Revoltohen banorët pas vendimit të qeverisë që i nxjerr nga banesat. Opozita: Të gjendet zgjidhje (VIDEO)

12 Shtator 2012, 19:27Sociale TEMA

Zemërimi i banorëve që preken nga akti normativ i qeverisë për rikthimin e banesave ish-pronarëve ka kulmuar të mërkurën paradite në një tubim që disa dhjetëra prej tyre kanë zhvilluar në afërsi të sheshit “Avni Rustemi” në Tiranë. Në përpjekje për t’i bërë strukturat e shtetit të dëgjojnë zërin e tyre këta qytetarë kanë bllokuar madje për disa minuta aksin rrugor që lidh sheshin e Ushtarit të Panjohur me sheshin Avni Rustemi.

“Ky është një shtet i padrejtë, që i thotë të tjerëve, vidhni o ju qytetar të Shqipërisë se ndryshe nuk nxirrni gjë në dritë. U tregova i ndershëm dhe nuk fitova asgjë, konkluzioni ky është, vidhni, merrni tokat e ç’të doni se ky shtet nuk mendon dot për ju”, thoshte me zë të lartë një burrë i moshuar, i cili kishte më shumë se 35 vjet që jetonte në një banesë, të cilës i kanë dalë pronarët.

Sipas banorëve gjatë 20 viteve të fundit janë marrë 4 vendime të Gjykatës Kushtetuese që kanë hedhur poshtë tentativat e qeverisë për t’i nxjerrë ata nga banesat e tyre. Për më tepër ata thonë se gjatë këtyre viteve shteti nuk ka marrë asnjë masë për t’i sistemuar ata në banesa sociale apo për t’u gjetur një zgjidhje të përshtatshme sipas ligjit. “Ç’është kjo që po ndodh. Me rrena Sali Berisha doli i pari, në 1992 kur mori pushtetin tha do sistemohen të gjithë dhe do lirohen shtëpitë e pronarëve. Po asnjë prej nesh nuk është sistemuar. Ne banorët që jetojmë në shtëpitë e pronarëve nuk jemi kundra pronës pronarit, por shteti që është rregullator i kësaj pune, duhet të na rregullojë edhe ne. Pronari ta gëzojë pronën, por edhe ne s’mund të dalim në rrugë”, u shpreh për mediat e që ndiqnin tubimin, një mesogrua.

Por mes tyre ka pasur edhe raste specifike, që i kanë paguar njëherë shtëpitë që kanë dhe tani që u ka dalë pronari janë të detyruar të mbeten në mes të rrugës. I tillë ishte rasti i një burri i cili tha: “Unë jam i një natyre tjetër. Babai im e ka blerë këtë shtëpi që nga 1983 dhe e kam pasur me tapi. Shteti ma shfuqizoi mua dhe ia dha ish pronarit. Le ta marri pronën se nuk e kam ndërtuar unë atë shtëpi, por unë e kam blerë atë shtëpi me djersën e ballit. Duhet të më kthejë lekët ky shtet dhe jo të më persekutojë, bashkë me interesat bankare sepse më ka shfuqizuar nga prona”.

Tubimit të qytetarëve të prekur nga akti i qeverisë i janë bashkuar në mesditë edhe deputetët socialistë Sajmir Tahiri, Besnik Bare, Eglantina Gjermeni e Ditmir Bushati. Duke marrë fjalën në tubim deputeti Tahiri u shpreh: “Nuk ka asnjë dyshim që më keq se ç’po ndodh, nuk ka çfarë të ndodhë për ju. Kryeministri ka nxjerrë një akt normativ për t’ju marrë shtëpitë. Por, ndërkohë e provoi dy herë me ligj dhe e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese. Bëni kujdes, po e bën këtë punë me akt normativ, që të mos ju lejojë ju që as të reagoni. Që të mos na lejojë ne as të hapim gojën, që mos lejojë as institucionet e pavarura të hapin gojën. Me shpejtësi blic. Dhe po e bën këtë punë që t’ju nxjerri nga shtëpia ende pa u marrë në shqyrtim akti nga Gjykata Kushtetuese. Gjithashtu kryeministri po tenton t’ju përplasë, të nxisë konflikt shoqëror, të nxisë përplasje sociale mes jush dhe ish pronarëve.

E dyta, kjo nuk është luftë klasash ku njërit i thuhet ti rri në shtëpi se je me PD-në, ndërsa ti tjetri që je me PS-në shko rri përjashta. Ose po s’del përjashta, shko në azil.”.

Pas Tahirit, edhe deputeti tjetër socialist, Besnik Bare ka shprehur mbështetjen e plotë të PS-së për këtë kategori qytetarësh, si dhe i ka siguruar për vendosmërinë e opozitës për kundërshtimin deri në fund të këtij akti të paligjshëm. “Shteti t’u akordojë fonde për blerjen e shtëpive të këtyre njerëzve dhe jo t’u jepen kredi pensionistëve të cilët në këtë shoqëri, që konkurron edhe Gjermaninë sipas kryeministrit, pensionisti merr 100 apo 150 mijë lekë në muaj. Si mund ta shlyejë një çift pensionistësh me 300 mijë lekë të vjetra në muaj të shlyejë një kredi prej 50 apo 60 milion lekësh të vjetra. Është e pamundur. Kurrsesi jo s’duhet ta pranoni. Ne na keni në krah deri në fund”, deklaroi Bare.

http://youtu.be/CGd_PYZI3qs

28 komente në “Revoltohen banorët pas vendimit të qeverisë që i nxjerr nga banesat. Opozita: Të gjendet zgjidhje (VIDEO)”

  1. Sali Haram Berisha says:

    Or ti shoc, asht e xanun! As pronari, as qytetari po kafshari!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

  2. Tani says:

    qira 2000 lek te vjetra ne muaj.. ju lutem. Keni te drejte per aq sa ky shtet nuk can koke per ju, por c’faj ka ai te cilit keni 50 vjet qe i keni zaptuar shtepine?

    1. Dean says:

      O Tani?,kam pershtypjen se te dyja palet kane te drejte,por problemin e kan nderliku keto monstrat qe i quajme Politikan dhe qe pas 22 vitesh nuk kan bo asgjo me e zgjidh problemin.Nga sa shikoj une ne video,askush nuk duket i kamur dhe eshte gjynaf me e nxjerr tjetrin nga shtepia,aq me teper kur Shteti Shqiptar e ka Zhvat individin per 40 vjet. Por,ne te njejten kohe,edhe ish- pronaret duhet te ishin pagu nga shteti i shkerdhym shqiptar,kokerr me kokerr.C’a po bo ky BARBARI qe kemi mbi krye?Thjesht po hudh ne lufte shqiptaret me njeni- tjetrin,vetem e vetem per te ruajt pushtetin e vet.I mba ne ajer,ish- pronaret deri per zgjedhje dhe pastaj u thote mos u merzisni se do t’a zgjidhim ket problem.Eshte ai i Pabesi,qe i bo te gjitha keto gjona.Keshtu ka funksionu gjith jeten,ai BARBAR.

      1. Pa Dean e Iman says:

        Dean, e pe ate gruan qe dilte me teseren e PD ne dore dhe kercenonte. E pe qe qahej pse ne 22 vjet mgjs me teser PD-je nuk ka fituar asgje. Epo kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes. Del tjetri dhe thote qe kam kaq vjet studime dhe shteti nuk me garantohet puna ose nuk fitoj sa duhet me arsimin dhe vlerat qe kam por nuk del me teser ne dore duke kercenuar dhe duke u ndjere e viktimizuar. Keto sisteme vlerash/shpellash ka njeriu i ri i formuar ne 45 vjet komunizem dhe i temperuar ne 22 vjet sistem travestit.

        1. Dean says:

          ”Pa Dean e Iman”?”njeriu yne i ri socialist” ishte edhe goditja perfundimtare qe mori Homo-Albanicus dhe 1 Eksperiment i panevojshem me ket popull,i cili sa po ngrihej ne kembe pas shekujsh peruljeje.Ishte 1 Eksperiment,ne mos vdekjeprures,padyshim 1 Eksperiment Shperfytyrues dhe Tjetersues,pasojat e te cilit i vuajme edhe sot dhe produktet e ketij Eksperimenti i kemi sot neper kembe,si ne popull ashtu edhe ne Politik.Fut ketu edhe 22 vjet genjeshtra ne ”demokraci” dhe rezultati eshte:Bir Selmani i nenes,ke te qaj me pare.Por ama,keta jemi.Ti si mendon,kush eshte zgjidhja?????????? Kjo eshte ceshtja.Dhe, paralelisht,do te thosha se as Ti,e as Une nuk jemi te imunizuar nga pasojat e ketij Eksperimenti.Zgjidhja,vlla,kush eshte?????Gjith te mirat.

          1. Pa Dean e Iman says:

            Dean zgjidhja eshte vetem nje–”jepi nje cope Italise, nje cope Greqise e keshtu me rradhe. Gje e cilka eshte praktikisht e pamundur keshtu zgjidhje nuk ka. Do vazhdojme te jetojme me kete tragji-komedi per breza me rradhe. Kur ceku i CEZ-it do vazhdoje te shkule floket qe te kuptoje(deri sa te ike pa kthyer koken mbrapa) si ka mundesi qe keta njerez vjedhin ose ne menyre te guximshme deri ne budallallek nuk paguajne faturat e energjise. Kur gjermani qe ndertonte ujsjellsin ne Elbasan kruante mjekren te kuptonte qe pse tubat qe i shtronte diten per ti sjelle uje 24/7 komunitetit vidheshin naten po nga komuniteti deri sa iku me vrap.
            Po te them nje histori te vertete. Nje elektricist te ciline pyes pse u vonua kur kishim lene ore takimi dhe e prisja per te me mbaruar nje pune me thote qe kishte nje problem Kishte nje difekt ne nje zone dhe kishte shkuar me grupin e gatshem per ta rregulluar?!!!! Si?—e pyes? c do grupi i gatshem me elktrikun… ehhhh thote, qelloi qe njeri ka nderuar shtepine afer dhe e ka rrethuar kolonen duke e futur ne oborrin e tij… Dhe nuk na le te afrohemi sepse eshte e imja thote. Ishte dashur te shkonte me autokolonen nga pas.. E kupton ku jemi?!!!! Une jo–

            1. Dean says:

              E bukur kjo historia me Gjermanin.Dhe me e bukura eshte se ata me te vertet habiten dhe nuk mund t’a konceptojne dot se si mund te vjedhesh tubat e ujit.E kam parasysh fytyren e gjermanit te habitur….lol.Ne jemi shteti me gallate ne Europe.

    2. Qyfli says:

      Ka faj,ka,si nuk ka?Kjo kategori njerezish na kane mare me qafe ne kete tranzicion duke mos bere opoziten reale ,por duke u bashkuar me opoziten e krijuar nga R.Alia ,qe per fat te keq u drejtua nga nje psikopat si SBS.

  3. komshiu olldashit says:

    Keta qe duken ne video jane te nomenklatures se kuqe sic thote Olldashi!
    keta jane njerez te thjeshte e te ndershem ndersa i nomenklatures se kuqe ka qene Olldashi si nga ana e te jemes ashtu edhe e te jatit ,spiuna,servila sa qe edhe per probleme te maredhenieve te keqesuara burre grua i drejtoheshin cunit Enverit tja zgjidhte.
    Ta mbylli gojen Olldashi me mire vete sa tja mbyllin ndryshe banoret me te drejte te revoltuar,se vetem me shtepine e tjetrit s´behet shaka.
    Qytetaret duhet te perfitojne ne menyre te barabarte nga ligji,shtepi me vleren simbolike qe i privatizuan edhe pronaret shtepite e shtetit.

    1. Pa Dean e Iman says:

      Gati e kini pergjigjen ju pasardhesit e 200 petritave. Sa % e atyre 3800 familje jane ne ate gjendje? Nuk e diskutojme qe ka dhe te tille per tju qare hallin dhe duhet gjendur nje zgjidhje urgjent. Po pse duhet te penalizohen ata qe i kane ne pronesi keto shtepi. Ata qe kane derdhur punen e nje jete per te ndertuar nje shtepi se atehere s kishte droge, arme e prostitucion por kishte pune pa orare, me risk te larte dhe me norma te ulta fitimi. Si ka mundesi qe nuk e vini trurin ne pune dhe te kuptoni qe kur thoni me hstepine e tjetrit duhet ti adresoheni atij qe e ka dhe jo atij qe e mban duke dhene 2000 lek qera. Si mund te besh paralelizem me nje situate te pare 20 vjetesh ne privatizimin e apartamenteve qe per mua ka qene edhe ai gabim dhe rastit ne fjale. Barazi ne te paligjshme nuk ka OR TAAAAAJ. Eshte si ti thuash policit mos me ver gjobe mua kur kalova me shpejtesi sepse edhe atij para meje nuk i vure. Dua dhe une shtepi me 20 mije lek sic ja dhe atij tjetrit. Pse s thua qe merrja ate shtepine me 20 000 lek qe privatizoi ne ate kohe nqs ka prone tjeter dhe atje te hyje ai qe do ja liroje. Llogjike apo jo?!!!

  4. interpoli says:

    Kerkojne te zgjidhin nje problem, per te cilin pronaret kane plotesisht te drejte, duke krijuar nje problem tjeter… por kjo eshte sa per sy e faqe, pasi duan ti tregojne Strasburgut se kane bere planin e veprimit per pronat… dhe po e zbatojne… Strasburgu i ka vene gjoba te renda ketij shteti te hajdut dhe parate per te paguar Strasburgun duhet ti nxirren nga hundet pushtetareve qe kane vjedhur pronat keta 20 vjet

  5. kapo says:

    E hodhi shashken e radhes saliu…………tani ai nje mut do zgjidhi si per pronaret ashtu dhe per ata qe nuk dine ku te shkojne po i duhet saliut kjo vemendje e shtypit se me albetrolin tani kush do meret ne qetesi. i madh eshte per allishverishe ky kryeministri yne i dashur . japi sale se nuk te vje mo kjo dit plako. ku i dihet po erdhi edi ne qeveri ndoshta heq dore nga shkrimet ne twiter e mund te te beje gati ndonje akuze per prokurori. ndoshta.

  6. Nuk kane faj pronaret says:

    Nuk eshte faji i pronareve se duan ate qe u takon.
    Pse pronaret te vene neper dyert e botes dhe te paguajne qira ose te bredhin neper bote te emigrojne se u do b..ketyre te rrine te malli i tjetrit.
    Te vene si te gjithe te tjeret ne apartamente me qira.
    Po pronaret mos i ka mbajtur shteti valle deri tani.
    Shteti mund te behet negociator dhe te vere disa lehtesira per banuesit dhe disa kushte per pronaret qe tju lene nje fare kohe banuesve qe te largohen , po keta ne fund te te fundit duhet te lirojne banesat per pronaret legjitim.

  7. ajdin says:

    A qe lezet kure ngrite dy gishta perpjet.TANI lero pronen e tjetrit.Dashte kapitalizem na merre.Shume ke qendru,nuk je ikenaqur me kaq.

  8. albgentius says:

    Dakort qe shtepite tu kthehen ish pronareve. Po per tokat, pse nuk nxjerr kryeministri nje akt normativ qe tu kthehehn ish-pronareve. Jane pafund tokat e zena ne periferi te Tiranes, Durresit etj.

  9. Patrioti says:

    Po opozita ku eshte?Nuk mjaftojne vetem fjalet ne komision e kuvend more agallare te rinj!Ata duhet ta bojkotonin parlamentin ne diten e marrjes se nje vendimi te tille kunder qytetareve te varfer.Deputetet e opozites duhet te hidheshin ne balle te protestes se qytetareve qe po kercenohen me perzenie nga shtepite e tyre,te cilat i kane blere dhjete fish me qerate dhe punimet mirembajtese gjate me shume se nje gjysme shekulli!
    Ja more zotrinj pasanike te PS se ku jane votuesit tuaj te ardhshem,po nga vilat e Gjiut te Lalesit dhe Gjiut te Vlorws dhe revieres shqiptare te Jonit nuk ka se si t’i shihni hallexhinjte e popullit te varfer.Haram e paci voten e tyre,zotrinj te PD dhe PS,qe ju ve ne te njejten ane te kandarit, ne ate te “koqes” se kandarit!

  10. tirona says:

    edhe pas 20 vjetesh akoma me komunistet neper kembe, fare e keqe, ca apartamentesh duan keta apo kredi leshi, te dalin te punojne si gjith populli qe i ble shtepiat vete, ca jane keto mostra qe duan ti japi shteti shtepi, o parazite iku koha enverit, me taksat e te gjitheve duan te blejne shtepi keta, te dalin ti lerojne shtepine tjetrit.

    1. fl says:

      Me dukesh si teper i fandaksur, po ke te drejte per komunistat se njera kishte teseren e PD-se ?

  11. *king says:

    Po ky kari Sajmiri nuk e degjoj ate gruan qe kishte 22 vjet test Partie te PDse e po e nxjerrin jashte /pse ben berr berr e i jep nuanca plitike e thote ti je me PDne rri kurse ti qe je me PSne dil perjashta apo eshte mesuar ky zagari me shfrytezuar nje pakenaqesi edhe han mute

    1. pisonia says:

      *king, idiot je apo je ndonje nga ata ushtaret qe punon me ndonje ministri e per pun shtes te japin te shrkuash flliqsira ktu? degjon mir ti cka thene saimiri apo ia fut kot? ka thene Sali Berisha ju thote….dhe vazhdon me ate qe ke cituar dhe ti. pra iu ka thene atyre ate qe ka thene saliu. dhe kte tha dje sokol olldashi…qe kta qe i kan zen shpit jane militant te ps.
      ishalla nuk vjen dita te ta marrin ty shpin e te te nxjerrin prej bythe jashte e pastaj do shohesh ke do mallkosh, ate qe ta merr apo ate qe te del ne mbrojtje.

      1. daku says:

        o psoniqja,,,te njerr nga shpia e tjetrit,jo nga e jotja,,,idiot parazit

  12. Pd-istes me teser says:

    Ty moj plehre qe del me paturpesine dhe shtazerine e papare te deklarosh qe je me teser shume mire ta bejne. Ore nuk ka faj Saliu qe i shkel se keta edhe te shkelur prape nuk e kuptojne se jane te shkelur. Del plehra me teser per te treguar mentalitetin anadollak te ketij populli qe po pate nje teser duhet medoemos te perfitosh ndersa te tjeret le te vdesin ata. Ncncnccncn ça behet me ata njerez bageti, e pabesueshme, çfare nuk behet ne Albanistan atyre njerezve ju behen padrejtesi nga me absurdet dhe prape sistemi i ngritjes ne piedestal te antivlerave fiton terren me kete shembullin e kesaj kafshes femerore. Kur del kjo plehre ne mes te Tiranes dhe ben presion me nje cope leter per te fshire bythen, atehere çfare mund ti themi atij fshatarit ne Kala te Dodes qe eshte me i predispozuar te genjehet? Meqe ra fjala mire qe doli kjo se disa ketu kalojne ne orgazem kur thone “verioret ose maloket”, ja qe shtazeria poshtersia makuteria e legenia qenkan ulur kembekryq ne mes te kryeqytetit tone te dashur te banuar nga bageti nga veriu e jugu. Popull mistrec pisanjos e legen qe merret me nacionalizma debilesh me lojtaret e kombetares zvicerane a thua se problemet ne shpi i kane te zgjidhura. O neve jemi popull bageti pike muhabeti, dhe keshtu kemi qene gjithmone qe nga koha e atyre pellazgeve te leshit deri sot dhe keshtu do te vazhdojme. I vetmi qe u mundua te zbuste kete popull ca me hir e me pahir ishte Enveri dhe ai s’ja doli dot deri ne fund. Atyre qe ju shkon mendja te me shajne ju shtyp motrat paradhenie……….te tjeret jane te mirepritur te replikojne me kulture.

  13. Adriatik says:

    Une jam nje ish pronar. Me. Jen shume keq per ata njerez qe pashe ne tv. Me. Jen aq keq sa them ndonjehere ta harrojme pronen qe na grabiten se kur 4 familje jetoj e me nje banjo nuk ke cfare ti denosh qytetaret me shume.

    Po top channel eshte. Je tv provokues dhe. E sherbimte politikes. Ne shtepine qe na kane zene ne ne Durres psh…personi qe ishte qeraxhi ka ikir ne itali. Aty ka sjelle mbesen qe ka uzurpuar nje prone. Dhe rade keshtu jane me qindra. Dhe jo te gjithe qiraxhit jane per buken e gojes. Ka qe thjesht nuk duan te levizin se kane gjetur rehati me apartame te qe zakonisht jane ne qender te qyteteve.

  14. mali says:

    Ne kete situate e solli kete kategori popullate te pafajshme Sali maloku hajduti hitleri. Ky maskara dhe fatkeqsia kombetare i ka vene perball ish pronaret me fakiret e shkret, qe fati i keq i tyre i gjeti ne keto shtepi.
    Se pari,ne vitet 1992, sali hitleri hajduti ia dha falas( cmimi i pakonsiderueshem) te gjithe banoreve qe jetonin ne ndertesa shtetrore. Se dyti ky hitler qe ia ka kaluar enver hoxhes ne te gjitha drejtimet, lejoi maloket e tij nga veriu te zaptojne tokat e tiranasve dhe legalizoi vilat e tyre. Tiranasit, pronar tokash i la me gisht ne goje duke i thene se do t’ju kompesojne !!!! Maloku-hitler llogarit vetem pushtetin qe mban me votat e malokeve te ardhur nga malet. Keta per bejen rreth 400mije vota, ndersa familjet qe jetojne ne shtepit e ish pronareve perbejne rreth 12 mije votra, pra hic.!!!!!
    Se treti, ky hitler perjashton nga e drejta per t’u konsideruar te pastreh te gjithe ata qe kane nje biznes ose shtepi te ndertuar me pune e ndershmeri, pavaresisht qe per 40 vjet e me teper kane paguar qera ndaj shtetit.Nderkoh kategori te tjera shoqerore qe sic i theksova me siper i moren shtepite pothuajse falas.Paradoksi qendron ne faktin qe ish pronarit i njihet e drejta te kete 10 shtepi duke perfshire dhe shtepi qe i ka perfituar gjate vitit 1992( qe eshte theksuar ne piken 1)
    Politika e ketij hitleri ndaj pronave ashtu si dhe per aspekte te tjera shoqerore eshte nje politike raciste, konfliktuale, diskriminuese e vellavrasese. Deri tani jane vrare nja 4000 vete, per pronat, si mish per top dhe ky maskara nuk kenaqet dhe do qe te vriten dhe 4000 te tjere. Kjo politike eshte fytyra e Sali vicidolit ram sheqere berisha,nje fytyre e ndyre, makiaveliste, intrigante e qe mbart aspektet me te shemtuara te karakterit te qenieve njerezore.

  15. leshi says:

    jam 60 vjec dhe kam lindur ne kete shtepi te pronarit, ne Durres, me vjen pronari ne shtepi nje dhender nga Vlora dhe donte shtepine e gruas pronare, nje jete qe paguaj taksa linda e martova femije tani vjene nga Greqia Vlonjat me tregone forcen te me marre shtepine e vjerrit

  16. bler says:

    ore po te kerkon pronen e vet,dhe leji kto budallalliqe,jo po dhenderr jo po qera,,,,,,qera do jepshe ti,se nuk ta la yt ate,por e ka bo tjetri,per tja lone kalamojve te vet.Kaq nuk kuptoni mer derra

  17. durrsaku says:

    o ti dylberi tirones po ske faj ti kur nuk te coj enveri i her ne internim ta qite nonen gop klysh kurve,se ti dhe ky maloku jeni komunista ne kena gjith jeten qe kena pagu qera ,po ky maloku jot ka pru gjith maloket ne durres dhe tiron dhe kon zon token e tjerve pse nuk coheni per kto gjona se poju qijn maloket ne tiron po merreni me i pjes te varfer te popullit ,mpo ju doni var nga llapa bira kurvash,po karin keni me mor shpija se nuk del njeri aq kollaj sa thot ai kari maloku dhe ti bashk me ate ju qifsha ropt ku i keni. shkruj pergjigje po tamajti te qifsha grun motren e ca te kesh

  18. durrsaku says:

    ai sokol qorri mos te qisi ato emra se nuk po na rruhet per ato emra se dhe olldashi si ato ka qen ,oldashi oshr nipi dashnor mamaqit minister ne kohe te enverit baben ushtarak te nolt momen sekretare parie ne gazetari ,aq komunista kan qen ke olldashi sa moma me baben u ndan per ideal partie po mos tna flasi ai per komunista se ai esht kom e kok me gjith ate kryetarin e vet ,halla olldashit liljana olldashi ka qen kryetarja gruas partis spcialiste sa erdhi ky u ndrru dhe ne port punon me gjith burrin e vet kan zon venet e te tjerve dhe cuni juristi i aluiznit ne durres ,jane 3 veta ne shpi dhe te tre ne pune dhe te tre bashk morin ne mujet 1,700 kurse te tjeret skan buke me honger ne duures kto te shofi olldashi, po jo sala dhe olldashi po kush det te thot shtepit nuk do lirohen se i kena pagujt gjith jeten ,ai te qisi maloket e vet qe ika pru gjith durres tiron ,dhe atyne ti mori leket se kane zone tokat e te tjerve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje