Qindra mijëra hektarë pyje janë përshkruar nga zjarri apo janë prerë nga njerëzit. Rikuperimi i tyre ka një kosto tejet të lartë. Ekspertët llogarisin se për një hektar duhet 1500 dollarë deri në 3500, kjo në varësi të terrenit, por edhe të fidanëve që mbillen.
Për këtë vit Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ka dhënë 122 milion lekë, të cilat do të përdoren për pyllëzimin e rreth 5 mijë hektarëve pyje në komunat Macuk, Rrukaj, Cakran, Fierze, Mollas, Dajç dhe Fushë-Arrëz.
“Këtë vit është miratuar për pyllëzim me dru arrorë dhe pyjor, një fond prej 122 milionë lekësh. Nëse nga ky fond që është vënë në dispozicion i bie të pyllëzohen rreth 5 mijë hektarë,” sqaroi Hasan Cani, specialist në Departamentin e Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit.
Por ndërsa fidanishtet shtetërore u mbyllen dhe u shkatërruan, qeveria turke në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit ka nisur zbatimin e një projekti për hapjen e një fidanishteje në Elbasan, kostoja e së cilës është 900 mijë dollarë.
“Kemi negociuar për ndërtimin e një fidanishteje në Elbasan, me qëllim që të vijmë në ndihmë për rehabilitimin e këtyre sipërfaqëseve që kanë nevojë për dru pyjorë”, tha Cani.
Vitin e shkuar janë djegur rreth 3400 ha pyje komunale dhe shtetërore. Ndërkohë që periudha e pyllëzimit është nga 1 nëntori dhe vijon deri në fund të marsit./TCH
i dogjen katunaret,qe u djegshin edhe ato ishalla
Ne parkun e Monza,aty ku zhvillohen edhe gara te F1, per te mirembajtur nje peme shpenzohen rreth 1000 EURO ne vit!!!
Ketu ne Salistan doktoret tane, i djegin nje here dhe pastaj i mbjellin prape!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/fshati-digjet.html
Ore jemi popull i zgjuar ne, punojme me llogari. Shkaterrojme qe te hapim fronte investimi (ose vjedhjeje) dhe pastaj ju heqim buken kalamajve per ti rindertuar ato…