Intervista kurajoze e gruas më të shëmtuar në botë (FOTO)

13 Shtator 2012, 18:10Lifestyle TEMA
Intervista kurajoze e gruas më të shëmtuar në botë

Ajo është përqeshur, njerëzit i ngulin sytë kur kalon në rrugë dhe e quajnë gruaja më e shëmtuar në botë. Online e tallin shumë, por pas shumë vitesh me tallje, Lizzie Velasquez thotë se në fund të fundit ato janë vetëm fjalë.

Velasquez, nga Austin- Teksas, ka lindur pa indet dhjamore, që do të thotë se ajo nuk ka dhjamë në trup. Pavarësisht se ha 60 vakte të vogla në ditë, ajo mbetet në peshën trupore 26 kilogram.

Këtë sëmundje të rrallë mendohet se e kanë vetëm dy njerëz të tjerë në botë. Mjekët janë të befasuar.

Lizzie ka shkruar një libër të dytë, ku flet për përpjekjet për tu pranuar nga të tjerët.

“Unë jam qenie njerëzore. Natyrisht këto gjëra më lëndojnë, por nuk do i lë ato të përcaktojnë qenien time”.

Ajo thotë se njerëzit që e tallin online janë frikacakë që fshihen pas kompjuterit të tyre.

“Në fund të fundit janë vetëm fjalë. Nëse janë krenarë për atë që thonë, të vijnë e të ma thonë në sy. Do u them mjaft m’i ngule sytë, nis e mëso diçka,” thotë ajo.

Nëna e 23 vjeçares thotë se mjekët habiten se si ajo ka mbijetuar. Askush në familje nuk e ka këtë problem.

Mjekët thonë se nuk e parashikojnë dot çfarë do të ndodhë në të ardhmen me të.

18 komente në “Intervista kurajoze e gruas më të shëmtuar në botë (FOTO)”

  1. Ben Chicago says:

    si argita

    1. daku says:

      idiot,,,,,,,,,,vihu ne vend te asaj mor debil !!!

      1. davidi says:

        Ne vend te Argites?!

    2. palla says:

      Mu m’plqe Argita.

  2. eleYΘeriskepsi says:

    Vetem njerezit bosh me karakter te ulet,pa personalitet dhe kultur , do qeshnin me njerez te cilet linden me nje fatkeqesi te tille!

    1. leonardi antwerpen says:

      [email protected]
      Plotesisht ke te drejte

  3. Belisarius says:

    I lumte per kurajon. ?

  4. olsi says:

    Qenkan familje e bukur por me gen te frikshem.
    Me vjen keq.

  5. denisi says:

    Kjo ka kurajon e nje shteti,qe nuk e ka

  6. QORRI says:

    Me iku dhe ai pak shikim qe kisha me kete foto

  7. miri suedi says:

    fatkeqesi…….no coment.

  8. baro çorrogjafi says:

    Ajo eshte qenie njerezore, si te gjithe ne te tjeret.Natyra te ben te bukur,me trup te skalitur me shije, te ben edhe te shemtuar, te ben edhe te mençur, te ben edhe budalla e te çmendur.

  9. Roberta says:

    Si mund te qeshet me ate qe shihet tek kjo vajze?! Ajo eshte e bukur sepse eshte e pajisur me dashuri per vehten e saj, eshte e forte ndaj nje shoqerie kaq mizore si kjo e jona dhe mbi te gjitha ka mesuar te pranoj dhe bashke jetoj me paraqitjen e saj!

  10. anticensurë says:

    natyra ndërmjet të tjerave ka krijuar dhe rracën njerzore!po ashtu brënda saj ka krijuar dhe ndryshimin!ndryshimin që ne e quajmë normal dhe atë jo normal!sëmundjet e lindura ose të ndodhura gjat jetës!kjo vajzë bën pjesë në atë pjesë ku sëmundja shfaqet me mungesën e një organi!pavarsisht pamjes,këtu thuhet më e shëmtuara,ajo është një njeri si gjithë të tjerët!si e thotë dhe vetë është e gatshme të përballet me këdo që është i zoti ti dalë përballë!ka guxim,ndryshe nga ata që fshihen pas tastierave!
    jeta është jetë dhe duhet jetuar deri në ditën e fundit,kushdo që të jesh!dashuria për jetën e ka bërë të jetojë,ndryshe nga shumë të tjerë që përfundojnë si ajo modelja që ishte dje në një artikull po tek tema!

  11. KLEA DANI says:

    nuk je fare e shemtuar se guximin tend se ka askush ne bote te dua pa fund KLEA

  12. KLEA DANI says:

    nuk je fare e shemtur te dua pa fund KLEA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje