Rreth 600 mijë nxënës në të gjithë sistemin parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor 2012-2013, ndërsa mbi 35.000 fëmijë do të ulen për herë të parë në banka. Përveç tyre janë dhe 1500 fëmijë të emigrantëve të kthyer që do t’i bashkohen emocionit për të nisur shkollën dhe mësuar me abetaren mbarëkombëtare, raporton Ora News.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka uruar sot të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2012-2013. Kreu i bashkisë Lulzim Basha u ka uruar suksese të gjithë nxënësve të cilët nisin vitin e ri akademik ndërsa një urim të veçantë ka dhënë për ata të cilët do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Kryebashkiaku Basha u ka dhuruar kartolina 5300 nxënës të klasës së parë.
Nga Ministria e Arsimit udhëzimet janë shpërndarë që kjo ditë të jetë festive si nuk është parë asnjëherë më parë për 100 vjetorin e pavarësisë. Shkollat pritet t’i ngjanë një konkursi artistik ku nuk do të mungojnë elementët patriotik në këtë vit jubilar.
Për të dytin vit, me insistim dhe vëmendjen më të madhe, Ministria e Arsimit i jep prioritet shkollave profesionale. Këtë vit me 4 shkolla të reja dhe me 2000 nxënës më shumë.
Pritshmëritë e Ministrisë së Arsimit janë rritja e numrit të të vegjëlve në sistemin parashkollor më shumë se 85%. Ndërsa për arsimin 9-vjeçare dhe 3 të mesme, ky vit i ri shkollor do të vërë në zbatim të tjera rregulla dhe proceduara të cilat tashmë rregullohen me ligjin e ri për sistemin parauniversitar.
Ndërkohë në Korçë qindra fëmijë të komunitetit rom nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor, pasi në shenjë proteste për faktin se nuk kanë arritur të sigurojnë librat, kanë bojkotuar mësimin.
Do tju coj pcusi me vizitue ekspoziten artistike ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
Ju urojme vit te mire mesimor 600 mije nxenesve shqiptare,Urojme qe ata te mesojne sa me mire qe te mos i detyrojne prinderit e tyre qe te kruajne xhepat per te siguruar kalimin e klases,si ne vitet e kaluara .