Sikur të mos mjaftonte Toka, tani po ndotim dhe Marsin?

12 Shtator 2012, 18:47Lifestyle TEMA

Sikur të mos na mjaftonte Toka, tani amerikanët kanë nisur që të ndotin edhe Marsin. Sonda hapësinore Curiosity mund të ketë dërguar mikrobe të padëshirueshme në Mars. Lajmin e bën të ditur e përditshmja amerikane Los Angeles Times.

Frika është se një nga krahët e robotit, që do të përdoret për shpim, ka qenë i ekspozuar ndaj mikrobeve. Në rast se roboti do të ndeshet me ujë, mund ta kontaminojë atë.

Zyrtarët i thanë gazetës se mendojnë se më shumë se 250 mijë spore bakteriale i kanë mbijetuar uljes në Mars.

Për shkak të kushteve të vështira, shumë mikrobe do zhduken.

Por Agjencia Hapësinore Europiane ka zbuluar se shumë mikrobe të raketës ruse Sojuz në vitin 2005 i mbijetuan shumë mirë hapësirës dhe rrezatimeve ultraviolet.

NASA mbrohet duke thënë se nuk ekziston mundësia që roboti Curiosity të gjejë ujë ose akull aty ku është ulur.

NASA duhet të zbatojë rregulla strikte për sterilizimin, në mënyrë që të shmanget përhapja e mikrobeve.

3 komente në “Sikur të mos mjaftonte Toka, tani po ndotim dhe Marsin?”

  1. davidi says:

    e kane bere me qellim, amerikanet e shba bejne cdo gje me qellim

  2. Kotropuzi Mullarek-Koki USA says:

    FAJI ESHTE VETEM I Sali Berishes dhe i askujt tjeter.

  3. laika says:

    Njeriu nuk ka shkelur ne Hene.Ne Mars nuk con dot as mendimin.Dengla.Nqs ka uje,ka oksigjen,dmth mund te lind jeta,mund te lind Saliu Junior bashke me arroret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje