Rama: Do heqim akcizën e naftës dhe do ulim TVSH për inputet bujqësore

11 Shtator 2012, 17:35Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë në një fermë blegtorale në Kashar në mëngjesin e së martës. Kjo fermë është një prej më të mëdhave në vend. Edi Rama në bisedë me fermerin tha se Partia Socialiste në qeverisje do japë një mbështetje që nuk e ka pasur kurrë në 20 vjet kushdo që merret me prodhimin bujqësor në fshat.

Fermeri tregon vështirësitë që has në mbarëvajtjen e fermës së tij dhe premtimet që ai i dëgjon nga pushtetarët në ekrane e mediave apo në faqet e gazetave, por realiteti është i ndryshëm: “Paguajmë të plotë për ushqimin e kafshëve, edhe doganën edhe TVSH-në. Dëgjojmë ndonjëherë në televizor ndonjë premtim, por kur shkojmë tek dogana pa derdhur lekët nuk të kalon asgjë.”

Ky fermer që merret kryesisht me blegtori thotë se edhe subvencionet janë të papërfillshme: “Subvencionet mora vesh që janë vetëm 60 milionë lekë të vjetra. Po 60 milion lekë të vjetra për të gjithë Shqipërinë është si të shkosh në një kotec pulash dhe të hedhësh një grusht me misër e të zihen se kush ta kapë. Është e papërfillshme.”

Kryetari i PS, Edi Rama, duke bashkëbiseduar me këtë fermer tregoi dhe angazhimet e para të programit socialist për këdo që ka zgjedhur të punojë në bujqësi apo blegtori. Janë angazhime për të cilat PS është e gatshme t’i realizojë sapo të marrë pas 10 muajsh drejtimin e qeverisë së vendit.

Kryetari socialist zbuloi disa angazhime të programit të PS, që kanë lidhje me heqjen e akcizës së naftës dhe heqjen apo uljen e TVSH-së për inputet bujqësore, për plehrat, për farëra, për fidanë, për ushqime bazë të importuara për blegtorinë: “Në qoftë se nuk ulet çmimi i naftës për bujqësinë, ne do ta heqim akcizën. Por, në qoftë se nuk hiqet edhe TVSH-ja për inputet, për farat, për plehrat dhe njëkohësisht nuk mbështetet fuqishëm nisma private, në gjithë sektorin e fshatit, duke mbështetur njerëz me talent dhe me kurajë si ju, nuk ka asnjë shans që fshati të dalë nga kjo prapambetje dhe nga kjo gjendje skandaloze varfërie ku e zhyt përditë braktisja e shtetit.”

Kryetari i PS është ndalur gjatë bisedës në raportin e zhdrejtë import- eksport, ku importet janë 9 herë më të larta: “Nuk kuptohet akoma pas 20 vjetësh se në qoftë se fshati jeton keq, qyteti s’ka si të jetojë mirë. Në qoftë se fshati nuk prodhon ekonomia nuk ka sesi të marrë frymë lirisht. Ne sot për turp eksportojmë një, importojmë 9. Flasim vetëm për ushqim dhe ndërkohë kemi një vend që i ka të gjitha mundësitë që të prodhojë, të eksportojë dhe të ushqejë veten si në fshat dhe si në qytet që të mos ketë në Shqipëri familje që nuk i afrohet dot qumështit, apo familje që nuk arrin dot fundin e muajit me qetësi për të garantuar ushqimin. Është e patolerueshme.”

Për Edi Ramën iniciativa të tilla do të promovohen dhe të mbështeten nga qeverisja e socialistëve: “Ne synojmë që këto modele që janë krijuar me sakrifica dhe me shumë vendosmëri nga njerëz si ju, mund të shtrihen vetëm në qoftë se mbështeten dhe promovohen. E çdokush që investon në zhvillimin rural për rritjen e prodhimit në fshat do të ketë mbështetje që nuk e ka pasur kurrë në këto 20 vjet.”

Ndërsa Sekretari për Programin, Ilir Beqja, premtoi se PS do të angazhohet që në mandatin e parë, që gjithë pjesën që lidhet me vaksinimin e të imtave dhe të trashave në gjithë Shqipërinë ta marrë përsipër shteti.

19 komente në “Rama: Do heqim akcizën e naftës dhe do ulim TVSH për inputet bujqësore”

  1. BERISHA LARGOHU. ESHTE TURP PER SHQIPTARET QE DO TE FESTOJNE 100 VJETORIN ME BERISHEN! says:

    Si flet ky Rama sikur e ka pushtetin ne xhep.

    1. 2030 says:

      Ne dhep ore e ka. Ne 2030-ten do ta kemi kryeminister

      1. Shtegtari says:

        “Mo e luj se e prish” me bukur se ç’e ke thene o “2030” s’ka si thuhet

  2. popolo di Tirana says:

    Ec aty Rama, se fitoren e ke ne xhep kete radhe. Por kujdes, se me Beqen nuk ke per te shkuar larg…

  3. Endri says:

    Edhe sikur te ta jape Saliu Ministrine e Bujqesise kur te hyni ne koalicion prape se prape nuk i ulni dot taksat dhe aksizat se jane gjithe ato borxhe per tu paguar.

  4. na HIQ saliun dhe vere DREJTESINE o njeri,,, dhe lere economine se nuk munde te besh mrekulli …ku e ka katandisur EKONOMINE salia????????????ler ILIR METEN SE ai premtoje te INTEGROJE 100.000 vende pune….

  5. Claus says:

    Mire do te ishte ta kishte lene muhabetin tek akcisa dhe TVSH-ja.
    Me tej kur flet per rritje eksportesh dhe ulje inputesh ( c`eshte kjo fjale e marre nga elektronika te cilen e perdor ne bujqesi?) ate nuk e ka ne dore Edi Rama.
    Ose eshte i paditur ose ben si i paditur.
    Me fillimin e bisedimeve per hyrje ne BE tere struktura bujqesore do te marre rrjedhe tjeter.
    Eksportet nuk do te rriten ne asnje rast. Domatja, speci, qepa a ku ta di une duhen te kene formen, madhesine, peshen ne parametra te percaktuara qarte sipas kriterve te BE. Nje domate shqiptare me “rrudha” nuk te pranohet ne tregjet europiane. Eshte nje absurditet po keshtu eshte. Keshtu ndodh edhe me produktet e tjera. Fshati shqiptar do te marre fund nga konkurrenca e larte me vendet e tjera. Shqiperia do te behet treg i produkteve europiane. Fshatari shqiptar nuk do te kete fuqi te perballoje ate qe thua ti, “input”.
    Fundja-fundit ky eshte qellimi i burokrateve europiane per te hapur ndonje treg tjeter, qofte edhe te vogel.
    Sa per vota te vjedhura, demokraci te dhunuar, keto jane sa per aparence. Ne mos ne tetor ne mars Shqiperia do te filloje nga bisedimet. Kjo eshte e sigurte. Produktet europiane do te presin edhe disa muaj neper depo. Kjo i mundon ata.
    Asnje fshatari ne Europe nuk i intereson me te punoje me ne fermen e tij. Po fermeri shqiptar?

  6. Rita says:

    o Claus ku ke studiu shoku, vec shkolla e SRB edukon te tille. lexoje iher ca ka thene ky i gjati ene pastaj behu gati ta kundershtosh. ai thote qe te rritet prodhimi vendas, qe te ngopim barkun me buke edhe keta ne fshatin albanez edhe keta ne qytetin e albanistanit. Sa per BE, nje info qe ta dish per kuriozitet, se mund ta kesh harruar, atje kur prodhohet teper nis e derdhet qumeshti

    apo i ke harru gjithe protestat me qumesht rrugeve.
    hajt nejse larg me shku ne ne at standart po meqe e permene

    1. Claus says:

      Ah Rita,
      si gjithmone i beni ata qe kundershtojne Ramen, SRB, gege etj,etj.
      Sa per ate “mbushjen e barkut” tregu eshte plot, kupton plot, por cmimet jane ne raport te zhdrejte.
      Ndersa per qumeshtin, ta them me siguri qe edhe te mesosh dicka, qe qumeshti u derdh per arsyen e vetme se fermeri nuk mund te rriste cmimin e shitjes per shkak te politikave skandaloze te Brukselit.
      Po diku ke te drejte. Bollek qumeshti ka BE, prandaj e kam theksuar me lart qe inputet do te jene me te medha. Qumesht bavarez dhe austriak do te kesh. Le te ule sa te doje aksicat dhe cmime nafte Edi Rama. Tregu ne BE eshte i ndare qarte. Ndoshta vetem me shalqinje mund te cajme. E kemi dhe per tradite qe nga koha e Hoxhes.

  7. tung says:

    Interesante ndoshta keto sot, po ai premtimi dje me i mire akoma.

    Do heqi fare Rama taksen e biznesit te vogel. Kujdes 2013 eshte afer, po presim ne qe kena ka i biznes te vogel dhe voten kete here e ke ti Rama

  8. e verteta says:

    S’ka si behet demagogji me mendjelehte.Ne kohen kur shtete me ekonomi te forte,po marrin masa shterguese financiare,ky premton heqe aksise,ulje dhe heqe taksash.Zhvillimi ekonomik nuk behet me deshire e me premtime boshe,o zoteri,por kerkon resurze,qe Shqiperija sot per sot aq i ka…Megjithate ka akoma njerez qe e besojne.As kalamajte nuk do te benin te tills premtime te marra…

  9. Andrea says:

    Eshte pak e veshtire qe sot per sot te komunikosh denjesisht me popullin pasi ka shume komentues, analiste qe te zberthejne dhe si gjithmone del bllof.Keta drite shkurter nuk shikojne llogjet e Saliut qe do ta bente shqiperine SVICER dhe e katandisi ne Kandahar ku te vrasin e te vjedhin ne mes te dites.Megjithate opozita eshte opozite dhe ka pikpamjet e saj si ne ekonomi politike ,ligjeshmeri et.Sot per sot eshte imediate vendosja e rendit dhe e qetesise ku populli te clirohet nga ndjenja e tmerit dhe e frikes.Gjithashtu edhe resurse per ekonomine ndoshta sot jane te vogla por po tu jepet prioritet neser keto grupe te vogla do bashkohen per te konkuruar denjesisht ne tregun tone ku prioritet ti jepet ushqimeve organike gje qe eshte plotesisht e realizueshme dhe tregu nderkombetar si dhe ai i vendit i kerkojne vazhdimisht.K aedhe shume e shume menyra te tjera qe injoranca qeveritare i ka eleminuar,or duhet te kemi besim se me nje popull puntor si yni dhe me nje qeveri efikase ndryshimi do jete i pa imagjinushem.

    1. dc says:

      o andrea,,,mos shkruj mo se na hoqe trunin,se ty te majte shendeti se truni, aha

  10. e verteta says:

    Ndersa ti,Andrea,perderisa arrine te diktojsh “injorancen”e nje qeverije te tere,duhet ta keshe aq kulture sa te kuptojsh,te pakten,se keto jan premtime boshe,te bera bajate ne politiken shqiptare.Kesaj i thone llogari pa laps,madje hesape qe edhe plakat me gishta do ta benin me mire….

  11. NINO says:

    TE GJITHE DERRAT NJE TURI KANE,
    PER POPULLIN AS KANE QENE E AS KANE PER TE QENE
    KUSH DO QE VJEN NE KRYE TE SHTETIT
    VEC ME VJEDH E ME MBUSH XHEPAT VETIT
    PER DERI SA NE SHQIPERI U HOQ LITARI
    RRUMPALLE KA SHKU E DO TE SHKOJE SHQIPETARI
    PER AQE KOHE SA S,DO KETE ZOT KY VEN
    NJERIU S,VLEN AS SA NJE QEN
    SA NJE QEN QE JETON NE SHQIPERI
    MOS E NGATERROJME ME QENTE NE ITALI
    KU QENI TRAJTOHET ME MIRE SE NJE NJERI
    KJO PRA ESHTE DEMOKRACIA QE NGREJTEM DY GISHTAT PERPJET
    POR ASKUSH SE KUPTONTE ,SE ME KETO DY GISHTA PO NXJERRE SYTE E VETE
    E PRITEM ME GEZIM SE PO VJENE DEMOKRACIA
    POR NE SHQIPERI ERDHI TRADHETIA
    ERDHI TRADHETIA ERDHI PABESIA
    DERRAT U NGRITEN U BENE QEVERITARE
    U BENE MILARDIERA TE PA PARE
    HAP ME LEZU LAJMET TE DRIDHET SHTATI
    VETEM VRASJE E HUDHJE NGA PALLATI
    NA MORI NE QAFE BUMI EKONOMIK QE NA SOLLI SALIA
    9000 DOLLARE PER FRYME SHQIPERIA
    TE GJITHE MIOPET SALES I BESOJNE
    SE LLOGARITE NUK DINE MIRE TI BEJNE
    NUK KANE FAJ TE SHKRETET JANE KTHY NE ALFABET
    NUK DINE TE BEJNE LLOGARITE E VETES SE VET
    EH MOJ SHQIPERI E MJERA SHQIPERI
    BENE TA KISHIN BA PER ME TE BA HI
    DHE ME TE VERTET QELLIMIT JA ARRITEN
    TE DOGJEN TE SHKRUMBUAN DHE TE GRABITEN.
    DERI SA SHQIPETARET TE MOS GJEJNE GJUHEN TE JENE TE BASHKUAR
    GJITHMONE RRUMPALLE KEMI PER TE SHKUAR .

  12. Andrea says:

    Oe verteta ti po rron ne llum e me felliqesira dhe te duket se te gjithe ashtu jane .Gabohesh o mashtrus (aspak e verteta) se Edi Rama ka treguar me vepra se di te ndryshoje kujto Tiranen e bashkiakeve te Saliut ku nga shuretore e kthevi ne qytet normal ku ndoshta banojne derra si puna tende,pra edhe ne qofte se vjen ne krye te vendit ai ka horizont per ndryshime dhe vendosjen e nje shteti ligjor me nje ekonomi te stabilizuar.Ndoshta do te te vije tharte por duhet te hapesh syte dhe te shikosh realitetin .Cfar ka bere mire kjo qever qe ty te vjen keq ta shah apo ta kritikosh,katrahuren ku ndodhemi,qe te vjedhin ne mes te dites,qe te vrasin se pse me shikon apo gervishte makinen,pra kjo eshte injoranca qeveritare dhe injorantet qe kryejne keto veprime pa u ndeshkuar.

  13. e verteta says:

    Andrea,
    Ajo gjendje e Tiranes ne ato fillime te demokracise ishte e paevitueshme dhe e domosdoshme.E harrove varferine ekstreme dhe 6o perqindeshin me te cilen populli u hodh rrugeve…?Ndersa kushdo e ka te qarte dhe e sheh me sy se Tirana gjate qeverisjes se Rames vetem esht betonuar,pa asnje kondite per nje jete normale te qytetareve te saj.Nuk e di a ke pare qytete jashte se cfar infrastrukture dhe parqe shlodhjeje kane ?Katrahura qe eshte bere ne Tirane do te doje dekada qe te rindreqet,do te doje shpenzime kolosale…
    Tjetra:”si eshte rinija sot do te jete e ardhmja neser”,me kete sllogan u edukua populli dhe rinija e asaj kohe,njeriu i ri,qe po na japin sot nje brez pa edukate, pa kulture,pa moral e pandergjegje.
    Tjetra:varferija ekonomike dhe kulturore qe na la ay regjim keto pasoja do te kete.E mbi te gjitha shtetzimi e katranosja e pronave qe eshte nje nga shkaqet kryesore te krimeve ne vend.
    Sa per pyetjen qe ben:Cfar ka bere mire kjo qeveri:Hap syte dhe ver re ngado qe kalo te shohesh ndertimet ne kater anet e vendit,rruget e cilsise Europjane,energjija elektrike qe asnje dite nuk po mungon,nderkohe qe para 7 vitesh mungonte cdo mbremje,turizmi,hotelet e restourantet e panumurt,ujsjellsat,nje treg qe po pellcet nga mallrat,liri fjale,plitike,besimi,madje te tepruar,ku perfitojne edhe te indoktrinuar si pune juaj.Nuk ta mbushin mendjen ty antarsimi ne NATO dhe heqja e vizave?Kur i ka pasur populli shqiptare keto mundesi?E persosura nuk arrihet shpejt,o zoteri,vecanerisht kur dihet se c’tarsheguam nga e kalyuara.Do te kete te meta,shkelje,gabime,madje edhe faje e krime,por demokracija i ka vete mekanizmat e vetkorigjimit dhe permirsimit te vazhdueshem…

  14. Anti talebani says:

    Rama ben mire te mesoje realitetitn e qeverise shqiptare dhe ne cfare gjendje eshte dhe si do e le Berisha.

    Te mbledhi specialistet e vete dhe ti pyesi ne cfare gjendje eshte shteti, borxhi, e pastaj te bej nje program per taksat, investimet, papunesine, arsimin, shendetesine, etj.

    Se kam frike se ate borxhin e kemi kluar dhe Edi rama kur te vije ne pushtet, sdo kete qime ne bythe shteti se i ka rruajtur Berrisha.

    Prandaj, perpara se te filloje me ofertat bujare, te mesoje gjendjen sepse kam frike se qeveria socialiste qe do te vije, do e mbledhi rrypin mire.

  15. I-Liri says:

    Jo ore zoterinj, jo ! Ka te beje shume planifikimi i mbjelljeve tek fshataret dhe gjetja e tregjeve. Se fshatari edhe sot prodhon, por kur vjen puna nuk shet dot , se nuk ka kooperim me tregun nderkombetar. E dini ju qe nje firme ne Hollande, eksportonte domate ne rusi dhe ua vinte etiketen “Made in Albania”. Dhe per kete hengri gjobe te rende.
    Dhe po te doje shteti, nderhyn per lidhje kontratash eksporti. Sic ben gjith bota. Ti mbill,dhe mos ki merak se prodhimin e ke te shitur.
    Edhe per naften dhe plehrat bujqesore. SRB-i tha se skema e Nanos ishte e korruptuar dhe do te vendoste nje skeme te re per naften per bujqesine. Pa he, e beri? Jo, se nuk do.
    Dhe po te doje qeveria gjenden jo nje rruge por disa dhe askush te mos kete mundesi te abuzoje. Kete te beje Rama, uljen e cmimeve, ndihmen ndaj biznesit bujqesor e industrial, pa ajo taksa e leshte apo e sheshte eshte nje gje qe s’do tja dije as fshatari, as i papuni. Ajo prek vetem te punesuarit e PD-se dhe te LSI-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje