek pasanikeve…
    Vijme te 1991. Me vendosjen e “Demokracise” u aplikua nje lloj ligji me “Status te Pa Stehe”, i cili u shoqerua me disa VKM ,me qera te percaktuar me detyrim me percaktim/pra me dhune te njeanshme shteterore dhe pa asnje afat kohor, qe eshte nje detyrim i rendit kapitalist. NUk ka KOntrata me imponim dhe pa asnje lloj afati kohor. Qeverite e PD dhe PS caktuan edhe VKM me disa vleresime se sa do paguante shteti ne banka dhe sa do ia jepte “ish pronarit”, si kompensim per qerane. Keto nuk u zbatuan absolutisht! Keshtu Z Olldashi para se te llogarise se sa i ben demi shtetit, duhet te llogarise se sa para u ben demi pronareve te ligjshem nga kjo vjedhje e pashembullt shtet+ “Zenes te Pa Strehe”, qe nuk kane paguar asnje lloj qeraje tash 21 vjete! Nga Listat e botuara te PANORAMA etj, ka tyrli lloje rastesh, ku “Te Pa Strehet”, kane hotele ne Velipoje, kane shtepi me qera, kane biznese etj. Kete Skandal te papare e ka bere shteti shqiptar, ku shtepite e ndertuara per te Pa Strehet u jane shitur te zbriturve te rinj nga malet… Ne finale shteti po ben edhe nje padrejtesi: Nuk ua imponon disa “Te Pa Steheve” te paguajne edhe dritat e ujin dhe sepaku qerane e tre vjeteve te fundit! Shteti duhet t’u paguaje pronareve te ligjshem edhe nje fare shume per riparimin e banesave te kthyera te paperdoreshme mbas afro 70 vjetesh zenie e paligjshme dhe e pa shembullt! Shteti shqiptar me administraten e korruptuar pervec talljes me termin “sih pronare”, na ka tallur tash tre vjete me te ashtuquajturin “Rinovim te Vertetimit te Pasurise”, sepse kjo shtyerje shpikie e Berishes, nuk na jep te drejten ta padisim ne gjykate Zenesin e Pa Strehe, i cili per me teper banon ne Itali dhe na dergon qe andej me facebook edhe shrje e kercenime te ndyra. O shtetas e qytetare shqiptare: Pronat tone nuk jane gratacielet e Donald Trampit, jane shtepi modeste, qe sot milineret shqiptare i kane njeqind here me te mira! Le ta shoshisin administratat lokale, EKB dhe Rajonet e Bashkite, Listen dhe t’ua jape strehimin vetem atyre qe e meritojne, ndersa per ata qe jane llastuar dhe trimeruar ne kulm nga ky shtet ultralumpenproletar e malesor, te nxirren forcerisht jashte, sepse keto specie gjakpirese parazite, nuk e njohin hmanizmin!
    Mjaft me zenie me force, sepse as ne nuk jemi qole! Agron Luka

  20. Agron Luka says:

    Me lejoni te hyj me pak koment sa me te sintetizuar. Ende pa dale te viti 1945, socializmi enverhoxhian i kazermes aplikoi me ligje dhe gjykata ushtarake, nje sekuestrim te shoqeruar me nje konfiskim qe thyen e tejkalon cfaredo rekordi ne Evrope! Deri edhe krevatet, batanijet, qylymat etj dhe nxjerrje perjashta nga shtepia, etj, etj, etj! Pra 1944-1991. Ky lloj socializmi-komunizmi e ka emrin socializem enverhoxhian!U zune banesa me qindra-mijra. Pronaret ne Wc publike, ushtaraket e jugut etj, ne shtepite medemek pasanikeve…
    Vijme te 1991. Me vendosjen e “Demokracise” u aplikua nje lloj ligji me “Status te Pa Stehe”, i cili u shoqerua me disa VKM ,me qera te percaktuar me detyrim me percaktim/pra me dhune te njeanshme shteterore dhe pa asnje afat kohor, qe eshte nje detyrim i rendit kapitalist. NUk ka KOntrata me imponim dhe pa asnje lloj afati kohor. Qeverite e PD dhe PS caktuan edhe VKM me disa vleresime se sa do paguante shteti ne banka dhe sa do ia jepte “ish pronarit”, si kompensim per qerane. Keto nuk u zbatuan absolutisht! Keshtu Z Olldashi para se te llogarise se sa i ben demi shtetit, duhet te llogarise se sa para u ben demi pronareve te ligjshem nga kjo vjedhje e pashembullt shtet+ “Zenes te Pa Strehe”, qe nuk kane paguar asnje lloj qeraje tash 21 vjete! Nga Listat e botuara te PANORAMA etj, ka tyrli lloje rastesh, ku “Te Pa Strehet”, kane hotele ne Velipoje, kane shtepi me qera, kane biznese etj. Kete Skandal te papare e ka bere shteti shqiptar, ku shtepite e ndertuara per te Pa Strehet u jane shitur te zbriturve te rinj nga malet… Ne finale shteti po ben edhe nje padrejtesi: Nuk ua imponon disa “Te Pa Steheve” te paguajne edhe dritat e ujin dhe sepaku qerane e tre vjeteve te fundit! Shteti duhet t’u paguaje pronareve te ligjshem edhe nje fare shume per riparimin e banesave te kthyera te paperdoreshme mbas afro 70 vjetesh zenie e paligjshme dhe e pa shembullt! Shteti shqiptar me administraten e korruptuar pervec talljes me termin “sih pronare”, na ka tallur tash tre vjete me te ashtuquajturin “Rinovim te Vertetimit te Pasurise”, sepse kjo shtyerje shpikie e Berishes, nuk na jep te drejten ta padisim ne gjykate Zenesin e Pa Strehe, i cili per me teper banon ne Itali dhe na dergon qe andej me facebook edhe shrje e kercenime te ndyra. O shtetas e qytetare shqiptare: Pronat tone nuk jane gratacielet e Donald Trampit, jane shtepi modeste, qe sot milineret shqiptare i kane njeqind here me te mira! Le ta shoshisin administratat lokale, EKB dhe Rajonet e Bashkite, Listen dhe t’ua jape strehimin vetem atyre qe e meritojne, ndersa per ata qe jane llastuar dhe trimeruar ne kulm nga ky shtet ultralumpenproletar e malesor, te nxirren forcerisht jashte, sepse keto specie gjakpirese parazite, nuk e njohin hmanizmin!
    Mjaft me zenie me force, sepse as ne nuk jemi qole! Agron Luka
    Po shtoj edhepaksa: MOs e beni te paditurin: “Te Pa strehet”, aktuale, po flas per rastin tim, NUk paguajne absolutisht asnje lloj qeraje, nuk kane absolutisht asnje llok Kontrate me vlera te rregullta dhe me afat kohor te rregjistruar ne noteri! I ashtuquajturi si kryefamiliar me Statur, ka cdekur qysh me 1984 dhe pasardhesit e tij pretendojne krye per emer simbas ish certifikates se vjeter, nga nje shtepi falas! Shteti shqiptar vete, po ben te pa diturin me keto lloje debatesh ciklike PD-PS, dmth me ata qe na i katapultoi Ramiz Alija… Agron Luka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje